E shtune, 27.04.2024, 11:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Petraq J. Pali: Kryeprokurorja

E hene, 20.06.2011, 07:35 PM


Petraq J. PALI

 

K R Y E   P R O K U R O R J A

 

Kishte plot 68 ditë që hetusi ushtronte një hetusi të tmerëshme duke përdorur çdo lloj metode për t’a nënështuar plotësisht të pandehurin të cilin e akuzonin për marëdhënie seksuale me të mitur me dhunë.

Ai,ishte përpjekur dhe ishte munduar maksimalisht me të gjitha “metodat”dhe “format”si të fjalës së urtë e dialogut ashtu edhe të dhunës e hurit,por “fatkeqësisht” nuk i kishte nxjerrë asnjë fjalë. Provat ishin të pa mjaftushme. Dhuna e ushtruar mbi të s’kishte bërë asnjë efekt.

Kjo bërë që vete K/Prokuroria e Rethit që ishte një grua e bukur,autoritare shumë serioze dhe e serrtë,duke pare se duheshin edhe vetëm katër ditë të përfundonte afati i hetimit,sipas ligjeve në fuqi dhe i pandehuri po nuk u thye do të dilte i pafajshëm.

Ai më pas do të përfitonte të gjitha të drejtat morale dhe materiale që i jepte kushtetuta, prandaj vendosi ta merte vetë hetusinë e tij dhe të ç’frytëzonte këto katër ditë të mbetura.

Ajo, dhe institucioni që drejtonte do të injoroheshin komplet po të dilte “fitimtar’ i pandehuri, i cili ishte një intelektual i dëgjuar dhe me shumë reputacion në qytet, gjëndja politike shoqërore e tij ishte shumë e mirë. Ai, ishte vetëm 38 vjeç një burrë i bukur, shtat lartë me trup sportisti,ishte i martuar, baba me dy vajza të mitura.

Ishte mesues matematike në gjimnazin e qytetit.

Kur kishte ndodhur arestimi i tij i cili bëri jehonë, asnjë nuk donte ta besonte për vetë personalitetin dhe prezencën e tij shoqërore. Në të gjithë qytetin komentoheshin më pas fjalë si t’i vinte për mbarë kujtdo !

K/prokurorja ishte njofur me dosjen fill mbas arestimit të tij. E kishte studjuar dhe lexuar disa herë, bile për çdo ditë merte të dhëna nga hetusi se në ç’farë faze ishte hetimi i tij, në disa raste kishte dërguar edhe specialista hetues më të zotë ose të sjellë enkas edhe nga Tirana në ndonjë rast.

Duke parë që i pandehuri s’kishte “mendje”të dorëzohej me gjithë ballafaqimin e disa dëshmimtarëve dhe provave te reja të cilat i pandehuri i rrëzonte pa problem sepse nuk thonin të të vërtetën asnjëherë, por ishin të manipuluara dhe të intiguara këmbëngulte dhe për qamet dhe në asnjë mënyrë nuk donte të firmoste proçes verbalin e Akt-Akuzës e cila mund ta dënonte deri dhjetë vjet ne bazë të ligjit 8425/4/F/dt 13/7/’65 të Kodit penal.

K/prokurorja mbasi kishte bërë planin se si do ta thyente “viktimën” urdheroi hetuesin, se ditët e mbetura do të bënte vetë hetuesinë.

Dhe me të vërtetë, ajo Ju kushtua seriozisht çështjes dhe me tepër i vinte inat se sa kohë ajo pat qëndruar në këtë detyrë asnjëherë nuk kishte bërë vaki një gjë e tillë.

Institucioni i saj ishte model në republikë për të “nënështruar” të pandehurit që të pranonin Akt-Akuzën, Format dhe metodat që ajo aplikonte kishin dhënë rezultatet e duhura dhe Ministria përkatëse e kishte “model”dhe gjithmonë ne vëndin e parë si rreth.

K/Prokurorja, mbante dhe zgjidhte herë pas here hetuesa “profesionistë” dhe “zanaçij” të vërtetë, sa herë bënte kërkese ne Ministri, ministri menjherë i jepte OK , K/prokurores së bukur, e cila kishte aritur këto maja fale “miqesisë” me Ministrin e ri.

Sa dëgjoi hetuesi se vetë K/Prokurorja do ta merte hetuesine e të pandehurit ditët e fundit nuk e donte veten, se vetë ajo, do ta quante më pas të pa aftë dhe kush e di ku do ta syrgjinosnin të ziun, por tani ishte tepër vonë.

Aqë më keq që të pandehurin ajo,do ta gjënte ne gjëndje të keqe fizike e mendore nga “hetuesia” që vazhdonte të kishte përdorur mbi të kryesisht ditët e fundit deri sa kishte plasur dhe ai,

Gjithsesi hetuesi, urdheroi “të fortët” ta lanin e të mundoheshin ta sillnin pak a shumë në gjëndje normale të pandehurin i cili po jepte shpirt sa duheshin vite të merte veten.

Kur ajo, hyri në qelinë e tij së bashku më dy të “fortët”dhe i foli, ai, u zu ngushtë dhe u befasua nga prezenca e vetë prokurores.

Ajo me ton të rreptë urrdhëroi që i pandehuri të zgjidhej nga prangat dhe ta shoqëronin për në dhomën e hetimit…ku i pandehuri s’kishte qënë asnjë herë. Se hetuesi, ja bënte hetimin gjithmonë në qeli të tij, natyrisht për për ta nënështruar sa më shpejt, megjithë që nuk lejohej hetimi  aty !

K/prokurorja nuk u besoi syve me pamjen e renduar të pandehurit, të cilin e njifte më parë si një intelektual në zë i qytetit, dhe kur kishte firmosur për arestimin e tij ishte tronditur, me gjithë që nga rrethanat që u krijuan ishte e detyruar të firmoste.

Mbasi e qetësoi të pandehurin, nxori nga dhoma e “hetimit” shoqëruesit, dhe me plot seriozitet dhe me një autoritet të gjithëpushtetshem,e pyet për hetuesinë që kishte zhvilluar hetuesi a kishte pakënaqësi dhe pse nuk kishte thenë të drejtën.

Besoj se mua do të më thuash gjithçka nga ato që do t’ju pyes ?

Do të ma thuash te gjithe historine si te ka ndodhur qe ju jeni ketu sot !

Të pyes i pandehur, më folë saktë, shkurt dhe prerë !

 Nuk dua të zgjatesh !

Ajo,-_A e keni kryer  dhunimin dhe maredhnie seksuale mbi nxanësen tuaj të mitur e cila ju akuzon,

Po ? JO ?

Ai_Kurrë asnjëherë ! JO !

Ajo,_Ç’farë e detyroi vajzën të nxirte një fjalë të tillë për ju, në një kohë që i bëri dëm të madh vetes ?

Ai_Këtë kërkojani vajzës !

Ajo_Në rregull. Ju pohoni se nuk keni kryer marëdhenie seksuale me dhunë .

Ai _Po, nuk kam kryer marëdhënie seksuale me të, as me dhune.

Ajo_ A thua të vërtetën ?

Ai_Po them vetëm të vertetën. Po Ju them të vërtetën dhe vetëm të vertetën. !

Ajo_ Përserite dhe një herë !

Ai_ Them vetëm të vërtetën.

Ajo_Në rregull ditën e mirë !

Ajo_Po ju le këtu një fletore dhe një stilolaps mendohuni saktësoji gjërat dhe ngjarjet dhe do të më shkruani deri nesër mbrëma se si e mendoni ju akuzën pse ju akuzuan kush ju akuzoi dhe c’farë i shtyti ata njerës t’u akuzojne ?

Ajo_Gjërat thuaji saktë dhe prerë me aqë sa dini se po është e vërtetë ajo që ju do thoni, këtu do ta kene vëndin të tjerë ju betohem për këtë .

Ai_ Kurrë ndonjëherë nuk do të jap gjëra me shkrim, e aqë më keq në këto momente, ju prandaj jeni të nxirni të vertetën, atë që nuk bëri mirë hetusi im bëheni ju zonja Krye/prokurore e rrethit,nxirni të vërtetën.

Ajo_Si kuxon të më thyesh urdhërin, a jeni menduar mirë ç’ka thoni...? ,mbildhe mëndjen këtu jeni në hetuesi dhe së shpejti do të shkoni para ligjit për vepra të turpshme me të mitur !

Ai_Ju mund të bëni gjithcka zonja k/prokurore por fjala ime është një dhe vetëm një, nuk kam bërë as një veprim të turpshëm,jam shumë i ndershëm, me nje familje tejet të ndershme dhe me një prejardhje te ndritur.

Ajo_Dëgjo këtu “prefesor”do të bëni si ju thonë ,mere lapsin dhe letrën, deri nesër të më japish gjithcka ju kërkova një e një bejnë dy, dëgjove dëgjova thuaj. Në mënyrë urgjente do të shkruash ç’farë dini ju rreth ksaj historie si autori kryesor.

Ai_ Po silleni letrën të firmos në të bardhë dhe ju sajojeni vetë historinë thureni si të doni pak rëndësi ka për mua, a mos këtë kërkoni zonjë e nderuar...ja ku më kini bjere ta firmos dhe ju të dilni me plan të realizuar dhe të nderuar ndërsa unë të kryej dënimin pa faj...po Ju them shpirtërisht dhe shqip për të fundit herë jam krejtësisht i pa fajshëm, këtë besojeni jam i pafajshëm,intriga më është bërë nga kundërshatrët e mi të cilët ja kam përsëritur mijra herë...hetuesit,ju i dini më mirë gjërat...!

Ajo_Si i provoni ?

Ai_ prova është e qartë...mua më dënoni dhe ndiqni hetimin sipas kallzimit që i kam bëre qysh diten e pare hetuesit !

Ajo_ Si mund ta kuptojmë këtë deri sa unë kërkoj që ju të më shkruani  te gjithë historinë qysh nga fillimi.     Ai-Shumë thjeshtë, ju keni të gjitha thëniet e mia të incizuara nga hetusi i cili natyrisht ju a ka bërë të ditur, dhe s’ka pse të më kërkoni sërish ato. Une i kam deklaruar atij me pergjegjesi dhe sinqeritet ajo eshte e verteta.

Ajo_Me pak fjale i pandehur ju nuk do të më rëfeni me shkrim atë ç’ka ju kërkoj.

Ai_ Kategorikisht Jo ! Ne qoftë se doni ta dëgjoni edhe një herë thëniet e mia,me plot dëshirë ju a rrëfej, por me shkrim jo kurrën e kurrës.

Ajo_ Mirë ahere do të bëjmë një kompromis, në qoftë se thëniet e tua të mëparshme nuk do të përputhen me këto të rejat Ju do të pranoni akt_akuzën.

Ai_Zonja Prokurore dëshmia ime me ju do të jetë kryekëput e kundërt me sa i kam shprehur hetuesit i cili kërkon me këmbëngulje që unë të pranoj fajësinë, të ciën as e kam kryer as e pranoj.Unë desha të spegoj juve hamëndësinë time pse me kanë intriguar si dhe qysh...këtë Ju duhet ta dëgjoni nga unë e më dhe pas merni vendimin përkatës,Ju duhet me eksperiencen që keni të bindeni për ç’ka do t’Ju them ! Po deshët më dëgjoni dhe po nuk ishte kështu e verteta pranoj cdo akuzë.

Ajo_Ju po më diktoni tani a si mund ta kuptoj “hamëndësinë”tuaj.

AI_ Fare thjeshtë, unë mendoj se nga këto arsye ka ardhur intriga që dashakeqasit kanë bërë kundrejt meje, ju po u bindët jepni drejtësi në rast të kundërt më dënoni sa të doni dhe kur të doni, po bindem që drejtësia këtu tek ne si zakonisht është në duar mafizësh.Unë jam i pa fajshëm dhe pikë.

Ajo_ I pandehur mendohu për ç’ka flisni se nesër do të jetë tepër vonë.

Ai_ I kam marë parasysh të gjitha deri sa të pandehurin e hetoni si ne mesjetë, duke përdorur metoda edhe dhunë fashiste...hetuesi mua më ka torturuar,poshtëruar mbi asnjë bazë a mos vallë kështu do dalë e vërteta të them atë qe nuk e kam kryer apo të mar faj pa qënë fajtor...kështu janë gjyqet tuaja zonja Prokurore....!

Ajo_ Në rrgull, nesër pradite do t’ju dëgjoj, dhe do ishte në të mirën tuaj t’i thoni gjërat sic edhe kanë ndodhur .që edhe ne të mendojmë dhe të japim drejtësisë realitetin.

 

_Prokurorja doli nga dhoma a hetimit e çoroditur nga diallogu me të dhe me një paqartësi të madhe.

Në mëndjen e saj fiksoi se i pandehuri nuk e kishte kryer aktin...dhe se një kurth i mirëpregatitur kundër tij do ishte mundësia e arestimit.Gjithsesi ajo duhet ta dëgjonte njëherë versionin këmbëngulës të tij.

 

 

2. TË nesermen K/prokurorja pa asnjë aparat inçizimi pa fletore dhe bllok shënimesh në bashkëbizetim me të pandehurin dëgjoi këtë histori nga goja e tij:

 

Para se të vija në qytet si mesues gjimnazi, siç jeni ne dijeni pata shërbyer si mesues matematike ne shkollën tetë vjecari ne fshatin D. për gati dhjetë vjet deri sa më trasferuan në qytet në gjimnazin më të mirë duke dhënë matematikë një lëndë bazë kjo për mbarëvajtjen e nxanësave për më tej, ky trasferim më është bërë mua falë aftësive të mia intelktuale dhe si metodis për mësimdhënie gjat karjerës sime ne fshat dhe nga ispektimet e shumta që seksioni i Arsimit bënte shpesh në shkollën tonë..

Në fillimet e punës sime në atë fshat krahas vështirësive të shumta si edhe më pas kam qënë një njeri që jam përshtaur ambientit, fshatit, zakoneve dhe kam pasë qënë një intelektual që kam përkrahë të renë dhe jam përpjekur që fshati të zhvillohet nga ana shoqërore dhe nga ana kulturore sa më mirë dhe sa më shpejt.Këtë e provon edhe karakteristika ime e cila ndodhet në dosjen e hetuesit tuaj. Kam qënë i lidhur me shokët dhe për më tepër kam qënë aktivist dhe propagandist sipas metodave të shoqërisë dhe sipas udhëzimeve te qeverisë.

Aty, në atë fshat kur unë kisha pesë vjet si mësues, na vjen si mësuese e letersisë një gocë e re nga qyteti, një vajzë e bukur plot hire dhe e shkathët .

 Kjo vajzë sinqerisht u hyri në zëmër të gjithë njerëzve për seriozitetin dhe aftësitë e saj komunikuese si prindëve të nxanësave, popullit, por edhe parisë së vëndit.

Unë me thënë të drejtën vitet e para nuk i dhashë rëndësi e as më shkonte mëndja për të, jo pse nuk e meritonte vëmëndjen time, por unë kisha të tjera motive për jetën ashtu siç edhe i realizova më vonë ato.

Kjo mësuese vinte nga reth tjatër dhe si e tillë kishte nevojë për mbështetjen tonë, që natyrisht si unë edhe kolegët e mi ja dhamë plot mirënjohje dhe plot sinqeritet.

Ndërmjet kolektivit të shkolles dhe stafit pedagogjik pa përjashtim e përkrahem dhe e integruam mësuesen e re qysh sa erdhi. Në një dhomë fshati ajo u strehua së bashku me një mesuase tjatër dhe me infermieren.

Sepse veç arsimtarëve që ishin pak a shumë mbi pesemedhjete vetë të huaj kishte edhe dy tre vëndësa por në atë fshat që ishte pak a shume si qëndër lokaliteti, shërbente edhe një mjek i përgjithshëm  nje mjek tjatër stomatolog dhe një infermjer edhe nje teknik pyjesh apo nje i kulturës..

Me thenë të drejtën shumica e këtyre intelektualëve ishin beqarë dhe çdo të shtunë zbrisnin në qytet pranë familjeve.

Suzi, se keshtu quhej mësuesja e bukur Suzana që vinte nga një rreth tjatër nuk mund të ikte natyrisht çdo të shtunë në shtëpinë e saj, dhe ndodhte që shoqet e mernin me vete të kalonte fund javën së bashku me familjen e tyre në qytet, Por më vonë Suzana si vajzë pa mentalitete dhe emancipuar shkonte edhe në shtëpinë e shokëve për fund javë pa asnjë të keq. Te unë nuk ishte ardhur asnjë herë se nuk ishte e ftuar nga ana ime. Jo pse isha cingun apo qibar, por nuk desha që më pas të kisha probleme që mund të më bllokonin trasferimin tim për në qytet atë që dhe ëndëroja ahere,mbasi kisha vetëm një nënë,pa baba dhe pa motër e vella, isha fillikat.

Deri ahere çdo gjë shkonte në rregull kur një ditë Suzi zbriti nga makina që ishëm të gjithë arsimtarët dhe të tjerë sa mbritëm në qytet më futi krahun dhe më tha me plot gojën..!

.Prof Astriti, sot do vij tek Ju dhe tek mamaja Juaj të kaloj fund javën, tek të gjithë kam qënë e ju nuk e betë kabull të më ftoni njëherë si e huaj që jam, s’ka ngelur shok , shoqe e fshatarë të gjithë më kanë respektuar ndërsa ju , nuk e kuptoj ç’farë tipi që jeni...siç duket jeni mendjemadh...! Suzana te lutem ç’janë këto fjalë që më thoni, me kënaqësi mund të vini tek ne, mamaja do të gëzohet pa masë, por unë u jam ruajtur fjalëve dhe kam qëndruar në distancë, jo pse nuk Ju vlerësoj po për hir të vetë natyrës që në fshat sjjellje dhe veprime të tilla sikur stonojnë me kohën...gjithsesi jeni të mirëpritur, me kënaqësi të vini tek ne.

Erdhi vajza, e priti ime më e nderoi dhe ajo u befasua nga sjellja dhe mikpritja jonë, jo pse bëmë diçka të veçantë po sikur ajo natë e kishte hypnotizuar kaqë shumë si me magji, sa unë me gjithë “frikën’ që kisha më parë u ngjita me të.

Suzana ishte e veçantë ! Kishte një veçanti dhe ishte një femër për ta dashuruar.

.Epo thashë të dali ku të dali ky ishte fati im...do ta mar për grua...pikë mbaroi.

U shoqërova me të pa kurfarë ndrojtje, bile pa u fejuar të gjithë e dinin ose e mësuan se Suzana e Astriti do të martohen.

Kaluan muaj dhe ne po thuaj nuk ndaheshim, kudo bashke, si në shkollë edhe më pas në mbrëmje që organizonte shkolla me rininë koperativiste, ne bibliotekë te kooperativës, në kinema...eskursine , vizita....e kudo.

Nuk di sa kohë kisha në ifinitet me të deri sa një ditë Suzi më thotë se pat ngele shatëzanë...!

Lajmi sinqerisht më tronditi, as unë as ajo nuk e deshëm një gjë të tillë...por siç thotë populli “stani atë bulmet ka”.

Në rregull i them s’ka as më të voglin problem, ne na dinë të tërë se jemi si të fejuar...!

Jo tha ajo kurrën e kurrës nuk do ta pranoja një gjë të tillë...më duhet ta abortoj domosdo. Unë kam të tjera ëndra..ja dhe kjo më duhej tani ?

Katekorikisht Jo këmbëngula unë...-ç‘farë ëndra ju mundojnë, ky ishte fati jonë...në asnjë mënyrë deri sa duhemi ky është edhe fruti i dashurisë...të lutem mos e bëj këtë veprim...lëre te dale filizi...Të lutem këmbënguli ajo...sa është shpejt duhet të veprojmë,e aqë më keq që nuk dua ta marëvesh asnjeri....O vepron dhe më ndihmon për çka ju them ose nuk kemi gjë bashkë...!

U trondita...me gjithë mënd e thua e dashur...pa mendohu për ç’ka flet...Ju do të beheni nënë dhe une do të jem babai i fëmijës suaj... Pike.!

Dhashë e mora për gati dy tre javë, ishte e pa mundur të behej ndryshe ajo kishte vendosur të hidhte fëmijën...u mërzita me të kur ajo arbitrarisht i kërkoi leje drejtoreshës të ikte disa dite ne vendlindjen e saj mbasi kishte te Atin “sëmurë”.

Bëri një javë atje dhe kur erdhi as më foli fare të gjithë u çuditën...! një ngrirje e akullt.

U përmbys gjithçka.....ajo më braktisi.

Ditën tjatër si erdhi nga qyteti i saj, në një orë të vonë të natës....me vjen miku dhe shoku im doktori i fshatit në dhomë i cili më tronditi duke më thënë :

        Astrit, Suzana me sa shikoj jo vetë që ka ngelë shtatëzanë por edhe është çmëndur, këtë ta them me bindje dhe me përgjegjesi jemi miq kaqë vjet dhe nuk dua të të ha në besë...!

Unë u hoqa sikur nuk dija gjë dhe u përpoqa ti mbush mendjen doktorit për këtë, por ishte  çdo gjë e kotë ajo i kishte thenë gjithçka...atij bile deri sa i ishte lutur që ta ndihmonte ne abort dhe doktori të bente ç’të donte me të....doktori ishte tronditue dhe ishte tmeruar....më betohej....se sikur të ishte një tip tjatër ...! Kjo më çmëndi fare...! Suzana ? E pa mundur thashë me vete!

U mendova u trondita, nuk doja ta besoja...por fatkeqesisht isha para një fakti,,,,ajo shkatëroi gjithçka por edhe mund të rezikonte veten dhe une automatikisht do të bëhesha “bashkefajtor’!

E kshillova doktorin të disatncohej nga ky problem dhe të mos merte pjesë në këtë tronditje psiqike të saj...doktori me këmbëngulje më kërkonte të dinte pas kësaj a do të kisha marëdhënie me Suzin Po ose Jo....!

E kuptova që doktori ishte dorëzuar para saj...ai kishte çfrytëzuar rastin...I hoqa vrejtje...ai mu betua që jo...por... po qe se ty nuk do shkosh më me të...unë të bej punën time....!

Unë i premtova atij se unë kurrë nuk do të shkëpus marëdhniet me Suzin të cilën më tash e dashuroj.

Iku doktori mendushem....dhe i mërzitur nga përgjigja ime...ai priste që nga inati me të të thoshja të kundërtën...që nuk do kisha marëdheenie..por unë e desha Atë.!

Unë u trasferova në qytet dhe me pas si mora vesh doktori dhe një miku i tij që ishte edhe komunist por edhe brigadjer i blektorise e perdoren Suzin si deshen, ajo u lëshua pa përgjegjesi.

Ajo, për mua u degjenerua, mbasi kishte hequr edhe fëmijen !

Si doktori dhe “komunisti’nuk me folen mua më pas , as unë nuk desha lidhje më me ta. U distancova nga çdo muhabet i vjetër megjithë dhimbjen dhe dashurinë që nëna ime dhe une ndienim për Suzin,më pas unë krijova familjen time ku punoja dhe jetoja me nder duke u gëzuar nënes, gruas dhe dy vajzave të mia gjithcka me gjithë shpirt .

 

Por historia nuk mbaroi me kaqë !

 

Ndërsa Suzin e trasferuan në rrethin e saj, por këtë rradhë jo në fshat por në qytet, ajo, nga që i shkonte lëkura se ngeli gjithmonë e bukur nuk vonoi te dashurohej me një oficer të ri që ishte edhe n/kryetar i deges brëndshme të atij qyteti por edhe shef i zhdukjes së krimeve.

I dashuruar çmëndurisht pas Suzit të bukur, oficeri i ri  nuk pyeti shumë për historinë e saj, dhe e mori për grua. Ai u ngrit në pozitë me pas dhe sot është zv minister në zanatin e tij !

Një karierist i tërbuar dhe i fëlliqur me sa kam dëgjuar të flitet për të.

As unë Astrit Rizaj, nuk pyeta më për të deri sa një ditë mësova nga një shok se doktorin “ish” mikun tim të dikurshëm e kishin internuar në një fshat të largët se kishte ndihmuar dikur një nënë të abortonte, i kishin bërë një gjyq shëmbullor dhe me disa “pseudo dëshmimtarë”e kishin dënuar me psë vjet internim.

Sinqerisht u trondita dhe thashë me vete le të shpresojmë se ajo”nëna” nuk do të ishte Suzi, se edhe unë mund të kisha telashe.

Por jo edhe ish komunistin brigadjer që komprometonte me mish këdo e kishin përjashtuar nga Partia dhe kerkonin të ndiqej penalisht nga gjykata për abuzime ne detyrë.

Kjo ndikoi më pas që unë të behesha i vëmndshëm dhe i kujdesshëm duke ditur forcën e gjthëpushtetshme të zv Ministrit . Punoja në shkollë natë e ditë si një mesues dhe prind model, njëkohësisht shpresoja se çdo gjë rreth meje dhe “atyre” kishte marë fund, por fatkeqësisht u gabova.

Deri sa një ditë një miku im më paralajmëroi se në gjimnazin ku unë punoja erdhi si sekretar partie baxhanaku i zv ministrit, me pak fjalë burri i motrës së Suzanës...e lidha ardhjen e tij me ndonjë kurth të mundshëm, por sidoqoftë besoja se Suzi nuk do të më hakmerej se me të isha sjellur në rregull..

Dhe me të vërtetë kam bindje se Suzi nuk është pjesëmarese e këtyre kurtheve të ndyra....!

Jam sot i arrestuar dhe i pandehur zonja prokurore se në këtë lëmsh të mirë thurur, është vetë partia është vetë sekretari është vetë zv ministri që kërkojnë të më varosin pa të drejtë...vajza që më akuzon është vajza e nje polici burgu...besnik dhe fanatik i eprorëve....dëshmimtarët bij kalecash dhe fatkeqësisht po ju them me prindër të degjeneruar...shikoni dosjen e tyre....!

Kjo është e tëra zonja prokurore....verifikoni këto që Ju them dhe do të bindeni....!

Xheloxia dhe intriga janë bërë një në këto gjyqe e hetime të montuara.

Unë si cdo i ri u dashurova, si çdo i ri kisha ëndra,si çdo i ri kërkoj lirinë e fjalës...dhe si njeri që nuk kam kryer asnjë akt të turpshëm e ngrë zërin për drejtësi....

Këtu Ju duhet të kishit përpara....zv ministrin...sekretarin e Partisë ‘baxhanakun” i cili u trasferua nga s’di se ku për të marë “hak”....policin e burgut që imponoi vajzës së tij këto fëlliqësira....pa asnjë bazë...duke e bërë një femër dhe vajzë apo nxanëse shpifëse...dhe me turp!

Kjo është e tërë historia z K/Prokurore....verifikoje dhe me pas më sillni një laps e letër të firmos  Akt_Akuzën në të bardhë se në këtë shtet kurrë nuk ka drejtësi.

 

Ajo-_ Mbaruat....mos flisni më kështu i pandehur...!

Ai_Po  Mbarova.

Ajo_ Pse nuk ja ke thënë kështu historinë Hetuesit...

Ai_ Sepse këto janë hamëndësitë e mia dhe të pa provuara megjithë që janë plotësisht të vërteta ai, nuk më kutoi asnjëherë, ai këmbëngul vetë të firmos fjësinë...unë i thashë...dhe i dhashë të nënëkuptonte...por ai  fatkeqësisht nuk më  kupton.....

Ajo_ Në rregull. E mbyllim për sot.

Ai_ Nesër nuk kam për të thënë gjë më më sillni të frmos...!

Ajo_ Për historinë që më rrefyet..!

AI_ Jo që të pranoj “FAJËSINË” !

 

 

Epilog !

 

K/Prokurorja u bind plotësisht dhe si një specialiste e plotfuqishme dhe me personalitet shkon për gjithë natë tek Ministri i drejtësisë të konsultohej për këtë rast të veçantë dhe i kërkon Atij,lirimin pa kusht për të pandehurin Astrit Rizaj duke përfituar çdo të drejtë. Mbasi ishte bindur plotësisht në thëniet e tij.

Ministri si “ujk” i vjetër i sugjeroi K/Prokurores që të merte një takim kokë më kokë me të shoqen e zv Ministrit dhe të pyste me çiltersine dhe dinakërinë e femrës a ishte në dijeni të këtij “kurthi baxhanakësh’ të veshur me pushtet...në rast se jo i pandehuri të dilte i pa fajshëm...në rast se ajo kishte dijeni...i pandehuri duhej të dënohej se fjala do merte dhenë dhe do akuzoheshin njerzit e partisë” për shpifje....!

K/prokurorja e pranoi sygjerimin e Tij dhe afroi për një kafe me Suzin, duke i kërkuar asaj gjithë historinë...Suzi u çudit qe i shoqi kishte hetuar me vite “rinin e lavdishme” të saj...!

Ajo, me një mirësjellje fisnike mbasi i tregoi të gjithë historinë siç ja pat thëne Astrit Rizaj i kërkoi të behej ç’farë të jetë e mundur...të shpëtoheshin nga kjo intrigë e pa skurpullt e “ish dashnoreve “ të saj...Astriti, doktori dhe brigadjeri...!

Mbasi u përshendetën me njëra tjatrën....ajo sërish shkoi i raportoi Ministrit Te drejtësisë bisetën me të.

Ndënjën orë te tëra të dy bashke duke sugjeruar anët e mira që do të kishte lirimi i tyre...por edhe anët e keqia...qoftë indivdualisht qoftë edhe në opinion...sa dëmtim do kishte në imazhin e saj ...xhelozia e zv ministrit...apo poshtërsia e tij.....sa dëm do ti sillej Partisë dhe Pushtetit.

Konkluzioni : Astrit Rizaj duhej të dënohej domosdo mbasi thëniet e tij ishin të pa “baza”.

Te nesërmen ajo çoi tek i pandehuri një laps dhe një letër duke i thënë të firmoste mbasi ishte plotësisht fajtor....!

Astrit Rizaj i përplasi në fytyrë një pështymë K/Prokurores dhe i tha Ju Lumtë, kjo është hetuesia juaj.

K/prokurorja nuk foli asnë fjalë...nxori shaminë dhe fshiu fytyrën....u fye tej mase po nuk e hapi gojen!

S’kishte s’i ndodhte ndryshe. Institucioni i saj duhet edhe këtë herë te dilte “triumfator”!

Astrit Rizaj doli në një gjyq me dyer të mbylluara dhe u dënua me tete vjet heqje Lirie dhe pesë vjet Iternim...!

Nuk vonoi dy tre vjet mbas dënimit te Astritit, u muar vesh se Suzana..shumë e revoltuara dhe e indinjuar apo per probleme te tjera bashkeshortore por gjithmone kryeneçe ndoshta edhe me fëmijë, kerkoi divorc prishi familjen dhe u nda nga bashkeshorti i saj karieristi i felliqur...i cili ahere pat rene nga kali....gjë që më pas bëri bujë në të gjithë vëndin dhe kushdo  mësoi Historinë se profesorit të matematikës Astrit Rizaj Ju bë kurth dhe ishte i pa fajshëm....!

Ndërsa sekretarin e shkollës e çuan instruktor kooperative në fsahtin D.

Mbasi kreu dënimin....Astrit Rizaj ecën kokë ulur në qytet dhe pi kafen i vetmuar si rezultat i një shoqërie te diskredituar.

 

pjp

1 dhjetor

 2010



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora