Kulturë
Mehmetali Rexhepi: Performancë
E hene, 30.05.2011, 06:19 PM
 Mehmetali Rexhepi
Mehmetali Rexhepi
Performancë 
*
si është harlisur ai pyll
mes puthjesh të sydetit
e rrafshirës
*
rrafshira dhe sydeti
një fjalor 
me sinonime lëpirëse
*
shmangie antonimeve 
të stomeve buçitëse 
*
syprinë e kriposur
jargëve të trazuara
*
epshet peshk pas peshku
mbi pelën e fisnikëruar 
i poçi lakmia hepuar 
*
mbi një pelë sedërshkalë
me bezdinë e bindjes 
servile tekeve të dykëmbëshit 
*
hip - zbritje 
dhe asaj ç`i mbeti 
*
pos mbarsje hibride 
pa hingëllima pyllit 
për kalin e zëvendësuar 
*
ëndja ia (zh)vesh kofshët 
e njelmëta një gruaje 
edhe çka nuk do të bënte
 *
në këtë pyll 
sikur t`i mungonte 
ai yll sogjetimi 
*
e shara e një miku 
mori trajtën e një lisi 
gjembaq
*
mes lisash  të Divjakës
mëria iku
si kafsha pas krisme
*
mbi tavolinë karrigia 
mbi karrige recitohet Fishta 
*
nën tavolinë 
mizat pickuan pelën 
*
tërmet i paparashikuar 
i pelës së pickuar
ia fërfëlloi epikës 
*
flamurin e shpaluar 
nga ai piedestal 
i improvizuar 
*
në këtë performancë
i doli tymi bezdisë 
*
loja e mikut 
lëndoi loçkën marroqe
shtrirë nën tavolinë 
*
batutë pas batute 
në nofullën e përgjakur 
dykëmbëshi i jep të puthur 
*
sakaq ajo tumiri 
nënshtrueshëm groteskun 
me shikimin vajqeshur 
*
qeshje gajasje të papara 
dikuj në fyt i ngeli hala    
 
Gjilan, prill 2011

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










