E premte, 01.11.2024, 12:13 AM (GMT)

Mendime

Andrea Tornielli: Lufta tjetër fetare

E merkure, 11.05.2011, 06:31 PM


Lufta tjetër fetare

 

Nga Andrea Tornielli

 

Pas vrasjes së Bin Ladenit duhej të prisnim protestat e vendeve me shumicë myslimane, me ? amuj amerikanë që digjen dhe turma që protestojnë para simboleve të imperializmit perëndimor. Në vend të kësaj, një javë larg nga aksioni i Abbottabad-it, kemi një klimë të tensionuar në Afganistan, tension që vazhdon e rritet, sulmet dhe represionet në Siri, vala e re e zbarkimeve dramatike nga Libia, rikthehen në qendër të vëmendjes të bashkësive të krishtera dhe në veçanti të bashkisë së lashtë të kopteve.

Kanë kaluar pak më shumë se katër muaj nga masakra që ndodhi në meshën për Vitin e Ri në Aleksandri të Egjiptit, dhe numrit të viktimave të kësaj masakre makabre i shtohen viktimat nga përleshjet mes fondamentalistëve myslimanë dhe të krishterëve koptikë: njëra palë akuzon tjetrën se mbajnë të burgosur gruan që donte të bashkohej me fenë islame. Një akuzë absurde në vende të tilla islamike, kur myslimanët që kthehen në të krishterë shpesh bëjnë një jetë si në ilegalitet. Mbi episodin e fundit tashmë ka filluar lufta e medias: koptët pohojnë se janë viktima të pafuqishme të fondamentalizmit. Qeveria e Egjiptit tenton të inkuadrojë historinë në kuadrin e episodeve të dhunës nga të dyja palët. Sigurisht që ekzekutimi i Osamës kërcënon të përkeqësojë tensionet që ekzistojnë: në vendet muslimane rritet numri i atyre që, duke qenë se nuk kanë pasur ndonjë simpati të madhe për sheikun e terrorit, arrijnë deri aty sa të besojnë se po vazhdon një luftë mes të kryqëzuarve dhe hebrejve, dhe nga ana tjetër mes qeverive që drejtohen nga sheriati (Ligji i shenjtë i myslimanëve). Në rastin e të krishterëve koptikë, një thjeshtëzim i tij nuk është justifikim. As fondamentalistët islamikë në Kajro vërtet mund të mendojnë se komunitetet e lashta të krishtera të Lindjes së Mesme janë bazat e Perëndimit.

“Kopts” do të thotë egjiptian. Kisha e tyre lindi pikërisht në vendin e faraonëve falë shpalljes së Ungjillit që në kohërat apostolike. Udhëheqësi i tyre plak, Shenouda III, është konsideruar si pasardhësi i 116-të i apostullit Mark, ashtu si Benedikti XVI është pasardhës i 264 i Pjetrit. Të krishterët e Egjiptit, ashtu si ata të Palestinës, Irakut, Sirisë, kanë hedhur rrënjë në kulturën e vendit të tyre të origjinës dhe asnjëherë nuk janë konsideruar si të ardhur. Përkundrazi, në rastin e koptsve atyre gjithnjë u është kërkuar që të bëjnë të njohur natyrën e tyre indigjene. Nuk bëhet fjalë për komunitete të reja, që si pasojë e veprimtarive misionare, siç janë ato të Pakistanit apo të Indonezisë, ku identifikimi i të krishterëve bëhet me atë të Perëndimit, mund të evidentohen mjaft lehtë falë propagandës muslimane. Por pamundësia për t’i konsideruar koptët si bazë e Perëndimit, nuk përfaqëson, ashtu edhe siç e kemi parë, një garanci për sigurinë e tyre. Në botën islamike po shtohen rrymat, si ajo salafi, që duan të eliminojnë këto prani të lashta të rrënjosura në vendet ku janë, në mënyrë që të shtrijnë ligjin e Sheriatit në të gjithë popullsinë nëpërmjet martesave të kombinuara, me konvertim, ose duke detyruar të krishterët që të emigrojnë. Në momentet e pasigurisë, të trazirave dhe të të panjohurave, të krishterët shpesh kthehen në qengja, të lehtë për t’u bërë kurban. Është domethënëse që vetëm dje nga Venecia, urëlidhëse me Lindjen, udhëkryq i kulturave dhe traditave të ndryshme, Benedikti XVI i ftoi të krishterët që të rinovojnë angazhimin e tyre ndaj Ungjillit dhe të mos dorëzohen ndaj “frikës nga të tjerët, të huajt dhe nga të ardhurit që vijnë në vendin tonë dhe përpiqen të na shfaqin ashtu siç nuk jemi”. Papa edhe në këto muajt e fundit është përpjekur që të shmangë vuajtjet e persekutimet e të krishterëve në kornizën ideologjike dhe në betejën ndërmjet qytetërimeve.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora