E diele, 04.05.2025, 01:47 AM (GMT+1)

Kerko: Remzi Salihu

Remzi Salihu: Kalorsi imagjinativ nëpër eterin poetik

E merkure, 23.02.2011, 07:11 PM


KALORSI IMAGJINATIV NËPËR ETERIN POETIK

 

?Ibrahim Qazimi: Dosja e një kënge të heshtur, poezi, botoi Tringa Design?  ?

 

Nga Remzi Salihu

 

Sa herë që përballemi me diçka të re, padyshim se nën vetëdijen e vlerësimit, na nxisin, motivojnë mendime të shumta se nga cili kënd duhet t’i përgjigjemi, përqasemi temës që trajtojmë. Në kënd vështrimi kemi vëllimin poetik “Dosja e një kënge të heshtur’’. Ky libër është një sprovë e parë e poetit Ibrahim Qazimi në zhanrin e poezisë. Vargjet e këtyre poezive nuk sjellin tone emfatike e himnizuese, por intonacioni i saj është i lidhur ngushtë me shprehjen refleksive meditative të figurshme që të shpie në përpjekjet e autorit në kuptimin filozofik e social të jetës së njeriut. Guximi për të mos mbetur nën hijen e poezisë së amullt e anakronike, poetin e  ka shtyrë gjithsesi në kërkimin e figurës dhe meditacioneve periodike që importohen në një kornizë të ndjenjave të veta. Kuptimi i vargjeve brenda rreshtave të saj ka një intensitet emocional të brendshëm të ndjenjave shpirtërore. Në disa vjersha ka edhe abstraktim kuptimor, por megjithatë ato në brendi ngacmojnë fantazinë e lexuesit për dramat, shqetësimet e botës shpirtërore të autorit. Poeti duke u frikësuar nga thjeshtësimi i shprehjes poetike, (të cilën e hasim te shumë autor tjerë fillestar), tenton, gjithsesi, në kuptimin semiotikë sa më të mbyllur të gjuhës dhe shprehjes, ndoshta kjo qasje i vjen nga dosja hidhur jetësore, apo nga kuptimi se poezia sa më e mbyllur të jetë, aq më filozofike është. Për mendimin tim nuk ka poezi, apo vargje që nuk kuptohen, por vlerësimi qëndron në atë se sa janë të goditura  dhe çfarë mesazhi e emocioni sjellin,  madje cilin standard sjellin ato hapësirës dhe kohës. Pyetjet për interpretim, gjithsesi, mua m’i dikton vet vëllimi poetik. Çfarë gjuhe, çfarë shprehje, çfarë figura dhe çfarë strukture ndërtimore ka libri? Gjithësesi, ashtu në mënyrë spontane edhe përgjigjja do të jetë. Unë nuk dua t’i vë normë poezisë, por edhe nuk do të kisha lejuar ajo të jetë e thjeshtë deri në vullgaritet. E fuqishme dhe estetike është ajo që jep shumë kuptimësi interpretimi, madje ajo, saldohet, mbetet në kujtesë kur në të ka autoktoni, ashtu siç e sheh autori dhe ai përgjigjet natyrës së tij krijuese.

Te poezitë e Ibrahim Qazimit fshehtësia, në disa raste mbetet e errët, ngase autori me çdo kusht tenton të shprehet në mënyrë vetanake e me frazë metaforike, tepër të kërkuar libreske cerebrale. Gjëra të tilla që vihen re nuk e dobësojnë tërësinë kuptimore të librit poetik ”Dosja e një kënge të heshtur’’. Kryesorja dhe ana pozitive e vëllimit është se autori e kërkon figurën e përshtatshme, për të dhënë aspekte të jetës përjetuar përmes shprehjes metaforike, për të ngjeshur imazhe filozofike me një gjuhë poetike. 

Kërkimi spontan nëpër alkiminë e udhëtimit vetanak e imagjinativ sjell sprovën e tij të përballjes me jetën, e cila në vete ngërthen dyanshmërinë e medaljes kohore. E keqja dhe e mira në këtë vegim kohorë bashkëjetojnë në kundërthënie. Harku i njerëzor gjithnjë hynë në këtë rrugëtim refleksiv të kuptimit. Secili udhëtarë në kërkimin e qenësisë së vet ka historinë e përjetimeve të tij personale. Dhe ky vegim shpirtëror të shpie në alibinë e dëshmive,  nga vendi i ngjarjes, pa prani personale, në vendin e ndodhisë së të keqes, të shëmtuarës e makabres. Madje në këtë bredhje figurative, me plot kundërthënie, frymojnë dukuri shoqërore, apo vese të shëmtuar, që lënë gjurmë të pa shlyera në hapësirën kohore të eterit poetik.

Kalimi nëpër këto mjegullnaja makabre të jetës, autori nxjerr detaje përjetimi me guxim dhe me ndërgjegje të pastërtisë futet në trhellësinë hapësirës së mëshirës, duke u përballur me legjendat që nuk vdesin kurrë. Njeriu dhe absurditeti në të papriturat e jetës e vënë besimin në sprovë jetësore. Konflikti midis së keqes dhe së mirës veprojnë si bashkudhëtarë të “dosjeve” të ruajtura me kujdes në sirtarin e mendjes. Ky kalorës i kohës së hidhur është mbinjeriu, i cili del  nga njeriu kinse i dështuar, duke sfiduar kohën dhe rrethin ku jeton.

Vëllimi poetik “Dosja e një kënge të heshtur’’,  është përmbledhja e parë poetike e poetit Ibrahim Qazimi. Në këtë shtegtim imagjinativ autori shpalon dukuri dhe pikëpamje shoqërore, që nga poezia e pare, ose prologu poetik, duke vazhduar me “Absurdin” e deri te poezia e fundit “Zotngrënësit”, lexuesi përballet me kundërshtitë e jetës. Aty vepron i njëjti subjekt meditativ, andaj autori me vetëdije i ka ikur ndarjes ciklike të veprës. Do me thënë në të inkarnohet një tërësi kuptimore. Edhe pse libri ngërthen në vete një shumësi temash dhe motivesh, por në esencë të galaksisë refleksive ka të njëjtën dukuri e mundësi shtjellimi. Njeriu dhe mish i egër, në njeri, janë vokabulari i shenjtërisë së ekzistencës së formuar në kohë dhe hapësirë të caktuar të shoqërisë. Poezia del nga një pezëm i bartur prej fshehtësive të shpirtit dhe ky këngëtim, pak sa melankolik, përballet me kundërthëniet dhe vrazhdësitë e jetës. Në këtë betejë gjenden në dyluftim e  keqja dhe e mira. Ato luftojnë njëra me tjetrën deri në skajshmërinë e vet. Me këtë përballje të papritur të jetës dhe rrethit ku jeton autori shfaqen anomali, vese, servilizëm, kurthe, ndjekje dhe shumë të meta e tç pa pritura që ka shoqëria. Poeti satirizon të gjitha këto veprime që ngulëfasin zhvillimin njerëzorë. Aty këtu ky ritëm qortimi ashpërsohet dhe sjell zymtësinë e kozmosit që na rrethon. Të duket se autori ka dalë në gjah për ta zhdukur të keqen, lajkën dhe besëtytnitë, që janë tetuar në trupin e njeriut. Guximi i autorit për t’u përballur me të vërtetën qoftë ajo edhe vrazhdë të jetë nuk hezitohet.

Andaj jo rastësisht autori  thotë:

 

Ja

Gjuani në mua…gjuani

Pa hezitim… gjuani

Hani në mua…ja…

Gjuani dhe  hani në mua…

Ju, raca e uritur për gjuajtje

Gjuani…

Vetëm të shëroni...

Gjuani dhe hani në mua,

As zotit si s’i tregoj, mos kini frikë

Gjuani...

Mbase përsëri s’do fitoni legjitimitetin e shpirtmarrësit

Gjuani dhe hani në mua

Të shëroheni ju dhe sindromi i plaçkës suaj ndër shekuj.

 

Aneksimi tjetrit dhe tokës së huaj, sipas autorit, del si vrazhdësi e së keqes që ka njeriu në vete si pushtues e uzurpues i plaçkës. Në këtë rast kafshata huaj ngulfatet nga plaçka që nuk të takon, sepse ajo i ka rrënjët thellë të futura nç ndçrgjegje ndër shekuj. Autori nuk frikohet së keqes, por e fshikullonë deri në skajshmëri.

Fataliteti, apo fuqia e fatkeqësisë, janë fotografi që shpalojnë imazhin refleksiv të poetit në fjalë. Ai metamorfizon durimin me afshin e idealeve për vepra të mira, duke krijuar parodi shpirtërore deri në përjetësi. Autori përballet me të keqen, e cila në poezi vjen si e përgjithësuar dhe, po ashtu motivet shëmbëllejnë, si konverzim i tij për rregull dhe drejtësi. Andaj dosja e kujtesës është dëshmitare e të gjitha sakrificave dhe peripecive jetësore. Njerëzorja dhe jonjerëzorja në poezinë e vëllimit poetik “Dosja e një kënge të heshtur” shpalon një kronologji e pçrjetimeve disa vjeçare. Autori me këtë fenomen meditimi përballet me disa vite me radhë dhe këtë shqetësim të vetes e  kthen në këngëtim të përgjithësuar universal. Me vargun e lirë dhe poezinë

Monokolone jep  tërësinë e formës kuptimore, madje mban kontinuitetin e gjuhës dhe shprehjes poetike si ndonjë dosje e argumentuar me fakte ndodhi jetësore. Përmbledhja përfshinë një vokabularë të shkaqeve dhe shqetësimeve individuale dhe tërë ky bagazh intern përfshihet me një gjuhë metaforike.

Poeti Ibrahim Qazimi kundrejt autorëve tjerë vjen me një frymë e ton mjaft të theksuar melankolik e simbolik. Të duket se përmbledhja është mjaft e ngarkuar me figura dhe në shikim të parë e bënë të vështirë kuptimin, por megjithatë me një lexim të vëmendshëm dhe kulturë leximi hapen shtigje interpretimi e komunikimi për lexuesin. Autori del nga anonimiteti me guximin duke iu kundërvënë zjarrit të së keqes, sepse dhimbja për të vërtetën është më e çiltër, se sa pakuptimsitë e mjegulluara të jetës. Përmbledhja e parë përfshinë një inkarnim të shkaqeve dhe pasojave dhe tërë kjo bëhet me një gjuhë ironike. Në vargjet e poetit pulsojnë tri etapa kohore. Kryesisht lexuesi njihet me vizionin e autorit për të kaluarën të sotmen dhe të ardhmen. Këto vizione edhe pse janë vetanake, ku autori konfrontohet me të keqen, të hidhurën kohore. Ato, gjithsesi ekzistojnë si dëshmi në sirtarin e dosjeve të përgjithshme, që përballet shoqëria dhe realiteti jonë. Subjektiviteti i përjetimeve jetësore autorin e armatos me gjuhën e ironisë dhe sarkazmës. Natyrisht përmbledhja është një hark dinamik që të ngjall shqetësim. Jam i mendimit se poeti Ibrahim Qazimi do të na e kthej kureshtjen në të ardhmen edhe me vepra të tjera ku do të dominojnë motive të dashurisë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx