E premte, 02.05.2025, 11:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Idriz Dakaj: Nuk fitohet parajsa me pare!

E diele, 30.01.2011, 08:02 PM


Idriz Dakaj

 

NUK FITOHET PARAJSA ME PARE!

 

Nuk fitohet parajsa me pare,

Në këtë botë të poshtër bizare,

Populli im, o zemra ime,

Deri kur me këto mashtrime?

 

A nuk iu vjen keq vërtet?

Të tjerët shkuan dhe në hënë,

Kaloi shekulli njëzetë,

E Ti e ndarë mbete -Shqipëri moj Nënë!

 

O populli im trim,

Mashtrimet të sillen vërdallë

Kur të thonë, kot së koti

Nuk varroset kufoma pa hoxhallarë!

 

Kush e bënë varrimin e kufomës

E dinë edhe zogjtë që fluturojnë

Pse mos të dinë njerëzit e ditur,

Që dine të mendojnë!

 

Fshatarët me dhimbje varrin e bëjnë,

Njeriun e tyre në varr  e lëshojnë;

Të varfrit e bëjnë punën e rëndë

Ndërsa paratë shkojnë  në tjetër anë

 

Njerëzit e Zotit paratë i marrin vetë,

Kinse,  të ndjerin ta dërgojnë për në ”xhenet”!

 

O, sa mjerim, o sa shfrytëzim!

O sa fatkeqësi, biznes ashiqare

Po a fitohet o vëllazëri,

Parajsa me pare?!

 

A e ndryshon Allahu vendimin e vet,

Kur i luten ata, që marrin ryshfet

Aty ku shkelet drejtësia e besa,

Bëhen sugjerime, lutje e ankesa.

 

Zoti është i drejtë, e, nuk bënë gabime

Për secilin të mirat dhe të këqijat i di,

Prandaj, pse të bëhen lutje dhe sugjerime?!

Pse të bëhet  pra,  ndërmjetësim

 

Për fat të keq n`shërbim të mashtrimit

Po angazhohen shumë mjete t´informimit,

Për X personin, nuk thonë ka vdekë,

Por, lajmërojnë se,  paska ndërruar jetë.

 

Këta gazetarë, “të zgjuar” a trutharë?!

 Jetën pas vdekjes e paskan zbuluar,

Si erdhën te ky zbulim, nuk kanë shpjeguar

Nuk e faktojnë me kamerë, veç mashtrimi këtu ka erë!

 

Shkencëtarë me famë, se kanë arritur,

Po si gazetarët, janë duke e ditur?!

A llogarisin partitë e mjetet e informimit,

Sa i kushton ky mashtrim njerëzimit?!

 

Shumë i kushtueshëm, pa dyshim fare

Me shumë tragjedi e mjete materiale

 Për të shkua “shehit” në atë jetë,

I mashtruari -me një bombë po i vret tridhjetë.

 

Kjo është njëra anë e medaljes

Për t´u kthyer anëve tjera të lalës!...

 

I mashtruari me shpresa për Xhenet

Aspak nuk merakoset për shëndet!

Shëndeti dhe jeta ime, aty  është  shkruar,

Prandaj, pse më duhet, për t´u shqetësuar?!

 

Shumë prej tyre, unë i di,

E kanë lënë jetën në rini

Të martuar e t´pamartuar

Te mjeku kurrë pashkuar!

 

Të mashtruarit, sa të jenë gjallë,

Për atë jetë paguajnë, -për çdo anëtar,

Paguajnë, - edhe për ditën e varrimit,

Edhe pse ushqimi,  për jetë i mungon jetimit!

 

I vdiq djali kushëririt tim,

Mbesa e nipa i mbetën jetimë,

Ndonëse, ishte i sëmurë,

”Njeriu i Zotit” –Hoxha, -paratë ia muar.

 

Për lajm, për lutje e “tallkin”!

Gjithsejtë, u bënë rrafsh njëqind…

 

Edhe pse ky, baba e gjysh tetëdhjetëvjeçar,

Ka gjashtëdhjetë vjet që paguan, për çdo anëtar.

Rregullisht për çdo vjet, me shpresa e vullnet,

Jep para, për atë botë, -për xhenet!

 

Kujdes të keni,  o shqiptarë!

Mashtrimet i keni përballë,

Jo pse Juve  iu duan për Xhenet,

Por ata e duan, plot xhepin e vet!

 

Populli ynë i lashtë, shqiptar,

Të urtë e ka -edhe këtë fjalë:

Kur ka të mashtruar, mashtruesit gjenden lehtë,

Të vetëdijesohemi, se kaloi shekulli njëzetë!

 

Schönenberg, 17.06.2010



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx