E hene, 06.05.2024, 10:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Gazi Buxheli: Gogoli i Dino Buzzatit

E diele, 30.01.2011, 06:13 PM


Gazi Buxheli

 

GOGOLI  I DINO BUZZATIT

 

    Kur mardhëniet mes njerëzve marrin papajtushmërinë e lloit Biblik, Kain dhe Abel, dhe kur zgjidhja kërkohet sipas  mënyrës së Kainit, atëhere të lind ngacmimi për të thënë, a shkruar  diçka.  Synimi nuk është përgjithësimi, as aludimi, por tregimi i një modeli sesi ligësia, në përplasjet me arsyen, vë në shërbim të vetes kryesisht të shëmtuarën, djallëzoren, të pamoralshmen. Modele të tilla në jetë  janë të shumëllojshme, ç’ka e bën edhe të vështirë perzgjedhjen e më tipikes. Megjithatë asnjë përzgjedhje nuk do të ishte e gabuar.

  Dy personat e modelit të më poshtëm, prej kohësh përjetonin mospajtimin. Kundërshtitë  e tyre të tejzgjatura, publike  kishin ngacmuar kujtesën e të tjerëve për t’ju vënë nofkat “Kain” dhe “Abel”, duke i huazur nga fillesat e njerëzimit. Në ato kohëra, të dy djemtë e Adamit dhe të Evës, Kaini dhe Abeli, patën kundërshti  që çuan në  të parën vrasje të njerëzimit, midis dy vëllezëerve. Kjo vllavrasje ngjasoi si prelud i trazirave të pashmangshme  njerëzore gjatë tërë kohrave. Jeta vërtetoi preludin. Historitë e kundërshtive midis njerëzve u përsëriritën në pafundësi, por me disa ndryshime nga ajo e djemve të Adamit dhe Evës: ato nuk ngjisnin më vetëm midis vëllezërve, por edhe mes njerëzish të ndryshëm. Nuk përfundonin gjithnjë në vrasje, por edhe në mënyra të tjera, që shtriheshin nga zgjidhjet më paqësore, pajtim, harresë, kërkim falje; e deri tek ato më të egrat: gjyqësi e vetëgjyqësi, pusi, ngujime, vrasje,djegie. Por ndoshta një nga trashëgimitë më të rëndësushmë të së  parës përplasje njerëzore  ishte dhe cilësimi i autorëve të saj: Kaini u bë simbol i çmëndurisë, Abeli i urtësisë; ndërsa përplasjet mes tyre, moralisht dhe ligjërisht, u etiketuan si ndryshimi mes ligësisë  dhe mirësisë.

 

   Ligësinë, e mbron vetëm ligësia!

   Dhe ja modeli: 

 

   Nga foltoria e sallës ku bëhej tubimi, njeriu djallëzor, me nofkën ,“Kain” deklaronte: zotërinj, njeriu për të cilin sot po flasim, pra “Abeli”, është një abuzues hypokrit, paranojak, aventurier! Babëzia e tij  është normë, e gatëshme të arrij tek sjelljet imorale, deri tek ato monstruoze! Pra në tërësi “Abeli” është një njeri pa vlera, që rëndon mjedisin tonë! Fjalët e nofkës “Kain”, pasi futën, nën duartrokitje frenetike, në ekstazë kënaqësie mbështetësit e tij, gojë më gojë morën  udhët e largëta, nëpër tërë vendin . U përplasën edhe në veshët e kundërshtarit të tij, “Abelit”, i cili u ngrit dhe mori rrugën për tek ajo foltore, për sqarim. Rruga ishte e gjatë, me pengesa të ngritura qëlimisht për të mos arritu kurrë te “Kaini”. Në hotelin ku fjeti u ndesh me çimkat gjakpirëse. Një e nga një i vrau. Vazhdimi i rrugës e përplasi me një rrjetë merimange. Hoqi nga fytyra  cergat e saj dhe pastaj e  ç’pështolli atë  rrjetë. U përlesh me një tufë ujqërish, nga ku mundimshëm doli i gjallë, e mbi të gjitha me ujqër të vrarë. Diku, nga mesi i udhëtimit, u gjend ballë për ballë me një hije të çuditshme dredharake, me një buzëqeshje ngërdhesëse, që  ndrronte formë sa herë që “Abeli” i afrohej. Edhe hijen e largoi, por pa marrë vesh në se e zhduku përfundimisht. Më së fundi arrit në sallën e mbyllur. U ngjit në foltoren e saj, duke tentuar të kapte mikrofonin për sqarim, por nofka “Kain” i’u turr, duke i rrëmbyer çmendurisht mikrofonin nga dora.

  - Kaq doja, tha “Abeli”, publikisht të tregohej çmenduria e atij, nga goja e të cilit  dalin akuzat ndaj meje. Tani do të kthehem tek shtëpia ime, dhe do ta bëj këtë duke kaluar në atë rrugë nëpër të cilën erdha. Tërë rruga e kthimit ishte befasuese: merimanga e vrarë ishte e ngjallur e përsëri kish endur rrjetën e dëndur. Ujqërit, përsëri të gjallë , të shëndëtshëm, më të egërsuar; hija po ajo, herë e dukshme, herë e padukshme. Ndërsa tartabiqet, të tejshtuara, buzëqeshnin dinakërisht. I  çoroditur, nga përjetimi, njeriu i mirë, “ Abeli”, hapi televizorin. Në ekran  u riduk përsëri ligësia “Kaini”, në foltoren e njohur, duke folur  përsëri me gjuhën e çmendurisë:

   - Zotërinj, e patë sa i kotshëm dhe sa qesharak ishte! A nuk kam të drejtë të them se ç’ka thash për z. “Abel”  është vërtetësi?! A nuk ju turrën atij tërë ato krijesa për të më mbrojtur mua?! S’ka rëndësi në se ato ishin tartabiqe, ujqër, apo merimanga. Bashkë me ta ishte dhe hija, dhe ajo ishte hije njeriu, ardhur në ndihmë për mua përkundër “Abelit”. Të gjitha  janë krijesa me vlerat dhe si të tilla kanë qëllimet e tyre…Kujoti se vrau ujqërit, se ç’palosi rrjetë e merimangës, se i dha formë hijes, se i shtypi tartabiqet një e nga një. Ato pas vrasjes ridollën, i’u rykthyen mbrojtjes sime. Kujtoi se më mposhti mua. I bëri këto? Jo! Ja pra zotërinj, mos kini mëndësi dyshimi. Një njeri që nuk vret dot ujqërit, merimangat dhe hijet, ose ka paftësinë, ose nuk ka të drejtë.

  Pas kësaj  përpjekie të pasuksesshme, njeriu i mirë, me nofkën “Abel” , kërkoi të tjera rrugë zgjidhjeje. Të tilla kishtë shume! E vështirë qe përzgjedhja. Të përdorte atë që Kaini i lashtësisë kishtë përdorur kundër Abelit të po asaj kohe, pra vrasjen?! Kjo nuk ishte në moralin e natyrën e tij.Të largonte, apo të shdukte, gjithçka që mbronte “Kainin”. Pra të ripërsëriste atë çka bëri kur shduku merimangat, ujqërit, tarabiqt dhe hijet. Përsëri do të gjendej para dukurisë së bishtit të hardhucës: ai ribëhet sa herë që këputet, pra ata do të ringjlleshin. Mendoi edhe për sqarimin e  gjërave, duke përdorur gjethene ullirit, por “Kaini” ishte rritur në vende pa ullinj. Ai njihte vetëm dukurinë e rrukullisjes së shkëmbit, pra vetëm përpara, pa kthim mbrapa.

   Gjendur në vështirësinë e gjetjes së zgjidhjes “Abeli”, mbylli televizorin  dhe shkoi për të fjetur. Në gjumin e shqetësuar, ëndërra ishte befasuese: u shfaq gogoli, i një tregimi, të Dino Buzzatit, që kish lexuar para disa ditësh, në të cikin gogoli imagjanir tregohej i frikshëm,  bubullues, gojëmadh e sy dal.  Tërë këto imazhe shoqëroheshi me citmin e pasazhit mbyllës të atij trgimi: Rend me galop, ik, rend me galop, o fantazëm e mbijetuar, e etur për të shfarosur! Bota e qytetëruar të ndjek këmba- këmbës dhe kurrë s’ka për të lënë të qetë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora