E premte, 02.05.2025, 06:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Julia Gjika: Për xhelozinë e gjithë ngjyrave

E shtune, 29.01.2011, 08:34 PM


Julia Gjika

 

PER XHELOZINE  E GJITHE NGJYRAVE

 

Nje hije e madhe

Me rendon si te me kete rene nje pllake varri

Jashte degjoj hapa, kope njerezish

ata qe u pelqen pasmesnata.

Me jane neveritur

Menyra se si kerkojne te luajne

duke i rene fyellit ne nje vrime

duke te kujtuar biografine

Si vene ne loje fatin e tjetrit

Qe askush s’e ka ne dore

Si bejne gjykatesin per cdo jete

Harrojne, se cdokush jeten, e ka te vetmen prone

edhe pas vdekje.

Jeten ,

e mbrojne  ligje te shkruar dhe te pa shkruar

Kush e mer neper kembe

E denon  AI qe e ka dhuruar

Na u neverit

Menyra se si mbajne gishtin tregues ne plaget e vjetra

Per te hapur dhimbje, plage te reja

Te verbuarit, nga xhelozi te  gjithe ngjyrave

Si hejbet me tagji u vene kuajve

Te metat e tjetrit mbajne ne sy

Dhe prapa sysh

malplehrat e veta mbi kurriz.

 

Janar 28, 2011



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx