E shtune, 03.05.2025, 01:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Lirika

E shtune, 29.01.2011, 02:23 PM


Përparim Hysi

 

Lirika*

  

 

 Turbullim

 

Buza jote aq sensuale,sa takoi me buzën time

Pse më dha  nxehtësi vale,sikur qe furrëkamine

Syri yt,goxha i madh (vallë gjen tjetër më si ky?!)

Sa nuk bëra unë bërdaf,kur e pashë,moj,atë sy

 

Trupi yt aq i drejtë sikur është bredh alpin

Sa e pashë,më futi"dreqtë",ndaj u bëra turbullim

Se e humba unë pusullën si Xhaferri,thonë,simiten

Edhe ndjek me sy gjurmën;tash,turbull,e ndjek miken

 

Jam bërë tym dhe nuk shikoj,se më dogji,keqas,vapa

Po më keq më turbuloi,mikeja me flokë të arta

Floktë e arta,krela-krela,zë i kreh ajo me gishta

Por më futi në të thella,turbull unë nga vapa isha

 

Kështu turbull zë e puth;i puth buzë e i puth sy

Se si "turbull",më s'kam turp;zë e pi të sajin gji

Se është vapë dhe jam i etur;vetëm gjiri më jep fresk

Ke parë që hiç s'jam velur,se pas "pijes" jam qeshqek.

 

Ca nga vapa,ca nga malli;turbull aq sa u bë mjegull

Zë kërkoj unë,mallpashuari;zë kërkoj "diçka" të fshehur

Zë kërkoj dhe e gjej,sado turbull qeshë nga vapa

Se çfarë ndodhi,nuk rrëfej...veç nga vapa nuk e pata...

 

 

Venuse

 

Fustani yt i bardhë dhe me pala

Që derdhet mrekullisht mbi kurriz

Më bëri të zë unë retë e bardha

Se ja sikur më shpon me murriz

 

Nën fustan duken gjithë nishanet

Si lodra të  bukura prej fildishi

I shoh dhe sa s'më zënë alarmet

Pse ç'më kujton?Nuk jam prej mishi?

 

Se ti je si një vegim i ndritur

Në mes asaj tufe aq zhurmuese

Unë pas teje mënd kam roitur

Ç'më bëre?Ç'më bëre,moj Venuse?!

 

 

Një  mikeje

 

Si ai nxënësi që fshehurazi mësuesit bën një prapësi

Edhe ti fshehurazi, tinzisht m'i ngule mua sytë

Oh,e di mirë se çfarë më thonë ata sy

Se unë ka kohë që marrë vesh nga "magjitë?!"

 

Më përpiu turpi se të gjithë shikonin nga ana ime

Se e kuptonin që ti,moj bukuroshe,më shtie çikë

Ah,sa u ndjeva liksh,ta dish,o moj shpirtka ime

Dhe pse ta mohoj:u bëra dhe pak nevrik!

 

Shikimi yt si i një skifteri që do t'më "asgjësojë?!"

Më gjuante tinëzisht deri në"terrorizim"

Jo nuk është e mundur.Më nuk duroj.

Dhe sulem drejt  teje dhe të jap një përqafim.

 

Ja...kaq qe!Pakti u bë dhe  "firmat" u hodhën

Po kurrë nuk e harroj që ti e nise sulmin

Tek shkruaj tani për këto që ndodhën

Më vjen mirë që dita të shkel mbi turpin.

 

 

Ti

 

Ti dukesh sikur ke zënë qiellin e shtatë

Dhe s'mbahesh nga ojnat dhe shakatë

Dhe pret si dhe ti ata të qeshin

Nuk pyet në ka që të përqeshin

 

Se,kur dashuron,nuk je racional

Arsyeja ka vdekur dhe gjëron veç mall

Do që të gjithë  të ndjejnë si ti

A nuk je si gripi,moj dashuri?!

 

Çdo fjalë për ty e mbushur si me gaz

Dhe zë i bie cylës veç me një avaz

Pa thuaj  me vete:-Sa e mirë që është bota!

Se vera që "pive" të ka rënë tek koka.

 

 

Dëbora e parë

 

Aty ka rënë dëbora  e parë

Me siguri që po troket dimri

Po unë pse s'jam aty,vallë

Siç qemë bashkë atij viti?!

 

Atij viti,pesë dekada më parë

Në atë peizazh mbuluar me borë

Dhe sado peizazh i ftohtë dhe i bardhë

Ne të dy seç digjeshim horë.

 

Se dashuria është si llavë vullkani

Që gjithë mjedisin zë dhe e ngroh

Ah,mëdysh,po më ndahet xhani

Për ato çaste,dikur që aq i njoh.

 

Dua të jem në atë peizazh të bardhë

Kur gjithësia për rreth mbuluar me borë

Tani jam larg;ah,sa jam larg!

Dhe zë ngashërej si një zog i gjorë.

 

*janë shkruar    vitn 2009

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx