E shtune, 03.05.2025, 10:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Janarët e përlotur

E enjte, 27.01.2011, 08:17 PM


Neki Lulaj

 

JANARËT E PËRLOTUR

 

Nëpër janarët e përlotur gjatë historisë,

këtij Janari ju shtuan edhe ca plagë,

na trishtoi protesta e së Premtës,

tollovi e tentim Puçi në Shtetin shqipëtarë

 

Nga Lezha, qon ultimatum Skënderbeu,

e nga Ulqini,Ymer Prizreni,

nga Shkodra Dedë Gjon Luli,

e nga Bajgora Isa Boletini

ulni gjakërat ore vëllazer shqipëtar,

se me ne po tallët Ballkani dhe Evropa mbarë….?

 

Atje largë një shtërngatë në mes të Oqeanit,

një Anije pa timonier e pa ekuipazh,

e kidnapuar nga Falanga kriminale,

piratet duan ta fundosin me gjithë udhëtar.

 

Në lokalet e Fidelit,i fshehur

skenaristi benë ziqër për pushtim,

sepse bandat e përaditura të puçistave

dunan me dhunë të okupojnë Parlamentin e Ministrin .

 

Qanë e denesë nga Vlora Ismail Qemajli,

pse u përdhos ne Tiranë Flamuri Kombëtar,

gjak e mund e djersë është derdhur me shekuj,

vetëm që të valoi i lirë mbi truallin shqipëtar.

 

Nga parajsa qon fjalë Dr.Ibrahim Rugova,

e nga Prekazi Komandanti legjendar Adem Jashari,

nga Kalkuta Nobelistja shqiptare Nenë Tereza,

e nga Kosharja intelektuali Salih Çekaj,

duke berë thirrje lutje për qetësi e mirëkuptim ,

të ulën gjakrat ,e të fillojnë dialog e bashkëpunim.



(Vota: 18 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx