E shtune, 18.05.2024, 05:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Letër me litar në grykë

E merkure, 26.01.2011, 07:39 PM


Letër me litar në grykë*

 

Xhaxhait, Hilmi Hysi,të pushkatuar në vitin 1948.

 

Tregim

 

Nga Përparim Hysi

 

Titullin  këtij tregimi e kam vënë sipas letrës që ka lënë,xhaxhai

im,Hilmi Hysi,jurist,i diplomuar në Francë dhe i pushkatuar nga

diktattura në janar 1948,me grupin e dytë të deputetëve me Riza Danin

e Co....Kjo letër,është e vetmja pasuri e tundshme dhe e patundshme që

na ka mbetur nga xhaxhai,që u pushkatua në moshën 35 vjeç,duke lënë të

shoqen të re dhe dy çupa të mitura:njërën 6-vjeç dhe tjetrën 3 vjeçe.E

pushkatuan  dhe,edhe sot,ne nuk ia kemi gjetur varrin ku mund të

vendosnim një lule.

Fillimisht,do t'ju njoh me letrën që veç nesh që e disponojmë,është

botuar më 10.2.1993 në të përjavshmen "Liria" të ish-të Dënuarëve dhe

të persekutuarëve politikë të Shqipërisë.

Dhe ja letra:

 

                  Letër me litar në grykë

 

                        Bijës 6-vjeçare

 

 

Je ti vajza më e madhe,je ti ajo që do të takojë të keshlë barrën më

të rëndë e kujtimet më të shumta.Dhe unë lë në ty shprsën dhe amanetin

e fundit.Janë ditët e fundit këto,tani që të shkruaj.Janë mendimet e

fundit,këto,që më shtyjnë të të shkruaj.E mendoj dhe ky mendim është

tortura ime e vetme,që ju do të vunai,që ju do të mundoheni për

kafshatën e bukës së thatë,që ju do zvarriseni,rrugë më rrugë,që ju

nuk do të njihni ç'është lumturia,se do t'ju mungojnë të gjitha. Po

vajza ime e vogël,mos u dëhspëroni për këto,mos  t'ju vijë keq që do

vuani.Jam i bindur se nj ditë do të shpëtoni nga gjithë të këqiat,nga

  gjitha vujatjet.

Dije,Lidja ime e vogël,se ti je shpresa dhe nga sjellja jote do të

varet lumtuuria e nënës dhe e motrës sate.Kam bindjen,sigurinë mund të

them,se sjellja jote ka për të bërë atë që unë dëshiroj dhe lus:të

ruhet emri im dhe juaji.Kjo është lutja që babai,me litar në

grykë,kërkon nga Lidja e tij,evogël;mos ia moho këtë të drejtë!

Dhetani që të shkruaj,të shoh sikur të kam përpara;shoh lotët e

tua,Lili (kështu e thërrresim dhe sot !),derdhi lotët,qaje lumturinë e

humbur,fillo shkollën dhe vazhdoje,mos e lër veten të shuhesh në

hidhërim.Në rastet më të vështira,mendo se dhe yt atë ka vuajtur

shumë,dhe mos u dëshpëro.Kujdes,Lili,kujdes në çdo çap të jetës tënde.

 

              Këto ishin porositë dhe lutjet e  mia të fundit.

 

Me mall të puth

Yt  Atë,HIlmi

 

(Tiranë,ditët e para të janarit 1948 )

 

 

                                               *     *      *

 

Po cili qe ky fatkeq që la këtë "Letër të shkruar me litar në

grykë?!".Jam i ndërgjegjshëm që nuk jemi të vetmit që e kemi pësuar

nga diktatura.Dhe e di që ka familje se e kanë pësuar dhe më

keq.Po,kur shoh,që ende njerëz që kanë lyer  duart me gjak apo vet

Nexhmia apo Ramiz Alia zënë e shkruajnë memuare,nuk kam se si të

heshtë dhe mos shkruaj,për fatin tragjik të xhaxhait tim që,pse kërkoi

kushtetutë si në perëndim,u pushkatua dhe nuk i kemi gjetur akoma

varrin.Shtysën për të shkruar për të,veç tjerash,ma ka dhënë  edhe

shkrimtari i madh portogez,Fernando Pesoa që thotë,me të drejtë:--Nuk

pashë ndonjë Budë apo Krisht që të sakrifikohet për mua,

 

                                            *      *      *

Aty mez viteve '30-të,mbasi mbaroi shkëlqyeshëm Liceun francez të

korçës, studenti Hilmi Qazim Hysi,nga Vërzhezha e Skraparit,u thir në

audiencë (tet a tete) ,tek ministri i arsimit,Z.Mirash Ivanaj.Në vija

të trasha biesada qe kështu:

Ministri:-Ke fituar vëndi e parë dhe ke të drejtën për të zgjedhur

degën që do me bursë të shtetit

-Dua të studjoj për histori a letërsi.  Ministri,u

mendua,paksa:-Digjo,bash këtë degë e kam pët nji ish-nxansin tim nga

gjymnazi i Shkdrës,andaj do t'ma falëhs nji favor.Aje i knaq me

juridik?-Dakord po bie,pranoi studenti,po kush është ai nxënës

juaj.-Abaz Fejzo Ermënji,- pohoi ministi.Është po nga Skrapari si dhe

ju.-Me Abazin jemi shokë të vjetër,- mbështeti studenti.Dhe kështu

Hilmi Hysi shkoi për studime për drejtësi në Francë dhe në konvikt

banonte në një dhomë me shokun e tij,Abaz Ermënjin (I ndjeri porfesor

Ermënji mbahet mënd gjatë tranzicionit si Kryetar i Partisë së Ballit

Kombtar). Në atë dhomë,shpesh,dukej dhe studenti nga Gjirokastra,Enver

Hoxha,i cili,pse ta mohoj,u miqësua dhe u bë shok me tim ungj.Ndërsa

xhaxhai im mbaroi po shkëlqyeshëm juridikun dhe u mrua në Tiranë si

gjykatës,papritur,mbrin në Tiranë (ardhur nga Korça),vetë Enver

Hoxha.Dhe,siç duket,zënë dhe i "pjekin prapë urat".Ka ca koincudienca

të haib=tshme midis të dyve.Ngjaniin në portret dhe i vetmi dalij mes

të dyve,ishte se xhaxhai i mbante syze dhe kishte mustaqe.Dhe"çuditë"

vazhdojnë:që të dy,si Eneveri dhe xhxhai im,fejohem me dy çupa që

vazhdonin Institutin "Nana Mbretëreshë",që,dhe këto jo vetëm qenë

shoqe mes tyre,por dhe ngjanin me njlra-tjetrën.Njëra dihet qe Nexhmie

Xhuglini nga Dibra e madhe aliaz Delikatja,që,siç tegoi koha,veç

delikate nuk qe,dhe tjetra,nusja e xhaxhait tim,qe Mynevere Skrapari,e

bija e ish-ministrit  zogist,Maliq Skrapari.

Lexuesit,të më falin për këto sqarime,po kam aryse ta bëj.Thotë Çajupi

diku:-Margaritari nuk gjëndet buzë detit a mbi shpellë,kërkoje në

det,thellë. Se si deti thellë është dhe kjom histori e dhimbhsem.

 

                                              *       *      *

 

Ndërsa Enveri merrej me "veprimtari revolucionare,xhaxhai im qe jurist

dhe duhet ta ndëshkonte,por ai nuk mund ta bënte këtë për një

shok.Përkundrazi.Dhe ja se si vazhdon historia.U çlirua  Shqipëria dhe

im ungj,u dërgua si krygjyqtar në Gjirokastër.Dhe,pa kaluar as  6-muaj

nga ky transferim (transferimi është bërë në vitin 1947 ) ,xhaxhanë

tim,e arrestojnë duke e akuzuar si armik  me grupin e dytë të

deputetvëe me Riza Danin e Co...,kur dihet që grupi i parë i

deputetëve të pushkataur qe ai me Shfqet Bejon.Sa e arrrestuan

Hilminë,të shqoen,Myneverin me dy çupta e mitura,e internojnë në një

fhsat të thellë të Lushnjes.Delikatja "nuk e njihte më" shqoen e

dikurshme.Të arrestauarin e grinë me tortuar dhe përmjet Dr.Zymës (mik

i tij),që e mjekoi nga plagët,shkori me gjkaun e tij ( mish rperë

venat!  ) -Jam i pafajshëm.Besomëni!  Po kush do

besonte?Ish-shoku,Eneveri? KOçi Xoxe që[ e arrestoi apo Haznedari që

mbanet varur në  çengel?Dhe ky i pfajshëm,së badhku,me 6 fatkeë të

tjerë,nga 19 të arrestuar,u dënua me pushkatim.Makabriteti shkon dhe

më tej.Për t'i çuar lajmin e zi të këtij dënimi mizor të shoqes që

vunate dëniumin në atë fshatine thellë të Lushnjes,qe kujdesur

Delikatja,Dhe ja se si:

Kur shkoj në shkollë ,një mëngjes janari të vitit 1948,mësuese

Myneveri,hasi në një të panjohur,Jam "insepktori",- pohoi ai.Dhe,pasi

u prezantua,i tha mësueses.-Orën e parë do bësh këngë.Mësuesja,e

rasimur dhe njihte dhe tri gjuh të huaja,me politëesë i thotë:-Nga ana

pedagojgike nuk, është e kshillueshme që të bësh këngë.Por"insepktori"

urdhëroi:-Jo vetëm do bësh këngë,por dhe teksit është ky.Mësuesja e

mori,e shkroi atënë dërrasë.Qe ai teksit famkeq: "...kriminelat porsi

miu/i dënoi Bedri Spahiu!".Dhe,ndërsa"inspektori" qe uur në bankë të

fundit,përjgonte  mësuese tek këndonte me nxënësit.Kur mbaroi ora e

këngës,"inspektori" u largua.Mësuesja doli për t'u përciell.Kur u

kthye në klasë,nnjë nxënëlse i tha.-Mësuese,ai burri harroi këtë

gazetën!Mësuesja e mor gazetën (qe gazeta "Bashkjimi") dhe pa që në

faqen e parë  që shkruhej për dënimi kriminelëve.Kur hodhi sytë mbi

listë,tek numri 5 qe meri i Hilmi Qazim Hysit që dënohej me

pushkatim.Dhe këtë pushkatim ajo,mjerisht,e përcolii me këngë.Ra

përmbys mbi tavolinë dhe kur pa që nxënësit shpërthyen me të qarë,u

mbush me forcë,e mblodhi veteen dhe,pasi përcoli nxënësit për në

shtëpi,rendi tek ajo kasolle "vrimëz",përqafi dy vajzta emitura dhe

dënesi gjatë

 

                                               *      *      *

"Kujdesi" i Delikates nuk mbaroi me kaq.Xhaxheshën time,e pushuan dhe

si mësuese dhe përfundoj si puntore në punishtee qumshtit në

Tiranë.Edhe kur  çupat u rrirtën,"kujdesi" nuk u mungoi:E madhja,Lidja

apo Lili,sado që në qershor 1959 mbaroi em të gjitha notat pesa(kjo qe

nota më e lartë për atë kohë),e dërguan si nidhmës mjek në fshatin

Qukës të Librazhdit.Është viti 1959 kur ndihmës mjektë ishin shumë të

paktë dhe në qytet dhe nuk fllitej  për fshat si Quksi.Por në Quks

duket ishte "quksi" që do suverjonte,Se nuk ka se si shpjegohet

ndryshe,emrimi tjetër,i Laurës që kish mbauruar për mathematikë në

vitin 1962.Dhe kjo u  emrua në Quks.Dhe,sa u martua Laura në

Tiranë,tak dhe e pushuan fare nga arsimi dhe punoi në arsim vetëm kur

erdh demokracia ku punoi veç nja dy vjet hde doli në pension se qe e

moshua.

 

                                                   *     *    *

 

E thashë dhe në fillim që  ne s'jem të vetmit që e kemi pësuar dhe as

që do ta kisha shkruar këtë tregim,po mos kisha  hasur në një të

vërtetë rrënqethëse.Duhet të ketë ndodhur aty afër viteve '80-të.Enver

Hoxha po  shkruante kujtimet,I shkrunate dhe i rishkrunate.U kujtu se

vë vitet e luftës im ungj e kish ndihmuar.Fantazma e Bankos po i

shfaqesh para sysh.Dhe shkori:-...kur fashistt më kërkonin në mal,unë

me Nexhmien ishim në mes të Tiranës,pa na i bërë syri tërr.Do të thoni

ju:- Po si ishte e mundur?Ju kujtohet një fotojo imaj në muzeun e

Tirnaës,me syze e mustaqe që ma ka bërë Qemal Stafa?E.pra,ai qe që na

dha letërnjoftimin tim dhe të gruas së tij,mua dhe Nexhmies.Do të

thoni se si quhej?...Po ja që nuk më kujtohet emri i tij.Ama mbiemri

më kujtohet mirë.Ekishte Hysi!!!! Kurse Nexhmies që nga ajo kohë,në

shtëpi,i thërrsim Vera!!!!   Po a ka pohim më të madh se kaq?Atij dhe

emri i kujtohej mirë,por loz si artist që kaq

 

Poezi  lirike

 

Nga   Përparim     Hysi

 

 

                "Lajthitje" pleqërisht

 

 

M'u tha buza për një puthje

M'u tha  syri për një sy

Unë një plak,i mbushur huqe

Çfarë t'ju them,që,vallahi....

 

 

M'u tha buza për një buzë

Për një buzë që dua ta puth

Zë e ha kjo imja buzë

Zë e ha dhe s'ka hiç turp.

 

 

Porse syri sheh me neps

Se çfarë sheh ca "nishane"

Dhe,sado, që pak me spec

Seç lëshohet asaj "ane"

 

 

Asaj "ane" ku janë fshehur

Ca"nishane" që më ndjellin

Se akoma nuk jam velur

Dhe më sjellin mua njëherin.

 

 

Seç më sjellin mua njëherin

Në një kohë kur isha djalë

Syri gati bën "skanerin"

Tash jam gati të "ha" gjallë.

 

 

Se nishanet nxjerrë çipllak

Nga "skaneri" i syrit tim

Më urdhëron që,sado plak,

Unë të nisem për sulmim.

 

 

Nisem sulm,po si do dalë?

Se jam plak për sulmim

Djalli shpirtin të ta marrë

Ke lajthitur,Përparim!...

 

 

            25    janar  2011

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora