| E merkure, 26.01.2011, 07:39 PM |
Letër me litar në grykë*
Xhaxhait, Hilmi Hysi,të pushkatuar në vitin 1948.
Tregim
Nga Përparim Hysi
Titullin këtij tregimi e kam vënë sipas letrës që ka lënë,xhaxhai
im,Hilmi Hysi,jurist,i diplomuar në Francë dhe i pushkatuar nga
diktattura në janar 1948,me grupin e dytë të deputetëve me Riza Danin
e Co....Kjo letër,është e vetmja pasuri e tundshme dhe e patundshme që
na ka mbetur nga xhaxhai,që u pushkatua në moshën 35 vjeç,duke lënë të
shoqen të re dhe dy çupa të mitura:njërën 6-vjeç dhe tjetrën 3 vjeçe.E
pushkatuan dhe,edhe sot,ne nuk ia kemi gjetur varrin ku mund të
vendosnim një lule.
Fillimisht,do t'ju njoh me letrën që veç nesh që e disponojmë,është
botuar më 10.2.1993 në të përjavshmen "Liria" të ish-të Dënuarëve dhe
të persekutuarëve politikë të Shqipërisë.
Dhe ja letra:
Letër me litar në grykë
Bijës 6-vjeçare
Je ti vajza më e madhe,je ti ajo që do të takojë të keshlë barrën më
të rëndë e kujtimet më të shumta.Dhe unë lë në ty shprsën dhe amanetin
e fundit.Janë ditët e fundit këto,tani që të shkruaj.Janë mendimet e
fundit,këto,që më shtyjnë të të shkruaj.E mendoj dhe ky mendim është
tortura ime e vetme,që ju do të vunai,që ju do të mundoheni për
kafshatën e bukës së thatë,që ju do zvarriseni,rrugë më rrugë,që ju
nuk do të njihni ç'është lumturia,se do t'ju mungojnë të gjitha.
vajza ime e vogël,mos u dëhspëroni për këto,mos t'ju vijë keq që do
vuani.Jam i bindur se nj ditë do të shpëtoni nga gjithë të këqiat,nga
të gjitha vujatjet.
Dije,Lidja ime e vogël,se ti je shpresa dhe nga sjellja jote do të
varet lumtuuria e nënës dhe e motrës sate.Kam bindjen,sigurinë mund të
them,se sjellja jote ka për të bërë atë që unë dëshiroj dhe lus:të
ruhet emri im dhe juaji.Kjo është lutja që babai,me litar në
grykë,kërkon nga Lidja e tij,evogël;mos ia moho këtë të drejtë!
Dhetani që të shkruaj,të shoh sikur të kam përpara;shoh lotët e
tua,Lili (kështu e thërrresim dhe sot !),derdhi lotët,qaje lumturinë e
humbur,fillo shkollën dhe vazhdoje,mos e lër veten të shuhesh në
hidhërim.Në rastet më të vështira,mendo se dhe yt atë ka vuajtur
shumë,dhe mos u dëshpëro.Kujdes,Lili,kujdes në çdo çap të jetës tënde.
Këto ishin porositë dhe lutjet e mia të fundit.
Me mall të puth
Yt Atë,HIlmi
(Tiranë,ditët e para të janarit 1948 )
* * *
grykë?!".Jam i ndërgjegjshëm që nuk jemi të vetmit që e kemi pësuar
nga diktatura.Dhe e di që ka familje se e kanë pësuar dhe më
keq.Po,kur shoh,që ende njerëz që kanë lyer duart me gjak apo vet
Nexhmia apo Ramiz Alia zënë e shkruajnë memuare,nuk kam se si të
heshtë dhe mos shkruaj,për fatin tragjik të xhaxhait tim që,pse kërkoi
kushtetutë si në perëndim,u pushkatua dhe nuk i kemi gjetur akoma
varrin.Shtysën për të shkruar për të,veç tjerash,ma ka dhënë edhe
shkrimtari i madh portogez,Fernando Pesoa që thotë,me të drejtë:--Nuk
pashë ndonjë Budë apo Krisht që të sakrifikohet për mua,
* * *
Aty mez viteve '30-të,mbasi mbaroi shkëlqyeshëm Liceun francez të
korçës, studenti Hilmi Qazim Hysi,nga Vërzhezha e Skraparit,u thir në
audiencë (tet a tete) ,tek ministri i arsimit,Z.Mirash Ivanaj.Në vija
të trasha biesada qe kështu:
Ministri:-Ke fituar vëndi e parë dhe ke të drejtën për të zgjedhur
degën që do me bursë të shtetit
-Dua të studjoj për histori a letërsi. Ministri,u
mendua,paksa:-Digjo,bash këtë degë e kam pët nji ish-nxansin tim nga
gjymnazi i Shkdrës,andaj do t'ma falëhs nji favor.Aje i knaq me
juridik?-Dakord po bie,pranoi studenti,po kush është ai nxënës
juaj.-Abaz Fejzo Ermënji,- pohoi ministi.Është po nga Skrapari si dhe
ju.-Me Abazin jemi shokë të vjetër,- mbështeti studenti.Dhe kështu
Hilmi Hysi shkoi për studime për drejtësi në Francë dhe në konvikt
banonte në një dhomë me shokun e tij,Abaz Ermënjin (I ndjeri porfesor
Ermënji mbahet mënd gjatë tranzicionit si Kryetar i Partisë së Ballit
Kombtar). Në atë dhomë,shpesh,dukej dhe studenti nga Gjirokastra,Enver
Hoxha,i cili,pse ta mohoj,u miqësua dhe u bë shok me tim ungj.Ndërsa
xhaxhai im mbaroi po shkëlqyeshëm juridikun dhe u mrua në Tiranë si
gjykatës,papritur,mbrin në Tiranë (ardhur nga Korça),vetë Enver
Hoxha.Dhe,siç duket,zënë dhe i "pjekin prapë urat".Ka ca koincudienca
të haib=tshme midis të dyve.Ngjaniin në portret dhe i vetmi dalij mes
të dyve,ishte se xhaxhai i mbante syze dhe kishte mustaqe.Dhe"çuditë"
vazhdojnë:që të dy,si Eneveri dhe xhxhai im,fejohem me dy çupa që
vazhdonin Institutin "Nana Mbretëreshë",që,dhe këto jo vetëm qenë
shoqe mes tyre,por dhe ngjanin me njlra-tjetrën.Njëra dihet qe Nexhmie
Xhuglini nga Dibra e madhe aliaz Delikatja,që,siç tegoi koha,veç
delikate nuk qe,dhe tjetra,nusja e xhaxhait tim,qe Mynevere Skrapari,e
bija e ish-ministrit zogist,Maliq Skrapari.
Lexuesit,të më falin për këto sqarime,po kam aryse ta bëj.Thotë Çajupi
diku:-Margaritari nuk gjëndet buzë detit a mbi shpellë,kërkoje në
det,thellë. Se si deti thellë është dhe kjom histori e dhimbhsem.
* * *
Ndërsa Enveri merrej me "veprimtari revolucionare,xhaxhai im qe jurist
dhe duhet ta ndëshkonte,por ai nuk mund ta bënte këtë për një
shok.Përkundrazi.Dhe ja se si vazhdon historia.U çlirua Shqipëria dhe
im ungj,u dërgua si krygjyqtar në Gjirokastër.Dhe,pa kaluar as 6-muaj
nga ky transferim (transferimi është bërë në vitin 1947 ) ,xhaxhanë
tim,e arrestojnë duke e akuzuar si armik me grupin e dytë të
deputetvëe me Riza Danin e Co...,kur dihet që grupi i parë i
deputetëve të pushkataur qe ai me Shfqet Bejon.Sa e arrrestuan
Hilminë,të shqoen,Myneverin me dy çupta e mitura,e internojnë në një
fhsat të thellë të Lushnjes.Delikatja "nuk e njihte më" shqoen e
dikurshme.Të arrestauarin e grinë me tortuar dhe përmjet Dr.Zymës (mik
i tij),që e mjekoi nga plagët,shkori me gjkaun e tij ( mish rperë
venat! ) -Jam i pafajshëm.Besomëni! Po kush do
besonte?Ish-shoku,Eneveri? KOçi Xoxe që[ e arrestoi apo Haznedari që
mbanet varur në çengel?Dhe ky i pfajshëm,së badhku,me 6 fatkeë të
tjerë,nga 19 të arrestuar,u dënua me pushkatim.Makabriteti shkon dhe
më tej.Për t'i çuar lajmin e zi të këtij dënimi mizor të shoqes që
vunate dëniumin në atë fshatine thellë të Lushnjes,qe kujdesur
Delikatja,Dhe ja se si:
Kur shkoj në shkollë ,një mëngjes janari të vitit 1948,mësuese
Myneveri,hasi në një të panjohur,Jam "insepktori",- pohoi ai.Dhe,pasi
u prezantua,i tha mësueses.-Orën e parë do bësh këngë.Mësuesja,e
rasimur dhe njihte dhe tri gjuh të huaja,me politëesë i thotë:-Nga ana
pedagojgike nuk, është e kshillueshme që të bësh këngë.Por"insepktori"
urdhëroi:-Jo vetëm do bësh këngë,por dhe teksit është ky.Mësuesja e
mori,e shkroi atënë dërrasë.Qe ai teksit famkeq: "...kriminelat porsi
miu/i dënoi Bedri Spahiu!".Dhe,ndërsa"inspektori" qe uur në bankë të
fundit,përjgonte mësuese tek këndonte me nxënësit.Kur mbaroi ora e
këngës,"inspektori" u largua.Mësuesja doli për t'u përciell.Kur u
kthye në klasë,nnjë nxënëlse i tha.-Mësuese,ai burri harroi këtë
gazetën!Mësuesja e mor gazetën (qe gazeta "Bashkjimi") dhe pa që në
faqen e parë që shkruhej për dënimi kriminelëve.Kur hodhi sytë mbi
listë,tek numri 5 qe meri i Hilmi Qazim Hysit që dënohej me
pushkatim.Dhe këtë pushkatim ajo,mjerisht,e përcolii me këngë.Ra
përmbys mbi tavolinë dhe kur pa që nxënësit shpërthyen me të qarë,u
mbush me forcë,e mblodhi veteen dhe,pasi përcoli nxënësit për në
shtëpi,rendi tek ajo kasolle "vrimëz",përqafi dy vajzta emitura dhe
dënesi gjatë
* * *
"Kujdesi" i Delikates nuk mbaroi me kaq.Xhaxheshën time,e pushuan dhe
si mësuese dhe përfundoj si puntore në punishtee qumshtit në
Tiranë.Edhe kur çupat u rrirtën,"kujdesi" nuk u mungoi:E madhja,Lidja
apo Lili,sado që në qershor 1959 mbaroi em të gjitha notat pesa(kjo qe
nota më e lartë për atë kohë),e dërguan si nidhmës mjek në fshatin
Qukës të Librazhdit.Është viti 1959 kur ndihmës mjektë ishin shumë të
paktë dhe në qytet dhe nuk fllitej për fshat si Quksi.Por në Quks
duket ishte "quksi" që do suverjonte,Se nuk ka se si shpjegohet
ndryshe,emrimi tjetër,i Laurës që kish mbauruar për mathematikë në
vitin 1962.Dhe kjo u emrua në Quks.Dhe,sa u martua Laura në
Tiranë,tak dhe e pushuan fare nga arsimi dhe punoi në arsim vetëm kur
erdh demokracia ku punoi veç nja dy vjet hde doli në pension se qe e
moshua.
* * *
E thashë dhe në fillim që ne s'jem të vetmit që e kemi pësuar dhe as
që do ta kisha shkruar këtë tregim,po mos kisha hasur në një të
vërtetë rrënqethëse.Duhet të ketë ndodhur aty afër viteve '80-të.Enver
Hoxha po shkruante kujtimet,I shkrunate dhe i rishkrunate.U kujtu se
vë vitet e luftës im ungj e kish ndihmuar.Fantazma e Bankos po i
shfaqesh para sysh.Dhe shkori:-...kur fashistt më kërkonin në mal,unë
me Nexhmien ishim në mes të Tiranës,pa na i bërë syri tërr.Do të thoni
ju:- Po si ishte e mundur?Ju kujtohet një fotojo imaj në muzeun e
Tirnaës,me syze e mustaqe që ma ka bërë Qemal Stafa?E.pra,ai qe që na
dha letërnjoftimin tim dhe të gruas së tij,mua dhe Nexhmies.Do të
thoni se si quhej?...Po ja që nuk më kujtohet emri i tij.Ama mbiemri
më kujtohet mirë.Ekishte Hysi!!!! Kurse Nexhmies që nga ajo kohë,në
shtëpi,i thërrsim Vera!!!! Po a ka pohim më të madh se kaq?Atij dhe
emri i kujtohej mirë,por loz si artist që kaq
Poezi lirike
Nga Përparim Hysi
"Lajthitje" pleqërisht
M'u tha buza për një puthje
M'u tha syri për një sy
Unë një plak,i mbushur huqe
Çfarë t'ju them,që,vallahi....
M'u tha buza për një buzë
Për një buzë që dua ta puth
Zë e ha kjo imja buzë
Zë e ha dhe s'ka hiç turp.
Porse syri sheh me neps
Se çfarë sheh ca "nishane"
Dhe,sado, që pak me spec
Seç lëshohet asaj "ane"
Asaj "ane" ku janë fshehur
Ca"nishane" që më ndjellin
Se akoma nuk jam velur
Dhe më sjellin mua njëherin.
Seç më sjellin mua njëherin
Në një kohë kur isha djalë
Syri gati bën "skanerin"
Tash jam gati të "ha" gjallë.
Se nishanet nxjerrë çipllak
Nga "skaneri" i syrit tim
Më urdhëron që,sado plak,
Unë të nisem për sulmim.
Nisem sulm,po si do dalë?
Se jam plak për sulmim
Djalli shpirtin të ta marrë
Ke lajthitur,Përparim!...
25 janar 2011