| E shtune, 29.01.2011, 02:23 PM |
Përparim Hysi
Lirika*
Buza jote aq sensuale,sa takoi me buzën time
Pse më dha nxehtësi vale,sikur qe furrëkamine
Syri yt,goxha i madh (vallë gjen tjetër më si ky?!)
Sa nuk bëra unë bërdaf,kur e pashë,moj,atë sy
Trupi yt aq i drejtë sikur është bredh alpin
Sa e pashë,më futi"dreqtë",ndaj u bëra turbullim
Se e humba unë pusullën si Xhaferri,thonë,simiten
Edhe ndjek me sy gjurmën;tash,turbull,e ndjek miken
Jam bërë tym dhe nuk shikoj,se më dogji,keqas,vapa
Po më keq më turbuloi,mikeja me flokë të arta
Floktë e arta,krela-krela,zë i kreh ajo me gishta
Por më futi në të thella,turbull unë nga vapa isha
Kështu turbull zë e puth;i puth buzë e i puth sy
Se si "turbull",më s'kam turp;zë e pi të sajin gji
Se është vapë dhe jam i etur;vetëm gjiri më jep fresk
Ke parë që hiç s'jam velur,se pas "pijes" jam qeshqek.
Ca nga vapa,ca nga malli;turbull aq sa u bë mjegull
Zë kërkoj unë,mallpashuari;zë kërkoj "diçka" të fshehur
Zë kërkoj dhe e gjej,sado turbull qeshë nga vapa
Se çfarë ndodhi,nuk rrëfej...veç nga vapa nuk e pata...
Venuse
Fustani yt i bardhë dhe me pala
Që derdhet mrekullisht mbi kurriz
Më bëri të zë unë retë e bardha
Se ja sikur më shpon me murriz
Nën fustan duken gjithë nishanet
Si lodra të bukura prej fildishi
I shoh dhe sa s'më zënë alarmet
Pse ç'më kujton?Nuk jam prej mishi?
Se ti je si një vegim i ndritur
Në mes asaj tufe aq zhurmuese
Unë pas teje mënd kam roitur
Ç'më bëre?Ç'më bëre,moj Venuse?!
Një mikeje
Si ai nxënësi që fshehurazi mësuesit bën një prapësi
Edhe ti fshehurazi, tinzisht m'i ngule mua sytë
Oh,e di mirë se çfarë më thonë ata sy
Se unë ka kohë që marrë vesh nga "magjitë?!"
Më përpiu turpi se të gjithë shikonin nga ana ime
Se e kuptonin që ti,moj bukuroshe,më shtie çikë
Ah,sa u ndjeva liksh,ta dish,o moj shpirtka ime
Dhe pse ta mohoj:u bëra dhe pak nevrik!
Shikimi yt si i një skifteri që do t'më "asgjësojë?!"
Më gjuante tinëzisht deri në"terrorizim"
Jo nuk është e mundur.Më nuk duroj.
Dhe sulem drejt teje dhe të jap një përqafim.
Ja...kaq qe!Pakti u bë dhe "firmat" u hodhën
Po kurrë nuk e harroj që ti e nise sulmin
Tek shkruaj tani për këto që ndodhën
Më vjen mirë që dita të shkel mbi turpin.
Ti
Ti dukesh sikur ke zënë qiellin e shtatë
Dhe s'mbahesh nga ojnat dhe shakatë
Dhe pret si dhe ti ata të qeshin
Nuk pyet në ka që të përqeshin
Se,kur dashuron,nuk je racional
Arsyeja ka vdekur dhe gjëron veç mall
Do që të gjithë të ndjejnë si ti
A nuk je si gripi,moj dashuri?!
Çdo fjalë për ty e mbushur si me gaz
Dhe zë i bie cylës veç me një avaz
Pa thuaj me vete:-Sa e mirë që është bota!
Se vera që "pive" të ka rënë tek koka.
Dëbora e parë
Aty ka rënë dëbora e parë
Me siguri që po troket dimri
Po unë pse s'jam aty,vallë
Siç qemë bashkë atij viti?!
Atij viti,pesë dekada më parë
Në atë peizazh mbuluar me borë
Dhe sado peizazh i ftohtë dhe i bardhë
Ne të dy seç digjeshim horë.
Se dashuria është si llavë vullkani
Që gjithë mjedisin zë dhe e ngroh
Ah,mëdysh,po më ndahet xhani
Për ato çaste,dikur që aq i njoh.
Dua të jem në atë peizazh të bardhë
Kur gjithësia për rreth mbuluar me borë
Tani jam larg;ah,sa jam larg!
Dhe zë ngashërej si një zog i gjorë.
*janë shkruar në vitn 2009