Kulturë
Nderohen Luftar Paja dhe Pellumb Kulla
E shtune, 29.01.2011, 01:10 PM
FLAKA E JANARIT 2011
Festivali i Dramës Shqipe që zhvillohet nën përkujdesjen e Komunës së Gjilanit në Kosovë, kremtonte këtë vit vjetorin e njëzetë të ekzistencës së tij. Gjilani, në një pejzazh qyteti nën bardhësinë e borës, priti me ngrohtësi trupa nga viset e ndryshme të hapësirës shqiptare. Ato sollën drama të nxjerra nga penat e mirënjohura të Rexhep Qosjes, Teki Dervishit, Bashkim Hoxhës, Mehmet Krajës, Pëllumb Kullës e të tjerëve.
Publiku i Gjilanit ndoqi me vëmendje dhe interes për gjashtë net rresht, shfaqje të ndërtuara me mjeshtëri nga regjisorë dhe aktorë të mirënjohur, në ambiente dekorative përgatitur me mjeshtëri nga skenografë me përvojë.
Autoritetet lokale të Gjilanit i patën marrë tërë masat për një akomodim të mysafirëve dhe i nderuan ata duke u ndjekur njëpërnjë shfaqjet dhe ligjëratat që patën vend në ndërtesën e Teatrit të bukur të qytetit të tyre.
Juria e përzgjedhur nga larg edhe afër, nga të katër viset e hapësirës kombëtare e pati jo të lehtë të analizonte në detaje punën e palodhur të trupave të Gjilanit, të Prizrenit, Shkodrës, Durrësit, Fierit dhe Prishtinës.
Në fund ajo vendosi të nderojë me çmim të parë për aktore protagoniste aktoren Sanije Gashi të Teatrit “Aleksandër Mojsiu” të Durrësit.
Të korrat më të mbara me çmime të festivalit, i mblodhi teatri “Bylis” i qytetit të Fierit i cili pa të nderuar trupën e tij për lojë ansambël, me aktorin Luftar Paja