Kulturë
Dibran Demaku: Zgjohu Anton Çetta
E enjte, 27.01.2011, 08:57 PM
Dibran Demaku
ZGJOHU ANTON ÇETTA
Zgjohu Anton Çetta
zgjohu ore burrë
ty të kërkon jeta
sot më shumë se kurrë!
Ty të kërkon jeta
të pajtosh shqiptarët
i ka zënë tatpjeta
nuk ngriten dot qyqarët?!
Politika e interesi
ua ka mbyllur sytë
nuk shohin ku është mesi
nuk din ku e kanë kryet!
Djalëria vritet
në mes të Tiranës
mllefi e urrejtja rritet
derdhen lotët e nënës!
Vritet djalëria
në mes të Prishtinës
vendin e mbulon zia
e gëzohet zogu i shkinës!
Quditet dhe Europa
me këtë shqiptari
kur me pushkë e topa
sulmon të vetën shtëpi?!
Zgjohu Anton Çetta
zgjohu ore burrë
ty të kërkon jeta
sot më shumë se kurrë!
Komentoni
Artikuj te tjere
Sabit Rrustemi: I heshtë dhe erërat
Poezi nga Kostaq Duka
Neki Lulaj: Janarët e përlotur
Shaban Cakolli: “Etje e Pashuar”
Flet sudiuesi, albanologu gjerman, Prof.dr. Rolf Ködderitzsch
Kasam Shaqirvela: Vals i tingujve të shpirtit
Pesë shekuj të librit shqip
Sejdi Berisha: Vdiq gazetari dhe publicisti nga Peja, Nazmi Lukaj
Ilir Sefaj: Një libër i mirë në kohën e duhur
Poezi nga Gazi Buxheli
Agron Alibali: Zbulohen katër libra nga biblioteka e humbur e Konicës
Engjëll Koliqi - Poezi të 10 janarit 2011 - poesie del 10 gennaio 2011
Vullnet Mato: Vdekja e fjalës
Violeta Murati: Libri i librave, 500 vjet brenda
Përparim Hysi: Letër me litar në grykë
Manastiri i 40 Shenjtorëve, peng për 2 km rrugë
Kastriot Myftaraj: Përse Bashkim Kopliku kërkon të shfajësojë sot ata të cilët dikur deshën që gjuha shqipe të shkruhet me gërma greke dhe sllave
Loreta Mokini: Sorkadhet e trembura të Ismail Kadaresë
Kalosh Çeliku: Lakuriqi i natës dhe i ditës
Agim Gashi: Koha e pakohë e vendit tim