Kulturë
Demir Krasniqi: Ose vdekje - ose liri!
E shtune, 29.01.2011, 08:55 PM
OSE VDEKJE - OSE LIRI!
Jem një popull – trung ilir ,
Jem një trup n’ katër gjymtyrë .
Krahu i majtë - është kosovari ,
Krahu i djathtë – Gucia e Tivari .
Këmba e majtë , ngjitet n’ Kosovë ,
N’ Manastir, Shkup , Kumanovë...
Këmba e djathtë, n’ mbarë Çamërinë –
N’ Artë , Prevezë, Florinë , Janinë...
N’ kraharor t’ majtë – shkëmbinj çeliku ,
N’ kraharor t’ djathtë – Adriatiku .
Ka kurrizin me xehe plot ,
Gjoksin mbushë flori , barot...
Ky trup - është Shqipëria nënë ,
Zemra e saj, quhet Tiranë .
Shkodër, Durrës, Elbasan ,
Korçë , Vlorë deri n’ Sazan...
Që nga jugu e në veri –
Është një komb – një Shqipëri .
Që nga lindja e n’ perëndim –
Jem një komb me një qëndrim !
S’ durojmë t’ huajt me na sundua ,
Me terror me na copëtua !
Do t’ luftojmë pleq e të ri –
Ose vdekje – ose liri !
Në Ballkan – ku ka shqiptarë ,
S’do t’ jetojmë më të përçarë !
Nuk ka shtet, as s’ ka fuqi –
Në mes nesh që venë kufi !
Mbarë Pollogu , Pellagonia –
Sytë i kanë kah Shqipëria !
Se Kosova e Ilirida
Janë më t’ pasura se Florida !
S’ durojnë Dibra e Kërçova :
“Evski”, “Ovski”, “Eva”, “Ova”!
S’ durojnë Sharri e Qyqavica :
“Iça”, “Viça” dhe “Oviça”,
“Mahmutiça”, e “Kallabiça”!...
S’ durojnë Arta e Larisa :
“Pangallosa” e “Isis- isa”!
Jem shqiptarë, po na e ka ëndja –
T’ flasim shqip, si na mësoi nëna !
Shtatë milionë ushtarë shqiptarë –
Ju bëjnë ballë armiqve mbarë !
Për t’i mbrojtur trojet etnike –
Zhvillojnë luftëra heroike !
Nëpër shekuj flakë jem kallë –
Vëllai me vëlla, njëherë me u çmallë !
Moj Evropë , mos luaj lojë hileje –
T’ gjithë shqiptarët i ke n’ familje !
Duam t’ jem një shtet unik ,
S’ mund t’ na ndajë kurrë një armik !
Për pa u nda deti nga zalli –
Kurrë nuk ndahen shqiptarët për së gjalli !
Demir KRASNIQI
Nga libri “Gjakon Kosova”- Gjilan, më 1998, faqe 16.