E premte, 02.05.2025, 04:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Tahir Bezhani

E shtune, 29.01.2011, 08:51 PM


Tahir Bezhani:

 

 

KUJT T’I   DREJTOHEMI

 

Pos ditës që ndanë terrin

S’kam kujt t’i drejtohem tjetër

Fusha sytë në kodër

Mali veshët ne mjegull

Mes qiellit e tokës

Përplasje pa nda...

 

Nuk dijë ç’i them këngës

Kur me there pa pra

Në rrugëtime të gjata

Shtegtuam mundimshëm

Këmbëzbathur pas rrezeve te diellit

Pas betejave me gjak larë

E pastaj,

Me koka te zbrazura e të përçarë

Rrashtat tona statujë  vajtimi

Ku  vuajtja grithë plagët

 

Këmbonat pëlciten nga krismë

Për te ndërruar vetëdijen në  kohë

Sa të vonuar jemi për te caku

Nesërmja edhe me e larg!....

 

Janar,2011

 

 

AH TIRANË!..

 

Më nxjerre lotin

Nga thellësi shpirti

Mjegulla në Dajt rri varë

Ne bebëzat mia lodhje

Zemra dënesë në heshtje

Rënkon...

Jetimi i  tretur rrugëve te botes

Shpreson  të ngrohet në gjirin Tënd

 

Ah Tiranë,Tiranë!

Si më gjakose,

Si më plagose

Krenarinë që shkëlqente

Në rrugëtimin Tënd

 

Ti je Diell e Hënë,

Ti je nënë.

Tiranë....

 

Janar,2011

  

RRUGETIMI I POETIT

 

Rrugëton poeti në mesnatë

Ne duke se ishte  ditë

Ecë  në mesditë

Figurat i shndërrohen në mesnatë

Psherëtimë shpirti

Zjarr zemre

Sa    ngushta rrugët e poetit

Në përplasje mendimesh

Plot xixa zjarri

Buzëve rreshkë shkrumbi

Pështyma copë gjaku

Mushkëri të hargjuara rrugëve

Rrugë pafund e poetit....



(Vota: 2 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx