E premte, 02.05.2025, 03:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Sabile Keçmezi-Basha: Më thoshte burri

E shtune, 29.01.2011, 08:57 PM


Sabile Keçmezi-Basha

sabile_basha@hotmail.com

 

 

MË THOSHTE BURRI

 

Më thoshte burri

Do e kalojmë edhe këtë urë

 

E pastaj

 

Në shuplakat tona

Do të rriten lulet

 

Në qerpikët tanë

Do të bleron bari

 

Në kafkat tona

Kulla do t’i lidhë plagët

 

Do të ecim

Vertikalisht

 

Më thoshte

BURRI

 

E unë

I besoja

 

 

 

Ikën kohët

 

Tmerrësisht më dëshpëron

Kur ma qesin gjuhën

Dhe më porosisin

Për heshtje

 

Ikën kohet

Kur mendoja

Se lejleku sjell bebet

Dhe se duhet heshtur

Edhe kur pikëpyetjet

Më mbushin magjen e zbrazur

Të darkës shtërbane

 

Ikën kohet

Kur thoshin

Se duke ecur zvarrë, zvarranikes

Do të shumëzohen Mic Sokolat

Dhe purpuri do të mbështjell

Gjymtyrët e molisura

 

Ikën kohët...

 

 

Kur rrinim zgjuar

 

Kur rrinim zgjuar

Masnim peshën e gurit

Që rëndonte

Mbi qepallë

E syri

Më zbërthente

Misterin e globit shtatzënë

 

Kur bënim gjumë

Përsëri ishim zgjuar

Se pikturonim në ëndrra

Hartën e tej përtejshme të vatanit

Qafat që zgjateshin e stërzgjateshin

Duke bërë nyjëzime

Me nyja të lidhura nyje

Në kërthizën ende të gjakosur

Kur ecnim

E ecnim somnambul

Dëgjoja pëshpërimat, si në ëndërr

Që vinin tej kufijve të Hadit

NE JEMI ME JU

Në ishullin kuq e zi, flakëronte

Flaka e pashuar e lirisë

 

Dhe ishim rënkim

Në shekujt renduar

Në lëkuren e grisur

Qepnim flamujt e atdheut

 

12 janar, 2011

Tiranë



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx