E premte, 02.05.2025, 01:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Bajram Qerimi : Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe - X

E diele, 30.01.2011, 06:15 PM


X

XAJ/Ë-A

            IA MERR XAJËN diçkaje (një pune etj.)  fr.fol.,id.- e mëson, e përvetëson, e zotëron mirë e bukur, fare mirë diçka (një punë a zeje, meshtëri, shkathtësi, aftësi, zotësi etj.) dikush, fiton, arrin aftësi,zotësi, shkathtësi, njohuri e shprehi të nevojshme dikush për diçka (një punë  etj.) dikush. (AXH-XXXV f. 186). S. shih sin : ia merr anën diçkaje (një pune etj.) dikush

XANX/Ë-A

            IA DI XANXËN dikujt dikush  fr.fol., ftill.-   ia di qëllimin, synimin dikujt  dikush, e di ku synon dikush dikë, e di ku e ka qëllimin, hallin dikush dikë, e di çka synon dikë dikush, e di çka e mundon a çka e shetëson më shumë dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e di ku i rrah çekiçi dikujt dikush

            E KA XANXË diçka dikush  fr.fol.,ftill.-  e ka zakon, kuq të keq diçka dikush, e ka ves diçka dikush. (AXH-XXXV f. 186). S. shih sin: e ka adet diçka dikush

XEK/ËRR-RRI shm.XEKRRA-T

            I (IA) FUT XEKRRAT dikujt dikush  fr. iron.- 1. e nxit, e shtyn,  dikë  për diçka dikush . S. shih sin : ia luan bishtin dikujt dikush. 2.  e shqetëson, nuk e lë të qetë, rehat dikë dikush, e bën të shqetësohet për diçka dikë dikush, e trazon, e ngacmon dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : ia shkel bishtin dikujt dikush

              I HYJNË XEKRRAT (NË BARK) dikujt fr.fol.,id.-1. inatoset, nevrikoset zemërohet menjë-herë, sakaq dikush, tërhuzet, tërbohet, rrebnohet harbohet sakaq, aty për aty dikush, bëhet si i tërbuar, si i trentë, si i çmendur, si i ndërkryer dikush, nxehet, nevrikoset shumë dikush, pëlcet,tërbohet nga inati dikush, xhindoset  dikush. . S. shih sin: i bien boritë dikujt. 2. nuk rri i qetë, rehat dikush, shqetësohet shumë, pa masë dikush, lëviz nga një vend në tjetrin dikush, lëviz shumë, nuk rri ulur në një vend dikush për një kohë të gjatë. (BQ-DSH). S. shih  sin : çohet araz dikush

               I HYN XEKRRI dikujt  fr.fol., meton.- nuk rri i qetë, rehat dikush, shqetësohet shumë, pa masë dikush, lëviz nga një vend në tjetrin dikush, lëviz shumë, nuk rri ulur në një vend dikush për një kohë të gjatë. (ASU-VGJKMGJ f. 317). S. shih  sin : çohet araz dikush

              E KAP XEKRRI dikë  fr.fol., meton.- nuk rri i qetë, rehat dikush, shqetësohet shumë, pa masë dikush, lëviz nga një vend në tjetrin dikush, lëviz shumë, nuk rri ulur në një vend dikush për një kohë të gjatë. (ASU-VGJKMGJ f. 317). S. shih  sin : çohet araz dikush

 

            I (IA) SHTIE XEKRRAT dikujt dikush  fr. iron.- 1. e nxit, e shtyn,  dikë  për diçka dikush . S. shih sin : ia luan bishtin dikujt dikush.2.e shqetëson, nuk e lë të qetë, rehat dikë dikush, e bën të shqetësohet për diçka dikë dikush, e   e trazon, e ngacmon dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : ia shkel bishtin dikujt dikush

            I (IA) SHTIE XEKRRRIN  dikujt dikush  fr. iron.- 1. e nxit, e shtyn,  dikë  për diçka dikush . S. shih sin : ia luan bishtin dikujt dikush.2.e shqetëson, nuk e lë të qetë, rehat dikë dikush, e bën të shqetësohet për diçka dikë dikush, e   e trazon, e ngacmon dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : ia shkel bishtin dikujt dikush

             VJEN ME XEKRRA dikush fr.fol.,ftill.-vjen turravrap, nxitimthi, ngutthi e me nerva dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : vjen me dallgë dikush

XERR/E-JA shm.XERRE-T

            NJË XERRE fr.ndf.,id.- pak, pakëz, fare pak , shumë pak. (BQ-DSH). S. shih sin: një çikë

            SA XERRJA fr.ndf., baraz.- pak, pakëz, fare pak , shumë pak . (ASU-VGJKMGJ f. 317). S. shih sin: një çikë

XIBËRRISHT/Ë-A

            E  FUT NËPËR XIBËRRISHTA dikë dikush fr.fol.,iron.- e fut në ngatërresa dikë dikush, e ngatërron  në një punë a çështje të ndërlikuar, të ngatërruar dikë dikush, e ngatërron   në një punë a çështje të vështirë dikë dikush. (FGJSSH f. 2192). S. shih sin: e fut në baltë dikë dikush

XING-U

            BËN XING dikush  fr.fol.,id.-e merr nga fusha  dikush (në lojën me letra)  letrën e vetme që e ka hedhur kundërshtari. (FGJSSH f. 2192).

            LUAN XING fr.fol.,ftill.- luan dikush (në lojën me letra), në të cilën fiton  ai që arrin të ngrejë më shpesh letrën e vetme të mbetur në fushë. (FGJSSH f. 2192).

XIXA-XIXA

            XIXA-XIXA fr.ndf., fj.- që vezullon e t’ i merr sytë (me shkëlqim). (FGJSSH f. 2192).

XIX/Ë-A  shm. XIXA-T

            BËN XIXË  fr.fol.,meton. 1. (ndër shoqe, ndër shokë) një femër a një mashkull- dallohet ndër shoqe (një femër),dallohet ndër shokë (një mashkull). (FGJSSH f. 2192, JTH-FFGJSH f. 237). S. shih sin : bën dritë (ndër shoqe, ndër shokë) një femër a një mashkull. 2.  (një femër) është shumë e bukur ( një femër), shkëlqen (një femër). (FGJSSH f. 135, 2192). S. shih sin : është për ta ngrënë si bacarungë (një femër)

            E BËN  XIXË diçka a një vend (dhomë, shtëpi etj.) dikush- e lan a e pastron për bukuri, shumë mirë diçka a një vend (dhomë, shtëpi etj.) dikush sa shkëlqen, e lan a e pastron,e rregullon,e ndreq shumë mirë, shumë bukur diçka a një vend ( dhomë, shtëpi, oborr etj.) dikush sa shkëlqen , e bën shumë të pastër diçka a një vend (dhomë, shtëpi, oborr etj.) dikush sa shkëlqen shumë (nga pastërtia), e bën të shkëlqejë (nga pastërtia) diçka a një vend ( dhomë, shtëpi, oborr etj.) dikush . (FGJSSH f. 2192, JTH-FFGJSH f. 237) . S. shih  sin: e bën  borzilok diçka a një vend (dhomë, shtëpi etj.) dikush

              ËSHTË XIXË diçka a një vend fr.fol., ftill.- është shumë e pastër diçka a një vend, shkëlqen nga pastërtia diçka a një vend. (FGJSSH f. 2192). S.shih sin: është bilur diçka a një vend

            FUT XIXA në mes të njerëzve dikush  fr.fol.,id.- i ngatërron, i përçan njerëzit në mes vete dikush, i nxit të tjerët dikush të grinden, të zihen në mes vete. (AXH-XXVII f. 182). S.shih sin : hedh çika në mes të njerëzve dikush                       

            I (IA) FUT XIXAT dikujt dikush  fr. iron.- 1. e nxit, e shtyn,  dikë  për diçka dikush . S. shih sin : ia luan bishtin dikujt dikush. 2. e shqetëson, nuk e lë të qetë, rehat dikë dikush, e mërzit, e trazon, e ngacmon dikë dikush. (AXH-XXXV f. 186, FGJSSH f. 523, 1929, 2192). S. shih sin : ia shkel bishtin dikujt dikush

            I KA XIXË (rrobat etj.)  fr.fol.,ftill.- i ka shumë të pastërta e të ndritshme (rrobat etj.) dikush sa shkëlqejnë(nga pastërtia). (FGJSSH f. 2192). S. i ka xham (rrobat etj.) dikush               

            *I (IA) KËLLET XIXAT dikujt dikush  fr. iron.- 1. e nxit, e shtyn,  dikë  për diçka dikush . S. shih sin : ia luan bishtin dikujt dikush. 2.  e shqetëson, nuk e lë të qetë, rehat dikë dikush, e mërzit, e trazon, e ngacmon dikë dikush. S. shih sin : ia shkel bishtin dikujt dikush.3. e nxit, e shtyn,  e ndërsen dikë dikush (kundër dikujt)i.- Ti s’ ke faj more djalë,e di unë kush t’ i këllet xixat ty... që të turpërosh dy goxha burra në fshat...jazëk! jazëk..., iu turr Basho Gori. (ZSA-VL-3 f. 58).  S. shih sin: ia lëshon një fishkëllimë në vesh dikujt dikush

            I SHKREP NJË XIXË dikujt  fr.fol., meton.- i vjen një mendim i ri në kokë dikujt. (FGJSSH f. 1867).

            I (IA)  SHTIE  XIXAT dikujt dikush  fr. iron.- 1. e nxit, e shtyn,  dikë  për diçka dikush . S. shih sin : ia luan bishtin dikujt dikush. 2.  e shqetëson, nuk e lë të qetë, rehat dikë dikush, e mërzit, e trazon, e ngacmon,e cyt dikë dikush. (AXH-XXXV f. 186, FGJSSH f. 523, 1929, 2192). S. shih sin : ia shkel bishtin dikujt dikush.

            IA VË XIXËN diçkaje dikush  fr.fol., meton.- e djeg, e ndez diçka dikush. (AXH-XXXV f. 188, FGJSSH f. 2154, 2192). S. shih sin: ia jep çibritin diçkaje dikush

                        XËR-XËR

            XËR-XËR !  fr.ndf.,id.- i thuhet ndonjë fëmije  në lojë për ta inatosur. (FBER-FRRP-I f. 51).

XIXËLLONJ/Ë-A

            QËLLON NË XIXËLLONJË  dikush fr.fol.,meton.- qëllon shumë mirë në shenjë dikush, është shenjëtar i mirë, i dëgjuar dikush. (FGJSSH f. 2192). S. shih sin: ka nishan dikush

XURXULL

            *BËHET XURXULL fr.fol., id.-1. (dikush) dehet keq, dehet shumë, pa masë, së tepërmi dikush, pi shumë, pa masë, së tepërmi dikush (pije alkoolike). (AXH-XXXV f. 188, FGJSH f. 622, FGJSSH f. 131, 249, 2071, 2193, NABA-EY f. 278).-Pasi ishte bërë xurxull, ishte hedhur nga muret e kalasë dhe qe bërë copë-copë në rrugë. (IK-KR f. 121). Iu shtrua kusisë, me dolli të parë dëng e dëng, sa u bë xurxull. (MK-AJ f. 312).  S.shih sin : bëhet baski dikush. 2. (dikush a diçka) laget  krejt (i tëri,e tëra) dikush a diçka, laget, njomet shumë, së tepërmi, pa masë dikush a diçka (nga uji a shiu  i madh), laget gjer në palcë dikush a diçka. (FGJSSH f. 2193).S.shih sin: bëhet bllacë dikush a diçka

            E BËN XURXULL dikë a diçka dikush  a shiu fr.fol., id.- e lag shumë, së tepërmi dikë a diçka dikush a shiu. (AXH-XXXV f. 188).  S. shih sin: e bën qull dikë a diçka dikush a shiu

            I BËRË XURXULL fr.mb.,id.- 1.  i lagur tepër, i lagur fund e majë. (FGJSSH f. 2193). S. shih sin: i qullur si dordolec. 2.  i pirë, i dehur shumë, i dehur keq, rëndë, i skërdehur. (AXH-XXXV f. 188, FGJSSH f. 1764). S. shih sin: i bërë bërryl

            I KA XURXULL (rrobat etj.) dikush fr.fol., ftill.- i ka shumë të lagura (rrobat etj.) dikush. (FGJSSH f. 2193). S. shih sin: i ka qull (rrobat etj.)  dikush

 



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx