E hene, 29.04.2024, 12:55 AM (GMT+1)

Speciale

Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (XI)

E premte, 07.01.2011, 10:58 PM


NGA SKËTERRA PËRMES LUFTËS NË KRENARI (XI)

 

Nga Mejdi Asllani

 

Pas lirimit nga burgu, Regjepi u punësua si përkthyes pran Entit statistikor në Gjilan, por UDB-ja nuk vonoi dhe ia kurdisi Vrasjen përmes një vagabondi shqip folës, nga Livoqi i Ultë.

Po në këtë vit, në një bisedë rasti me shokun tim Sokol Brahën. Më tregoi se është i gjallë një luftëtar i Azem Bejtës që quhet Bajram Ruka nga Taragja e Vushtrrisë dhe se e ka mik shtëpie, sepse e ka motrën të martuar për djalë të tij. Unë e luta që të ma bëjë të mundur ta shoh atë trim. Sokoli më premtoi se do të shkojmë një ditë tek ai në Taragjë.

Një të shtune ishte ditë vere, morëm rrugën për ta vizituar Bacën Bajram. Gjer në Vushtrri shkuam me autobus, nga Vushtrria vazhduam këmbë, nëpër fsh. Pantinë. Kur dolëm në një rrafshnaltë. Ishte një pyll i mbiellur me pisha të reja si nuk e arrinin lartësinë e shtatit të njeriut. Pak më andej ishte një fushë me bar të gjelbër e rrethuar me mal. Me që ne ishim në pikën më të lartë, tërë sipërfaqen e fushës e shihnim si në pëllëmbë të dorës. Vërejta se aty kishte shumë lepuj, ngarendshin poshtë a lartë në grupe nga dy e tre bash si kecat e llastuar. E pyeta Sokolin, çka është kjo? Parajsa e lepujve apo çka? Kurrë nuk kam parë kaq shumë lepuj më një vend. Sokoli më tregoj se ky vend është një rezervat, ku nuk guxon kush të i shqetësoj lepujt, sepse shteti i mbron.

-                           Çudi, Shteti i mbroka lepujt të mos i shqetësoja ndokush, ndërsa Shqiptarëve nuk u a lë vendin kund, duke i persekutua me burgje e tortura.

-                           Epo shqiptarëve nuk u hahet mishi, ma ktheu përgjigjen Sokoli.

Vazhduam rrugën me biseda të rëndomta gjer në hyrje të fshatit Taragjë. Rruga kalonte afër një shtëpie të vetmuar në skaj të fshatit, kur vërejta se në dritare të asaj shtëpie qëndronte një kokë njeriu. Kjo kokë ishte aq e tharë dhe e errësuar nga mosha, se që më bëri të dyshimtë, prandaj e pyeta Sokolin, nëse është i gjallë apo bust nga bronzi.

-                           Eh si ta dije ti se kush është ky?

-                           Po kush na qenka o Sokol ky far shtrigani?

-                           Ky është ai shkau si i ka kërkuar dyluftim Azem Bejtës, kuptohet kur ka qenë i ri.

-                           Ani çka ka ndodhë pastaj?

-                           Kanë dalë në dyluftim dhe pushka e këtij e ka qëlluar Azemin në kundak të pushkës, kurse e Azemit në syrin e majtë, nga ajo kohë jeton me një sy.

-                           Ky me siguri paska qenë ndonjë Shqiptar i asimiluar, sepse Serbi nuk kishte guxua me i dalë në mejdan Azemit. Serbët nuk dalin në mejdan, ata vrasin tinëzisht ose kur janë në grupe të mëdha. Kur janë vetën ose në baraspeshë numerike me kundërshtarin sillen but si qengja.

-                           Mbase, nuk ia dijë prejardhjen mu përgjigj Sokoli.

Nuk vonoi dhe arritëm te shtëpia e Bacës Bajram, Na pritën me ngrohtësi, duke na futur në odën e burrave. Oda ishte e madhe dhe e rregulluar mirë, shihej se ka një standardë të mirë. Aty gjetëm bacën Bajram të ulur më një kauç si ia kishin blerë apostafat për të. Na e shprehu mirëseardhjen dhe më ftoi mua të ulem pran tij në një shtrojë shpuze, me çfarë ishte e rrethuar oda. Pasi na pyeti për shëndetin ton dhe të prindërve, e sidomos për të atin e Sokolit të cilin shihej se e respektonte shumë. E pyeti Sokolin për mua.

-                           Sokol, kush është ky djalë?

-                           Shok i imi baca Bajram, është trim dhe i respekton trimat, prandaj pati dëshirë që të takoj ty.

-                           Po si e ke emrin or lum?

-                           Mejdi, mejdi Asllani më thonë.

-                           Po nga je?

-                           Me origjinë jam Hasjan, por lind e ritë jam në Gjilan. Sokoli më ka treguar për juve, dhe unë pata shumë dëshirë të takoj e të shohë të gjallë.

-                           Mirë keni bë, se gati e nuk më kishit takua.

-                           Po pse o Baca bajram?

-                           Unë nuk kam qen i sëmuar kurrë, por para nja dy muaj, më hipi një zjarrmi, më shkonte mendja se dua me u djeg flakë, gati më mbyti.

-                           Jo he baca Bajram, po çfarë shëndeti paske ti, nuk po ta lënka gjylja e topit e po ta lë Gripi.

Oda tani ishte e mbushur me bura e rini, djem e nipa të bacës Bajram. Që të gjithë u buzëqeshën pas këtij konstatimi si e bëra unë. Askush nuk fliste përpos Bacës Bajram dhe unë, nganjëherë edhe Sokoli. U vinte interesant admirimi i imë, ndaj atij konstrukti njerëzor, me që nuk ia ndaja sytë për as edhe një moment.

Më veti mendoja se çfarë bukurie prej mashkulli mund të krijoj natyra, e sidomos kur ai trup ka edhe zemër.

E kishte kokën sa hëna e plotë, gjoks e krahërror si të një kreshniku, faqet e plota dhe pak sa të skuqura, sy të mëdhenj e të zi, dhe fare pak rrudha në ballë.

- po sa vjet i ke o baca Bajram?

- Rreth tetëdhjetë.

Prapë u zhyta në mendime. Tetëdhjetë, e duket si të i kishte vetëm dyzetë.

-                           Po me forcë si qëndron or Bacë?

-                           Mirë, para se të sëmuresha, isha duke pushuar nën një hije në oborr, rrugës kalonte komandanti i policisë së Vushtrrisë, bashkë me gruan e vet, Shqiptar është ai. Më përshëndeti dhe më tha a po më del o mixha Bajram? I thash po qe menjëherë Mixha ta bëjë qefin. U qova dhe dolën në lendinë, por kur ja shtrëngova belin si fort, më tha lëshomë pash zotin se ma ndave frymën, e unë i thash:

-                           Tjetër herë mos u lyp mejdan luftëtarëve të Azemit.

-                           Me që u përmend Azemi, a bënë të na tregosh pak për luftën e Azemit dhe shokëve të tij.

-                           Po pse jo, ti për ate paske ardhur.

-                           Lum Baca në bënim luftë të vështirë, sa për gjandarë e për Komitë nuk mërziteshim shumë, sepse kur na rrethonin me grupe të mëdha, na u bashkëngjiteshin edhe popullata dhe gjithëmonë lufta përfundonte me fitoren tonë. Por në atë kohë këtu në Drenicë, kishte shumë hafije (spiun), pa kurfar përfitimi shkonin dhe i jepninë informata hyqmetit të shkaut. Mjaft shumë prej tyre i nxinim dhe i torturonim por më kot sa u ndalte njeni dalke tjetri. Edhe Azemi u pat lodh prej tyre, bile një herë patë thënë. “Boll e keqe kjo Serbi, shumë ma të këqi Shqiptarët e zi”.

-                            Ndoshta nga  që kishin jetuar gjatë nën Serbi, ju kishte hyrë në gjak e zemër, s’kishte njeri si të ua nxjerr.

Në moment mua më shkoi mendja te një shpjegim psikologjik, ku thuhet se “nëse viktima terrorizohet në afat të gjatë, viktima dashurohet në terrorizuesin”.

-                           Po dada Shotë, çfarë luftëtare ishte?

-                           Eh, Shota, kur shkonte Azemi në Shqipëri për ndonjë takim që i mbajtshin kryesisht në Shkodër, Udhëheqjen e luftëtarëve e merrte Ahmet Delija, sepse ai ishte pak ma i ri se Baba Rukë, kurse ma i vjetri ndër luftëtarë tjerë.

Kur u kthente, Azemi e ka pasur zakon me pyet, si ka qëndruar Shota ime? Me që në ndërkohë kishte raste të ndodhte ndonjë betejë.

Dikush pre shokëve i thoshte, përzo more Azem si kanë krisur pushkët e para. Shota e ka shti kokën në dhe, e se ka ngritë deri sa ka përfundua lufta. Shota si ishte e njohur për temperament, e rrotullonte pushkën dhe ja vente në gjoks, duke i thënë pse po gënjen ashtu. Pasha zotin Azem, nuk jam tutë, kam luftua barabar me ta. Lëne moj a s'pe sheh se po mahitet i thoshte Azemi.

-                           Baca Bajram, Sokoli të quan, her Bajram Ruka, her Bajram Taragja, si të thonë tamam?

-                           Disa me thonë Bajram Ruka sepse edhe baba ka qen luftëtar i njohur i qetës së Azemit, bile ka pasur mjekër të bardhë, ndërsa unë isha luftëtari më i ri në qetë. Por disa më thonë Bajram Taragja, nuk prish punë sido që të më thonë.

Atë natë, patën ngrënë darkë me mish të pastermës, me gjasa mish të buallit të ri, aq shumë më patë kënaq, sa edhe sot pas dyzetegjashtë viteve nuk e harroj atë shije. Të nesërmen pas sille, kërkuam leje për të ikur, ashtu si na pritën me ngrohtësi ashtu edhe na përcollën duke na ftua që të vijmë përsëri.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Viti 1946, vit terrori dhe përgjakje sllavokomuniste! Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (X) Alexander Thomson: Shtigje biblike në Shqipërinë e Rilindjes Kombëtare (III) Bislim Pireva: Falsifikatori dhe gënjeshtari Radomir Trajkoviq- Rade (III) Sabile Keçmezi-Basha: Karikatura - si formë e rezistencës në ilegalen shqiptare Isuf B. Bajrami: Granatimi i ushtrisë aktive serbe mbi vendbanimet e pambrojtura civile Halil Ajvazi: Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar Ylli M. Dilo: Shqiptarët dhe qytetërimi botëror Fadil Lushi: Një demonstratë që ka tre palë histori Frrok Kristaj: Kërshëndellat - festë e lindjes së jetës së re Baki Ymeri: Krishtlindjet si një mrekulli hyjnore e njerëzimit Kastriot Frashëri: Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve - Një faqe e re në historinë e saj Alban Dobruna: Kontributi i femrës në pavarësinë e Shqipërisë Sabile Keçmezi-Basha: Karakteri kombëtar e demokratik i programeve të komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Astrit Vranovci: Mardhenjet Shqiptaro - Turke gjate kohes. Fakte per vetedijesim! Bislim Pireva: Falsifikatori dhe gënjeshtari Radomir Trajkoviq- Rade (II) Ilia S. Karanxha: Gjergj Shqiptari, Fisniku që porositi ikonat për një kishë në 1470 Qazim Namani: Mbrojtja Institucionale e Trashëgimisë Kulturore-Historike në Kosovë Sabile Keçmezi- Basha: Angazhimi i grave në Pavarësinë e Shqipërisë Fritz Radovani: Pse e vranë Maliq Bajramin, ''bijtë'' e Stalinit..?

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora