Speciale
Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (X)
E hene, 03.01.2011, 07:59 PM
ATENTATI MBI MILLADIN POPOVIQIN
SIPAS
RRËFIMIT TË MISIN MUHAGJERIT
Nga Mejdi Asllani
Haki Taha nuk ishte hero, as kombëtar as ndërkombëtar si që pretendonin disa njerëz ta paraqesin. Duke mos pasur dituri për skenarin e OZN-ës. Haki Taha ishte thjesht një viktimë ndër shumë viktimat e skenarëve antishqiptare të regjimit fashizoid Serb të kohës së luftës dhe pasluftës së dytë botërore. Ka pasur mjaft personalitete Shqiptare si e kanë ditur mirë këtë ngjarje por kanë heshtur, ndoshta për ti mbajtur postet e tyre të larta në atë pushtet, si që ishin: Fadil Hoxha, Ali Shukrija, Xhavit Nimani, Veli Deva e shumë të tjerë.
Haki Taha, luftëtar i LNQ-ë dhe pas lufte mësues në Gjakovë. Për shkak të kundërshtimeve ndaj devijimeve nga platforma, për çka ishte bërë lufta. Nga ana e regjimit, ishte larguar nga partia dhe veprimtaria si mësues.
Milladin Popoviq gjithashtu qëndronte pas vendimeve të mara në Bujanë dhe i zinte në gojë shpesh.
OZN-a planifikoi atentatin ogurzi që me një aksion, të i likuidoj të tre Milladinin si dëshmitar korrekt të vendimeve të konferencës së Bujanit, një Shqiptarë militant, si nuk i duronte padrejtësitë dhe tradhtinë si i bëhej kombit shqiptar dhe një dëshmitari të skenarit të përgatitur nga Çedo Topalloviqi. duke krijuar alibi, që më vonë, në shenjë hakmarrje, gjoja për Milladinin, të vriten qindra Shqiptar, qoftë civil apo ushtar, gjë që edhe pati ndodhë.
Në këtë lojë e kyçin edhe Brahim Banush Sedllarin.
Çedo Topalloviqi me origjinë serb, nga rrethina e Ferizajt e thërret në zyre Brahimin dhe i thotë;
- Brahim, Hakija na ka mbetur keq, ti e ke pasur shok të luftës. Kishte qenë mirë, me ia bë një termin te Milladini. Po dashtë Milladini, Hakiun do ta kthenin në punë dhe në parti.
Brahimi këtë e merë më gëzim dhe shkon drejtë e te Milladini për ta lutë, që ai ta pranoj Hakiun në bisedë, pasi e merë pëlqimin e tij. E lajmëron Hakiun se do ta pranoj Milladini në bisedë rreth punësimit të tij.
Me të kuptuar këtë lajm të gëzuar. Të nesërmen Hakiu vjen në Prishtinë dhe shkon drejt e te Milladini, për t’u takuar me të. Pasi lajmërohet te rojet e sigurimit, duke ju thënë se ka takim me Milladinin. Pas bisedës përmes telefonit, Milladini e thërret të i shkojë në zyre.
Hakiu para se të hyjë në zyre e s’veshe mantelin dhe e varë në varëse aty në korridor. Troket dhe hynë në zyre. Fillojnë bisedën rreth këtij problemi.
Papritmas, Qedo Topalloviqi me disa oficer të OZN-ës, hyjnë dhe që të dy i bëjnë shoshë me plumba automatiku. Njëkohësisht edhe bëjnë alarm në qytet, se është vrarë Milladini dhe se vrasësi ka ikur.
Qyteti zbrazët nga kalimtarët e rastit, Hakiut ia veshin mantelin për së vdekuri, si e kishte lënë në vërse në korridor. Pastaj e qesin në qendër të qytetit dhe aty i bëjnë disa pushkë përpjetë gjoja se e vranë atentatorin.
Tani e thërrasin Gjoko Pajkoviqin për ta parë kufomën e Atentatorit. Kur vjen dhe e shef Gjoka, ju thotë;
- Këtë nuk e paska vrarë askush, ky paska vdekur vetvetiu, nuk e paska asnjë vrimë në mantele.
Pasi ia shpalosin mantelin, shihen vrima plumbash, të panumërta në trupin e Hakiut.
Brahimi i zhgënjyer tej mase, shkon te Qedo Topalloviqi. Për ta shprehë mllefin, për këtë vepër tradhtie.
Qedo i thret këlyshët e vet dhe e arrestojnë Brahimin, të cilin e likuidojnë pa gjyq. Duke ia humbur gjurmët dhe kufomën. Kurse babën e Brahimit, Banush Sedllarin e dënojnë me njëzet vite burg. Gjoja për veprimtari armiqësore kundër shtetit dhe popullit. Me këtë përmbyllet procesi enigmatik, rreth atentatit mbi Milladinin dhe Haki Tahën.