Mendime
Selim Hasanaj: Turma pa identitet, pa dinjitet
E enjte, 18.11.2010, 10:58 PM
TURMA PA IDENTITET, PA DINJITET
Nga Selim Hasanaj
Dje u zgjova heret sepse plaku thonë flen heret e qohet heret. Të bahem ma i sinqertë. Në mbramje para se të shtrihem paksa u perplasa me veten time, jo me gruen as me djalin sepse di se me ta nuk ma qetë. Nuk ja dal dot. Djali do heshtë, sepse babës nuk ban me i këthye fjalen, por grueja per ta mbrojtë ate do reagon, pastaj unë do irritohem dhe asaj do provojë ti tregojë se unë jamë burri. Ajo do provon të më bind se pak ka mbetë burrni sot çka unë pajtohem, por kur ajo thotë se pak "burrni" kamë pas tanaheret atëherë revoltimi im vjen si vullkan dhe ec e kontrolle veten, shprazem , piskas, mundohem me piskama me ja rikthye kujtesen asaj se nuk asht ashtu. Dikur kisha burrni dhe isha burr bile. Sot pleqnia po banë të veten. Mirpo djali nuk do lejojë ti sulmojë nanën dhe kështu do prishen punet e do bahet kijameti. Andaj unë kurr nuk i hi këti muhabeti që sjell taksirat. Parmbram u revoltova dhe ashtu me inati ika heret në shtrat. Grueja në kuzhinë rropatej per mend. Aroma e ambelsinave që piqeshin arriti edhe te dhoma dhe shtrati im i gjumit permes vrimave të pragut. Nuk më zuni gjumi dhe per ti largue mendimet që rropateshin sa andej sa këndej unë mora librin "ALARM" të Hanne Nabintu Herland, liber ky në gjuhen norvegjeze të cilin si dhuratë per ditlindjen e 55-të ma ka dhurue mikesah e jonë familjare Lisbeth.
ALARM, sa titull i drejtë per librin, sa i mirë shtjellimi i temave që kjo zonjë e madhe norvegjeze analizon dhe pa pardon me to akuzon shtetin e saj, forcat qeveritare të Norvegjisë, akuzon edhe Kishen norvegjeze per neglizhencë, per heshtje pikrisht tash kur duhet ma së shumti të ishte e zhurmshme. Ajo në këtë liber thotë se Norvegjia me identitetin e sajë krishten gjithmonë, sot me pranimin e të ashtuquejtunit sekularizem fetar dhe me veprimtarinë e të ashtuquejtunit HUMAN ETISK FORBUND nji rrymë kjo e njerzve jo besimtar që thonë se janë human dhe se qendrojnë per të drejtat njerzore , por që në realitet ata luftojnë vlerat dhe identitetin e krishten norvegjez dhe kështu ( thotë Hanne N.Herland) Norvegjia sot asht në rrezik të identitetit shtetnor, ethnik , kulturor dhe fetar.
Per këtë liber do shkruej ma vonë pasi ta lexojë, por unë këtu e permenda sepse sa herë nis ta lexojë kamë problem ta nderpres leximin sepse asht ky nji studjim i drejtë, nji analizë e pashoqe e situates që asht sot jo vetem Norvegjia per të cilen normalisht shqetsohet zonja Hanne Nabintu Herland, por në këtë situatë asht e krejtë Evropa dhe krishtenizmi e civilizimi modern.
Pra unë lexoja gjatë nates së parmbramë librin ALARM dhe hundet më ziheshin nga aromat e ambelsinave që grueja ime naive per mos me u nda nga shoqet ( kështu thotë) pregatiste per bajram këtë festë arabe e cila na u mbjell në shtepiat, në oborret, në shkollat, në jeten tonë të perqudnueme të kësaj kohe pise që po e jetojmë.
Pra dola në dhomen e dites apo sikur i thomi neve këtu në Norvegji "sallon" dhe thash ta shiqojë TV-në dhe ndoshta do më zan gjumi ashtu i shtrim në divan. Çka të shof. RTK-ja transmetim direkt i namazit të bajramit nga xhamija "Sullatan Mehmet Fatih", TV 21 po ashtu, TV KOHA edhe kjo. E fika televizorin. Më cikrron celulari. Më fat bajrami, allahu ta shperbleft me të mira .... ndegjohet zani nga larg i nji kusherini, oh Zot , mendojë po çka ka me më shperblye allahi mue! Unë nuk jamë arab. Çka ti thamë kusherinit, qeshem dhe e njoftojë se jamë pak pa qefe nuk muj flasë shumë. Due ta hjek qafe sa ma shpejt. Ai kurr nuk më thrret, bile as të më ngushllojë per vdekjen e nanës nuk më thirri. Tani me gojen plot BAKLLAVA mertypej si tarak e më uronte bajramin per të cilin unë as që di dhe as që due të di. Çfar injorance. Sa e hjek qafe ate fillojnë mesazhet. Miku im, vëllau im i krishten X.Y. më dergon mesazh dhe ma uron bajramin. E due këtë njeri fort, si vëlla, por sinqerishtë nuk më pelqejë mesazhi i ti. Nuk më banë nder kështu o mik, o vëlla. Unë jamë si Ti dhe nuk due të jem ndryshe, pse po më largon, pse po më hudhë atje në shkretinat e Azisë?! Bajram ka atje dhe atyne ju qoftë me fat e me hajr. Jo mue. Unë nuk kamë faj nese Ti je ngrit dhe ke pa se si transmetojnë TV-të shqiptare namazet e bajramit. Se si ulurijnë minaret me lutjet arabe, se si perseritin e riperseritin prrallat e para 1388 viteve imamet me qallma në krye, prralla këto të njejtat per të gjitha këto vite, prralla dhe lutje që nuk janë asgja tjeter pos presion, trushperlamje per të mbet në nivelin e para 1388 viteve.
Edhe mue më irrituen TV-të tona dhe i fika ato. Mue më irrituen edhe pamjet e mjerushme të njerzve që me nga nji copë tepih, apo me nga nji batanije ishin ra në gjunj neper trotuare e oaza me bar para xhamisë "Sulltan Mehmet Fatih". I shiqoja per pak qaste ato ftyra, sa të mjer dukeshin! Dukeshin si turma krijesash të imagjinueme të filmave fantastik. Aty dridheshin nga të ftoftit, ndersa mbrenda "ELITA" islame e Dardanisë ishin renditë sipas "ADETIT" islam.
Nuk mu dhimten këta njerz sepse ata vetë kanë shkue aty, dhe askush nuk i ka detyrue, pos mendja e tyne naive, truni i tyne i shperlam, mue tash po më kujtohet koha ime e fëminisë, koha rinore. Para syve më dalin kusherinjet ( tashma të ndjer dhe paqin ndjesë) Baca Ali, Baca Jashar, Baca Zekë, Baca Tahir. Mbajë mend se ata shkonin per ta falë namazin e bajramit, por nese ka ndodhë të jetë mbush gjamija ata janë këthye në shtepi dhe nese kanë pas kohë e kanë falë atë namaz në shtepi. Nese asht ba vonë as që janë merzitë. Kanë urue bajramin familjarve dhe posaqërishtë neve femijet gezoheshim se na jipnin bombona apo rrasa sheqeri.
Derisa kujtojë kusherinjet /axhallaret e mi të ndershem e patriot i tham vetes, po këta mjerana, këto turma pa identitet, pa dinjitet që shtrihen si fokat polare të laguna neper shakambinjë edhe këta para dyerve të gjamijave, pse e bajnë këte?! A kanë këta njerëz shtepija, a kanë tru. Apo janë të patru dhe ashtu sikur damat e bordeleve që sillen rreth TRANIT per ti defrye amoralet edhe këta pozojnë para blicave të kamerave të fotoreporterve e fotografve vendor dhe botnor. Pse rrin aty neper baltë e merdhijnë?! Kush i paguen ata, kush i detyron?! Deklarojë me plot pergjegjësi këtu se mbi 85-90% e tyne as që din se çka po bajnë, pse shkojnë aty dhe pse perlloqen neper trotuare. Bajmë SEVAP do thonë të gjithë. Unë nuk kuptojë sevapet e tilla.
Tanë diten TV-të janë të fokusueme per kurban bajramin. Dikur vendosa të perqendrohem dhe të percjell diçka sa per kurreshtje. Kryebiku i islamistve të "Kosoves" Naim Ternava fliste per kurbanat, spjegonte prrallat arabe per dofar Ibrahima, Adema, Ismaila etj, etj. Kameramani (derisa Ternava fliste ) paraqiste desh, cjep, dhen dhe rrunxa të lidhuna që prisnin ti blejë dikush e tu fut thiken në fyt me BISMILAHIRRAHMONI-RRAHIM per ta ba hallall atë mish. Zot i Madhë, pse në trojet dardane u lëshue tash tan ky mjerim, tanë kjo injorancë, tanë kjo prapambetuni.
Pasi u krye kjo ceremoni per mue e pa asfar vlere, per mue teper primitive dhe si mund të mos jetë primitive kur asht e vjeter 1388 vjetë pa pësue asnji ndryshim, shpresova se tash TV-të do na paraqesin diçka me vlerë, diçka ship të kultures tonë. Neve mergimtarve na rrinë syt hapun para TV-së per të pa , per të ndegjue diçka nga atdheu, diçka të kultures dhe historisë tonë ethnike shqiptare.
Çka të shof, në studio të njenit nga Televizoret ishin musafir Sabri Fejzullahu, Labinot Tahiri dhe Lori nese nuk e kamë perzie këtë të fundit me ndonji tjeter sepse tash kangtare e kangtarë na u kanë ba të gjithë. Ishte pispillos sikur gjithmonë Sabri Fejzullahu, në doren e djathtë sa herë levizte i shifej nji shirit me nji sy magjik të cilin burri plak gadi 70 vjet e mban si bylyzyk dore femnash. Fliste ky njeri kameleon dhe pas sa fjale që thoshte lekundej nga vendi dhe thoshte "allahu", allahut i qofsha falë etj, etj. Me sa di thonë se mashkulli musliman i mirë e ka të ndalueme të mban unaza, qafore, zingjir, hallhalle etj, etj. Sabri Fejzullahu me singjir në qafë, me hallhalle per mos me i ra kush msyshë në dorë shet tru islamistesh me allahun në gojë. Çfar injorance, çfar morali i dyfishtë. Nuk due të flas per të riun Labinot Tahiri i cili nuk muj jetë ndryshe pos si pararendësit e ti në skenë, si Sabri kameleoni.-Fejzullahu.
Ndrrova kanalin, atje ishte nji dreq muzike moderne islamike , disi kështu e prezantuen. Me vegla muzikore të BITELSVE nji grup shiptarë kishin komponue muzikë me tema fetare islame dhe pllitnin si të lujtun kreje. Ruejna ZOT.
Edhe TVSH kishte pamjet e njejta. Të lexojë nuk kisha disponim sepse isha teper i tronditun i shqetsuem. Ku jamë unë, kush jamë unë, pse jamë ndryshe nga të tjeret?! Pse as në familje nuk po muj ndikojë që ta dinë se neve jemi SHQIPTARË dhe se me islamin-muslimanizmin nuk kemi asgja të perbashket sepse në radhë të parë nuk asht fe, por asht kulturë arabe, dhe në radhë të dytë e suellen pushtuesit osman te neve dhe na sunduen per pes shekuj me te! Pse!? Pse!? Pseja pa mbarim. Në këto mendime shof se gjumi po don ti mbyll syt e mi dhe ashtu me mendjen te ato turma mjerane të pa identitet dhe pa dinjitet ma në fund më paska pas zan gjumi. Kur u zgjova do deshroja mos të isha zgjue. Kishin fillue serialet turke në TV dhe unë me librin e Hanne Nabintu Herland ika në shtrat.
Selim M. Hasanaj
Sarpsborg-Norvegji
17.11.2010