E marte, 07.05.2024, 01:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Stavri Trako: Misteri i sakrifikimit të Rozafës

E merkure, 10.11.2010, 10:58 PM


MISTERI I SAKRIFIKIMIT T? ROZAF?S

 

Nga Stavri Trako

stavri_trako@yahho.com

 

Kush jemi?

 

            Kënga Rozafës sjell një tragjedi nga historia pellazgo- ilire në vitin 338 te shekullit të IV para erës së re, kohë kur në një nga ngrehinat më të lashta pellazgo ilire në atë të Skutarit hyjnor, kryeqendrës së Ilirisë, është kryer një flijim njerëzor:   Sakrifica e Rozafës..

            Parahistoria e Skutarit na daton 13 shekuj para Krishtit kohë kur vdes Mbreti I saj Ylli 1250 para krishtit kështu  thotë  Eduin Xheks.Në betejen e Pelionit (lugina e Devollit) me 338 para erës së re Mbreti 90 vjeçar i  Skodrës Bardhyli bie në fushën e betejes kundër ushtrisë maqedonase që e printe 18 vjeçari Leka I Maqedonisë.

            Ngadhnjysi i ri, Leka i Madh, me këtë beteje, duke mundur Bardhylin , do të njihej edhe si zot i Ilirisë . Por, me këtë fitore Leka do të zbulonte misterin e Lavdisë së tij. Ai e shpërfilli shkëlqimin e triumfit mbi një Mbret të Ilirisë,edhe pse Filipi  e kishte kurorëzuar edhe  si  mbretin  e  Ri të Maqedonisë.Në Shkodër Leka  parapëlqeu rikurorëzimin e mbretërve te rinj të Ilirisë, Glakut dhe Klitit, duke kërkuar prej tyre Besën si aleatë të Mbretërisë Maqedonase.

 

            Rrëptesia dhe  por mbi të gjitha vlerësimi i kundërshtarëve të mundur, do të përbënte veçanësinë taktike të Aleksandrit të Ri, që do ta shndërronin atë në Hyjni jo vetëm të sivëllezërve të tij Ilirë, por dhe kudo ku shkeli këmba në Egnatën e tij deri në Indinë  e largët. Glauku do të qe një nga flamurmbajtësit besnikë deri në vdekje të shpurës prej 35000 burrash pellazgë (Iliro,Trako-Maqedonase dhe Epirote) të atij bashkimi shpirtëror  dhe armësh, që u bë  baza e nuklit të fuqisë  së Aleksandrit te Madh.  Ata Burra qenë te gjithë  baballarë  djemsh.Ky qe kushti për ata beslidhës  që e shoqëruan Aleksandrin e Madh deri në Sanskritinë e largët. Natyrshëm vjen pyetja :Pse i duhej Iliria dhe për më shumë  Beselidhja Pellazge Aleksandrit te Madh?  Ai dhe maqedonasit  u a kishin  provuar shpatat dhe burrërinë, Mbretit Bardhyl dhe Djemve të Ilirisë.Leka ua  njihte dhe ua respektonte  paepshmërinë, urrejtjen ndaj padrejtësisë, besnikërinë, nderimin dhe bujarinë e dajave të tij Molloso-Epirotë; trimërinë, disiplinën dhe artin luftarak të maqedonasve të tij; pamposhtshmërinë dhe qëndresën në luftë të Dardanëve, Lynknestëve të stergjyshit Herkul, apo Trakasve zëmëdhenj.

 

Ka të ngjare që Leka i Madh të ketë kuptuar , por edhe të jetë këshilluar nga mësonjësi e tij i Madh , Aristoteli ,që të bënte për vete dhe të fitonte pa mëdyshje këto vlera të shpirtit burrëror. Aty nga viti 338 para erës së re kur po hidheshin themelet e qytetit -port të Ljeshit(sot Lezha)(të parës nga 19 Aleksandritë që u ndërtuan për nder të tij), Leka  I Madh përuroi “Beslidhejen tribale të Re Pellage” duke siguruar  nderimin, zemërbardhësinë dhe vllamërinë e sivëllezërve të tij,por njëhershi këto cilësi  t’i bënte   tipare të një nukli hyjnor shpirtëror të atyre  burrave Besëtarë,  për të realizuar ëndrrën Sanskrite që sopo kishte filluar ta realizonte. Këto tipare spikatin,  edhe sot e kësaj dite,  te shqiptaret kudo që janë.

 

            Pas dhjetë shekujsh historia e solli që, një Aleksandër i Ri,heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti i njohur nga Padishau i Madh si Iskander Bej , po në Lezhë të organizonte “ Beslidhjen e Dytë të Madhe “, atë Iliro-Epirjote , në Masr të 1444 –ës. S’kish si t’a haronte këtë fakt;stategu,diplomati dhe kalorsi  Atlet i Krishtërimit i cilësuar nga Papa Piu i XI;Skënderbeu kur bashkoi shqiptarët në rezistenën anti osmane.  Ai  bëri për vete, dhe i fitoi  pa mëdyshje këto vlera të shpirtit burrëror shqiptar ashtu si i Madhi Aleksandër në ushtrinë e tij.    

 

Qe i pari Pellazgu hyjnor Homeri që i gdhendi 32 shekuj më parë të kënga e 23 -të e Iladës këto vlera; te: pritja, nderimi, dhe përkujdesja që Akil Pelidi tregoi ndaj Priamit kur ky I fundit  shkoi  për të marrë trupin e të birit, Hektor zëmadhit. A nuk do të mjaftonte e tërë kjo psikogramë për të kuptuar se cili ishte shpirti që i përjetësoi madhështinë e Aleksandrit të Madh.

 

            Kështjella Akropol e Skutarit më 338 p K qe një qytet shumë i populluar me një status të mirëfilltë të kryeqendrës  administrative, ushtarake dhe një nyje rrugore e tregtare shumë  e rendësishme e Ilirisë së kohës . Skutari se ka humbur kurrë më famën e saj, për më shumë se 3300 vjet. Por në këtë kohë 2350 vjetë të shkuara,  rimori famën e të bërit Qytet kështjellë  hyjnore, sepse në  themelet e saj mbajti flijimin e nje nuseje mbretëreshë , të  Amës së një princi trashigimtar, nipit të  Mbretit  Bardhylit .

Riti i flijimit të vashave të virgjëra nuk ka qënë një ndodhi e padëgjuar edhe më  parë tek të lashtët e Ballkanit. Por flijimi i nuseje lehonë, që kahmot e gjithë sot mençurisht është kuptuar si bash  Zana mbrojtëse e jetës dhe i asaj ngrehine , ishte diçka e padëgjuar. Tragjike po aq dhe misterioze,një ligj i Atij   kanuni jo shumë i_thjeshtë për t’u zbatuar, por mister për t’u kuptuar për gjithkend  që nuk kishte ndërtuar kurrë por  vinte vetëm për t’ja shembur muret e kështjellës. Çfarë fsheh sakrifica e Rozafës kohrave moderne ? Ç’kërkojnë të na kumtojnë të Lashtët me këtë murrim të mistershëm?

Hehoja e dhimbjes është frymë-mekëse për këdo që ndeshet ose sjell ndërmend ngarjen. Një drithërime gryerse pushton shpirtin e gjithëkujt që e di apo njihet me një ndodhi të tillë. Një gjë është e pakundërshtueshme: ngjarja e kësaj balade gjeneron energji të përjetshme jetësore dhe nuk çuditemi kur ajo motërzohet në gjithë Ballkanin si dëshmi  asaj beslidhjeje  mbarë-pellazge. Ajo i kalon kufijtë kohore 2400 vjeçar për të ardhur tek ne me fuqi magjike, që na mrekullon me fuqinë, besueshmërinë dhe kumtin e saj hyjnor.

            Viti 338 p K qe prag-fillimi i një epoke të re qytetëruese, asaj që nga të gjithë njihet si epoka Aleksandrine. Të Lashtët e mençur e përcollën atë me një ceremoni të përhynyjshme dhe një ritual të denjë vetëm për një vezullim hyjnor si atë atij të  Aleksandrit të Madh. Ja vlen të besohet që  me këtë rast  te jetë  bërë  vetëm blatimi i demit për Zeusin pellazg.

            Kuptohet, që të Lashtët i kanë kaluar kufijtë e mitit. Ata, për mendimin tonë, tentojnë të ligjërojnë me  Kanun   konstitucionitn shpirtëror të kësaj Besëlidhejeje hyjnore ndaj Aleksandrit të Madh, por me një kusht: që të mos prekej nukli genetik dhe ardhmëria e kësaj race hyjnore, si për nga prejadhja, ashtu dhe për nga misioni. Dhe ishte gjetur filli, çdokush nga 35000  të përzgjedhurit e kësaj legjende, duhej të linte me patjetër pas, djalin trageshigimtar dhe nusen Amë regjente të  këtij nukli hyjnor.

 

 Plotëfuqishmëria e figurës  së nuses qe e pa kushtëzuar nga çdo ndodhi e mëpastajme e luftës dhe i kanunonte asaj përgjegjësinë e patjetërsueshme, si Zana mbrojtëse e jetës. Sot e gjithëditën, ajo pranohet si kroi i nuklit ripërsëritës së jetës .

            Ja vlen ta respektosh  Lashtësinë  e këtij kanuni, që ndër familjet shqiptare respektohet,  si dëshira për të patur një trashigjimtar djalë.

            Nga Skutari hyjnor  Pellazgët hapnin  së treti udhën e Gnatë  , atë të epokës euro-sanskrite, një epokë që do të zgjaste,  edhe ajo,  plot 10 shekuj (shek 4 pK deri ne shek. 6 pK ) kohë  kur përfundon epoka Aleksandrine (në art, letërsi, arkitekturë, kulturë, etj). Kultura latine (Eneida) dhe e tërë kultura euro- indiane në përgjithësi: folklorike apo e kultivuar;  qenë produkt i këtyre 10 shekujve. Të kësaj kohe datojnë të jenë krijuar edhe perlat e trashigimisë popullore shqiptare: eposi legjendar, baladat e në veçanti balada e Murimit të Rozofatës.

 

9 Nëntor 2010



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora