Kulturë
Demir Krasniqi: Dy këngë kushtuar simbolit të rezistencës – Muharrem Fejza
E merkure, 10.11.2010, 10:56 PM
DY KËNGË KUSHTUAR SIMBOLIT TË REZISTENCËS –
MUHARREM FEJZA
1. Kalvari shqiptar në Gjilan
OZNES serbe , kush na i prini –
Në Suharnë, n’ bunker që i shtini ?
-Një besëprerë , një shpirt tradhtar ,
Që i dëmton trimat shqiptarë !
Nga tradhtarët me faqe t’ zeza –
U vra n’ pritë Muharrem Fejza ,
Mu n’ oborr të Kërkush Hiqit –
Veç për hatër t’ Stojkoviqit !
Komandanti partizan –
E kishte emrin Sllobodan .
Ky ishte Dika i Kolloleqit ,
Që iu printe argatëve t’ dreqit !
Ekspedita e Stojkoviqit –
Shkoi n’ oborr të Kërkush Hiqit ,
Shpejt Kërkushit i kanë urdhërua
Kije e saj me i shtrëngua !
Muharremin n’ saj me e ngarkua –
Drejt n’ Hogosht , n’ qendër me e çua !
Drejt n’ Hogosht , n’ qendër po e shtinë –
Shpalojnë kufomën , po e shtrijnë n’ shpinë !
Salih Fejzës , dikush i tha:
“Muharremin ta kanë vra!”
Por Salihu , i fortë qëndronte –
Një pikë loti nuk e lëshonte !
Skaj kufomës , ju ka afrua ,
I ra fytyrës , e ka urua :
“Me fat, biro, këto mustaqe –
T’ paskan hije, pa të keqe !...
-T’ paskan vra n’ besë, këta tradhtarë ,
Se Ti , n’ saj vet s’ kishe ardhë !
Po t’ jap besë, e po t’ jap fjalë –
S’ ke me m’ shkua kurrë gjakfalë!”
Milicia me oficerë t’ OZNES ,
Nuk lejuan n’ Hogosht t’ varroset !
Ramadan Ahmetin e kanë urdhërua –
N’ kerr me kije me e ngarkua !
E kanë nisë n’ atë rrugë të shkretë ,
Që s’ është pa as në Mesjetë !...
Gjatë gjithë rrugës , rojë duke i bërë –
N’ duar t’ shqiptarëve për t’ mos rënë !
Milicia e përsosur ,
Deri n’ dhëmbë e armatosur ,
N’ Koretin , kortezhi u ndalë ,
Halla Xhemë, para u ka dalë !
Hallës Xhemë, për Muharremin –
Milicia , syrin s’ia trembin !
Shkoi për fytyre i paska ra –
Me ujë fytyrën ia ka la ...
E mbuloi me çarçaf t’ bardhë –
Ty, prej hallës t’ qoftë hallall !
E përqafoi në mes të xhadës –
I paç fëmijët , or trim i dadës !
Komandanti i ka urdhërua –
N’ Çarakoc , të gjithë me shkua !
Muharremin e kanë zbulua –
Shkije e shkina me e vizitua !
N’ fshatra t’ shkijeve rend duke e çua –
Ma kufomën nuk e kanë mbulua ,
Për me u bindë , të gjithë me e pa –
Muharrem , ma gjallë nuk ka !
Katër Maj, Dyzet e Pesë ,
Çka kanë bërë ata t’ pa besë ,
Muharremin n’ Gjilan e çojnë –
Edhe aty ta ekspozojnë !
N’ “Pazarishtë”, te “Lama e Miellit” –
Do t’ qëndrojë trupi i martirit !
Kur t’ vijnë populli në pazar –
Me e pa mirë , çka u bë n’ shqiptar !
Vllada Popoviqi, ka urdhërua :
“Muharremin me e ekspozua ,
Në një dërrasë me e gozhdua ,
Kush ta shoh , me u trishtua !...
-Atëherë, dërrasën n’ këmbë me e ngritë ,
Me e bë t’ mirë një ekspozitë !
Kur ta shoh populli n’ pazar –
Bash si Krishti në Kalvar !”...
T’ gjithë ushtrinë i ka urdhërua :
“Atë kufomë , mirë me ia ruajt ,
N’ “Ekspozitë t’ tmerrit” , n’ pazar –
Mos t’ na e merr ndonjë shqiptar!”...
Aqif Shehu i UNÇJ-së ,
Kishte dhanë një urdhëresë –
Më 7 Maj, në orët e vona ,
N’ “Ekspozitë”, t’ hiqet kufoma !
Më 7 Maj, mu në mesnatë ,
E mori OZNA me xhelatë,
Mbas pesë ditësh , që e pushkatuan –
Nëpër terr , diku e çuan ?!...
Kështu kufoma do t’ i humbet –
Kurrë për jetë s’iu gjetën gjurmët !
S’iu gjet gjurmë, as s’ iu gjet varri ,
Kështu di t’ bëjë vetëm tradhtari !...
Shkjau , kufomën kështu ia hupi ,
Por në vjeshtë , n’ trup t’ një magjupi –
U pa palltoja e Muharremit ,
Që e kishte veshë ai bir i qenit !
Mu atë pallto , që e kishte n’ pazar ,
N’”Ekspozitë” n’ “Kalvar shqiptar”,
Mu atë pallto , e kishte veshë ,
Magjup aga, ish çaraveshë !...
2. Porsi Krishti në Kalvar
Krisi pushka e tradhtisë –
Ushtuan grykat anë e m’ banë ...
N’ ato male t’ Hashanisë –
Muharremin na e vranë !
Nga Suharna, në bunker –
N’ odë të pritës – gjakatarë...
N’ orë të mbrëmjes , nëpër terr –
Pritej hapi çlirimtar .
Luftëtarin e lirisë –
Na e vranë ata tradhtarë !
Pararojë n’ kufij t’ Shqipërisë –
Muharremi legjendar .
N’ mes të sheshit, në Gjilan ,
N’ “Lamë të Miellit”, në pazar –
Qëndroi trimi për vatan ,
Porsi Krishti në Kalvar!...
Duar e këmbë ia kanë gozhdua –
Simbol tmerri n’ “Ekspozitë”!
Mbi nj’ atë dërrasë ishte forcua –
Porsi dielli bënte dritë!...
Trimi ynë – Muharrem Fejza ,
Si kala për Rezistencë...
Shëmbëlltyrë mbeti ndër breza –
Legjendar, që u vra në besë !...
***** Demir KRASNIQI:”KËNGË KRISMASH LIRIE 2” – Gjilan, më 2003, faqe 102-108.