E premte, 11.10.2024, 12:31 AM (GMT+1)

Kulturë » Berisha

Cikël poetik nga Sejdi Berisha

E hene, 08.11.2010, 10:42 PM


Sejdi Berisha

 

 

SHËTI NËN DRUNJTË E VJESHTËS

 

E ruaj hapin

Gjethin e rrëzuar për ta mos lënduar

Nën këmbë

Zhurma e stinës ngjyrë dylli shushuritë

Lisat shikojnë nga lartë

Mos i shkel gjethet

Kurora na ka ngelur thatë

Nën te shumë ëndrra janë rrëfyer

Shumë kurora dashurie janë thurë

 

Nga ky siklet

Ngrita kokën lartë

Pikat e shiut lotin sy ma shkrinë

 

Shëtisë nën lisat e vjeshtës

Me kokë rënduar

E me plot mendime

Me dhembje brumuara

 

Nëse doni

Hyni mua

Por thellë gjurmoni

Për ta kapur këtë paqartësi çmendur

 

Pyes dhe pyes me dhembje

Pse këtë poezi

Aq tmerrësisht mungon

Shumësia e fjalëve

 

 

TRI BUKË

 

Një bukë ia dhashë një zhelanit

Bukën tjetër një gruaje me bark sa koshi

Bukën e tretë mendova ta ndali për vete

Por e lash tryezën e një hoteli

 

Krejt ëndërr ishte kjo

tria i pashë tryezën e korruptës*

Edhe bukët i kishin vjedhur

Le ti dërgojnë muze

Histori për treguar

________________

*Shprehje e autorit për korrupsionin

 

 

TRI PLASJE

 

Njërën e kisha montuar

hyrje një kasolleje

Një tjetër kufi toke

tretën tempullin e territ

 

Për ti aktivizuar i lashë

Por nga frika apo ligësia

Askush nuk bëri ballë

Ti shndërrojë zjarr

 

Njëri

tri plasjet i kishte marrë

kasolle i kishte vendosur

mirë zhduket kolibja

Çudi

Është pa dhëmbë

Kishte thënë

 

 

VËSHTIRË FSHEHTËSITË PËR TI PËRQAFUAR

 

Sa vështirë është

Fshehtësitë për ti përqafuar

Kur nuk i ke parë asnjëherë

Vështirë është

Këngën e harruar ta këndosh

Se zjarri vjen përqafim

Intimen e tradhton

Pluhuri i trashë telat e kitarës

dhomën plot merimanga

dhomën me zukatje mizash

Sa vështirë

Me pikturën e dhembjes për tu shoqëruar

Vështirë ta përqafosh

Fshehtësinë e shpirtit

E cila vetëm djegë e djegë



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora