Kulturë
Dibran Demaku: Dafina me kurorë suksesi
E shtune, 06.11.2010, 09:00 PM
Të rinj të suksesshëm në diasporë
DAFINA ME KURORË SUKSESI
Nga Dibran Demaku
Shtatori i këtij viti për shqiptarët me banim në Shtutgart dhe rrethinë solli një ngjarje të rëndësishme kulurore.Ata e kishin në mesin e tyre shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, Ismail Kadarenë. Paten rastin që të bisedonin nga afër me shkrimtarin e madh. Dhe kështu në kalendarin e tyre jetësor shtatori i këtij viti do të shënohej me germa të mëdha.
Pas përfundimit të takimit me shkrimtarin e madh (në përmasa edhe botërore) pjesëmarrësit e shumtë nga të gjitha viset e Gjermanisë e më larg do të ishin mysafirë tek mikpritësit shqiptarë në Shtutgart. Edhe autori i këtyre rreshtave do t`i kalonte dy net të paharruara me mikpritësit shqiptarë të Shtutgartit.Në vizita të ndryshme do të takonte edhe shumë të njohur të gjuhës e të gjakut.Por,një vizitë tek një familje shqiptare dhe pikërisht tek familja e Shaqir Hysenajt do të ishte nxitje për shkrimin e këtyre rreshtave.
Pse themi kështu?
Në familjen e të përmendurit,autori i këtyre rreshtave do të takojë edhe një artiste me emrin e bukur shqiptar-Dafina. Dafina Hysenaj e bija e Shaqirit.
Kush është në të vërtetë Dafina?
Dafina Hysenaj e lindur në Mitrovicë,vitet e para të fëmijërisë do t`i kalojë në Mitrovicën e bukur buzë Ibrit me ujë kristalor.Por,ëndrrat e saj do të ndërpriteshin(për shkaqe që dihen) dhe ajo do të ishte e detyruar që së bashku me prindërit dhe me të dy vëllezërit më të vegjël,të linte vendlindjen dhe të mirrte rrugën e kurbetit.Dhe e tëra kjo do të ndodhte për shkaqe sepse që të dy prindët e Dafinës,si intelektual,do të ndiqeshin nga pushtuesi serb.Si nëna e Dafinës ashti edhe i ati për shumë vite në Mitrovicë do të arsimonin gjenerata e gjenerata të nxënësve.Dhe pikërisht për këtë prindërit e Dafinës do të ishin halë në sytë e pushtuesit.
Pas ikjes nga atdheu Familja Hysenaj do të gjente strehim në Gjermani e pikërisht në qytetin e Shtutgartit.Ndërkaq Dafina mësimin e nisur në Mitrovicë(aty do të mbaronte klasën e parë të fillores) do ta vazhdonte në Gjermani,në gjuhë tjetër dhe të panjohur për te.Në fillim do të kishte vështirësi,por me vullnet të çelniktë do të mësonte gjuhën e vendit mikpritës dhe pastaj do të ishte ndër nxënëset më të mira të klasës dhe të shkollës.Për sukseset në mësime ajo do të nderohej me mirënjohje e diploma të ndryshme.
Dhe jo vetëm kaq.Ajo krahas mësimeve do të merrej edhe me artin e bukur të pikturës.Dhe me pikturat e saj ajo do të mirrte pjesë në shumë takime të ndryshme si në Gjermani,por edhe jasht saj.Ajo për pikturat e saj shumëherë do të shpërblehej me vendin e parë,e ndonjëherë edhe me vendin e dytë dhe do të nderohej me mirënjohje e diploma të ndryshme.Mirënjohjet dhe diplomat e fituara së bashku me pikturat e shpërblyera ajo i ruan me gjelozi.
Falë talentit të saj në lëmin e pikturës,Dafina një ditë do të regjistrohej në shkollën e Dizajnit grafik në Shtutgart dhe do ta përfundonte me sukses.Dhe kështu mundi i saj do të kurorëzohej me kurorë suksesi.Ajo sot punon në Shturgart në profesionin e saj dhe eshtë e nderuar dhe e respektuar si nga njerëzit e gjuhës dhe të gjakut ashtu edhe nga vetë gjermanët.Për arritjet e saj ajo në bisedë e sipër me modesti do të deklarojë:-„Për të gjitha sukseset që kam arritur në jetë një meritë të veçantë e kanë prindërit e mij.Ata me ndihmën dhe përkrahjen e pakursyer që më kanë dhënë e meritojnë nderin dhe respektin tim!“.
Pastaj në vazhdim Dafina do të na i tregonte edhe punimet e veta në lëmin e pikturës e që ishin shumë.Ajo si një nikoqire e palodhshme do të na fliste për pikturat e saj.Dhe gjithnjë me një dozë të modestisë,virtyt kjo i lartë i kësaj artisteje të re.Shumë nga pikturat e saj stolisnin edhe muret e banesës ku ajo jetonte me prinërit dhe vëllezërit e saj.Disa nga pikturat e saj ajo na rekomandoi që të ia ofronim lexuesit të këtij shkrimi,që edhe ata të kënaqen me to.
Dhe krejt në fund edhe diçka:Dafina,ky emër i bukur i shumë vajzave shqiptare,simbolizon drurin e dafinës,një dru që rritet vetëm në ambientet mesdhetare dhe i cili gjatë të gjitha stinëve të vitit ka gjethe të gjelbra e me erë të këndshme.Fletët e dafinës nëpër shekuj janë përdorur si kurora lavdie për shumë mbretër,shkenctarë e shkrimtarë.Për ata që në jetë kanë arritur rezultate kulminante janë nderuar me kurora dafine.Andaj,kombi ynë në shenjë nderimi shumë vajza i ka pagëzuar me këtë emër.E njëra nga ato është edhe personazhi i këtij shkrimi:Dafina me kurorë suksesi.Sepse Dafina vërtet e meriton këtë emër…
![]() |
Portret i dëshmorit të kombit-Agim Ramadani |