E enjte, 01.05.2025, 10:09 AM (GMT+1)

Kulturë

Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe - R

E shtune, 06.11.2010, 07:52 PM


Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe

 

Nga Bajram Qerimi

 

R

 

RABUSH-I

            BIE NË  RABUSH  diçka   fr.fol.,id.- .1. (një çështje, një  punë etj.) zgjidhet si duhet diçka  (një çë-shtje etj.), zgjidhet disi, në një farë dore, mënyre diçka (një çështje etj.), zgjidhet  mirë, në mënyrë të kënaqshme, fatlume diçka (një çështje etj.), kryhet disi a si duhet, mirë, në mënyrë të kënaqshme, fat-lume diçka (një punë etj.).. S. shih sin : bie në çetele diçka ( një çështje, një punë etj.) .2 (me diçka tjetër) ujdiset, puthitet, përputhet, përshtatet, pëlqehet diçka me diçka tjetër BQ-DSH).  (edhe moh.)

             I BIE NË RABUSH dikujt diçka fr.fol.,id.- i pëlqen dikujt diçka, i bën, i vjen, i bie mirë dikujt diçka, i leverdis dikujt diçka, e kënaq dikë diçka, ia kënda dikujt diçka, i ëndet dikujt diçka, i bie, i vjen për qejfi dikujt diçka. (HB-I f. 213, HB-FPD f. 65). S.shih sin : i vjen elver dikujt diçka  (edhe moh.)

            NUK E  FUT NË  RABUSH dikë  dikush fr.fol.,iron.-nuk e çmon, nuk e përfill, nuk e nderon,  nuk e llogarit  fare  dikë dikush, nuk i jep rëndësi, nuk i kushton vëmendje fare  dikujt dikush, e trajton dikë dikush sikur nuk ka asnjë vlerë, nuk e merr parasysh, e shpërfill, e përbuz dikë dikush. (FGJSSH  f. 1627). S.shih sin: nuk ia merr ardin (mësa qenit) dikujt dikush

             HYN NË NJË RABUSH me dikë a diçka     fr.fol.,id.- futet në një radhë a në një grup me dikë  a diçka, radhitet, rreshtohet në një vend, në një kategori me dikë a diçka, hyn, merr pjesë, përfshihet në një vend, në një kategori me dikë a diçka. (FGJSSH f. 1627).S. shih sin: hyn në një kallëp me dikë a diçka

            E PREK NË RABUSH dikë dikush fr.fol., id.-e prek, e ngacmon, e lëndon dikush dikë në pikën më të dobët, në vendin më delikat, më të ndjeshëm, e prek ku i dhemb më së shumti dikush dikë , e godet, e qëllon dikë dikush në pikën më të ndjeshme, e prek, e lëndon dikë dikush aty ku nuk duhet. (BQ-DSH). S.shih sin: e prek Akilin në thembër  dikush

            I QET RABUSH dikujt dikush fr.fol., id.-  mundohet, përpiqet ta mashtrojë dikë dikush (duke trilluar, thënë të pavërteta a duke mohuar, përgënjeshtruar të vërteta). (BQ-PËR f. 470). S.shih sin : ia hedh çengelin dikujt dikush

            NUK E SHTIE NË  RABUSH dikë (a diçka) dikush fr.fol.,iron.-nuk e çmon, nuk e përfill, nuk e nderon,  nuk e llogarit  fare  dikë dikush, nuk i jep rëndësi, nuk i kushton vëmendje fare  dikujt dikush, e trajton dikë dikush sikur nuk ka asnjë vlerë, nuk e merr parasysh, e shpërfill, e përbuz dike dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: nuk ia merr ardin (mësa qenit) dikujt dikush

               E VË NË RABUSH diçka dikush fr. fol.,id.-1. e mban shënim diçka dikush, e shënon diçka dikush  për të mos e harruar a për ta mbajtur parasysh, e merr shënim diçka dikush. (FGJSSH f. 1627, EQSHI f. 159, 168). S.shih sin : e vë në çetele diçka dikush. 2. e shpie mu në vendin që do, e vendos, e lë pikërisht aty ku do, e rregullon mirë  dikush diçka. (ALSI te:Hylli i Dritës nr.6-8/1941 f.333).

                I VJEN NË RABUSH   fr.fol.,iron.-1.  (dikujt dikush) pranon dikush kushtet që i shtron dikush, bën dikush ashtu si do dikush a si i pëlqen dikujt. (BQ-DSH).S.shih sin:  i shkon pas (sipas) avazit  dikujt dikush, shkon pas (sipas) avazit të dikujt dikush.2.(dikujt diçka)i kujtohet, i përkujtohet diçka dikujt . (MISA-K f.  200).  S. shih sin : i bie në bri diçka dikujt  (edhe moh.)                  

                NUK E  ZË NË  RABUSH dikë (a diçka) dikush fr.fol.,iron.-nuk e çmon, nuk e përfill, nuk e nderon,  nuk e llogarit  fare  dikë dikush, nuk i jep rëndësi, nuk i kushton vëmendje fare  dikujt dikush, e trajton dikë dikush sikur nuk ka asnjë vlerë, nuk e merr parasysh, e shpërfill, e përbuz dike dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: nuk ia merr ardin (mësa qenit) dikujt dikush

RAC/Ë-A

            RACË E FORTË fr.em.,met.- njeri i fortë e i paepur. (FGJSSH f. 2175).S.shih sin: arrë e fortë

                   RADH/Ë-A shm.RADHË-T

            I BËN RADHË dikujt dikush fr.fol., meton.- e lë të flasë dikë dikush,  nuk e pengon të flasë dikë dikush.  (FGJSSH f. 135, 973, 1631). S. i lë radhë dikujt dikush

            BIE NË RADHËT E ....fr.fol.,meton.- radhitet, rreshtohet, hyn , merr pjesë, përfshihet në mesin , në kategorinë, në llojin e...- Këta bien në radhët e brigadave partizane...duke u ndeshur dhëmbë për dhëmbë me pushtuesit ose tradhtarët. (BKU te: st.fil. nr.1/ 91 f.153).  S. futet (hyn) në radhë të…,  futet (hyn) në radhën e… ; vihet në radhë të…, vihet në radhën e…

            E  KËSHTU ME RADHË fr.ndf.,fj.-e të tjera. (FGJSSH f.  1631).

            EDHE KËSAJ RADHE fr.ndf.- edhe këtë herë, edhe në këtë rast.- Edhe kësaj radhe janë të drojtur se agresorit nuk do t’ i jepet dënimi i merituar. (A.BY te: B, 8.X. 1998 f. 2).  S. shih sin :  edhe kësi hovi

            EJA NË RADHË fr.fol., ,fj., usht.- komandë për të ardhur në një vijë të drejtë në rresht  njëri përbri tjetrit. (FGJSSH f. 1630)

            FILLON RADHË TË RE dikush  fr.fol.,meton.-e ndryshon krejt qëndrimin ose mënyrën e veprimeve dikush, heq dorë nga  mënyra, praktika e kaluar,paraprake e punës dhe e sjelljes dhe nis, fillon një rrugë, një mënyrë,  një  praktikë të re. (FGJSSH f. 1631, 1659).

            FUTET NË RADHËN E…, FUTET NË RADHË TË… fr.fol.- radhitet, , rreshtohet, hyn , merr pjesë, përfshihet në mesin , në kategorinë, në llojin e... (FGJSSH f. 1630). S. shih sin: bie në radhët e...

            *HYN NË RADHËN E... ,HYN NË RADHË TË... fr.fol.- radhitet, renditet, rreshtohet, hyn , merr pjesë, përfshihet në mesin , në kategorinë, në llojin e... (FGJSSH f. 1630, 1646). - Klina si e tillë hyn në radhën e komunave të pazhvilluara të Kosovës. (DAGA te: ERE, 11 tetor 2003 f.  17). Që nga vitet pesëdhjetë Androkli Kostallari  hyn në radhën e filologëve  të rinj, që po merrnin barrën e rëndë, po të shenjtë, të organizimit e të zhvillimit  të institucioneve shkencore e mësimore... (IA te: GJJ nr. 1-4/ 97 f.27). Disa terma  hyjnë në radhën e fjalëve të përdorimit  të përgjithshëm. (HËPA te : SF nr. 1/ 84 f. 68). S.  shih sin : bie në radhët  e…

            HYN NË NJË RADHË me dikë a diçka  fr.fol., met.- radhitet, rreshtohet në një vend, në një kategori me dikë a diçka, hyn, merr pjesë, përfshihet në një vend, në një kategori me dikë a diçka. (FGJSSH f. 1631). S. shih sin: hyn në një kallëp me dikë a diçka

            I RADHËS SË DYTË fr.mb.,met.- i parëndësishëm, i cilësisë jo të lartë, i cilësisë jo më të mirë. (BQ-DSH). S. shih sin : i dorës së dytë

            JANË TË NJË RADHE fr.fol.,ftill.- nuk ndryshojnë njëri prej tjetrit, pajtohen  në mes vete, i përshtaten shumë njëri tjetrit, janë si njëri ashtu edhe tjetri, shkojnë, përshtaten, ujdisen  shumë me njëri tjetrin. (FGJSSH  f.  1630). S. shih sin : janë një ajar

            *KËSAJ RADHE fr.ndf., KËTË RADHË këtë herë.- Kështu kritikët e filmit në Itali mendojnë se “Oskari” për vepër jetësore kësaj radhe vërtet ka rënë në duart e më të merituarit. (NGRA te: B, 26.I. 1993 f. 6). Po pastaj sikur t’ i qenkësh kujtuar diçka e rëndë-sishme, të cilën e kishte harruar fare, ia plasi dufit përjashta: -Ah, moj nënë, këtë radhë i humbëm të dyja. (JX-LV f. 672). Shehu, si dhelpër e vjetër/ që ishte, s’ binte kurrë në ato çarqe, po ja se kësaj radhe e kishte ngrënë kallëp. (HP-P f.168). S. shih sin : kësaj  here

            I  LË RADHË dikujt dikush fr.fol., meton.- e lë të flasë dikë dikush,  nuk e pengon të flasë dikë dikush.  (FGJSSH f. 135). S. shih sin: i  bën  radhë dikujt dikush

            I RADHËS SË MESME fr.mb.,met.- mesatar, i cilësisë, i vlerës, i  kategorisë, i rëndësisë së mesme. (BQ-DSH). S.shih  sin : i dorës së mesme

            I RADHËS SË PARË fr.mb.,met.- më i mirë, i cilësisë,i vlerës,i kategorisë më të mirë, më të lartë. (BQ-DSH). S. shih  sin : i dorës së parë

            I RADHËS SONË fr.mb.,met.-i ngjashëm me ne, i kategorisë sonë. (FGJSSH f. 360). S. shih sin : i  dorës sonë

            *E KA RADHËN dikush a diçka fr.fol. ,fj.- është në radhë, e pret radhën dikush a diçka, vjen pas, pason dikush a diçka. -Tani  radhën e kanë institucionet kërkimore-shkencore, të cilat duhet  që sa më parë  të lirohen  nga paradigma normative. (BEBAL te : KD, 14 shkurt 2004 f. 30).

            *KËSAJ RADHE fr.ndf.- këtë herë.- Ne biseduam  për punën e Xhevrijes, nuses sate. Menduam që  mos i shkojë fir edhe kësaj radhe. (SOAN-TZ f. 100). Nuk e shoh të arsyeshme t' ua zbërthej konfliktet tuaja kësaj radhe, fatkeqësisht, fare emocionale. (MI-SHT f.176).  Ka mundur të fitojë edhe Drita, por ja që fati deshi që kësaj radhe ne të gëzohemi. (BDEV te: KD, 31 maj 2003 f. 21).Ministri Brajshori  u tregua dorëlëshuar  kësaj radhe. Qindra mijëra  euro i shpenzoi  që „ të mos koritet“, por ta çojë deri në fund dëshirën  e eprorëve të tij. (IMU te: KD, 14 qershor 2003 f. 11).  Kësaj radhe, në sesionin shkencor , ishte marrë në shqyrtim  fjalëformimi. (MEKRA te: KD, 6 shtator 2003 f. 25). Kësaj radhe mbrojtësit e vet i la në baltë duke treguar se nuk i bën goja të thotë asgjë që i afrohet qëndrimit kombëtar shqiptar. (HYSFERR te: GAZ.SHQ. nr. 15 f. 15). Edhe kësaj radhe zonjës Rrezellinë  nuk ia zuri ngoje emrin.- Kurdo është në gjendje t’ ia luajë burgjitë  secilit sipas qejfit. (MI-SHT f.168-9). Shehu, si dhelpër e vjetër/ që ishte, s’ binte kurrë në ato çarqe, po ja se kësaj radhe e kishte ngrënë kallëp. (HP-P f.168).  Dashur pa dashur së rish e pyeti veten në dinte gjë ai, por edhe kësaj radhe pa bërë mund të gjente përgjigjen. (RZLL-K f. 9).

            *KËTË RADHË fr.ndf.-këtë herë. (FGJSSH f. 2076).- I  hapi sytë këtë radhë dhe e pa të shoqin drejt e në bebëz. (JX-N f.63). Kemi ardhur të ankohemi këtë radhë kundër vetëtimës e rrufesë që na dogji e na përvëloi… na tmerroi e na kalli datën  fëmijëve. (JX-LV f. 694). Këtë radhë, o Pilo, e ke ti në dorë beun për nja shtatë vjet të mira. (JX-LV f. 42-3). Zëdhënësi  Nurishimi thotë se këtë radhë në treg të zi nuk është parë që ka dalë  ndonjë biletë. (GDOL te : KD, 9  tetor 2004 f. 19). S. këtë udhë

            LEXON NË MES TË RADHËVE dikush fr.fol.,meton.- e gjen kuptimin e brendshëm  të diçkaje që është shkruar, i kupton mendimet e fshehta që përmban diçka e shkruar. (FGJSSH f. 1631). S. lexon në mes të rreshtave dikush

            I LË RADHË dikujt dikush  fr.fol., meton.- e lë të flasë dikë dikush,  nuk e pengon të flasë dikë dikush. (FGJSSH f. 135, 973, 1631). S. shih sin: i bën radhë  dikujt dikush

            *ME RADHË fr.ndf.,fj.- radhazi.- Me radhë morën dorë,/ lidhën besë e bënë benë. (N-3 f.80). I treti të thurë vargje e kështu me radhë. (IMU te: ERE, 14 qershor 2003 f. 11). Edhe kjo luftë është, ia bëri Coli e vuri buzën në gaz, duke i vështruar të gjithë me radhë. (DHSSH te: gr.aut. ALSH f. 336). Nuk mund të vërë dorë as kur është fjala për të ndihmuar një shërbëtor të vetin që ka tërhequr tufën e njerëzve për tridhjetë vjet me radhë në rrugën e drejtë të perëndisë. (VAFI-K f. 92). Ecnim me radhë njëri pas tjetrit…me të dredhura. (SHMU-PA-II f. 97). I shpërngulur në Turqi, i shkroi një vit me radhë, por kur nuk mori asnjë përgjigje, lau duart prej tij. (MI-G f. 105). Hyri me radhë i shturi,/ e të tre në dhe i vuri. (N-4 f. 130). Tash tri ditë me ra-dhë është duke u zhvilluar luftë dhëmb për dhëmb mes UÇK-së-dhe popullit të kësaj ane kundër forcave pushtuese serbe. (p.a. te : KD, 1.VI. 1998 f. 2). Katër vjet me radhë zonjushë Hadoja na kishte njohur dhëmbë e dhëmballë, kurse tani pak e nga pak po e harroja zërin e saj të ngrohtë. (ASHA-P f. 134).

            NË RADHËT E PARA fr.ndf.,meton.- në vendin kryesor, në vendin më të vështirë të punës  a të luftës, në punën më të vështirë. (FGJSSH f. 1370, 1631). S. shih sin : në ballë

            *NË RADHË TË PARË fr.ndf.- më parë nga çdo gjë, para se të bëjmë diçka tjetër, së pari.(FGJSSH f. 622, 1370, 1482, 1631).- Vihej në dyshim gjithçka, e në radhë të parë vetë piramidat. (IK-ËMA f. 238). Pa lënë anash traditën  e letërsisë sonë kombëtare, ...Kuteli ..u mbështet në radhë të parë në modelet dhe përvojën artistike të popullit. (NAJORG-E f. 122). Poeti  që aktin poetik, në radhë të parë, e njëjtëson me procesin e flijimit e të ventëmojimit vetanak  për hir  të ndriçimit  e të dritësimit kombëtar, s’ ka dyshim se ai  njëkohë-sisht do ta njëjtësojë edhe me procesin  e lektisjes e gjakimit vetanak...(BQ-PNF f. 124). Mundohem të jap sadopak për Ju, e, në radhë të parë, për Kosovën që po digjet e përcëllohet vetëm e vetëm pse kërkon liri e drejtësi. (RG-P f. 8). Ajo që është sot Kosova, është rezultat, në radhë të parë, i kësaj politike. (BKO te : KD, 27 dhjetor 2004 f. 18). Paraqitja e dëshmitarëve të ardhshëm është pritur me interesim të madh nga të gjitha palët, por, në radhë të parë, kishte mbetur çështje e hapur mënyra e paraqitjes në cilësinë  e dëshmitares të ish bashkëshortes së të akuzuarit, Mark Oroshi. (RRJASH te: ERE, 9 janar 2002 f. 5).Shprehim mospajtimin me disa vlerësime, në radhë të parë, me vlerësimin që ditët e fundit, masovikisht përdoret edhe në diplomacitë ndërko-mbëtare, edhe në mediumet e huaja. (FATOS  te: GRE, 20 mars 2001 f. 4). Në radhë të parë, me vlerësimin se ditëve të fundit masovikisht e përdorin edhe diplomacitë ndërkombëtare, edhe mediumet  e huaja. (ZVES te: GRE, 20 mars 2001 f. 10).S. shih sin: e parë e dorës

            *NË RADHËT TONA fr.ndf.,meton.- te ne.- Përpiqet të fusë mosbesim në radhët tona. Ta fus krimbin e dyshimit në shpirtërat tanë. (p.a. te: KOM nr. 18, 21 dhjetor 1998 f. 36).

            *I NGJESH RADHËT për diçka dikush fr.fol.,id.- mobilizohet për diçka dikush.- Peja...ka shansin që t’ i ngjeshë radhët për t’ iu qasur organizimit kualitativ të të gjitha degëve të kulturës, e veçmas në sferën e artit skenik të muzikës, letërsisë dhe të  artit figurativ. (SBER te: R, 14  mars 2000 f. 7).

            I NGJESHIM RADHËT fr.fol.,id.- bashkohemi edhe më fort për të përballuar diçka. (FGJSSH f. 1938). S. i shtrëngojmë radhët

            *NJË RADHË E TËRË ME... fr. ndf.-  shumë.-Tani çuditej  se si mundi ta fitojë  aq shpejt e aq kollaj  Ajkunën. Po e dini se ashtu si e fitoi  ashtu edhe do ta humbiste. Dorën e saj e kërkonin  një radhë e tërë me djem nga familje fisnike, kurse ai  as që mund ta shkonte në mendje një kërkesë të tillë për vete. (BILXHA-KR f. 141).                                     *QËNDRON NË TË NJËJTËN RA-DHË me dikë a diçka  dikush fr.ndf.,fj.- qëndron krahas, baras   me dikë a diçka dikush,  nuk  mbetet prapa, pas dikujt a diçkaje dikush, e kalon, e kapërcen prapambetjen me dikë a diçka  dikush.- Me gjurmimet e hulumtimet e saj  qëndron në të njëjtën radhë  me figurat e mëdha  të kësaj fushe. (KOTO te : SF nr. 1-2/ 2002 f. 77). S. shih sin : shkon çap pas çapi me dikë a diçka dikush

            QËNDRON NË RADHË TË PARË dikush fr.fol.,,meton.- kryeson, prin, udhëheq, drejton dikush. (FGJSSH f. 1075). S. shih sin : është në ballë dikush

            RADHË E PA RADHË fr.ndf.,meton.-  fr.ndf.,meton.- 1. shumë shpesh, shumë dendur. (BETA-SITA-TIR f. 233).  S. shih sin:  hiq e piq. 2.  pa një rregull të caktuar, si t’ i teket a t’ i vijë mbarë.  (FGJSSH f. 1631).

             RADHË PËR RADHË fr.ndf.,fj.-  radhazi. (FGJSSH f. 1630). S. shih sin:  radhë-radhë

            *RADHË-RADHË fr.ndf.,fj.-1.radhazi, me radhë, rresht njëri pas tjetrit. (FGJSSH f. 1631).- Thasët me farë pambuku   i kishte vendosur radhë-radhë pas murit. (ZSA-VL-3 f. 168). S.radhë për radhë. 2. në disa vargje njëri pas tjetrit. (FGJSSH f. 2114). S. vargje-vargje

            RADHËN  TJETËR fr.ndf.,ftill.-në rastin tjetër. (FGJSSH f. 2107). S. shih sin : herën tjetër

              SA PËR TË KALUAR RADHËN  fr. ndf.,meton.- 1. jo me seriozitet, jo me gjithë mend, sa për të thënë, formalisht . (FGJSSH f. 385, 1078).  S. shih sin: sa për t' ia bërë adetin. 2. pa kujdes, shkel e shko,  dosido,  pa përkushtim të duhur, pa i kushtuar vëmemendje. (FGJSSH f. 1631, 1756, 1862). S. shih sin: si angari

              SA PËR TË SHKUAR RADHËN  fr. ndf.,meton.-1.jo me seriozitet, jo me gjithë mend, sa për të thënë, formalisht.S. shih sin: sa për t' ia bërë adetin. 2. pa kujdes, shkel e shko,  dosido,  pa përkushtim të duhur, pa i kushtuar vëemendje. (FGJSSH f. 1631, 1862). S. shih sin: si angari

            SI E DO RADHA fr.ndf.- si duhet, si kërkohet,  si është më mirë. (FGJSSH f. 381, 1631). S. shih  sin: si e do arsyeja

             I  SHTRËNGOJMË  RADHËT fr.fol., id.- bashkohemi edhe më fort për të përballuar diçka. (FGJSSH f. 1938). S. shih sin: i  ngjeshim  radhët

            I VË ME (NË) RADHË fr.fol.,meton.- i rregullon, i mbarëson, i mbarështron, i bashkë-rendon. (FGJSSH f. 1077). S. shih sin : i lidh krye më krye

            E VË NË NJË RADHË me dikë a me diçka  fr.fol.,id.- e quan të një shkalle, kategorie a të një vlere me dikë a diçka tjetër. (FGJSSH f. 1631, 2154). S. shih sin : e fut në një kallëp me dikë a me diçka

            I VË NË RADHË fr.fol.,fj.- i radhit, i rreshton,  i rendit, i vendos njërin pas tjetrit ose njërin përbri tjetrit sipas një rregulli. (FGJSSH f. 1417, 1631, 1646). S. i vë në rresht  

            VIHET NË NJË RADHË  fr.fol., meton.-1. (me dikë a diçka dikush)  shkon, ecën barabar, krahas me dikë a diçka dikush, nuk mbetet prapa, pas  dikujt a diçkaje dikush, e kalon, e kapërcen prapambetjen me dikë a me diçka dikush. (FGJSSH f. 1631, 1646, 2163). S. shih sin : shkon çap pas çapi me dikë a diçka dikush. 2. (me dikë a diçka) radhitet, rreshtohet në një vend, në një kategori me dikë a diçka, hyn, merr pjesë, përfshihet në një vend, në një kategori me dikë a diçka. (FGJSSH f. 1631, 1686, 2163). S. shih sin: hyn në një kallëp me dikë a diçka

            *VIHET NË TË NJËJTËN RADHË me dikë a diçka fr.fol.,met.- radhitet, rreshtohet në një vend, në një kategori me dikë  a diçka, hyn ,merr pjesë, përfshihet në një vend, në një kategori me dikë a diçka.- Nuk munguan as akuzat e tilla të marrëzishme, që më vunë në të njëjtën radhë me fundamentalistë islamikë, duke e vënë shkrimin tim në kontekste hipotetike krejt të shpifura e të trilluara, thuajse unë paskam rrjedhur  nga trutë. (MEKRA te: KD, 4 tetor 2003 f. 25). S. shih sin: hyn në një kallëp me dikë a diçka

            * VIHET NË RADHËN E ..., VIHET NË RADHË TË... fr.fol.,fj.- (FGJSSH f. 1631).-radhitet, rreshtohet, hyn , merr pjesë, përfshihet në kategorinë, në mesin, në llojin e... (FGJSSH f. 1630).-Njeriu i ri, në anën tjetër, me botëkuptimet  dhe konceptet e reja  ideore ngrihet kundër pengesave të këtilla dhe, vihet në radhën e luftëtarit të paepur në luftë për një shoqëri të re, për një moral të ri... (BQ te: F nr. 7, korrik 1972 f. 9). S. shih sin:  bie në radhët e...

            VJEN NË RADHË dikush a diçka  fr.fol.,meton.- pason dikush a diçka. (FGJSSH f. 1217).

            *I VJEN RADHA dikujt fr.fol.,ftill.-  do ta ketë radhën, rendin dikush.- Një ditë do të na vijë radha edhe ne. Ja, kështu sulltan. Po dy duar janë  për një kokë. Erdhi koha të rrëmbejmë dyfekun e të ndalim barbarët. (FGJ-P f. 250). Kur iu vinte radha për t’ i paguar haraçet  sikur banorët e tjerë, i linin në duar  grua e vajzë, mall e saraje dhe largoheshin. (DSHA te: gr. aut. TR f. 21). Atëherë u erdhi radha çiftave tu që ta merrnin në duar fatin e Kosovës. (AD te : ERE, 12 shtator 2002 f. 7).

RAFSHA

            *KU RAFSHA (RËNÇA) MOS U VRAFSHA!  fr.fol., iron..-1. le të ndodhë si të ndodhë (puna), aq më bën mua, le të vejë si të vejë puna,nuk mërzitem, nuk shqetësohem më për atë që ndodh më vonë, më pastaj nuk shqetësohem, nuk mërzitem  fare për pasojat që mund të vijnë (nga një veprim, nga një punë etj.). (ART f.213, FGJSSH f. 142-3, 2186). S. shih sin: në baft e në taft. 2. mos më gjettë gjë e keqe kurrë. (PETZE-FSHFRR f. 21).-Fehmiu , kështu e kishte jetën: ku rafsha mos u vrafsha. (AZZOG te: KD, 30 gusht 2003 f. 31).

RAHMET-I

            *S’ BËN RAHMET  në dikë dikush fr.fol., id.-  s’ bën, s’ ka mëshirë në dikë dikush, nuk e mëshiron, nuk e dhimb dikë dikush,  nuk e ndihmon dikë dikush.-S’ bën rahmet në babë e në nënë dikush. (BQ-DSH).-  Oh, pash zotin, në qoftë se  të vjen në dorë, mos bën rahmet! (S.H.-K f. 90).

            ÇOHET RAHMETI diku (në një vend a anë) fr.fol.,id.-1.nuk ka të mira në një vend, nuk janë të mirat karakteristike për një anë, trevë, nuk mbretëron mirësia te njerëzit e një vendi, ane, nuk ka një vend, anë njerëz të mirë, fisnikë ,bujarë, altruistë e humanistë, nuk ka solidaritet në mes të njerëzve të një ane, vendi. (BQ-DSH). S.shih sin : çohet bereqeti  diku në një vend a anë.

            ËSHTË ÇUAR RAHMETI  nga ne fr.fol.,id.- nuk e ndihmojnë njerëzit njëri tjetrin,  nuk solidarizohen njerëzit me njëri-tjetrin. (BQ-DSH).

            S’ KA RAHMET prej nesh fr.fol.,id.- s’ ka mëshirë, solidaritet,ndihmë humane prej nesh. (BQ-DSH).

            IA LË NË RAHMET diçka, dikë a një vend dikujt dikush fr.fol.,ftill.- ia lë, ia beson dikujt diçka, dikë a një vend dikush që të bëjë, të veprojë me të si të dojë, si të dëshirojë vetë, ia lë në mëshirën e vet diçka, dikë a një vend dikujt dikush . (HB-FPD f. 86). S. shih sin :  ia lë në dorë  diçka, dikë a një vend  dikujt dikush

               *I PASTË  RAHMET SHPIRTI! fr.fol. ,ur.- i ndrittë shpirti! -Dhe ajo rahmet i pastë shpirti, vdiq. Më la si cung vetëm. Më ngarkoi një barrë të rëndë/ pikëllimi. (MR te: JR nr. 6/ 1976 f. 500 ). Më pastë shpirti rahmet mua. E ty, ty Zoti të bëftë çaren ! (YSH-A f. 205).

RAHOVEC-I

               MBETET  PËR TA QARË RAHO-VECI dikush fr.fol.,iron.- mbetet jashtë kujdesit, interesit të të tjerëve dikush a diçka, e nëpërkëmb, e shkel, e keqtrajton çdokush dikë, nuk e përfill askush dikë, nuk kujdeset, nuk interesohet askush  për dikë a diçka, i shtrohet dëmit, dëmtimit, rrezikut, rrezikimit nga çdokush  dikush a diçka. (BQ-DSH). S. shih sin : mbetet si deng bari  në breg të përroit dikush a diçka

RAJA-JA

               BËHET RAJA i dikujt dikush  fr.fol., iron.- i nënshtrohet dikujt dikush, pranon pa zë, pa kundërshtim zgjedhën e dikujt dikush, bëhet shërbëtor a puthador i dikujt dikush. (FGJSSH f. 1632). S. shih sin : i bëhet baltë  dikujt dikush

RAJ/Ë-A

            RAJË THERËSE fr.em.,id.,zool.,L.(Raja (Raja)  radula).-peshk fundor, sedentar, që jeton në thellësitë 40- 350 m  mbi funde ranore-baltore. Shtohet me vezë gjatë pranverës  e verës.Në mes të shpinës  ka një seri thumbash  që vazhdojnë  edhe në bisht. Ngjyra e tij është e verdhë  në të hirtë me njolla të çrregullta  me ngjyrë të errët.Në të dy anët e trupit  ka nga një njollë  ngjyrë vjollce  në formë sythi. Barku i tij  ka ngjyrë të bardhë në të hirtë. (NRA-EPP f. 168).  S. raxhë turishkurtër 

               RAJË THUMBORE fr.em.,id.,zool.,L.  .(raja (raja) clavata.-  është peshk  sedentar bentik, i cili qëndron  i groposur në rërë dhe llurbë.Pasi ngryset  fillon lëvizjet aktive  të kullotjes. Trupin e ka të shtypur nga lart poshtë, pjesën shpinore e ka me disa  thumba të mëdhenj me bazë të lëmuar. Pjesa shpinore e tij ka ngjyrë të gjelbër  ose të hirtë në të verdhemtë, barku i tij është në ngjyrë të çelur. NRA-EPP f. 168).  S. raxhë gurësh

            RAJË VIJOSHE fr.em.,id.,zool.L .  (Raja (Raja)  undulata.-  peshk jo i madh  që jeton në zona ranore me thellësi deri më  300 m. Pjell vezë  në kapsula me ngjyrë të errët.  Ana kurrizore e tij është pak e ashpër, sidomos në anën e përparme.Pjesa barkore e tij  është e lëmuar. Ngjyra e shpinës së tij është  është e verdhë  me pika të vogla të murrme.Ana barkore e tij është është e zbardhur  ose në të verdhë, shpesh herë me nuanca  ngjyrë hiri. (NRA-EPP f. 168). S. raxhë laroshe

                                    RAK

            RAK-TAK fr.ndf.,id.-menjëherë, sakaq, sakaqherë, shumë shpejt,përnjëherë, përnjëherësh,  shpejt e shpejt, pa e zgjatur fare, pa humbur kohë, pa vonuar fare. (BQ-DSH). S. shih sin: aty për aty

RAKI-A

            I DEL  RAKIA dikujt  fr.fol.,meton.- zhdehet dikush, del nga gjendja e dehur dikush. (FGJSSH f. 1632). S. shih sin: bëhet esëll dikush

            ËSHTË NJË RAKI me dikë dikush fr. fol.,ftill.- është i njëjtë, i barabartë, është i një cilësie, i një karakteri me dikë dikush, është i atij lloji, është i kategorisë së njëjtë me dikë dikush, është njësoj me dikë dikush. (ALSI te: Hylli i Dri-tës nr. 10-11/ 1940 f. 495). S. shih sin: është nga ai brumë dikush

            FLET  RAKIA fr. fol.,ftill.- përdoret kur një i dehur flet fjalë të mëdha ose fjalë që nuk do t’ i thoshte po të ishte esëll. (FGJSSH f. 1632).

            I HEDH NJË BREZ RAKISË dikush  fr.fol.,id.-  ha pak meze dikush kur pi raki . (FGJSSH f. 661, 1632).

            E PI RAKINË ME OPINGË  dikush  fr.fol., ftill.- e pi shumë rakinë dikush, është pijanec i madh dikush. (FGJSSH f. 1304, 1632).

            TË PI RAKINË DHE TË SHET SHTËPINË dikush  fr.fol.,iron.- e harron shpejt dikush  të mirën  që i(ia)  bëjnë, është mosmirë-njohës dikush, e shpërblen me të keqe të mirën qi i  bëhet dikush. (NMUS-SHPK f.5). S.  shih sin: i bie bukës me këmbë dikush

            RAKIA MBAN (VË) ZINXHIR fr.fol., ftill.-  është raki e fortë (që formohet nga një varg flluskash të vogla rreth grykës së  gastares kur tundet). (FGJSSH f. 2243).

            RAKI E VENDIT, RAKI VENDI fr. em., fj.- raki me amë truallsore. (MAH-FSHSHMZ f. 56).

RANXH/Ë-A

            RANXHË HELMUESE fr.em. , zool.,L. Echiichthys  Vipera.-  peshk i ujërave  pak të thella bregdetare.Jeton në funde  ranore-baltore ose gropa, ku fshihet. Vlerësohet si  peshku më helmues  i ranxhave. Shpimet e këtij peshku  shkaktojnë plagë  e dhimbje të forta. Trupin e ka të zgjatur e të shtypur anash, me dy pendë shpinore. Ngjyra e tij është e verdhemtë  ose e zeshkët, me pika të shumta të murrme, penda e parë shpinore e tij është e zezë, ndërsa penda e bishtit të tij  është me vija të zeza. (NRA-EPP f. 167). S. shih sin : dreq i detit

            RANXHË RREZAKE fr.em.,id.,zool.,L Trachinus  radiatus.- peshk që arrin  gjatësinë  50 cm, rëndom  10-30 cm. Peshk detar fundor , i cili jeton i zhytur  në funde ranore dhe baltore  të shelfit kontinentaL ,deri rreth  150 m thellësi  më shpesh midis 30-60 m. Gjembat therës  e helmues  të pendës  shpinore  dhe të kapakut velëzor   krijojnë plagë  të rënda  dhe dhembje të forta .Trupin e ka të zgjatur dhe të shtypur anash ,ka disa grupe kreshtore kockore mbi kokë.Ngjyra e tij është e zeshkët  me vija të erëta.  (NRA-EPP f. 167-8).

            RANXHË TOKE fr.em.,zool.,L. Echiichthys  Vipera.-  peshk i ujërave  pak të thella bregdetare.Jeton në funde  ranore-baltore ose gropa, ku fshihet.  (NRA-EPP f. 167). S. shih sin :  dreq i detit

RAPORT-I

              RAPORT ME … fr.ndf.,id.- 1. kra-hasuar me, në qoftë se krahasohet me…,duke e krahasuar me…(FGJSSH f. 1633). S. shih sin : në krahasim me… 2. për sa i përket…, përkitazi me…, duke u ndërlidhur me… (BQ-DSH). S. shih sin : në lidhje me…

RASAT-I

            I HUMB RASATI dikujt  a diçkaje  fr. fol., meton.- zhduket, shfaroset dikush a diçka. (HXH-T f. 120). S. shih sin: bëhet abet dikush a diçka

            IA HUMB RASATIN  dikujt dikush fr.fol.,id.- .- e humb krejt, e humb fare dikë dikush, e zhduk fare , krejtësisht dikë dikush, e vret, e mbyt  dikë dikush në mënyrë misterioze, pa e ditur kush  si, në ç’ rrethana. (BQ-DSH). S.shih sin : e humb me çok dikë dikush

RAS/Ë-A

            KUR TA BJERË RASA  fr.ndf.,id.-  kur duhet, kur nevojitet. (FGJSSH f. 1634). S. shih sin : kur e do hera

            ME  RASË E PA RASË fr.ndf.,id.- ku duhet e ku s’ duhet, pa vend, pa arsye. (FGJSSH f. 1634). S. shih sin : nevojë e pa nevojë

            RASË  PAFJALORE  fr.em. ,gjuh.- rasa e gjashtë në gjuhët sllave në të cilën emrat përdo-ren vetëm me parafjalë dhe i përgjigjen pyetjes » për (mbi)  kë, për( mbi)  se. (FGJSSH f. 1359).

RAST-I shm.RASTE-T

            *BIE RASTI   fr.fol.,id.-rastis, ndodh, qëllon  rastësisht, rastis .-  Kur binte përsëri rasti, unë heshtja ose ndërroja bisedë. (NL-DR f.77). S. bie (vjen) puna ; vjen rasti

            *I BIE RASTI   dikujt  fr.fol.,fj.-  i rastis   dikujt, i ndodh, i qëllon rastësisht  dikujt. (FGJSSH f. 1634)- Atje qëndronin më të lira e nuk u binte rasti  të ulnin kryet, të skuqeshin përpara ndonjë burri. (ZSA-VL- 3 f. 276). S. shih sin : i bie hera dikujt

            ÇDO RAST fr.ndf.,fj.- çdo çast, çdo  mundësi.- Gjetkë e kisha fjalën. Te Begzadja ! Rondokopi përpiqet çdo rast ta përpijë.Por edhe ajo ka zënë të luajë bishtin nëpër botë. (KJ-TJ f. 13).

             DO  RAST dikush  fr.fol.,ftill.- do ,kërkon  mundësi, nxitje për diçka dikush. (FGJSSH f. 1634). S. do (kërkon) shkas (shtysë, shtytje)  dikush

            *GJEN  RAST dikush, (E) GJEN RASTIN dikush  fr.fol.,fj.- gjen mundësi dikush,   e gjen mundësinë dikush (për të bërë diçka). (FGJSSH f. 1634, 2126).- Bejkushi, me që ishin atje të gjithë  anëtarët, gjeti rastin  e foli edhe një herë  për portokallet. (ZSA-VL-3 f. 298).  S. shih sin : e gjen anën dikush

            IA GJEN RASTIN dikujt dikush  fr.fol., ftill.-ia gjen ditën, çastin, kohën e përshtatshme, më të volitshme dikush dikujt për t ' i thënë (dhënë, dhuruar etj.) a për t' i bërë a kërkuar diçka , ia gjen ditën, çastin, kohën e volitshme dikujt dikush (për t' iu hakmarrë, për t' i bërë diçka të keqe a për ta dëmtuar, goditur etj.),e gjen a e zë dikë dikush kur është më së ngushti, më ngushtë (për t’ ia bërë ndonjë të keqe) , e gjen, e zë ngushtë dikë dikush  (për t’ i bërë ndonjë të keqe). (FGJSSH f. 605, 1634). S. shih sin : i (ia) gjen anën  dikujt dikush

            E GJUAN RASTIN dikush fr.fol., meton.-e gjen mundësinë dikush (për të bërë diçka), e pret mundësinë, volinë, e pret çastin e volitshëm dikush. (FGJSSH f. 1634).- Bejkushi, me që ishin atje të gjithë  anëtarët, gjeti rastin  e foli edhe një herë  për portokallet. (ZSA-VL-3 f. 298).  S. shih sin : e gjen anën dikush

            *E HUMB RASTIN dikush fr.fol.,meton.- e humb mundësinë, çastin e volitshëm, volinë për diçka dikush. (FGJSSH f. 1634).- Ndonëse çifligari  iu shkreh  gjithë inat qahallarëve të tij që kishin humbur rastin ta shtinte në dorë, që atë natë, grizaraken e bukur, prapë se prapë ai nuk kishte mbetur fare i pakënaqur nga ata. (JX-LV f. 618).

            I  JEP NJË RAST dikujt dikush fr. fol., ftill.- i jep një mundësi, një voli dikujt dikush. (FGJSSH f. 1634).

            I JEP RAST dikujt dikush  a diçka fr.fol., meton.- e nxit,e shtyn dikë dikush a diçka. (FGJSSH f. 1634).S.shih sin: i jep arsye dikujt dikush a diçka (edhe moh.)

            *I (IA) JEP RASTIN dikujt dikush për diçka fr.fol.,meton.- ia jep mundësinë dikujt dikush për diçka.- Pranimi i mandatit, qoftë edhe në parim, do t’ u jepte rastin armiqve tanë ta përdornin si armë  kundër nesh. (TZA te: Z, 24 mars 2000 f. 19). Më dha rastin të vë në dukje se një pjesë e mirë e poezisë sonë… është mbërthyer në skafandrën e një shprehshmërie hermetike si qëllim në vetvete. (MUXHA te: B, 7.VI. 1997 f. 17).

            *I JEPET RASTI  dikujt ( për diçka) fr. fol.,ftill.- i jepet mundësia, volia dikujt për (të bërë)  diçka. (FGJSSH f. 742, 1634). - Atij i ishte dhënë rasti të merrte pjesë  në aksionin e arratisjes së studentit nga spitali dhe, aq më tepër, shoku i tij i luftës dhe i zemrës ishte i gjallë në mesin e tyre. (SKJA- G f. 169). Ai kishte frikë për Dritën. Tata dinte se « Demoni »  ia kishte vënë syrin dhe po t’ i jepej rasti, do të mundohej të realizonte ndonjë nga manevrat për ta shtënë në dorë. (SKJA-G f. 198). Tundte kokën si i penduar për gabimet e tij dhe ishte gati të zbrazte barkun porsa t' i jepej rasti. (SHMU-Ç f.143).

            KA RAST, KA RASTE  fr.fol., fj.- ndodh rastësisht, rastis. (FGJSSH f. 1634).  

            *KA RAST dikush, (E) KA RASTIN  dikush fr.fol.,fj.-  i ndodh, i qëllon rastësisht dikujt, i rastis dikujt. (FGJSSH f. 670, 1634). - Ne do të kishim rast të mbanim sehir e të merrnim anë  e pastaj s’ dihet se si do të kishim rast të shfrynim mendimin tonë. (SOAN-TZ f. 267). U ndala pak si gjatë… për t’ ua bërë të ditur atyre që nuk kanë pasur rastin ta njohin këtë personalitet të shquar. (SHDE te : B, 21.X. 1997 f. 9). Nuk kishin pasur rastin ta njihnin nga afër, veç përmes thënieve të njërit e të tjetrit.(PI-P f. 94). S. shih sin : i bie hera dikujt

            E KAP RASTIN dikush  fr.fol.,fj.- e gjen, e pret  mundësinë,  çastin, rastin e volitshëm  për(të bërë) diçka dikush, i jepet rasti i duhur, rasti i volitshëm dikujt për (të bërë) diçka, gjen kohë të lirë ose të përshtatshme (rastësisht) dikush për (të bërë) diçka. (FGJSSH f. 1634). S. shih sin: e gjen anën dikush

              KU T’ I JEPET RASTI fr.fol.,meton.- ku të ketë mundësi. (FGJSSH f. 1181).

             E LË NË DORË TË RASTIT dikë a diçka dikush  fr.fol.,iron.- e lë  dikë a diçka dikush pa u kujdesur, pa u interesuar askush për të, nuk kujdeset, nuk interesohet fare për dikë a diçka dikush. (BQ-DSH).S.shih sin: e lë si derrin   dikë a diçka dikush  (edhe moh.)

            IA LË NË DORË  RASTIT dikë a diçka dikush  fr.fol.,iron.- e lindiris dikë a diçka dikush, nuk kujdeset, nuk interesohet fare për dikë a diçka  dikush, e lë dikë a diçka dikush pa u kujdesur, pa u interesuar askush për të, heq dorë fare nga kujdesi a interesimi për dike a diçka  dikush, e lë fare të pasigurt dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1634). S. shih sin: e lë si derrin  dikë a diçka dikush (edhe moh.)

              E LË SI TA SJELLË RASTI  dikë a  diçka dikush  fr.fol.,iron.-  , e lindiris, e braktis fare dikë a diçka dikush, heq dorë fare nga kujdesi a interesimi për dikë a  diçka dikush,e lë fare të pasigurt  dikë a diçka dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e lë si derrin   dikë a diçka dikush

              *ME ATË RAST  fr.ndf.-për sa i përket…, përkitazi me…, duke u ndërlidhur me …-Kur ai ishte nisur për t’ u shtrirë në spital, kishte lidhur kurorë  zyrtarisht me të. Me atë rast , s’ do mend, ajo kishte vënë dorë  mbi tërë pasurinë e tij. (MI-SHT f. 269). S. shih sin : në lidhje me…

            ME Ç’ RAST fr.ndf.,id.- duke  theksuar rastësisht.-  Rektori i Universitetit të Prishtinës dr. Zenel Kelmendi e njoftoi kryetarin e KK të Prishtinës lidhur me rregullimin e infrastrukturës në kompleksin univer-sitar, me ç’ rast kërkoi  edhe ndihmën  e Kuvendit Komunal  të Prishtinës  në konkretizimin e objekti-vave. (p.a. te: ERE, 7 qershor 2003 f. 7).

              *ME KËTË RAST  fr.ndf.- për sa i përket…, përkitazi me…, duke u ndërlidhur me… Metafora funeral e Visar Zhitit ...mjeshtërisht është vënë në funksion  të narracionit romancor, me këtë rast. (AA te: KD, 7 qershor 2003 f. 30). Konferenca shkencpre që do të mbahet me këtë rast, sipas gjasës,  nuk do ta arrijë nivelin shkencor  të 25 viteve më parë. (MEKRA te: KD, 31 maj 2003 f. 25). S. shih sin : në lidhje me…

            ME RAST E PA RAST fr.ndf., id.- fr.ndf.,id.- ku duhet e ku s’ duhet, pa vend, pa arsye. (FGJSSH f. 1634). S. shih sin : nevojë e pa nevojë

            NË ASNJË RAST fr.ndf.-kurrsesi, assesi, asnjëherë .(FGJSSH f. 927,1634,RAHY-FASH f. 5).S. shih sin: për asnjë arsye

              *NË ATË RAST fr.ndf.- atëherë.- Iu kujtua çak-frak në atë rast se  kafenë e ka pasë derdhur një mot mu në këtë tavolinë. (MI-G f. 100). S. shih sin: atë çast

            *NË ÇDO RAST  fr.ndf.- çdo herë, kurdoherë.- Në Çdo rast, kontinenti evropian...tani duhet t’ i përshtatet  këtij zhvillimi. (p.a. te: KD, 31 maj 2003 f. 22). Në çdo rast kemi të bëjmë me folje e jo me emër.(MEÇE te: st.fil. nr.184 f.141). S. shih sin: në çdo çast

            *NË KËTË RAST fr.ndf.- këtë herë, tani.-  Në këtë rast, nuk bëhet fjalë për të ardhmen e drejtpërdrejtë. (p.a. te: KD, 31 maj 2003 f. 22). S. shih sin: në këtë çast

              SHUMICËN E RASTEVE fr.ndf.- shumë herë, shpesh herë, të shumtën, më të shumtën.(FGJSSH f.1435).S.shih sin: të shpeshtën e herës

            *NË TË  SHUMTËN E RASTEVE fr. ndf.-shpesh herë, shumë herë. (FGJSSH f. 1634).-  Në të shumtën e rasteve  teatri bëhet peng  i realizimit  të ambicieve  personale të drejtorit, gjë që është baraz me zero. (JENE te:ERE, 31 maj 2003 f. 17).Mendimet e këtyre të fundit, në të shumtën e rasteve,  nuk dallonin nga ato  të politikanëve serbë kur kishin të bënin  me UÇK-në. (DRE te: ERE, 21 qershor 2003 f. 14). Në të shumtën e rasteve njeriu kupton se nuk e vlen barra qiranë të konfrontohesh me ta. (SAPE te:KO nr.2/87 f.128). Një  model i tillë, në të shumtën e rasteve… ka dominuar madje jo vetëm në gjuhësi, por përgjithësisht në të gjitha fushat e albanologjisë në Kosovë. (BEBAL te : KD, 14  shkurt 2004 f. 30). Toponimet e Tomorricës në të shumtën e rasteve janë fjalë  të gjuhës shqipe. (HXH te : SF nr. 3/ 89 f. 122). S. shih sin : më të shumtën e herave

            NË RAST TË KUNDËRT fr.ndf.,meton.-  përndryshe. (FGJSSH f. 1634).

            NË RAST SE  fr.lidh.- në se, në është se, po të jetë që, po të jetë se, me kusht që,  sikur. (FGJSSH f. 1237, 1616, 1634, 1736). -  rast se kjo nuk arrihet  në formë të plotë apo nëse nuk arrihet me kohë, Kosova mund të përballet me  me rënie të vazhdueshme  të udhëheqjes  politike vendore. (p. a. te : KD, 31 maj 2003 f. 22). Po i dukej sikur do të kishte edhe ai përgjegjësinë e tij për përfundimin  e turpshëm  të vajzës dhe ndofta do t' i mbetej brengë për gjithë jetën, në rast se nuk do t' ia thoshte troç. (SHMU-PA-I f. 296).Ai s' mund të nisej për në Shqipëri, duke i kthyer brinjët Huniadit edhe në rast se nënshkruante paqen. (SG-S f. 60). I kemi bërë të ditur që, në rast se për çështjen e lartpërmendur do të dërgohet ushtria, puna do të arrijë deri në shpërthimin e luftimeve. (KOXO-L f. 182).  Nuk kris kiameti edhe nëse ne mbesim  në opozitë në rast se nuk përmbushen kërkesat tona. (GSY te: KD, 11 nëntor 2004 f. 2). S. shih  sin : në qoftë se

            *PËR ASNJË RAST fr.ndf.- assesi, kurrsesi, asnjëherë, kurrë, fare.- Për asnjë rast nuk lihet pas dore funksioni informativ.(SZO te: R, 19.XII. 1987 f. 15). S. shih sin : për asnjë arsye   

            *PËR ÇDO RAST  fr.ndf.- sidoqoftë. (FGJSSH f. 1634). Për çdo rast ne u afruam më shumë se që ishim ndonjëherë. (p.a. te : KD, 23 qershor 2003 f. 19). Parashikoj që  ajo të përhapet e të bëjë bujë, prandaj për çdo rast më duhet t' i bëjë një raport kancelarisë së princit. (IK-U f. 3). S. shih sin : sido që të jetë

            *PËRFITON NGA RASTI dikush  fr. fol.- e gjen   mundësinë, volinë  dikush (për të bërë diçka). (FGJSSH f. 1634).- Përfitoj nga rasti t' i them dy fjalë rinisë, mbajtëses së barrës së rëndë  të fateve të atdheut. (PI-P f.17).  S.  shih sin : e gjen anën dikush

            *E PRET RASTIN dikush fr.fol.,id.- e pret mundësinë, e pret çastin e volitshëm dikush.- Kishte  arritur të bëhej  edhe prefekt, pra, njeri i besuar i qeverisë dhe tani priste  rastin  që të bënte batërdinë. (VAFI-K f. 112). Duke menduar gjithë këto ditë me radhë, mezi priste rastin t’ ia hiqte nga mendja  të shoqit frikën e qeve e ta bindte që të bënte ato që thotë Partia. (ZSA-VL-3 f. 152). S. shih sin : e gjen anën dikush

              RAST  I RRALLË fr.em.,ftill.-rast që nuk përsëritet shpesh. (FGJSSH f. 1678).  

              SI TA SJELLË  RASTI fr.ndf., met.- si të vijnë, si të paraqiten a si të jenë rrethanat,varësisht nga rrethannat, kushtet, varësisht nga kushtet, rrethanat që krijohen, që pasojnë, që vijnë. (BQ-DSH ). S. shih sin: si të marrë bora

            E SJELL RASTI  fr.fol.,fj.- rastis, ndodh, qëllon, vjen  rastësisht  ose pa e pritur e pa e kërkuar . (FGJSSH f. 1634, 1760).- E solli rasti  që vitin e shkuar të pinim një kafe me Kadarenë. (ZIÇE te: KD, 3 maj 2003 f.27). S. shih sin : e sjell çarku  

            E SHFRYTËZON RASTIN dikush  fr.fol.,fj.- e gjen   mundësinë, volinë  dikush (për të bërë diçka). (FGJSSH f. 1634). S. shih sin : e gjen anën dikush

            *TË SHUMTËN E RASTEVE fr.ndf.,fj.- shumë herë, shpesh herë.-Mendimet e këtyre të fundit, në të shumtën e rasteve nuk dallonin  nga ato të politikanëve serb kur kishin të bënin  me UÇK-në. (DRE te: ERE, 21 qershor 2003 f. 14). Profesorët thonë se  të shumtën e rasteve  e aplikojnë  formën e kombinuar të vlerësimit... (SEBSHA te: ERE, 11 tetor 2003 f. 4). S. shih sin : të shpeshtën e herës

              VEPRON SI TA SJELLË RASTI dikush  fr.fol.,iron.-vepron dikush pa kurrfarë sigurie, pa kurrfarë mbrojtjeje, i shtrohet rrezikut dikush, vepron pa i peshuar mirë rrethanat (e rrezikshme) dikush,  i hyn diçkaje të pasigurt dikush, merret me diçka dikush si të dalë fati, si ta sjellë fati, merret me diçka tafti-bafti dikush, orvatet të bëjë diçka me rrezik dikush (në një situatë të caktuar) ( HL-FF f. 372). S.shih sin : i bie çunglës dikush

            *VJEN RASTI  fr.fol.,fj.- 1.  ndodh  rastësisht, rastis.- Erdhi rasti që Sami me shokët u gjetën prapë pas një viti pranë fshatit Litobe, duke i dhënë dorën e fundit trasesë hekurudhore. (PARB-BZ f. 48). S. shih sin : bie puna ; e sjell çarku . 2. vjen, krijohet rrethanë e volitshme për të arritur, sendërtuar diçka. (BQ-DSH).S. shih sin : vjen çasti

            *I VJEN RASTI dikujt fr.fol.,meton.-1.  i rastis   dikujt, i ndodh, i qëllon rastësisht  dikujt.-    S. shih sin : i bie hera dikujt. 2. i vjen çasti, mundësia, volia dikujt për të bërë diçka. (FGJSSH f. 1634, 2164).- Edhe Lamkë Kobelit  atë minutë i erdhi rasti që të linte nam të pavdekshëm derisa t’ i regëtinte zemra. (HBO-A f. 6). S. shih sin : vjen ora e dikujt, i vjen ora dikujt  

RASHË

             O RASHË O VDIQA fr.fol.,meton.- s’ ka rrugë tjetër, ndryshe s’ ka ç’ më duhet vetja, s’ ka si bëhet ndryshe, patjetër(kur diçka e kërkojmë me çdo kusht). (ART f.212, FGJSSH f. 142, 2120, JTH-FFGJSH f. 115). S. shih sin : me çdo çare

RATË

            E GJEN RATË dikë dikush fr.fol., meton.- ia gjen rastin, kohën e përshtatshme dikush dikujt për t ' i thënë (dhënë, dhuruar etj.) a për t' i bërë a kërkuar diçka , ia gjen rastin, çastin, kohën e volitshme dikujt dikush (për t' iu hakmarrë, për t' i bërë  diçka të keqe a për ta dëmtuar, goditur etj.),  e gjen a e zë dikë dikush kur është më së ngushti, më ngushtë për t’ ia bërë ndonjë të keqe. (BQ-DSH). S. shih sin: i (ia) gjen anën dikujt dikush

RAXH/Ë-A

            RAXHË FERRACAKE fr.em.,id.,zool., L.  Raja (Leucoraja)  fullonica.- peshk tipik  fundor, sedentar, që jeton  në zona me funde  baltore- ranore  dhe thellësi të ndryshme 30- 600  m, zakonisht deri më 100 m.Riprodhon  në verë, vezët e tij kanë dy zgjatime anësore.  Trupi i peshkut të rritur  është i shtypur  nga lart poshtë , turiri i tij është i zgjatur.Trupi i tij në anën  shpinore ka  ka shumë thumba.Në bishtin e tij gjenden së paku  3 rreshta  gjatësorë   thumbash. Në shpinë ka ngjyrë të verdheme në gri  e në të gjelbërt. (NRA-P f. 168).

            RAXHË GURËSH fr.em.,fj.,zool.,L.(raja (raja) clavata.-  është peshk  sedentar bentik, i cili qëndron  i groposur në rërë dhe llurbë.Pasi ngryset  fillon lëvizjet aktive  të kullotjes. Trupin e ka të shtypur nga lart poshtë, pjesën shpinore e ka me disa  thumba të mëdhenj me bazë të lëmuar. Pjesa shpinore e tij ka ngjyrë të gjelbër  ose të hirtë në të verdhemtë, barku i tij është në ngjyrë të çelur. NRA-EPP f. 168).  S. shih sin : rajë thumbore

            RAXHË LAROSHE fr.em.,id.,zool.,L. (Raja (Raja)  undulata.-  peshk jo i madh  që jeton në zona ranore me thellësi deri më  300 m. Pjell vezë  në kapsula me ngjyrë të errët.  Ana kurrizore e tij është pak e ashpër, sidomos në anën e përparme.Pjesa barkore e tij  është e lëmuar. Ngjyra e shpinës së tij është  është e verdhë  me pika të vogla të murrme.Ana barkore e tij është është e zbardhur  ose në të verdhë, shpesh herë me nuanca  ngjyrë hiri. (NRA-EPP f. 168). S. shih sin :  rajë vijoshe

            RAXHË PENDËZEZË fr.em.,zool.,L. (Raja (dipturus)  batis) .-është peshk fundor  sedentar i madh.Jeton në thellësi  30-600 m.Pjell vezë  mefije të shkurtra  anësore. Penda e bishtit të tij  është  shumë e vogël.Mbi trungun e bishtit  ndodhen 2-3 rreshta thumbash. Ngjyra nga ana shpinore  është e hirtë mjaft e errët, pjesa barkore është më e zbardhur.  (NRA-EPP f. 168). S. skadhinë pendëzezë

            RAXHË SYZAKE fr.fol..,id.,zool.,L. (Raja (Raja)  miraletus.- peshk fundor  që jeton në zona ranore-baltore me bimësi  në thellësi deri më  400 m.(kryesisht  midis  50-150  m.).Trupin e ka të shtypur  nga lart poshtë , turirin e ka në formë  trekëndshi, mbi trup ka disa thumba. Ngjyra në shpinë të tij është  është kafe e çelët  me njolla të errëta  të vogla. Në dy anët e diskut , nga msi i trupit, ndodhet nga një njollë e zezë  e madhe  në formë sythi. Ana e tij barkore është e bardhë, skadhinë. (NRA-EPP f. 168).  

            RAXHË TURIGJATË  fr.fol.,id.,zool., L.(Raja (Dipturus) oxyrinchus).- është peshk fundi, sedentar ,që jeton  në zona me baltë  dhe rënë  në thellësi deri më  90-22 m, rrallë  deri në 900 m. Shtohet me vezë, të cilat mbështillen  në kapsula me zgjatime të vogla  anësore me ngjyrë kafe ose gështenjë të errët.  Kokën e ka shumë të gjatë  dhe të mprehtë, ngjyrën e shpinës e ka  të errët me nuanca  kafe të zeza, ngjyra  e anës barkore është e çelët, rajë. (NRA-EPP f. 168).

            RAXHË TURISHKURTËR fr.em.,id., zool.,L. (Raja (Raja)  radula).-peshk fundor, sedentar, që jeton në thellësitë 40- 350 m  mbi funde ranore-baltore. Shtohet me vezë gjatë pranverës  e verës.Në mes të shpinës  ka një seri thumbash  që vazhdojnë  edhe në bisht. Ngjyra e tij është e verdhë  në të hirtë me njolla të çrregullta  me ngjyrë të errët.Në të dy anët e trupit  ka nga një njollë  ngjyrë vjollce  në formë sythi. Barku i tij  ka ngjyrë të bardhë në të hirtë. (NRA-EPP f. 168).  S. shih sin : rajë therëse

            RAXHË YLLËZAKE fr.,em.,id.,zool.,L. (Raja (Raja)  asterias).-  peshk që rritet deri më  80 cm. Jeton në 10-300 m thellësi, zakonisht  deri në 100 m. Riprodohen  pothuajse  gjatë gjithë vitit.Trupin e ka  të shtypur  nga lart poshtë  e të brishtë, sidomos në kurriz  dhe në bisht .Shpinën e ka ngjyrë  hiri  ose kafe ,me një seri njollash  të vogla , të errëta. Pjesa e tij barkore është e zbardhur, ferrzë, skadhinë.  (NRA-EPP f. 168-9).

RAZI-A

            BIE NË RAZI me dikë dikush fr.fol.,id.- merret vesh , pajtohet  me dikë dikush, ka mirë-kuptim, harmoni me dikë dikush, shkon, kalon mirë me dikë dikush. (ASU-VGJKMGJ f. 243). S.shih sin: bie në brazdë me dikë dikush

            KU S’ KA RAZI, S’ KA BEREQET fr.proverb.- ku nuk ka harmoni, mirëkuptim, s’ ka sukses. (ASU-VGJKMGJ f. 244).

RE

            *PA U VËNË RE fr.ndf.,id.- pa u vërej-tur, pa u hetuar, pa u marrë vesh, pa u diktuar, pa e tërhequr vëmendjen. (FGJSSH f. 1635, 2164).-Iu afrua murit anës e anës për të hyrë pa u vënë re në zyrë. (PARB-V f. 26). S. pa rënë në sy

             *I PAVËNË RE fr.mb.,fj.- i pavërejtur.- Në këtë çështje çon peshë fakti i pavënë re gjer më sot, që në gjuhën shqipe  pranë emrit të lumit …rron edhe apelativi  përkatës… (SHDE te : SF nr. 3-4/ 1999 f. 15).Disa nga aspektet historike  tepër specifike  dhe përshkruese e tepër komplekse të sistemit nyjor të shqipes së vonë-deri gjeniut gjuhë-sor të Samiut  i kanë mbetur  ose të pakuptuara  mirëfilli ose të pavëna re fare. (SRI te : SF nr. 3-4/ 1991 f. 93). Kështu ai ka sjellë  një pasuri të madhe e të çmueshme  të semantikës eksikore , e pavënë re ose e pakodifikuar më parë. (JTH te : SF nr. 3-4/ 2004 f. 8).              

               *VË RE dikush fr.fol.,id.- vëren, sheh me vëmendje, vështron me kujdes, heton, denedis.- Gratë tona vinin re nusen e Sekos në ishte e zonja në magje dhe a i vinte doresh të qeveriste shtëpinë. (SOAN-TZ f. 33). Nuk vinte re se salla ca nga ca po zbrazej. (SOAN-TZ f. 233). Mund të vëmë re se në  vegimin poetik naimian bukuria paraqet shkallë dhe nivel  të lartë dhe të përsosur të erotikës, paraqet shkallë dhe nivel estetik. (BQ-PNF f. 183). Vilja, duke u gëlltitur, vë re të atin andej nga fundi, që thith çibukun me ballin e ngrysur e as flet. (SOAN-TZ f. 320). Kur erdha në vete vura re se isha larë në djersë të ftohta. (MI-SH f. 95). Vura re se nuk ishte kipc i asaj që kisha parë në pavionin e grave, por shoqja e Zdravkës, dora vetë. (SUKRA-RRM f. 97). Në qoftë se  do të vëmë re me kujdes, dialogu është ndërtuar  mbi bazën e aluzionit. (LBE te : SF nr. 3/ 89 f. 47). (edhe moh.)

             *E VË RE  dikush fr.fol., od.- 1. (dikë a diçka) e vëren, e dikton, e heton dikë a diçka dikush..- Si u lodhën pas punës, ata nuk e kishin mendjen as vunë re se nisi  era  e detit. (SOAN-TZ f. 66). Ai ka meritën  se është i pari  ndë ne që e vuri re këtë realitet të hidhur kombëtar. (BQ-PNF f. 66). Gjithë ata burra, shtruar në bisedë e në kuvend, as e vunë re se nata mori tatëpjetën e filluan të  këndonin  këndesët.  (SOAN-TZ f. 308). Meti nuk e vuri re se si kishte ndryshuar çehrja e të birit. (FGJ-P f. 54). Ky mendim, që disa herë i kishte pushtuar  mendjen, e hodhi në dëshpërim, që e vunë re edhe partizanët, që u ndodhën atje. (REBE-G f. 31). Zoti nuk i vinte re gjithë ata njerëz që grabisnin ditën për diell. (PARB-SH f. 142). S. shih sin : i hyn në sy dikush a diçka dikujt. 2. (diçka, dikë a një vend etj.) e shikon, e sheh, e vëren, e vështron, e vëzhgon diçka, dikë a një vend etj. dikush.  S. shih  sin i (ia) kap syri diçka, dikë a një vend etj.  dikujt.3. (diçka a dikë) e sheh, e dëgjon me kujdes, me vëmendje diçka a dikë dikush, tregon kujdes për  diçka a dikë  dikush, i kushton vëmendje diçkaje a dikujt dikush, i jep rëndësi diçkaje a dikujt dikush, nuk e lë pas dore diçka  a dikë dikush, kujdeset për  diçka a dikë dikush. (FGJSSH f. 1635, 2154).S. shih sin:ia bën beftin diçkaje a dikujt dikush. (edhe moh.)

                NUK E VË RE diçka dikush  fr.fol.,id.-  nuk e ndien diçka dikush, nuk i bën përshtypje diçka dikujt. (FGJSSH f. 1635).

                 I VË RE diçkaje a dikujt dikush  fr.fol., id.- i kushton vëmendje    diçkaje a dikujt  dikush, i jep rëndësi diçkaje a dikujt dikush, kujdeset, përkujdeset, interesohet  për diçka a dikë dikush , tregon kujdes për  diçka  a dikë  dikush. (FGJSSH f. 1635, 2154).S.shih sin : ia bën beftin diçkaje a dikujt dikush

            *IA VË RE  diçka dikujt dikush fr.fol.,id.- ia merr, ia sheh,  ia zë për  keq diçka dikujt dikush.-Ç’ ia vë re kësaj , more shok i deleguar, një copë grua. Kështu është e rrëmbyer kjo, pa shtëpia e tyre ka qenë kurdoherë e hapët. (ZSA-VL-3 f. 14). Mos ia vër re  edhe ti, Sop ! Pleqtë duhet  t’ ua falin  të rinjve axhamillëqet. (ZUSA-VL-3 f. 233). S. shih sin : ia zë për të madhe diçka dikujt dikush  (edhe moh.)

            *NUK IA VË RE diçka dikujt dikush  fr.fol.,id.- nuk ia merr, nuk ia zë për të keq diçka dikujt dikush.- Po këtij të fundit i kishte dalë emri si shakaxhi dhe s’ ia vinin re. (JX-LK f. 117).Mos ia vër re atij, djalë ai. Dy vjet ka që është martuar. (ZSA-VL-3 f. 34).  Mos ia vër re, është nevrike, keq njeriut s’ I ka bërë. (ZSA-VL-3 f. 41). S. shih sin: nuk ia zë për kusur  diçka dikujt dikush  (edhe moh.)

            TË MOS VËNËT RE fr.em.,fj.-  moskujdes. (AXH-XIX f. 217).

                MOS IA VËR RE ! fr.fol.,id.- mos ia zër për keq ! mos të të vij keq për atë që thotë ose që bën ! (FGJSSH f. 1635, 2154). S. shih sin : mos ia zër për kusur ; mos ia zër për të madhe !

            *VIHET RE  diçka fr.fol.,id.- vërehet, duket,  shihet me vëmendje e me qëllim të caktuar, vështrohet me kujdes e me synim diçka. (FGJSSH f. 2161).- Nga ajo që shihet e vihet re del se drita iluministe te poeti ynë Naim  nuk ka vetëm domethënie dhe përmasë kultore, lektisore ngazëllimore dhe evokative... (BQ-PNF f. 128). Mund të ketë nevojë  për përmirësime në qeveri nëse vihen re ngadalësime  në punën e ministrave. (GSEL te: KD, 9 korrik 2003 f. 4).Lexuesi  do të gjykojë më tej për vlerat e këtoj libri, edhe pse në dukje që në herën e parë vihet re  mënyra origjinale e rrëfimit. (DHUNAM te: KD, 20 dhjetor 2003 f. 31). Vihet re se poema është ding e mbushur me frymën e vëllazërimit gjithëshqiptar. (EKO-KE f. 124). Në qëndrimin ndaj kësaj çështjeje  vihet re një  kundërshti te studentët. (MAY te : GJJ nr. 3-4/ 2000 f. 63).Në pasqyrimin e karaktereve të personazheve vihetv re ngjashmëria  që kanë ato  me njëri-tjetrin si në fjalët që përdorin ,ashtu edhe në veprimet që kryejnë. (ARGAZ te : SF nr. 3/ 89 f. 35). S. shih sin :  del në  dukje diçka

          VINI RE!  fr.fol., id.-kini kujdes! (FGJSSH f. 1635, 2154).

RE-JA shm.RE-TË

            BËHET RE  fr.fol.,id.-1.(dikush)   ikën menjëherë dikush, ikën shpejt dikush, ikën sa mund më shpejt dikush, ikën, largohet me shpejtësi të madhe dikush.(AXH-XIX f. 217, FGJSSH f. 2045).S. shih sin: e ther binishin dikush. 2.  (dikush a diçka) ikën e nuk shihet më dikush,humb, zhduket, tretet pa lënë asnjë gjurmë, pa u hetuar, pa u kuptuar fare dikush a diçka, zhduket shumë shpejt, menjëherë, sakaq, fare, krejt dikush a diçka. (FGJSSH f. 1635).S. shih sin : bëhet abet dikush a diçka

            BËHET SI RE E BARDHË  diçka a një vend  fr.fol.,id.-duket vagëllimthi, mezi shquhet, mezi dallohet diçka a një vend. (FGJSSH f. 1635). S./ shih sin : duket si nëpër ag  diçka a një vend

            I BIE REJA dikujt fr.fol.,meton.-1. ngryset shumë, pa masë në fytyrë dikush, nxihet  shumë, pa masë, krejt  (në fytyrë) dikush, i nxihet pamja dikujt, murrëtehet dikush. S. shih sin : bëhet bungur (burg) dikush.2. shpreh pakënaqësi, mërzi, sëndi, dëshpërim, pikëllim, mospëlqim, mospajtim  dikush, mërzitet, sëndiset shumë dikush. (PESHA-BER f. 213). S. shih sin : i çaravesh buzët dikush   

            NUK BIE REJA NË HITHRA fr.pro-verb. iron.- nuk e gjen gjë e keqe njeriun e keq (njeriun e lig), nuk bie e keqja mbi të keqin (të ligun),s’ vete e keqja tek i keqi (i ligu). (FGJSSH f. 687, 1635). S. shih sin : s’ vret vetëtima (vetima)  coftina

            *DYNDET  RE (pluhuri,tymietj.) fr.fol., ftill.-ngrihet si re e dendur lart në qiell (pluhuri,tymi etj.),ngrihet fqollë-fqollë dendur lart në qiell (pluhuri tymi, avulli), ngrihet si fqollë, si shtëllungë e dendur, e madhe (pluhuri, tymi, avulli etj.). -Tymi dyndet  re në ajri,/ shemben trojet me themel. (GJF-LM f. 494 ). S. shih sin: ngrihet duman (pluhuri, tymi, avulli etj.)

         *DYNDUR RE (pluhuri,tymi etj.) fr.mb. ,ndf. ,ftill.- (i) ngritur lart në qiell si re e dendur (tymi, pluhuri, avulli etj.), (i) ngritur fqollë-fqollë dendur në qiell (tymi, pluhuri, avulli etj.) .-Dyndur pluhuri re në ajri. (GJF-LM f. 76). S. shih sin : (i) ngritur duman

            ËSHTË (SI) RE ME BRESHËR dikush fr.fol. ,id.- 1.  është trim i madh dikush. (SUAH-SHPPG f. 92). S. shih sin : është dragua Jutbine dikush; futet në shpellë të arushës dikush. 2.  është shumë i rrebtë, i ashpër, i rrëmbyer dikush. (AXH-XIX f. 217). S. shih sin : është si bisht qepe ngallicë dikush

            FLET ME RE dikush fr.fol. ,ftill.-  flet kot më kot, pa lidhje dikush. (AXH-II f. 168). S. shih sin: flet në arë e në stom dikush

            FLET ME RETË dikush  fr.fol.,meton.- mbahet mendjemadh  dikush, mburret, lëvdohet shumë, me tepri dikush, kapardiset, krekoset, ngrefoset, kacagjelohet dikush. (AXH-XIX f. 217). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush

            GJER NË RE fr.ndf., meton.-  shumë lart. (FGJSSH f. 1635).  S. gjer te retë

            GJER TE RETË fr.ndf.,meton.-  shumë lart. (FGJSSH f. 1635). S. shih sin : gjer në re

            HA RE dikush  fr.fol.,id.- është shumë i zoti për punë  dikush, është shumë i zoti, i aftë e i shkathët dikush, i vjen gjithçka përdoresh dikujt, e bën pothuaj të pamundurën dikush, nuk ka shok askund për punë e për zotësi dikush. (HAFSHE-DI-I f. 72, HAJSHE-K f. 201). S. shih sin : i bëhet bisht sakicës dikush

            HUMB SI RE dikush a diçka  fr.fol.,ftill.,  krah.- nuk duket, nuk shihet më dikush a diçka, zhduket, zhbihet, humb pa kurrfarë gjurme dikush a diçka, humb ,zhduket fare dikush a diçka. (FGJSSH f. 1635). S.shih sin : bëhet abet dikush a diçka

            IKËN SI RE dikush  fr.fol.,ftill. ,krah.- ikën  me vrap (sa mund)  dikush, ikën ku (nga) mund më shpejt dikush, ikën shpejt e shpejt, me shpejtësi të madhe, me shumë nxitim dikush, nxiton sa mund shpejt dikush. (AXH-XIX f. 217). S. shih sin : e ther binishin dikush

            IKËN SI RE (SI REJA) ME BRESHËR  dikush fol., ftill. ,krah.- ikën  me vrap (sa mund)  dikush, ikën ku (nga) mund më shpejt dikush, ikën shpejt e shpejt, me shpejtësi të madhe, me shumë nxitim dikush, nxiton sa mund shpejt dikush. (AXH-XIX f. 217, FGJSSH f. 1635). S. shih sin : e ther binishin dikush

            IKËN SI REJA ME FURTUNË dikush  fr.fol.,ftill.,krah.- ikën shpejt e shpejt, me shpejtësi të madhe, me shumë nxitim dikush, nxiton sa mund shpejt dikush. (FGJSSH f. 1635). S. shih sin : e ther binishin dikush

            KALON SI REJA ME BRESHËR (ME FURTUNË) diçka a dikush fr.fol.,ftill.,krah.-  kalon  shpejt e shpejt, me shpejtësi të madhe, me shumë nxitim dikush, me vrull të madh  diçka a dikush.  (FGJSSH f.  1365).

            KULLOT RETË dikush fr.fol.,iron.- është hutaq i madh dikush, është i shpërndarë në mendime dikush,  s' e ka mendjen, vëmendjen fare të përqendruar (në punë etj.) dikush, është i papërqendruar, i shpërqendruar në diçka (në një punë etj.) dikush, është fare i hutuar,  me mendje të turbulluar dikush. (AVSU-SHFMGJ-III f. 145, FGJSSH f. 1635). S. shih sin :  pret bostan dhe ha pjepër dikush

            MBAN RE dikush  fr.fol.,id.- kujdeset dikush. (AXH-XIX f. 217). S. shih sin : ka kujdes dikush

            ME TË VËNË RE  (punon, shkruan) dikush fr.ndf.- me kujdes (shkruan, punon) dikush. (AXH-XIX f. 217).

            E NGET REJA (këtë verë, këtë behar)  fr.fol.,id.-bie shumë shi, nuk pushon shiu (këtë verë, këtë behar). (FGJSSH f. 1635). S. shih sin : bie shi me rrëshekë

            NUK I NGET REJA (arat)  fr.fol., meton.- nuk bie shi (në ara). (AXH-FR f. 195).  

            U NGJITTË DERI TE RETË E BARDHA ! fr.ur.,dësh.- u pasuroftë  shumë !  përparoftë shumë !  u latrësoftë shumë ! shkoftë shumë lart !  (AVSU-SHFMGJ-III f. 146).

            NXIN EDHE RETË dikush  fr.fol.,iron.- është zemërzi, shpirtzi dikush. (NMUS-SHPK f. 263). S. shih sin : është si bukë e mykur dikush

            NJË RE  (gjërash) fr.ndf.,meton.- shumë, së tepërmi (gjëra). (AXH-XIX f. 217). S. shih sin: sa ka bar e dushk

            PËRMBYSEN RETË  fr.dol.,meton.- bie shumë shi, bie shi shumë e me rrëmbim, bie shi i madh, bie shi shumë i rëndë. (FGJSSH f. 1899). S. shih sin: bie shi me rrëshekë 

            *(I) PËRPIN RETË dikush  fr.fol.,id.-1.  është shumë trim dikush. S. shih sin : futet në shpellë të arushës dikush. 2.është shumë i shkathët, i zoti dikush, e bën pothuaj të pamundurën dikush. (FGJSSH f. 1456).-Kur flet ti avokat për Shqipërinë, duket sikur do të përpish retë, por kur vjen puna për t' ia bërë bamb, i përdridhesh si njalë. (MI-D f.152). S.shih sin : i bëhet bisht sakicës dikush. 3. është shumë i shpejtë (njeriu, kali etj.). (FGJSSH f. 1635).- Deshën t’ u hapej udhë e t’ u plotësohej dëshira, se besa besën do të përpinin retë. (SOAN-TZ f. 17).S.shih sin :është furullazë dikush

            PËRZIHEN  RETË   fr.fol., meton.  - nis të marrë mot i ftohtë, mot me shi  (nga që ishte mot i ngrohtë, mot i mirë), pritet kohë e keqe. (FGJSSH f. 1474, 1635). S. shih sin :  prishet koha

            (I) PI RETË dikush fr.fol.,id.-1. është shumë i shpejtë (njeriu, kali etj.). (FGJSSH f. 1635). S. shih sin : është furullazë dikush. 2. është shumë i aftë, i shkathët dikush. (FGJSSH f. 1613). S.shih sin : i bëhet bisht sakicës dikush

            RE ME BRESHËR fr.em. id.-1. njeri zemërak, i hidhur. 2. trim i madh, të cilit nuk i del dot kush përpara. (FGJSSH f. 1635). S. shih sin : burrë me brirë

            SA QET E VRET REJA fr.ndf.,met.- , me shpejtësi shumë të madhe, rrufeshëm, vetëtimthi. (AVSU-SHFMGJ-III f. 146). S. shih sin : aty  për aty

            *SI REJA ME BRESHËR fr.ndf.,krah.- rrëmbyeshëm, furishëm, shpejt e shpejt, me shpejtësi të madhe, me vrull të madh, të fuqishëm. - I urti kurrë nuk ngutet…jo si ai që vjen si era me shi.Jo si reja me breshër. (RKE te : JR nr. 12/ 1990 f. 20).. S. shih sin : si era me breshër

            SI REJA ME FURTUNË fr.ndf.,krah.- rrëmbyeshëm, furishëm, shpejt e shpejt, me shpejtësi të madhe, me vrull të madh, të fuqishëm.  (FGJSSH f. 1635).).S. shih sin : si era me breshër

            SHPËRTHEJNË RETË fr.dol.,meton.- bie shumë shi, bie shi shumë e me rrëmbim, bie shi i madh, bie shi shumë i rëndë. (FGJSSH f. 1899). S. shih sin: bie shi me rrëshekë 

            TRET SI RE fr.fol.,meton..-. 1. (dikush)  ikën  me vrap (sa mund)  dikush, ikën ku (nga) mund më shpejt dikush, ikën shpejt e shpejt, me shpejtësi të madhe, me shumë nxitim dikush, nxiton sa mund shpejt dikush. (AXH-XIX f. 217). S. shih sin : e ther binishin dikush. 2. (dikush a diçka)   nuk duket, nuk shihet më dikush a diçka, zhduket, zhbihet, humb pa kurrfarë gjurme dikush a diçka, humb ,zhduket fare dikush a diçka. (FGJSSH f. 1635). S.shih sin : bëhet abet dikush a diçka

            *VIJNË RE E ZEZË (njerëzit etj.) diku fr.fol.,ftill.- vijnë me shumicë të madhe (njerëzit) diku, vijnë shumë e shumë (njerëzit etj.) diku.- Dhe aq i bënte se romakët/ po vinin re e zezë.(DA-P f.91). S. shih  sin :  vjen bota diku

            *VJEN SI REJA ME BRESHËR   dikush  fr.fol.,ftill.,krah.- vjen me vrull të madh, me shpejtësi të madhe dikush, vjen me vrap  (sa mund, sa mundet)  dikush, vjen shpejt e shpejt, me shumë nxitim  dikush. (FGJSSH f. 1635).- I urti kurrë nuk ngutet…jo si ai që vjen si era me shi.Jo si reja me breshër. (RKE te : JR nr. 12/ 1990 f. 20). S. shih sin : vjen në cenë të thiut dikush

            VJEN SI REJA  ME FURTUNË dikush  fr.fol.,ftill.,krah.- vjen me vrull të madh, me shpejtësi të madhe dikush, vjen me vrap  (sa mund, sa mundet)  dikush, vjen shpejt e shpejt, me shumë nxitim  dikush. (FGJSSH f. 1635). S. shih sin : vjen në cenë të thiut dikush                

REAKSION-I

            REAKSION  BËRTHAMOR fr.em., fiz.- zbërthim i bërthamave të atomeve të një elementi, si pasojë e të cilit ai shndërrohet në një element tjetër, duke lëshuar energji të madhe. (FGJSSH f. 1636).

            REAKSION ZINXHIR fr.em.,fj.,-1.  fiz., kim. - shndërrim kimik ose zbërthim i pandër-prerë i elementeve dhe i lëndëve, gjatë të cilit produktet e zbërthimit marrin pjesë në procesin e mëtejshëm. 2.  fiz.-varg veprimesh ose rrjedhi-mesh, që lidhen njëri me tjetrin dhe që nisin nga një shkak i vetëm fillestar. (FGJSSH f. 1636).3.kim.-  reraksion i vijueshëm, ku elementet që dalin nga një zbërthim mund të hyjnë përsëri në veprim me elementet fillestare. (FGJSSH f. 2244).

            REAKSION I  ZHDREJTË fr.em.,fj., kim.-reaksion, gjatë të cilit lënda e krijuar shpërbëhet përsëri në elementet e saj. (FGJSSH f. 2261).

REALITET-I

           *BËHET REALITET diçka fr.fol.- sendërtohet,njëmendësohet, përmbushet,plotësohet, realizohet diçka. (FGJSSH f. 1637).- Kriza humani-tare, të cilën  e kanë parashikuar  shumica, nuk është bërë realitet, për shembull. Mirëpo, problemet që nuk janë  paraparë  fare  janë bërë realitet. (p.a. te: KD, 6 KORRIK 2003 f. 14).  S. shih sin: çohet në cak  diçka;  gjen aplikim diçka

            *E BËN REALITET diçka dikush  fr.fol., fj.- e sendërton, e njëmendëson, e realizon, e zbaton, e përmbush, e plotëson  diçka dikush. (FGJSSH f. 1637).- Asnj letër proteste  në adresë të  atyre që aneksimin  e një pjese  të tokës së Kosovës  po e legjitimojnë  dhe po përpiqen  ta bëjnë realitet. (ISKUR te: ERE, 11 korrik 2003 f. 5).U krijuan edhe kushtet e nevojshme objektive për ta bërë realitet  këtë ëndërr të madhe të patriotëve tanë  të Rilindjes. (SHDE te: SF nr. 3/ 1979 f. 8).S.shih sin: e nxjerr mb’ anë  diçka (një punë etj.) dikush; e vë në jetë diçka dikush 

            NË REALITET fr.ndf.-në të vërtetë, realisht. (FGJSSH f. 1637). S. shih sin: në fakt

            REALITET OBJEKTIV fr.em.,ftill.- gjithë bota materiale në tërësi, gjithçka ekziston pavarësisht nga ndërgjegjja, që nuk varet prej saj dhe që është parësore kundrejt saj. (FGJSSH f. 1637). S. shih sin: botë objektive  

REALIZ/ËM-ZMI

            REALIZMI KRITIK fr.em.,fj.,let.- drej-tim letrar dhe artistik përparimtar, përfaqësue-sit e të cilit e pasqyrojnë  me besnikëri  jetën, duke zbuluar në mënyrë kritike kontradiktat e thella të rendit feudal-borgjez. (FGJSSH f. 1637).

            REALIZMI SOCIALIST fr.em.,ftill.,let.-metodë artistike e letërsisë dhe e artit, e cila e pasqyron m e vërtetësi e me besnikëri realitetin historik në zhvillimin e tij. (FGJSSH f. 1637).

REBEL-I

            BËHET  REBEL dikush  fr.fol., fj.- rebe-lohet dikush. (FGJSSH f. 1637). S. shih sin:  ngre krye dikush

REFENE-JA

            NUK E VË NË  REFENE dikë a diçka dikush fr.fol.,iron.-nuk e çmon, nuk e përfill, nuk e nderon,  nuk e llogarit   dikë a diçka dikush, nuk i jep rëndësi, nuk i kushton vëmendje    dikujt a diçkaje  dikush,   nuk e merr parasysh, e shpërfill, e përbuz dikë a diçka  dikush. (FGJSSH f. 1639). S.shih sin:  nuk e zë për fill  dikë a diçka dikush

REFLEKS-I shm. REFLEKSE-T

            REFLEKS I FITUAR fr.em.,fj.,psikol.- refleks që organizmi e fiton gjatë jetës së tij dhe që kërkon pa tjetër pjesëmarrjen e gjysmë-vlerave të mëdha të trurit. (FGJSSH f. 1640). S. shih sin : refleks i kushtëzuar

            REFLEKS I KUSHTËZUAR fr.em., fj.,psikol.-refleks që organizmi e fiton gjatë jetës së tij dhe që kërkon pa tjetër pjesëmarrjen e gjysmë-vlerave të mëdha të trurit. (FGJSSH f. 1640).S. refleks i fituar. Ant. refleks i pakushtëzuar

            REFLEKS I PAKUSHTËZUAR  fr.em., fj.,psikol.- refleks, të cilin organizmi e ka që në lindje. (FGJSSH f. 1640, 2017).S.refleks i trashëguar. Ant. refleks i kushtëzuar

            REFLEKS I TRASHËGUAR fr.em., fj.,psikol.- refleks, të cilin organizmi e ka që në lindje. (FGJSSH f. 1640, 2017). S.shih sin : refleks i pakushtëzuar

REGËTIM/Ë-A

            MBETET ME REGËTIMË PEZULL dikush  fr.fol.,meton.- s’ merr frymë (nga frika, nga një shqetësim etj.) dikush.(HAVA-M f. 149).

REGJIM-I

            REGJIMI I KURSIMIT fr.em.,fj. , ek.- metodë e drejtimit të ekonomisë socialiste, që ka për qëllim të shtohet prodhimi dhe të kryhet çdo punë me shpenzime sa më të pakta e duke shfrytë-zuar rezervat e brendshme. (FGJSSH f. 1642).  

               REGJIMI I LUMIT fr.em.,fj., gjeogr.- ndryshimi i sasisë së ujit të lumit gjatë stinëve. (FGJSSH f. 1642).

            REGJIM SHTRATI  fr.em.,fj., mjek.- të ndenjurit e një të sëmuri shtrirë në shtrat derisa të shërohet. (FGJSSH f. 1641).  

REGJIST/ËR-RI

            HEDH NË REGJISTËR dikë a diçka dikush  fr.fol.,fj.- regjistron dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1642).S. shënon (shkruan) në regjistër  dikë a diçka dikush

            REGJISTRI I ANIJES fr.em.,fj.- libri i anijes. (FGJSSH f. 1642).

            REGJISTRI THEMELTAR I SHTET-ASVE fr.em.,fj.- libri që mbajnë zyrat e gjendjes civile, në të cilin shënohen të dhënat e plota për çdo shtetas (emri, mbiemri, atësia, amësia, seksi, vendlindja, data e lindjes, martesa, vdekja dhe çdo ndryshim tjetër që bë[het me vendim të organeve  të pushtetit ose të gjykatës). (FGJSSH f. 1642).

            SHËNON  NË REGJISTËR dikë a diçka dikush  fr.fol.,fj.- regjistron dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1642).S.shih sin : hedh në regjistër       dikë a diçka dikush

            SHKRUAN  NË REGJISTËR dikë a diçka dikush  fr.fol.,fj.- regjistron dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1642).S.shih sin : hedh në regjistër       dikë a diçka dikush

              NË REGJISTËR dikë a diçka dikush  fr.fol.,fj.- regjistron dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1642).S.shih sin : hedh në regjistër   dikë a diçka dikush

REHAT

            *NUK BËN REHAT dikush  fr.fol., fj.-  nuk rehatohet, nuk qetësohet dot   dikush.-Tenos i qe tharë pështyma në grykë.Frymë mezi merrte  dhe nuk bënte rehat. (ZSA-VL-3 f. 117).

            FLI REHAT !fr.fol.,iron.-mos u shqetë-so ! mos kij merak !  mos u mërzit ! . (FGJSSH f. 485-6, 1643). S. shih sin : fli në atë anë !

            *GJEN REHAT dikush fr.fol.,fj.-rehatohet, qetësohet dikush. (FGJSSH f. 605). - Ai kishte shpëruar nga dhembjet  e çibanit, atje, në diell, gjeti rehat dhe nuk dëgjonte  se ç’ bëhej. (ZS-VL-3 f. 331). S. shih sin : i shëndoshet barku dikujt

            I VJEN  REHAT  dikujt  fr.fol., ftill.-ndien kënaqësi dikush. (FGJSSH f. 1643, 2164). S. shih sin : i vjen mirë  dikujt

REHATI-A

            BIE NË REHATI dikush fr.fol.,fj.-   qetësohet, rehatohet dikush, nuk brengoset, nuk shqetësohet më për dikë a diçka dikush .  (FGJSSH f.  1643). S. shih sin : i shëndoshet barku dikujt

            I (IA) NGRE REHATINË dikujt dikush  fr.fol.,ftill.- e shqetëson dikë dikush. (FGJSSH f. 1643). S. shih sin : ia shkel bishtin dikujt dikush

            E PRISH REHATINË  dikush  fr.fol.,fj.-  shqetësohet dikush. (FGJSSH f. 1643).

RELIEV-I

              DEL NË RELIEV diçka  fr.fol.,id.- spikat, spikatet, duket, shquhet, dallohet shumë mirë, shumë qartë diçka midis gjërash a prej gjërash të tjera, bëhet (më) e dukshme, (më) e qartë diçka, bëhet e njohur, e qartë mirë diçka. (FGJSSH f. 1645). S. shih sin: nxirret në dritë diçka

            E NXJERR NË RELIEV diçka dikush  fr.fol.,id.- e spikat, e shquan, e dallon diçka  midis të tjerave a nga të tjerat  dikush, e bën që të bjerë  menjëherë në sy , në dukje diçka dikush, e nënvizon, e thekson diçka dikush. (FGJSSH f. 1645). S. shih sin : e tregon me dorë diçka dikush

            E VË NË RELIEV diçka dikush fr.fol.,id.- e bën që të bjerë  menjëherë në sy , në dukje diçka dikush, e bën që të duket, të dallohet qartë diçka dikush, e tërheq vëmendjen për diçka dikush, e përqendëron vëmendjen te (në) diçka dikush, e nënvizon, e thekson diçka dikush. (FGJSSH f. 1645). S. shih sin : e tregon me dorë diçka dikush

REMC

            BIE REMC dikush fr.fol.,id. -bie i shtrirë  përdhe, përtokë (gjerë e gjatë e pa lëvizur fare) dikush., bie pa ndjenja,  i alivanosur a pa jetë,  i vdekur përdhe, përtokë dikush, vdes në vend, menjëherë dikush. (ASU-VGJKMGJ f. 244). S. shih sin: bie capërdak përtokë dikush

            E LË  REMC dikë dikush fr.fol.,id.- e lë të shtrirë (përmbys) për tokë  dikë dikush,e lë të vdekur, të vrarë, të mbytur, të alivanosur, pa ndjenja  në vend (e të shtrirë, të  paluar  për  tokë)  dikë dikush, e vret, e mbyt me një të goditur e menjëherë, në vend dikë dikush. (ASU-VGJKMGJ  f. 244). S. shih sin: e lë balmuq dikë dikush 

            MBETET REMC dikush  fr.fol., ftill.- mbetet menjëherë, në vend i shtrirë e  i alivanosur përtokë (nga tronditja, nga përplasja, nga rrahja a nga një sëmundje e rëndë) dikush, mbetet i vrarë, i vdekur, i mbytur përtokë dikush, vdes menjëherë dikush. (ASU-VGJKMGJ f. 244). S.shih sin: mbe-tet crangël dikush

REND-I

            I BIE RENDI POSHTË dikujt fr.fol.,id.-  .- varfërohet dikush, e kaplon varfëria, skamja dikë. (BQ-DSH). S. shih sin : bëhet për të lypur derë më derë dikush

            NUK I DEL REND  dikujt  fr.fol.,meton.- nuk është i lirë,  i ngeshëm dikush, është i zënë (me punë) dikush. (FGJSSH f. 1646). S. shih sin: nuk ka kohë dikush, nuk ia ka kohën dikush  

            ËSHTË NË RENDIN E DITËS diçka    fr.fol.,ftill.- është në qendër të vëmendjes diçka  , është në radhë të parë diçka  ( që duhet shqyrtuar a zgjidhur), është diçka çështje e rëndësishme që kërkon shqyrtim a zgjidhje të shpejtë, të menjëher-shme. (FGJSSH f. 1646). S. shih sin : është çështje dite, është çështje e ditës, është çështje ditësh diçka

           *ËSHTË RENDI  fr.fol.,ftill.- është radha, është rregulli.- Qysh nuk të duhet. Të ka mjeshtër, e ke kallfë. Është kah e ha bukën tënde qe sa mot. Rendi është të bësh dertin derman. (KBR-TK f. 130).

            *ËSHTË NË RENDIN E DITËS diçka ËSHTË NË REND DITE (NË REND TË DITËS)  diçka fr.fol.,ftill.-  është në qendër të vëmendjes diçka.- Çështja e Kosovës dhe e Çamërisë ishte në rendin e ditës në krejt veprimtarinë  e Kristo Dakës. (DHIDISH te: KS, 3 nëntor  2003 f. 9). Në këtë mbledhje ishte në rend dite edhe çështja tjetër kapitale, informimi lidhur me Rregulloren dhe Statutin e përkohshëm të Universitetit. (YA te : R, 23 shtator 2000 f. 2). Në rend të ditës të bisedimeve të Beogradit  dhe Prishtinës do të mund të jenë çështjet teknike...(p.a. te: KD, 7 qershor 2003 f. 1).  T’ i shkëputnin nga problemet e vërteta të jetës  që ishin në rendin e ditës. (TEÇA te: SF nr. 3/77 f. 15).

            FORCAT E RENDIT fr.em.,meton.-  përdoret zakonisht për policinë dhe xhandarmërinë. (FGJSSH f. 1646). S. ruajtësit e rendit

            *(E) GJEN RENDIN dikush fr. fol.,id.- e gjen volinë dikush, e gjen rastin e volitshëm dikush.- Pasi hapën bisedën duke kuvenduar mbi disa punë të parëndësishme gjeta rendin dhe i thashë... (HPRI-K f. 13).

            IA HA RENDIN dikujt dikush  fr.fol.,id.-   ia kalon, ia tejkalon, ia kapërcen dikush dikujt, e mund,e mposht dikë dikush. (ASU-VGJKMGJ f. 270). S. shih sin: ia ha arrat  dikujt dikush

            *E HEQ NGA RENDI I DITËS (PREJ RENDIT TË DITËS), E HEQ RENDIT TË DITËS  fr. fol.,meton.- 1. diçka (një punë etj.) dikush e kryen, e mbaron  e përfundon, e shqyrton  dikush diçka (një punë etj.), e afron së kryeri, së mbaruari, së përfunduari, së shqyrtuari  diçka (një punë etj.) dikush. S. shih sin:e nxjerr mb' anë dikush diçka.  (FGJSASH f. 667). 2. (dikë)  e vret, e zhduk  dikë dikush.-Qëruan hesapet me Artan Çelikun, bënë ç' bënë, e hoqën rendit të ditës. (RKE-SH f.227). S. shih sin : ia ashqyen barkun dikujt dikush.3..(diçka a dikë dikush) lirohet nga kujdesi, nga halli (i përhershëm, i pareshtur) i dikujt diçka a dikush, e lë jashtë kujdesit, vëmen-djes, interesit dikë a diçka dikush, nuk kujdeset, nuk interesohet më  për dikë a diçka dikush, nuk merret më me diçka a dikë dikush, e largon vëmendjen, interesimin dikush nga diçka a dikush . (BQ-DSH). S. shih  sin : e heq doresh  diçka a dikë dikush. 4. (diçka a dikë dikush) iron. e lë, e lindiris, e braktis diçka a dikë dikush, heq dorë prej  diçkaje a dikujt  dikush, nuk merret më me diçka a dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e lë pas anash dikë a diçka dikush

            I JEP REND dikujt dikush fr.fol., meton.-   nuk e ngut, nuk e detyron, nuk e shtrëngon  dikë dikush për të bërë diçka, e pret dikë dikush, i lë mundësi, kohë të lirë dikujt dikush (për të bërë diçka). (BQ-DSH) .S. shih sin: s’ ia bën me de, s’ ia bën de dikujt dikush  (edhe moh.)

            NUK I JEP REND  dikujt dikush a diçka fr.fol.,id.-e ngut, e shtrëngon, e detyron shumë, së tepërmi dikush  a diçka dikë (për të bërë diçka), nuk i lë fare pushim, nuk e lë fare të pushojë dikush a diçka dikë,  nuk e pret fare ,aspak  dikë dikush (për të bërë diçka) ,nuk i lë mundësi, kohë të lirë dikush a diçka dikujt (për të bërë diçka). (BQ-DSH) S.shih sin : nuk i jep afat dikujt dikush a diçka (edhe poh. )

              E KA RENDIN POSHTË dikush fr.fol. ,id.- është i varfër dikush, është në gjendje jo të mirë ekonomike  dikush. (BQ-DSH).  S.shih sin: është dorëhollë  dikush

            E KA RENDIN NË PUPA dikush  fr.fol.,id.- është në gjendje të mirë ekonomike dikush, është mirë nga gjendja ekonomike dikush, është i kamur, i pasur dikush.  (BQ-DSH).  S.  shih sin : ka baltë në thua dikush

              NUK KA REND E SKAJ diçka fr.fol.,per.-është e pakufi(shme), e pafund, e paskaj, e paanë, është shumë e madhe diçka. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk ka anë e fund diçka

              NUK KANË REND E SKAJ (punët, ngatërresat etj.) fr.fol.,id.-janë të shumta (punët etj.), janë shumë (punët, ngatërresat etj.). (BQ-DSH). S. shih sin : nuk kanë anë e cekë (punët, ngatërresat etj.)

            E KTHEN NË REND  E RREGULL  dikush fr.fol.,id.- 1. (dikë) e sjell në rrugë të mbarë dikë dikush, e urton, e urtëson dikush dikë, e bën  dikë dikush që t' i kuptojë gjërat mirë e drejt, e bën të jetë si duhet dikë dikush, e bën të jetë në rregull dikë dikush, e bën të mbledhë, të frenojë veten dikë dikush, e sjell  përsëri brenda kufijve dikë dikush, e bën të arsyeshëm dikë dikush . (ALSI te: Hylli i Dritës nr. 6-8/ 1941 f.334). S.shih sin: e bie në arsim  dikë dikush.2.(diçka (punën etj.)  e mbarë-shtron, e rregullon, e mbarëson dikush diçka (pu-nën etj.), e bie në gjendje normale, në gjendje të rregullt dikush diçka, e ndreq, e rregullon ashtu si duhet, ashtu si ka hije dikush diçka, e zgjidh mirë (çështjen etj.) dikush. ALSI te: Hylli i Dritës nr. 6-8/ 1941 f. 334).S. shih sin: e kthen në arsim diçka (punën etj.) dikush

            MBETET NË RENDIN E DITËS diçka  fr.fol.,ftill.- mbetet në qendër të vëmendjes diçka, qëndron, mbetet në radhë të parë diçka (për t’ u shqyrtuar a zgjidhur). (FGJSSH f. 1646).



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx