Kulturë
Mustafë Krasniqi: Intervistë me njërin nga veprimtarët dhe poetët e Diasporës, me Z. Hasan Qyqallën
E marte, 09.11.2010, 10:49 PM
Intervistë me njërin nga veprimtarët dhe poetët e Diasporës,
me Z. Hasan Qyqallën
Shkruan: Mustafë Krasniqi
M.Krasniqi: z.Qyqalla Për lexuesin, kush është H.Qyqalla?
H. Qyqalla: Jam fëmija i tret, nga nëntë fëmijët e prindërve Hanumshahe e Hasim Qyqalla, i lindur në Bardh të madh Komuna e Fushë Kosovës. Shkollën fillore kam mbaruar në vendlindje, kurse të mesmen dhe Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Si shumë qytetar të Kosovës edhe unë kam qenë i shtrënguar ta marr rrugën e mërgimit,rrugë që na u është imponuar pa dëshirën tonë. Që nga viti 1993 kur lash atdheun në lotët e dhimbjes e në qiellin e errësuar,apo në periudhën ku shqiptari përballej me vdekjen dhe jetën, unë mora një grusht dhe të tokës së Arbërisë dhe bashkë me Familjen time, e gjysmë shpirtin vendosëm të jetojmë në një qytet të Gjermanisë, në Brol, afër Bonit. Meqë tanimë ishim bërë banor të një shteti tjetër, si çdo shqiptari na trazonte zemra për tokën e Arbrit , e mu nga kjo ndjenjë dhe mall fillova të krijoj dhe të rikrijoj punimet e mia, ku gjer më tani kam botuar këto vëllime poetike: “Dua të vdes shqip” – 2004, Prishtinë; “Robi i Lirisë”- 2007,Tiranë; “Prekja e ëndrrës” – 2009 Tiranë dhe këto ditë pritet të dali nga botimi “Arkeologji e shpirtit”- 2010, Prishtinë. Jam anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, gjithashtu edhe i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani e.V.
M.Krasniqi: z.Qyqalla Meqë ju kohëve të fundit vrullshëm ju keni imponuar lexuesit, si një krijues i denjët i fjalës artistike , a mund të na thoni për kontaktin e parë me poezinë, dhe si ajo lindi tek ju?
H.Qyqalla:Ta lëmë anash modestin karshi lexuesit. Kontakti i parë me poezinë ishte në moshën e re, atëherë sa kisha kuptuar se ç’është poezia dhe përpjekjet e para për të shkruar e për të ndie diçka të mirë dhe të ëmbël për shpirtin, domethënë atëherë kur isha fatos, nxënës i klasës së katërt të fillore. Vjersha e ime e parë u botua në GEP (Gazeta e Pionierit) “Katër stinët”,me insistimin e arsimtarit tim dashur Ferid Teliqi,i cili vjershën time e dërgoi në redaksi dhe ajo u botuan. Bashkë me botimin e kësaj vjershe u shtua edhe dëshira më e madhe për të botuar dhe shkruar më tutje nëpër revistat e kohës për të rritur, që nga viti 1976 në revistën “Shëndeti” me poezinë “8 Marsi”!
Poezinë e kisha pasion,dhe lexoja shumë,i përjetoja ato,disi i ndjeja si një simfoni,...kur ashtu spontanisht më erdhi një ide gërshetuar me frymëzimin, dhe fillova të krijoj...
M.Krasniqi: z.Qyqalla Çka do të thotë për ju poezia dhe si e ndieni vetën kur poezia e juaj nga kritika çmohet dhe merr vlerësim të lartë?
H.Qyqalla: Poezia, para së gjithash është art, është prehje shpirtërore, është pasion, është idilike. Ndërkaq vlerësimi nga kritika gjithmonë më inkurajon. Edhe pse nuk jam tekanjoz të shoh vlerësimet me surealizëm... Për mua qenësore është të mos ketë nuanca e ngjyrime të njëanshme (siç edhe ndodhë ditëve të sotme,nëpër disa web-faqe),me nofka e pseudonime, herë hiperbolike e herë-herë edhe degraduese...
M.Krasniqi: z.Qyqalla Ju keni filluar shumë herët të merreni me krijimtari, pastaj edhe keni botuar në periodikun e kohës. Tashmë shtrohet pyetja, pse vetëm më 2004 vini me vëllimin e parë poetik “Dua të vdes shqip”?
H.Qyqalla: Tani, më duhet të elaboroj një çikë. Krijimet e botuara në atë kohe i kisha mbledhur dhe sistemuar në atë: Poezitë për fëmijë, poezitë për të rritur si dhe tregimet. Më pastaj kisha edhe shumë krijime të shkruara nëpër letra që vetë i fusja në “arkën” time, diku me siguri 250-300 krijime të zhanreve të ndryshme. Siç dihej mirë po në atë kohë, pakënaqsit dhe padrejtësitë që i bëheshin popullit tim, nuk më lanë të qetë as mua, mbase në vitin 1979 burgoset atdhetari, miku, kushëriri im Z.Sylejman Qyqalla, djalit të Ramizit, me të cilin ishim ngushtë të lidhur. Më këtë dua të shtoi se familja jonë ishte halë në sy të armikut, sidomos pas periudhës 1945, kur arrestohen dhe burgosen me burgim të rëndë,si anëtar të NDSH-së, dy kushërirë e mijë, Ramiz dhe Fetah Qyqalla. Më pastaj zhvillimet e rënda në Kosovë, dhuna që ishin bërë thua e përditshme, dhe e padurueshme, më shtyri që ta merrja rrugën e mërgimit për në Gjermani.
Ndonëse ne u vendosëm në Gjermani, po asnjëherë nuk hoqëm dorë nga toka e arbërit, nga dashuria për ta parë të lirë dhe të bashkuar Shqipërinë. Ne një grup bashkatdhetarësh, vepruam dhe filluam aktivitetin tonë në riorganizimin e mërgatës pa ngjyrime politike, në “Bashkësinë Shqiptare” me Martin Quni, ish i burgosur i ndërgjegjës dhe më vonë ushtar i UÇK-së, Ali Latifi, Shani Sejdiu, Sebastian Nujiqi, e shumë të tjerë. Domethënë aktiviteti im pikërisht shtrihej rreth kauzës kombëtare. Paralel kësaj vazhdoja edhe krijimtarinë por në rrethana të tilla nuk më shkonte mendja të botoja, sepse sikur e parandieja se Liria nuk do jetë larg. Fatkeqësisht të gjitha krijimet që i kisha në shtëpi (Kosovë), u dogjën ashtu siç e dimë edhe vetë. Vetëm pas luftës iu përvesha krijimtarisë me përkushtim....!
M:Krasniqi: z.Qyqalla të flasim pak për njërin ndër emisionet kulturo-artistike të Radio Tiranës të udhëhequr nga moderatori Demir Gjergji, me mysafiren Syzana Zyrakja (në mungesë tuajën), e cila flet pikërisht për krijimtarinë tuaj. T’iu them të drejtën edhe mua më ka impresionuar shumë, sidomos recitimi artistik i vargjeve tuaj dhe vlerësimi i sinqertë e profesional si dhe zbërthimit i thelbit të poezisë. Për këtë çfarë keni ndje ju dhe çka mund të na shtoni më shumë?
H.Qyqalla: Në departamentin e Radio Tiranës për mërgatën shqiptare, gjegjësisht emisionin “Vatër Shqiptare” ishte një konkurs për librin më të mirë të vitit. Dhe konkurrove me librin tim me poezi “Prekja e ëndrrës”-2009. Më pas e kisha qitë në harresë, nga detyrimet e përditshme këtu. Për çudi më kishin njoftuar dhe përgëzuar autorët, por si duket nga pakujdesia ime e kisha fshirë, nga posta elektronike apo,... nuk më kujtohet tani. Pas afër një viti,(d.m.th. në korrik të këtij viti) më shkruan një mesazh në mobilin tim, pasi e kisha publikuar në murin tim. Isha në pushime verore në Kosovë, dhe menjëherë vura kontakte me z. Zyrakja. Diku kah mesdita, bisedoj me vëllain (Asllanin) dhe u nisëm me makinë për Tiranë. Por ne nuk njiheshim as me z. Zyrakja e as me z. Gjergji! E lamë vendtakimin ne platon e Hotelit Rogner, dhe me ndihmën e shërbyesve të hotelit, ne u takuam. Ishte një mbrëmje e veçantë, përplot emocione, më përgëzoi dhe më ofroi DVD e incizuar. Padyshim të jesh mesin e elitës së krijuesve të Shqipërisë Etnike, ndryshe është privilegj. Më pastaj skenari, deklamimi, muzika,....etj., i kishin dhënë shpitë vargjeve. Më pastaj z. Zyrakja mori ca kolegë në telefon, të Radio-Televizioneve më prestigjioze kombëtare duke i njoftuar për ardhjen time. Ata kërkonin kush më parë të më ketë në studiot e tyre, por agjenda ime ishte aq e ngjeshur nga prenotimet e bëra, gjatë gjithë vitit. Por vërtet ishte e realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme, që i përgëzoj për profesionalizëm dhe falënderoj për qasje serioze të krijimtarisë.
M.Krasniqi: z.Qyqalla Përmes poezisë suaj shohim një mesazh të qartë, hera-hera edhe të rebeluar mbi të padrejtën që iu është bërë popullit dhe trungut Ilir, nga Evropa e vjetër. Sidomos poezia prekja e ëndrrës dhe ajo për Çamërinë dëshmon se juve nuk u kënaq kjo liri e përgjysmuar. Çka mendoni ju si poet, që duhet të bëjmë ne si popull për realizimin e mesazhit tuaj për Shqipërinë Etnike?
H.Qyqalla: Tanimë ne krijuesit i kemi shkri kufijtë ndëretnik. Tek ne edhe dominon formula e Shqipërisë etnike. Mbase unë në përmbledhjen time poetike “Dua të vdes shqip”, duke parë tranzicionin, lëvizjet, rrymimet e reja demokratike që frynin, më erdhi një frymëzim si ide, titulluar “Ta bëjmë Shqipërinë, SHQIPËRI”, ku udhëtoj përmes vargjeve nëpër etnicitetin tonë, e si konkluzion nxjerrë: “po vije treni (ndoshta) i fundit, ta bëjmë Shqipërinë, Shqipëri”!
M.Krasniqi: z.Qyqalla Kohëve të fundit disa zëra të mekur flasin për ndarjen e popullit dhe të gjuhës shqipe. Ju si poet çfarë mesazhi keni për këta mjerantë?
H.Qyqalla: Këtu kujtoj se dominojnë tri grupacione: 1. _Grupi i parë, nuk zgjedhë metoda që të bëhet emri i tij “faktor”,si p.sh. Neroni tha : “do të djegë Romën që të bëjë emër”; 2._Grupi i dytë, nuk zgjedhë format e përvetësimit material, që ndryshe klasifikohen si urtia filozofike se “qenët lehin ne oborrin e kujt hanë (ushqehen); dhe 3._ janë shkencëtarët e fushës së Gjuhësisë që i qasen me përkushtim unifikimit të gjuhës standarde shqipe. Mbase gjuha bënë transformime gjatë gjithë historisë së njerëzimit, si p.sh. para pak viteve gjuha Gjermane ndryshoi, apo beri ca avancime leksikore e ortografike që u standardizuan në të gjitha shtetet e provincat ku flitet gjuha gjermane. Edhe sot detyrimisht zbatohet norma e re, si në Gjermani, Austri, Zvicër,etj! Për të njëjtën çështje biseduam e diskutuam edhe para pak kohe me shkrimtarin e madh të letrave shqipe z. Ismail Kadare në Shtutgart, i cili ishte haptazi kundër këtyre zërave mediokër, por me riorganizimin e një kongresi, apo edhe forma tjera, vetëm e vetëm që të arrihet një standardizim i gjuhës! Por kur “maçoku flenë, edhe miu bëhet mbret”!
M.Krasniqi z.Qyqalla Ne do të kthehem te fuqia e mesazhit tuaj të poezisë, ju jeni i pranishëm thua në të gjitha radiot e njohura, kam pas rastin intervistat e juaja t’i dëgjoi përpos në Radio Tiranë edhe në Radio Kosova, mua më ka impresionuar shumë leximi artistik nga Syzana Zyrakja. A do të thotë kjo që juve do t’ju bëjë të kënaqeni me kaq, apo do ju jap kurajë që të krijoni edhe më tutje?
H.Qyqalla:
M.Krasniqi:- z.Qyqalla ju keni mbajtur edhe shumë orë letrare në Gjermani, sidomos ajo tradicionale në Koblenc të Gjermanisë, ku edhe jetoni ju në atë qytet. A mund të na thoni diçka më shumë për lexuesin?
Z.Qyqalla: Në këtë shoqatë përpos aktivitetit kombëtarë mbahen edhe ato kulturore, vlenë të përmendet edhe takimi i 3 maj 2010 takimin Poetik Tradicional PAVARËSIA E KOSOVËS” që u mbajt në
Alma Pahamihali, përuron librin me poezi “ Shtegtime Pulëbardhe”, Dibran Demaku m librin me poezi satirike “Dardha ka Bisht “. Agim Gashi- rapsodi, përuron librin me poezi “ Me grykë pushke këndon Kosova”, Për librin”Dritë e Dituri”, Fletore pune për nxënësit shqiptar me mësim plotësues” nga autori Nazmi Rudari, Agim Gashi- Drenica, përuron librin e tij me poezi për fëmijë “Gjysh të kam shoqe”. Vlen të theksohet për konkursin letrar në këtë takim ishin paraqitur mbi 120 poezi, ku edhe u ndan Çmimi i poezisë më të mirë. Vendi i parë t’i takojë poezisë “ Në zemrën tënde Kosovë, kam një copëz zemër” autore Mimoza Sali, ndërsa vendi i dytë i takoj poezisë “Tri hyjneshat” autor Brahim Avdyli , kurse vendi tretë i takoj poezisë “ Poet ejani në vendlindjen time”autor Gjon Neçaj, Ndërsa çmimin e publikut e merr poezia “Kthehu” autor Arsim Halili. Në fund folenderoi shoqatës Stublla për ndihmesën që na ofron rrethë organizimit
M.Krasniqi: z.Qyqalla sa jam i informuar, ju dhuruat djalit të dëshmorit të kombit (Hysen Sopaj)Bashkim Sopaj të ardhurat e " Çmimit të parë " të fituar në Konkursin letrar, me rastin e Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të Malishevës. Me këtë rast si e priti këtë dhuratë kjo familje dhe si u ndjetë ju?
H.Qyqalla:
M.Krasniqi: z.Qyqalla tashmë është bërë modë që të preket edhe poeti me situatën politike, e sidomos sipas një batute “daç punë krijo parti”. Ju a jeni i angazhuar në politik dhe çka do të thotë politika për ju, sidomos për atë Shqipërisë dhe të Kosovës, e pjesëve tjera ku shtrihen shqiptarët ?
H. Qyqalla: Fatbardhësisht nuk jam anëtarë i asnjë partie politike. Edhe punët politike besoj se bëhen atje ku është vendi, e më së paku na duhen këtu në mërgatë. Mbase nuk jam “i papunë” edhe punë të tilla nuk do i vejë vetes si krijues. Ndërkaq partive politike, dhe politikës në përgjithësi, qoftë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, e troje tjera etnike, rezulton decidivisht sipas mendimit tim, se bëjnë politikë ndëretnike. D.m.th. bëjnë lojën e futbollit, ku të gjithë i qepen golit të vet e bëjnë autogola të mjaftueshëm, sa qe kundërshtarit nuk i duhet shumë energji e mund për fitore. Derisa artist e patriot të devotshëm sakrifikojnë secili në mënyrën e formën e vet për realizimin e shenjtë të bërjes së Shqipërisë Natyrore (Etnike), Ndërsa në anën tjetër politikanët karrierist e pseudointelektualët e pandërgjegjshëm e zhbëjnë atë, thënë drejtë kjo politik më së shumti e favorizon përçarjen, se sa arritjen e synimit për Shqipërinë Etnike.
M.Krasniqi: z.Qyqalla një pyetje provokuese, a jeni për Shqipërinë Etnike dhe a mendoni se ajo një ditë do të kurorëzohet me bashkimin e të gjitha trojet e copëtuara?
H.Qyqalla: Mbase shpresa vdes e fundit, kuptohet sa i përket ribashkimit të trojeve etnike, mbase historikisht ishte dhe ka ekzistuar Shqipëria (etnike). Por të jem i sinqertë me ju dhe lexuesit tuaj, unë nuk shoh klasë politike shqiptare që ecën nëpër ato binarë. Ata presin servimin në tavolinë nga forcat e fuqishme te jashtme si:
M.Krasniqi: z.Qyqalla sa di unë popullit Shqiptar nga vitet 1878 e deri më 1946, po në atë tavolinë që e përmendët ju, ju është ndarë fati!?
H.Qyqalla: Keni të drejtë kur e thoni këtë, se mu nga ajo tavolinë e mallkuar janë copëtuar trojet shqiptare dhe mu nga ajo tavolinë i ka ardhur e keqja Shqipërisë Etnike, e thënë të drejtën po këto shtete ishin drejtpërsëdrejti pjesëmarrës i copëtimit të pamëshirshëm të Shqipërisë, gjë që edhe sot me politikën e tyre shterpe ua mbyllën ca politikanëve gojën, duke e nda prapë Kosovën në parcela dhe duke mos e shqyrtuar si duhet çështjen e kauzës shqiptare në përgjithësi. Kjo për mua është një lojë e fëlliqur e ndërkombëtarëve dhe e vet politikanëve tonë, sepse po luhet me dinjitetin e shqiptarit dhe gjakun e dëshmorëve. Jam i bindur se deri sa nuk zgjidhet njëherë e përgjithmonë fati i shqiptarëve në përgjithësi, Ballkani as Evropa nuk do të kenë rehati.
M.Krasniqi: z.Qyqalla për fund çka do të thoni për lexuesin?
H.Qyqalla: Dëshira ime është të prodhojmë kualitet e jo kuantitet. Të punojmë më shumë se që flasim. Të gjej secili veten e vet aty ku e ka nivelin intelektual e moral. Të mbizotëroj arsyeja para lakmisë dhe modestia para gjelozisë së sëmurë! Gjer sa këtij “virusi” kronik kombëtar nuk ia gjejmë antibiotikun shfarosës, telashet do jenë edhe më të theksuara. E tërë kjo do arrihet me ngritjen e nivelit të shëndosh të shoqërisë tonë, e cila arrihet me vetëdijesimin tonë duke lexuar, mësuar pa lidhje interesash e pa akraballëk! Të qëndrojmë në këmbët tona vertikalisht!
Në fund ju falënderoj për hapësirën e ofruar nga ju, mbase ndjehem i privilegjuar të jem i anketuari apo mysafiri juaj dhe i lexuesve tuaj, që i përshëndes miqësisht!