E shtune, 08.06.2024, 04:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Sokol Demaku: Kujtime nga diaspora - Agron Bajrami

E diele, 31.10.2010, 02:38 PM


Ai që pranon këshilla, është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japësh këshilla. aq rë-ndë është t’i pranosh.

Fjalë e urtë filozofike shqipe

 

BISEDË ME AGRON BAJRAMIN

(Koregoraf në Shkollën Shqiptare të Vallëzimit „SHOTA“ në Zvicër)

 

Nga Sokol Demaku

 

Pse „SHOTA“, lind pyetja? Sepse më mungonte Ansambli SHOTA, dhe në atë botë diku në vitin ´90/´91, ku regjimi sërbomadh e mbylli Ansamblin „SHOTA“, i dëboi të gjithë shqiptarët nga puna ( i diferencoi ) dhe e shëndroi në Anjënsambël sërb, dhe ja vuri emrin Venac ( kuror ). Që Shkolla Shqiptare e Vallëzimit "Shota" të bëhet ambasadore e vërtetë e kulturës sonë kombëtare në shtetin ku vepron dhe në mesin e kulturave shumëngjyrëshe të shtetit helvetik.

 

Valltar profesionist në Ansamblin ”Shota” në Prishtinë edhe koreograf në Sh.K.A. “Bajram Curri“ të Prishtinës, cfare u shtyri ta braktisni atdheun?

 

- Sa i përket largimit timë nga atdheu, jamë larguar për qështje politike në Janar të vitit ’88, ku murrëm pjesë në një turne në Amerikë, i gjith Ansambli u kthy në Kosovë kurse unë mbeta edhe për disa muaj në Amerikë dhe prej andej u ktheva në Zvicër. Në Zvicër isha edhe më heret në vizita tek miqt ku në atë botë ishin të angazhuar politikisht në LPRK e ma von LPK ( Levizja Popullore e Kosovës ), ku në gjiun e vet kishin edhe shoqërin kulturore “Luftëntarët e Lirisë“ ku me këtë shoqëri kulturore kamë punuar shumë kryesisht në valle.

 

Një jetë të tërë, artist, vallëtar në Ansamblin ”Shota”, kur ka filluar veprimtaria jote artistike?

 

- Veprimtaria ime artistike ka filluar që moti, nga bankat e shkollës fillore.Në fillim kamë marrë pjesë me këngë dhe valle në grupet e shkollave ( fillore dhe të mesme ), pastaj pas përfundimit të shkollës së mesme ekonomike në Prishtinë ‘81 / ’82, kamë filluar në amatorizëm ( diku në vitinë ’83 ) në SH.K.A. “Bajram Curri“ në Prishtinë, në prill të vitit ´84 kamë filluar në Ansamblin e Këngëve dhe të valleve “ SHOTA“ të Prishtinës si vallëtar. Njëherit isha edhe anëtar dhe koreograf në SH.K.A. “Bajram Curri“. Në vitin ´85 kamë formuar Grupin e fëmijëve “ Cuca e Maleve“ në Prishtinë. Në vitet e tetdhjeta kam punuar edhe me grupe të tjera në Prishtinë e sidomos me shkollat e mesme të Prishtinës siq ishte SH.M. „Xhevdet Doda“ dhe SH.M. Teknike ( 19 Nëntori ) Në vitin ´87 ku isha në vizitë private në Zvicër kamë punuar me shoqërin kulturore „ Luftëtarët e Lirisë“ që ishte në kuadër të LPRK-së ( siqë e ceka më lartë ) e më von …

 

Si u lindi ideja që të filloni me Shkollën Shqiptare të Vallëzimit në Zvicër?

 

- Ideja për të filluar me një grup të vallëzimit ishte në vitin ´93 që ti kthehem profesionit tim, jo për të fituar, por duke parë se SH.K. „Luftëtarët e Lirisë“ ishte në kuadër të një Organizate politike, shumë bashkëatdhetar kishinë frik të afroheshin ose fëmijët e tyre nuk i dërgonin në „ Luftëtarët e Lirisë“, natyrisht që edhe dëshira ime ishte që veprimtarija ime kulturore mos të kufizohet në një rrethë, atëher vendosa që ta formoj një grup vallëzimi ( natyrisht edhe me ndihmën e bashkëshortës sime Lirijës, që edhe son nuk mu ka nda nga aktiviteti kulturor ), dhe e pagëzova me emrin SHOTA. Pse „SHOTA“, lind pyetja! Sepse më mungonte Ansambli SHOTA, dhe në atë botë diku në vitin ´90/´91, ku regjimi sërbomadh e mbylli Ansamblin „SHOTA“, i dëboi të gjithë shqiptarët nga puna ( i diferencoi ) dhe e shëndroi në një Ansambël sërb, dhe ja vuri emrin Venac ( kuror ). Ajo më shtyri që emrin „SHOTA“ ta ripërtrijë edhe në përendim. Në fillim isha unë me bashkëshorten time Lirijën, me vajzën 4 vjeqare Shkëndijën dhe me djalin 2 vjeqarë Flamurin ( ku dhe sot janë vallëtar ).

 

Qe sa kohë egziston kjo shkollë në Aarau?

 

- Ne nuk jemi të lokalizuar vetëm në Aarau por në gjithë Zvicrën dhe titullohemi Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “SHOTA“ në Zvicër, ky grup kulturor egziston që nga viti `93 ( tash e 16 vite ).

 

Cili është qëllimi i themelimit, veprimit dhe ekzistimit të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit në Zvicër?

 

- Të bëhet shkollë e vërtetë nëpër të cilën edukohen të rinjët tanë mërgimtarë, mësimi i  hapave të parë të valleve burimore shqiptare, edukimi i shëndoshë me dijet, veprimet dhe materien e folklorit burimor kombëtar si dhe kostumografinë tonë tradicionale e artistike, mos harrimi i traditave të folklorit burimor kombëtar, interpretimi i drejtë dhe në mënyrë artistike i folklorit dhe i kostumografisë sonë kombëtare, që të rinjtë tanë të jenë të aftë të vazhdojnë drejt caqeve më të larta artistike në fushën e valleve dhe kostumografisë burimore e artistike shqiptare, me paraqitjet dhe koncertet tona t’u afrojmë kënaqësi bashkatdhetarëve tanë dhe artdashësve të shumtë vendas, që kulturat të veprojnë shlirshëm në hapësirat që janë këtu në Zvicër dhe më gjerë, krijimi i lidhjeve shpirtërore me artdashësit vendas, krijimi dhe përjetimi i lidhjeve shpirtërore mes kulturave të ndryshme në shtetin e Zvicrës, që Shkolla Shqiptare e Vallëzimit "Shota" të bëhet ambasadore e vërtetë e kulturës sonë kombëtare në shtetin ku vepron dhe në mesin e kulturave shumëngjyrëshe të shtetit helvetik.

 

Por cfarë është sot Shkolla Shqiptare e Vallezimit në Zvicër, sa anëtar ka kjo shkollë?

 

- Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „SHOTA“ në Zvicër sot ka mbi 85 anëtar në tri qendra, Baden, Basel dhe Altbüron. Ka grupin e fëmijëve dhe grupin e të rriturve. Në shkollën tonë nga fillimi e deri më sot kanë kaluar mbi 250 anëtar.

 

Çka prezenton kjo shkollë dhe a bashkëpunoni me ndonjë shkollë të tillë apo grup valltarësh?

 

- SH.SH.V. „SHOTA“ prezenton kulturën shqiptare, më mirë të them vallën tradicionale shqiptare të të gjitha trojeve shqiptare. Bashkpunimi me grupet tjera është shumë i mirë me të gjitha grupet që veprojnë në Zvicër ( posaqërisht me grupet kulturore në pjesën e Zvicrës gjermanofolse ) sepse thuaja të gjtha grupeve u ka ndihmuar „SHOTA“ në themelimin e tyre apo në valle, garderobë dhe në muzikë, e ato janë SH.K.A. „Vatra“ në Bülach, G.M. „Arbëresha“ në Sirnach, SH.K.A. „Dardania“ në Winterthur, SH.K.A. „Drita“ në Kreuzlingen, SH.K.A. „Sharri“ në Romanshorn, SH.K.A. „Shqiponjat“ në Luzern etj.

 

Çfarë don me thënë një shkollë e tillë për shqiptaret ne Zvicër?

 

- Kësaj pyetje ma së miri do të ishte përgjigjur ndonjë person që ka pasë rast ta shof SHOTËN në skenë. Kisha pasë dëshir që ti shkëputi disa rrjeshta të opinionistëve: Faton Topalli: “SHOTA” gjithnjë e para, gjithnjë në frontin e luftës për identitet kombëtar, Mehmet Elezi, ambasador i Republikës së Shqipërisë: Shkolla shqiptare e vallëzimit “SHOTA” është më shumë se një shkollë,Pjetër Rodiqi: Puna e “SHOTËS” karakterizohet nga përkushtimi dhe fryma kombëtare, Ismet Rashiti: Shkolla e traditës dhe kulturës shqipatare në Zvicër, Natalie Ammann, etnologe: “SHOTA” në repertoarin e saj përfshinë gjerësisht shumëllojshmërinë regjionale,Urs Fischer: Faleminderit “SHOTË”! gëzohem për paraqitjet tuaja të ardhshme. (këto thënje janë të marra nga monografija e Shotës „Vallet në funksion të ruajtjes së identitetit kombëtar“ të autorit Ibish Nezirit e botuar nga vetë Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „SHOTA“ në Zvicër).

 

Kur kemi të bëjmë me një Shkollë Vallëzimi Shqiptare në Zvicër, çfarë është qëllimi juaj me te?

 

- Qëllimi i yni është siq e ceka edhe më lart të bëhet shkollë e vërtetë nëpër të cilën edukohen të rinjët tanë mërgimtarë, interpretimi i drejtë dhe në mënyrë artistike i folklorit dhe i kostumografisë sonë kombëtare, që Shkolla Shqiptare e Vallëzimit "Shota" të bëhet ambasadore e vërtetë e kulturës sonë kombëtare në shtetin ku vepron dhe në mesin e kulturave shumëngjyrëshe të shtetit helvetik etj…

 

Ndërkohë ju prezantoni këngën, vallen shqipe tek bashkekombasit tanë por gjithnjë e më tepër edhe tek aderuesit zviceran të valles shqipe, çfarë është ineteresimi i tyre për muzikën dhe vallen shqipe?

 

- Përveq paraqitjeve tona tekë bashkombasët tanë, gjithnjë e më shumë kemi prezentime edhe tek opinjoni vendas Zvicëran dhe i huaj që jeton në Zvicër. Interesimi i tyre në përgjithsi për kulturën shqiptare është shumë i madh, që ta njohë traditën burimore, kostumin etj. Që ta njohish më mirë një popull mësoja traditën.

 

Dëshirojmë të dim se sa jeni ju të kënaqur me prezentimin e valles shqipe në diasporë dhe si jeni pritur nga publiku?

 

- Ne si grup i vallëzimit jemi shumë të kënaqur në prezentimet tona, ndoshta kishte qenë edhe më mirë sikur edhe bashkombasët tanë të na ndihmojn moralisht dhe financiarisht, jo veqë neve si grup që jemi, por edhe grupeve tjera kulturore dhe sportive. Që të jemi edhe më të pregaditur si me veshje kombëtare instrumenta etj, thën shkurt që ti kemi kushtet edhe më të mira. Shpresoj se tash shteti i Kosovës (Ministria e kulturës apo sektori i diasporës në kuadër të kryeministrisë ) do ti ketë parasysh këto mangësi që kemi dhe do të na përkrah. Sa i përket publikut, publiku çdo here ka qenë i mrekullueshëm, na ka pritur shumë mirë. Për atë arsye e kemi mbajtur deri sot, sepse publiku ëshë bërë pjesë e jona ( then shkurt jemi rritur me publikun dhe për publikun ).

 

Keni marrë pjesë ne ndonjë festival, apo keni prezentuar programin tuaj ketu ne Zvicër apo diku tjetër ne Europë, cfarë janë përshtypjet tuaja?

 

- Kemi marrë pjesë në shumë festivale dhe manifestime kulturore në Zvicër dhe jashtë saj ( rreth 700 programe për këto 16 vite ). Mikpritja ka qenë shumë e mirë, shumë e përzemërt për atë arsye dëshira e jonë po edhe e vetë organizatorve është që të jemi prapë prezent edhe herave tjera. ( p.sh. në Zvicër: festa e qytetit të Cyrihut që nga viti ´97 marrim pjesë për çdo vjet, në festat e qyteteve të ndryshme të Zvicrës si në Basel, Bern, Schafhausen Luzern etj. Jashtë Zvicrës: në Strug, në Itali ( Kalabri ) Gjermani etj. Në këtë vitë pritët të marrim pjesë në disa manifestime në Turqi, Francë, Belgjik etj. Pse jo edhe në Suedi.

 

Gjatë karrierës suaj të deritanishme, keni bashkëpunuar me shumë valltar të mëdhenj shqiptarë, ke mundë të na veconi këtu. Përshtypjet tuaja mbi këta kolosë të artit shqiptar, por gjithashtu mund të na flisni edhe për legjendat e tjera të valles shqiptare, apo idhujt tuaj?

 

- Sa isha në Kosovë pikrisht në Ansamblin “SHOTA” të Prishtinës, kamë pasur nderin të vallëzoj me shumë artista kosovar siq ishin Marsel Tupeci tash i ndjer, Afërdita Tupeci tash e ndjera, Mr. Haki Mulliqi tash koreograf, dramaturg dhe profesor në lëndën e koreodramës në Prishtinë, Xhemaili Berisha Koreograf në Ansamblin “SHOTA” të Prishtinës Nexhat Sahtaj, Sami Gagica etj. Më vonë pata rastin të takohem me Zhan Derok një koreograf i baletit mjaft i njohur në shtetet përendimore, Julie Landis koreografe dhe shkrimtare për fëmijë në Zvicër, pastaj me Rexhep Celikun të Ansamblit Shtetror të Shqipëris, Skender Haklaj, Deli Metalia, Lumja etj. këta të fundit ishinë vallëtar të Ansamblit “Dardania” të Tropjës e shumë vallëtar të tjerë. Për mua idhuj të pavdekshëm do tëjenë Besim Zekthi, i ndjeri Marsel Tupeci dhe Rexhep Celiku, këta më dhan zemër, shpirt për tu formuar edhe unë si vallëtar.

 

Puna e juaj prej koerografi ka një kohë të gjatë, cfare eshte dallimi mes punes suaj në vendlindje dhe ne mergim?

 

- Në vendlindje kam punuar me shum grupe amatore në Prishtinë dhe rrethin, atje kemi punuar intenzivisht 2-3 herë në javë, problemi tek gjuha nuk ka egzistuar, kurse këtu në Zvicër egziston problemi i gjuhës, fëmijët tanë kalojnë një kohë të gjatë krejtsisht në një rrethë tjetër, ushtrimet zakonisht mbahen 1-2 në javë, prindërit nuk e kanë kujdesin e duhër për fëmijën etj. Është edhe një rrethanë krejtsisht tjetër nga ajo e Kosovës e ajo është distanca e largët në mesë veti.

 

Në repertorin tuaj, do vazhdojë të dominojë vallja popullore, apo do të inkorporohen edhe zhanre tjera?

 

- Ne si shkollë e vallëzimit do ti qëndrojmë besnik asaj burimorës, por nuk do të thot se nuk do të inkorporohen edhe zhanre tjera p.sh. koreodrama. Tash jemi duke pregaditur dy valle burimore Zvicërane ku do të marrim pjesë në Kosovë. Ambasada Zvicërane do të organizoj një manifestim kulturor për nder të 1 Gushtit Dita Shtetrore së Zvicrës, aty do të marrim pjesë me disa valle shhqiptare dhe zvicërane.

 

Cilat kanë qenë vallet kryesore që ka ekzekutuar në skenë Shkolla Shqiptare e Vallëzimit?

 

- Vallet kryesore të “SHOTËS” janë, natyrisht “Vallja e Shotës”, “Vallja e shqipeve”, “Vallja e përdrinit”, “Marshi I UÇK-së”, “Vallja e Rugovës” ajo “Dasma Opojane”, “Vallja e Prespës”, “Vallja e Demonstratave të vitit ´81”, “Vallja e Tropojës”, e “Gjakovës” etj. Përveç artit si e kalon kohën e lirë? - Kohë të lirë nuk kamë shumë, edhe atë që e kamë e vë në levizje. Një pjesë të kohës natyrisht se e kaloj me familjen ( bashkëshortën Lirijën fëmijët Shkëndija, Flamuri, Valoni dhe Shqipja ), në kuadër të familjës i kemi edhe dy qenë ( DEA dhe SHARRI ), i vizitoj miqët, dhe punoj në profesionin tim si kameramn dhe në montazh.

 

Çka do i keshillonit shqipatrët në diasporë, cili është mesazhi juaj për ta?

 

- Mesazhi im është që fëmijët ti dërgojnë në shkollim në gjuhën amëtare dhe në aktivitete kulturore sportive. Pse? - Sepse ata duhet të njihën në mes veti, ta ruajnë dhe ta kultivojnë traditën, shkurt të luajnë shqip, të këndojnë shqip, të vallëzojnë shqip, TË MËSOHEN TË ECIN SHQIP ( kjo është motoja e jonë e Shkollës Shqiptare të Vallëzimit „SHOTA“ në Zvicër ).



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora