Kulturë
Flasin protagonistët e filmit “Rrugë të bardha”, Rikard Ljarja dhe Elida Cangonji
E shtune, 30.10.2010, 01:33 PM
“Rrugë të bardha” mbetet një film me shumë mesazh në cdo kohë
Pas filmit vite të tëra mua s’më thërrisnin Elida, por Zana
Nga Albert Zholi
Aktorin e talentuar, regjisorin, protagonist të sa e sa filmave shqiptarë, Rikard Ljarja e takova rastësisht në Muzeun Kombatar në promovimin e kolanës krijeuse të shkrimtarit, dramaturgut dhe poetit kosovar Agim Gjakova. Në mes shumë njerëzve munda ta shkëpus aktorin, regjisorin disa momente për të bërë një bisedë, pasi, mbas atij promovimi do të takohesha sërishmi me Elida Cangonjin. Në bisedë ai ishte energjik, plot humor, me një kujtesë perfekte.
Sot do t’ju flas Ded, pasi do jem me dy aktorët kryesor të këtij filmi kaq të ndjekur dhe sot. Jam Albert…dhe dua një pronocim për gazetën “Telegraf”, pikërisht për filmin “Rrugë të bardha”..
-Keni kaluar tek “Telegraf”, e keni lënë emigracionin?
- Po -i them
-Vetëm emigrantët mos i ler. Ata do të kene gjithmonë probleme, bile dhe të heshtura. I dini shumë mirë se ccfarë hallesh dhe problemesh kanë ata. Kemi qenë paksa bashkë në Athinë. Rruga e tyre është rruga e mbijetesës mes të panjohurës. Rrugë e madhe plot mistere. Janë heronj të heshtur..
-Si jeni ndjerë me Elidën tek filmi “Rrugë të bradha”? Pasi Elida nuk ishte aktore profesioniste.
Jam ndjerë shumë mirë. E drejtë…Nuk ishte aktore profesioniste, por ishte e dëgjueshme, ishte shumë inteligjente, shumë kërkuese. Ta thithte mendimin. Të dëgjnte me vëmendje dhe menjëherë reagonte. Ditët e para rinte pak e drojtur se nuk njihte ambientin, aktorët, si realizohej një film. Por pas pak ditësh ajo hyri në rol si aktore profesioniste.
Si u ndjetë kur ju tahë se partnere do të kishit një studente të mjekësisë?
Brenda vetes kasha një ndjenjë mosbesimi. Por nuk e shpreha. Por kur pasheë fizikun e saj, dhe bëra bisedën e parë, pashë tek ajo cilësitë e një vajze shumë inteligjente, që kishte dëshirë për punë.
Kishe momnete të ëvshtira që mendoje se nuk do arrije të dilje me sukses me të?
Cdo filma ka monete të vështira. Por vështirësitë e atij filmi nuk I lidhja më me Elidën. Ajo më bëri për vete, me mënyrën e komunikimit, me mënyrën e interpretimit, dëgjushmërinë, përshtatjen… Besova shumë tek ajo…
Mendon sot se tek ai film mund të duhej një aktore tjetër?
Absolutisht jo. Ndjehem mirë që e realizova me Elidën atë film… Një vazë inteligjente që di të ccajë në jetë, që di ccfarë këkrkon, një femër që është kërkuese. Cudi sis u bë aktore
Mendoni se filmi “Rrugë të bardha” është një ndër filmat më të ndjekur tuajt?
Atë ë thot spekttaori, jo unë. Mund ta thoni ju. Unë jam actor dhe gjithë filmat i kam njëlloj. Por edhe sot më pyesin shumë për këtë film.
Jeni sot në një promovim. Keni miqësi me autorin Agim Gjakova?
Miqësi të hershme. Agimi për 50 vjet krijimtari ngelet po ai Agim. Kritikues ndaj fenomeneve, serioz, në opozitë me ccdo të keqe. Krijimtaria e tij është simpatike. Agimi ka nja përfshirje krijimtarie në të gjitha gjinitë. Bile edhe në atë skenike. Eshtë një mik i mirë për mua.
____
Elida Cangonji
Si jeni ndjerë kur ju thanë se do të realizoni një film me aktorin e talentuar Rikard Ljarja?
Në fiilim shumë keq. Unë kam pas shumë respect për atë actor. Ai ishte ndër aktorët më të njohur në atë periudhë. Ishte bërë si i shtëpisë. Kisha emocion. Por pas takimit të parë ccdo gjë ndryshoi..
Pse?
Pasi Rikardi është njeri i humorit. Shumë i dashur, shumë i afrueshëm. Ai krijonte situata humoristike dhe të krijonte një ambient të ngrohtë. Nqs s’do të ishte i tillë vërtet do të ndjehesha keq. Ai në sheshin e xhirimit është ndryshe se në jetë. Aty ai merr përmasat e vërteta. Pa një Rikard të tillë, unë ndoshta do ndihesha e vetmuar, e pa plotësuar, e mënjanuar..
Përse do të ndjeheshe e tillë?
Pasi isha një studente në vit të dytë të Fakultetit të Mjekësisë. S’kisha hyrë asnjëherë në botën e bukur të artit. I njihja artistët nga larg dhe mendoja se ata ishin tjetër botë (qesh). Pse ta fsheh kisha shumë dëshirë të njihja nga afër artistët dhe se mendoja se do isha në rol përkrah tyre.
Cila është fjala e parë që të ka thën Rikardi?
Do t’ja dalësh mbanë je një vajzë inteligjente.
E takon sot Rikardin?
E takoj.Mbetet një mik i mirë, një aktor i respektuar. Di ti vlerësoj dhe respektoj njerëzit.
E kujton shpesh këtë rol?
Sa herë shoh filma. Eshtë roli im i parë në kinematografi dhe dihet ccdo gjë e parë ka të veccantat e saj. Dua të them se pas filmit vite të tëra mua s’më thërrisnin Elida, por Zana.