Kulturë
Arsim Halili: Rrugët(r)im i kuqërremtë
E premte, 29.10.2010, 07:45 PM
RRUGËT(R)IM I KUQËRREMTË
Tregim nga Arsim Halili
Endej nëpër dhomë, nuk dinte se ç’kërkonte, por ama edhe nuk kishte kujt t’i drejtohej. Ndonjëherë e shikonte fotografinë e të vëllait që më vite qëndronte e varur në mur. Shumë herë kishte biseduar me të në mungesë , shumë herë e kishte qarë hallin për shumë çka.
Eh mor vëlla ike dhe u tretë pa e ditur se ku?!Motra, si motër, herë numëronte vitet sa i kishte bërë vëllai, e herë numëronte vite sa kohë kishte tretuar nga shtëpia. Babait tani më ju kanë tretur edhe eshtrat, ndërsa nëna gjatë kohë ishte strukur në shtrat, bile as vdekja nuk e kërkonte më . Vëllai i vogël Agimi ishte në të shtatëmbëdhjetat dhe ai ishte bërë shtyllë e shtëpisë. Mendimet që barteshin nga goja në gojë kishin krijuar legjenda nga më të ndryshmet, tani më edhe familja nuk dinte kujt ti besonte më parë, asgjë konkrete nuk thuhej, çdo njeri që niste këtë bisedë, thoshte me të dëgjuar e kam, vet nuk e kam parë, kështu më ka thënë ky, apo ai njeri.
Disa thonë se kam parë në Gjermani , disa thonë e kam parë në Francë, e të tjerë në Zvicër, kjo gjë ishte edhe me rëndë për familjen e tij. Ikja Arbenit nuk u bë me dëshirën e tij, ai e donte familjen, por i ranë shumë herë në qafë policia, pse kishte marrë pjesë në një demonstratë, nga kërkonin ta din se nga kush ishte shtyrë të jetë ai aty, ai kurrë nuk tregoi, por e pagoi shtrenjtë, shumë herë u maltretuar .
Iku atë natë prilli, mori kokën në duar pa e ditur se as ku, do të shkonte. Mëngjesi i së nesërmes,e trishtoi tërë familjen, kur nuk e gjetën Arbenin aty në shtratin e tij. Vitet iknin dalëngadalë, asnjë fjalë. Nënë Fatimja me pak atë forcë shpirti që i kishte mbetur thoshte ndonjëherë ndonjë fjalë.
- Do të kthehet Arbeni nënës!
- Atë, do ta martoj me dasmë të madhe.
- Shikoje moj Norë, vajza nënës mos po troket dikush tek porta
E , Nora e qetë e mbulonte nënën, fli oj nënë. mos ke dert se do të kthehet ...
Agimi dilte herët nga shtëpia, shkonte për ta bërë ndonjë punë diku, sa për të mbajtur gjallë familjen. Në mbrëmje vinte qetë në shtëpi, rrallë fliste ndonjë fjalë, vetëm ndonjëherë pyeste:
- A motër mos ishte ndokush sot këtu?
- Jo vëllai i motrës... askush nuk ka qenë as sot!
Vazhdonte ritmi i jetës, plagët e dhembjes çdo ditë e tutje e rëndonin familjen. Këto ditë edhe nënë Fatimes, ju kishte keqësuar gjendja shumë, tani më kishte humbur të folurit nga një sulm cerebral qe kishte pas, në një mbrëmje të vonë. Edhe ndihma e mjekut si duket ishte e kotë, bile ata vet i kishin propozuar që ta kthenin në shtëpi. Ishte krijuar gjendje lufte, të iknin me plakën e sëmurë ishte e pamundur, të rrinin, ku të rrinin. Norës i silleshin në kokë lloj-lloj skena tmerri, kishte dëgjuar se si bishat, bënin kërdi në Kosovë gjithkund.
Atë mëngjesi dhjetori, acari fërfëllonte çdo gjë para vetës. Qetësi në shtëpinë e familjes së Arbenit. Nora dhe Agimi ishin ofruar te koka e nënë Fatimes, e shikonin dhembshëm, ka po nxirrte frymën e fundit të saj. Dalëngadalë ritmi të rrahurave të zemrës i pakësohej, u munduan t’i jepnin pakëz ujë, por kot, ajo ra e vdekur në shtratin e saj, pa mundur ta lë as edhe amanetin e fundit, iku nga kjo botë me frikë dhe me urrejtje për aq padrejtësi që ju bënë, iku pa pas mundësi ta përqafoj djalin e saj.
Nora tani në vend të qante për vuajtjet e nënës dhe ikjen e saj nga kjo botë, duhej ta bënte organizimin e varrimit , njerëz fare pak kishin mbetur, sidoqoftë u bë organizmi i varrimit të plakës.
Lufta kishte plasur edhe në këtë anë, tani kishte ndodhur një mrekulli Arbeni ishte kthyer pas kaq vitesh në zonën e Pashtrikut, pushka e tij jehonte në male. Ndërsa motra Norë tani kishte vendosur e gjallë, nuk do të binte në duar të bishave të zeza. Një ditë i tha Agimit:
- Vëllai i dashur, ti po sheh gjendjen, të lutem të shkosh tek daja dhe me ta ikni për në Shqipëri.
- Unë kam vendosur që nesër ta vesh uniformën dhe të jem në mal.
Iku në malet e Pashtrikut, Nora atje mori detyrat nga eprorët e saj dhe krah për krah me shokët e idealit luftonin në male. Një ditë duke qenë në front, kur nga komandanti që kishte ardhur jep urdhër për zjarr, sikur këtë zë e kishte dëgjuar, edhe shumë herë,por me që Arbeni kishte ndryshuar pamjen fizike, nuk e njohu në fillim, pas ofensivës që kishin në atë betejë, një nga eprorët i raporton komandant Arben Krasniqit, kur dëgjon Nora këtë emër, ja plas vajit dhe shkon e përqafon vëllai, pa mundur t’i thotë gjë, vetëm dëneste, pse qan, Arbeni asgjë nuk kuptonte në fillim, kur u qetësua pak i tregoi se si është puna, ata nuk u ndanë më deri në fund të luftës.
Lufta në Kosovë mbaroi. Por Arbeni nuk e ndali idealin e nisur, ai u gjend gjithkund në tokat shqiptare, një ditë një ofensivë të llahtarshme, pa mëshirë e qëlloi në kraharorë, një plumb i një snajperisti në malet e Sharrit, mbi qytetin e bukur të Tetovës. Ja ndal hapin, por e pagoi me gjak lirinë, që nuk e gëzoi kurrë. Motra tani e din për vëllain e saj dëshmor, me krenari e mban fotografinë e saj, Ajo pas luftës u martua dhe djalin e saj të madh e pagëzoi me emrin Arben...