E premte, 02.05.2025, 01:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Limani: Arti dhe kultura, qytetërimi ynë i fokusuar në sytë e botës

E enjte, 28.10.2010, 09:56 PM


ARTI DHE KULTURA, QYTETËRIMI YNË I FOKUSUAR NË SYTË E BOTËS

 

(Përkitazi me ekspozitën personale të skulptorit tonë, Adem Rusinovci, e çelur më 20.tetor 2010, në Galerinë e Arteve të Kosovës)

 

Prof. Adem Rusinovci, edhe kësaj radhe, me vepren e tij, na dëshmoi se arti është një “lojë” e cila i takon botës së veçantë të njeriut dhe produktit të mendjes së tij, e cila pasqyron universin tonë gjithandej njerëzimit, për t`i përjetuar dhe për t`i kuptuar format dhe tingëllimen e bukur të ngjyrimeve artistike si shprehje universale anepranë botës së qytetëruar.

 

Nga Remzi Limani

 

Se arti  dhe kultura janë identiteti  i një qytetërimi dhe letërnjoftim i individit dhe i shoqërisë, na dëshmojnë gjurmët nga e shkuara në të ardhmen, si forma objektive dhe kusht themelor i lëvizjes së dukurive, ngjarjeve ose proceseve të evoluimit të shoqërisë, me të cilat vishet e sotmja me të djeshmën e njerëzimit nëpër kohë dhe hapësira të ndryshme, ku individi dhe mendësia e tij krijuese na bën të na njohin të tjerët si një etnos me një lashtësi identiteti kulturor. Në këtë kontekst, ekspozita e skulptorit tonë Prof. Adem Rusinovci, e hapur në Galerinë e Arteve të Kosovës, na dëshmon se pesha e civilizimit, identitetit kulturor dhe kombëtar e një shoqërie matet me peshën dhe kuptimin e shoqërisë ndaj individit krijues dhe veprës së tij, e cila pa dyshim është barometër i një shoqërie të emancipuar.

Ekspozita e artistit në fjalë e titulluar “Kontakti -II-“ na jep mesazhin e qartë për artin e menduar dhe të kultivuar, me një qasje të re kreativiteti në fushën e skulpturës dhe atë të pikturës, duke na dhënë një frymë të re, të një avangarde të një arti modern. Veprat e Rusinovcit, pa dyshim, korrespondojnë me identitetin e artit universal dhe zërat e kohës që flasin për të sotmën tonë… Arti i tij nuk është art sa për të qenë… por, ai, shpërthen i arrirë duke dalë në sipërfaqe me të gjitha premisat dhe vlerat polisemike të një arti të menduar mir dhe të kulluar si duhet… i cili në vetvete ngërthen qëndrueshmërinë artistike me një fortësi dhe lidhshmëri filozofike të formulimeve figurative në një tërësi harmonike të botës së artit dhe kohës së lindej së tij, me përmbajtje kuptimore dhe të shprehjeve të trajtës konkrete dhe asaj metaforike si produkt i shubkoshiencës e cila pasqyron vorbullën e kohës  sonë…

Pra, Adem Rusinovci, edhe kësaj radhe na deshmoi se arti është një “lojë” e cila i takon botës së veçantë të njeriut dhe produktit të mendjes së tij, e cila pasqyron universin tonë gjithandej njerëzimit, për t`i përjetuar dhe për t`i kuptuar format dhe tingëllimen e bukur të ngjyrimeve artistike si shprehje universale anepranë botës së qytetëruar.

Artisti ynë, në proceset konceptuale dhe formulimet artistike nga fusha e skulpturës, përdori materiale të ndryshme - nga druri, poliesteri dhe metali. Pastaj, kanavaca, dhe ngjyra e vajit për realizimin e veprave nga fusha e pikturës.

Rusinovci është pjesëmarrës i shumë ekspozitave kolektive të organizuara nga Shoqata e Artistëve Figurativë të Kosovës dhe po ashtu. deri më tash ka patur një numër të konsiderueshëm të ekspozitave personale në vend dhe rajon.

Për veprimtarinë e deritashme artistike nga fusha e skulpturës dhe atë të pikturës, artisti ynë shumdimensional, Adem Rusinovci është shpërblyer me disa çmime me karakter kombëtar. Aktualisht, Prof. Adem Rusinovci mban postin e dekanit në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më 04.nëntor,2010



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx