Kulturë
Edmond Shallvari: Feriti vargezoi madheshtishem, fuqishem, dhimbshem...
E merkure, 27.10.2010, 09:58 PM
Cfare thua Monda, cfare thua???
Dhimbje ndjej per ikjen e parakohshme te Alked Saracit, edhe pse nuk e njoh.
Ngushellime familjes e te afermve, ju prehte ne paqe shpirti.
Nuk po mbledh dot veten per mikun tim poet Gjakush Tana(Ferit Ramadani), nuk me besohet, jooo.
Kur me beri tag pak kohe me pare me poezine e tij ne fcb, ja tani po e sjell ketu e mban dt. 23 tetor 2010(ora 10:21 mm)
MALLI IM PER TY
Matanë kufirit të shpresës - klithma !
Alkimia e vargut të shpëtojë Sizifin!
Luftë e shpallur - heshtja që vret ,
verbëri shpërndan në dritën e jetës !
Malli im për ty - madhështi e thjeshtë , pa kulm!
Në shtigje ndesh djaj që mbjellin zi !
Rrënohen tempuj mirësie, qëndresa dashuri !
Në universin e kuptimit - errësira për njeri !
Gjithçka vlon të lindë pa u shuar
gjithçka ka kuptim të ri , të vjetër !
Por, nuk arriti gjithçka për të uruar
-si vargjet e lirikës që lindën në letër...!
Te ishte mesazhi i fundit i shpirtit te njeriut te vuajtur, por te mbijetuar mes hallesh, dhimbjesh e fatkeqesish ne jete?
Feriti vargezoi madheshtishem, fuqishem, dhimbshem dhe me nje lirike per t'u patur zili nga cdo moshe poeti. Feriti shkroi analiza, esse, ne te cilat deshmoi bagazh te ndjeshem teorik per letersine, artin, filozofine, njerezit... Feritin e kam te pandare ne komentet e tij dashamirese e vleresuese ne sa e sa poezi te miat, deri ne pasthenien aq analitike te tij ne librin tim me poezi, "Mos e ndiqni hijen!".
Kam mesazhin e tij te fundit ku shprehte merakun per "heshtjen" e mesazheve mes nesh per pak kohe dhe pergjigjen time aq sqaruese e vleresuese per te si njeri, krijues e mik i padiskutueshem. E kam ndjere manget veten per te hyre analizave e komenteve ne krijimtarine e tij cilesore, ashtu sic e bente ai me kompetence e profesionalizem per ne. I mbetet penes se studjuesve ne vazhdimesi, analiza e studimi i vepres se bollshme ne sasi e cilesi, te mikut e shkrimtarit te paharruar,
Gjakush Tana (Ferit Ramadani), per ta vendosur sa me pare ne piedestalin e perjetshem, qe ai e ka ngritur vete prej kohesh.I perjetshem qofte kujtimi i Gjakushit!
Me dhimbje e respekt, me homazh e vargjet e tij ne mendje, une, miku i Feritit,
Edmond Shallvari.