Kulturë
Luan Çipi: Për dy metro tokë
E premte, 29.10.2010, 07:39 PM
PËR DY METRO TOKË
Nga Luan Çipi
Jam në një breg deti,
Ballë Karaburuni.
Nuk e di ç’më gjeti
Në këtë kohë gjumi.
Të rinj edhe pleq
Janë në gjumë të dytë
Luani, për dreq,
Ri edhe numëron
Sa vite kanë shkuar
Jetën i tregon
Qiellit të ndriçuar.
Dallga ngre stërkala,
Uji më freskon.
Ngjit e zbrit në shkalla
E gjithë jeta jonë.
Kisha miq e shokë,
Nxënës e studentë,
Gjithnjë mbledhur tok
Vajzat, nipat, djemtë.
Më kujtohet, shokë,
Mundës, në ato vite,
Kur, askush për tokë
Shpinën nuk ma vinte.
Kudo vend të parë
Peshëngritës, gjimnast
Kampionat e garë
Gjithë, i lija pas.
Ri i përpëlitur
Marrje mëndësh kam
Krejtësisht drobitur.
Iku, perëndoi?
Largojini retë,
Yjet të shikoj!
Dhe t’u them dy fjalë
Përcillini, me shpresë,
Në çupa, në djalë,
Në nip e në mbesë.
Në shokë e në miq,
Nxënës e bilmezë.
Dikur si në grigjë!
Ku janë, mund t’u pyes?
Janë në punë të vetë
Mbledhur pas parasë.
Rri, o plak i shkretë,
Mendo për parajsë!
Ndaj unë dola bregut
E kërkoj një shok
T’i drejtohem tregut
Për dy metro tokë.
Vlorë, 23.10.2010