E premte, 02.05.2025, 04:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Mentor Gashi

E premte, 29.10.2010, 09:46 PM


MENTOR GASHI

 

Tregim nga Halit Bogaj

 

Ishin ditët më të vështira për popullin tonë të lodhur nga okupimi i egër serbosllav.Djemtë e atdheut kishin vendosur të luftonin deri në frymën e fundit për ta arritur idealin tonë qindravjeçar.Në kohën kur ofenzivat e çmendura serbe kishin marrë hov nga të gjitha anët dhe kur një pjesë e madhe e popullit tonë strehohej nëpër malet tona, krahas trimave të lirisë merrte pjesë edhe një djalosh i ri drenicas me emrin Mentor Gashi nga fshati Llapushnik i  cili nuk kishte të ndalur nga përpjekjet e shumta të cilat i bënte për ta parë vendin e vetë të lirë. Ai i përngjante Gavroshit të Viktor Hygos nga romani’’Të mjerët’’por edhe djemëve tanë shqiptarë të cilët ishin shquar edhe në luftrat e mëhershme çlirimtare gjatë historisë sonë të përgjakshme në të gjitha anët e atdheut tonë të coptuar.

 

Të gjithë mahniteshin me vullnetin e tij luftarak, me gjeturinë e jashtëzakonshme, me lëvizjet e shpejta në një drejtim të caktuar dhe me energjinë e pashterrshme që buronte nga shpirti i tij çlirimtar. Të gjithë e donin, e çmonin, e adhuronin dhe kishin dëshirë të madhe që të kalonin sa më shumë kohë me të, por ajo nuk priste.Ishte luftë e ndyer dhe qyqare të cilën e ushtronte armiku ndaj nesh , me ç’rast Mentori  frikësohej se do ta pësonin dhjetra mijra banorë civilë të maleve tona legjendare të cilat kishin përjetuar shumë beteja të tilla të tmerrshme.Nuk bëhej për herë të parë një dëbim i tillë masiv  nga shtëpitë tona dhe ndezja e tyre e pamëshirshme, ngase  këtë e kishim provuar dhjetra e dhjetra herë gjatë historisë sonë të dhmbshme por krenare.Ishim për herë të parë dëshmitarë se çka bëhej kundër nesh, por edhe  na shkonte ndërmend se çka ishte bërë edhe dikur dhe çka kishin hequr të parët tanë nga e njejti armik i pashpirtë i cili ishte përpjekur përherë që t’i zbrazte trojet tona dhe ta përligjte propagandën e vetë se kinse ‘’këtu nuk kishte pasur shqiptarë në të kaluarën jo fort të largët’’!.Pra edhe Mentori i ri e përjetoi përsëafërmi një ferr të tillë të ushtruar nga armiku ynë shekullor, një ferr në të cilin do të mbytet një ditë edhe vetë shteti që e krijoi atë ferr.

 

Mentori ecte pa u lodhur dhe e shihnin kudo duke iu shërbyer njerëzve tanë në ato vuajtje dhe brenga apokaliptike. Ishte një i ri me një elan të pa parë i  cili shpërthente në çdo  çast, duke shpresuar dhe duke qenë i bindur se e nesërmja do të ishte shumë më e lumtur për të gjithë ne dhe se do të arrinte dita e adhuruar e çlirimit tonë kombëtar të cilin nuk e priti ngase një plumb i tmerrshëm ia mori jetën akoma pa e shijuar as përafërsisht  rininë e tij të hershme.

 

Mentor Gashi kishte mbetur në malet tona drenicare nga dëshira që t’u gjendej afër çlirimtarëve tanë që rrezistonin me forcat e tyre të pasherrshme shpirtërore ndaj një armiku shumëherë më të fuqishëm i  cili ishte lëshuar në sulme të njëpasnjëshme kundëër viseve tona me tërë arsenalin ushtarak .Edhe djaloshi i ri e dinte se me kend duhej të përballej ai dhe shokët e tij të idealit dhe lirisë. E dinte por nuk kishte farë frikë dhe gjithnjë ishte i buzëqeshur, duke qenë edhe i lumtur që angazhohej për vendin e vetë të robëruar nga fallangat çetnike që kishin vendosur ta shfarosnin popullin tonë dhe t’i digjnin shtëpiat edhe në majat më të larta kodrinore.Duke i parë të gjitha këto zezona që e pllakosnin popullin tonë, urejtja dhe dëshira për luftë i shtoheshin gjithnjë e më tepër, ndaj edhe nuk kishte të ndalur nga angazhimet e tij të përhershme në këtë drejtim.Ishte bërë një pjestar i denjë i një ushtrie të re e cila ishte krijuar nga nevoja e domosdoshme për t’i mbrojtur vatrat tona nga të cilat na shpërngulnin me dhunë kurdo që u tekej të përkëdhelurve të dikurshëm evropianë që e mashtronin botën deri në Luftën tonë të fundit çlirimtare kur e panë të gjithë se kush ishte në të vërtetë Serbia dhe hegjemonizmi i saj serbomadh i eksponuar edhe në dy luftra të mëparshme në këto hapësia, me ç’rast bota nuk i mëshonte akoma në kokë Kuçedrës së përgjakshme që u  shkaktonte aq shumë tragjedira popujve të tjerë.Pra edhe Mentori ishte rritur në rrethana të tilla pa parë asnjë ditë të bardhë për vete , familjen e tij dhe rrethin në të cilin jetonte,ngase apokalips serbe e kishte perfshire atdheun e tij te dashur.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx