Kulturë
Përparim Hysi: Mall për fshatin
E diele, 31.10.2010, 01:58 PM
Përparim Hysi
Mall për fshatin
1. Mushaja
Vinte stina e pranverës dhe në fshat buisnin lulet
Gjelbërimi-gjelbërim,bari shkonte gjer në gjunjët
Ne,secili,tufën tonë e kullotnim tek mushaja
Se kullotë ajo shërbente,qe e madhe sa"dynjaja?!!!!"
Por tani askund s'e shoh,ku është toka për musha?!
Se kufijtë mirë ia njoh ; dua të shkoj të çmallem ca
Si njeherë e ca vaktit,po ku jni,moshatarë?
Por mushanë ia dhanë"luvgatit",ndaj dhe jam i shqetësuar.
Ky s'qe fare që nga fshati,se nga erdhi veç nga fundi
Seç i dha nën dorë gjykatësit,domethënë,fshatin e mundi
Na tund shkresat si "tapi",na rrëmbeu të tërë mushanë
Është t'ia marrësh me oi,ndaj dhe zëmra ime qan.
2.Ç'u bënë pemët që kish fshati
Ç'u bënë pemtë që kish fshati,gati nga 5 rrënjë për frymë
Pemët i hëngri "luvgati",sikur qe një suferinë
Suferinë,erdh nga Veriu,si yrnek qe nga Ruisia
Dhe s'i lanl gjë njeriu,shkoi e vate pemëria.
Seç i shkuli që të tëra dhe i ktheu në tokabuke
Obobo si si u bëra,si një kokë që s'ka baluke!
Ikën pemët sikur s'qenë, fshati ngjan fare i shkretë
Nëpër fshat nuk gjen një pemë,nga regjimi:qe lanet!
3.Së prapthi
Të gjitha së prapi u bënë në fshatin tim
Merr kush të marrë,si kërma mbi pasurinë!
Ai që nuk ish derdhur qoft dhe një pikë djersë
Mori aq sa deshi,se kish,tash,"licencë?!!!"
U shit pasuria?!Ç'u shit?U fal
E morën dikushët që qenë hipur mbi kalë
Të shkretët pronarë presin ç'thotë ligji
Por ligjin prej fyti e ka zënë "Maliqi?!"
Në qytet marin fabrika,në fshat morën toka
Se o kanë "licencë",o krahë të forta
Domethënë,ku ishe?Nuk isha gjëkundi
Në gjithë këtë histori:i ndershmi humbi.
4.Fëmijëria
Ja mushaja ku kullosnim bagëtitë,ja dhe pylli ku dilnim për gjah
Aty na gjeje ne çdo ditë,aty se kjo ishte jona dynja.
Dhe lojërat i shpiknim vetë,nuk kishim katalogë a manuale
Dhe cinglat a dokrrat vetë,për top as që flitej fare.
Se mushaja kish brinjë e kodra,shesh për top veçse pak
Por ne kishim të tjera lodra,dhe nuk mërziteshim aspak
Përkundrazi,mbusheshim shend,dhe qemë,pse mos,të lumtur
Mëndjen s'e vrisnim për gjësend,na dukej se s'kish më bukur?!
E,fëmijëri,e madhe sa bota!Sa shpesh,më vjen,sa shpesh!
Dua që me shokët t'ia bëj toka,se malli më këputi në mes.
Mblidhuni,të dashur moshatarë!Mblidhuni atje,tek mushaja!
Ah seç mall më ka marrë!Fëmijëri je e madhe sa dynjaja!
5.Më mori malli për një kaba myzeqare
Më mori malli për një kaba myzeqare
Të dëgjoj një orkestër nga ato,me saze
Të luaj në gërnetë Haxhiu nga Mbrostari
Violinën ta qajë Telua nga ZHupani.
Llahutën ta mbushë siç di Nexhipi
Defin le ta "grisë" si dikur Xheviti
Mandej,për vete,le të marrin një "xhërr" *
Unë për një"xhërr",jap shpirtin të tërë...
* melodi orkestrale që sazet marrin për qejfin e tyre.
** poezitë janë shkruar në vitin 2001
29 tetor 2010