Kulturë
Makensen Bungo: Kumari i Elbasanit
E enjte, 28.10.2010, 08:02 PM
 Makensen Bungo
Makensen Bungo
       
KUMURI E ELBASANIT
 
Shkeputur nga cikli "VARGJE MERGIMTARI"
 
  Kumuri e Elbasanit,
  Si ti pash' sot nje ktu larg.
  Se c'me solli shume kujtime
  Per vendlindjen time Varg.
 
Me nje mall te madh te vale
Une kujtova Elbasanin
Me kalane e vjeter n'mes
Dhe prane saj Bezistanin.
 
   Dhe mes tjerash m'u kujtuan
   Portokallat  ne cdo dere
   Tek shtepite dollmallije
   Gjelberuar dimer, vere.
 
Dhe Shkumbinin, Zaraniken.
Tok me Kushen kam kujtuar,
Kur n'mes t'zhegut per t'u lare
Ne rini ne kemi shkuar.
 
   Ne te dale te qytetit
   M'u kujtua Krasta me ere
   Dhe Sopoti, edhe Gjinari
   N'bor' mbuluar dimer, vere.
C'm'u kujtua midis festash
Dita e Veres, si e gzonim
Me gjel deti e ballakume
Dhe n'shetitje n'gaz vraponim.
 
    Nga gu- gu-te, moj kumri,
    Keng't e vjetra m'u kjutuan
    Dhe osta Isufi me qemane
    Ne Byshek me shok' me ftuan.
 
Kumuri e qytetit tim,
Qe kendon dimer e vere,
Sa deshire kam Elbasan
Qe ta shoh edhe nje here..
 
    Do te  shkoj s'pari n' varreza
    Tek dy varre vetem lene,
    Tufa lulesh do te ve
    Per t'kujtuar babe e nene.
 
Shtepin' time do shkoj t'shof
Gjysme prishur, e vetmuar,
Hyjne laraska kakarisin,
Shtepi njerzish te merguar.
 
     Do kaloj dhe nga Tri Urat,
     Ku kalova feminine,
     Duke luajtur me top leckash,
     Sa harroja dhe shtepine.
 
Do shkoj n'shkollen fillore,
Ku mesova abece-ne
I kujtoj msuesit e mij
Dhe pse  sot un' kam marr' dhene.
 
    S'do harroj Normalen tone
    Msues e shoke kam per t'kujtuar
    Per ata, qe u pushkatuan
    Lote syshe s'kan'per t'pushuar.
 
Do shetis dhe n'bulevard,
Do kujtoj at kohe te shkrete,
Ku shetitnim deri vone,
S'kishim tjeter gzim ne jete.
 
    Do takoj n'klub miq e shoke
    Tani pleq e te moshuar,
    Koh'n e bukur te rinise
    Do kujtojm' te permalluar.
 
Kumuri, moj kumuri,
Qe te pashe une ketu sot.
Keto vargje Elbasanit
Merri e coja , s'ja coj dot!
 
  Merrick, N.Y. 2009
      
Nxjerre nga vellimi i pabotuar "VARGJE NE MOTE"

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










