Udhëpërshkrim
Asllan Dibrani: Dabishevci i boshatisur nga banorët në mungesën e kushteve për jetesë!
E merkure, 06.10.2010, 08:56 PM
 Dabishevci  i boshatisur nga banorët në mungesën e kushteve për jetesë!
Dabishevci  i boshatisur nga banorët në mungesën e kushteve për jetesë!
Nga Asllan Dibrani
 
Të flasësh për fshatin Dabishevc është një krenari  dhe privilegj i veçantë duke përfshirë rrotacionin i tij historik  gjatë periudhave të ndryshme. Njeriu përfiton përshtypjen se shumë  ngjarje të këtij fshati fare nuk janë publikuar nga mediet,gjë që nga instiktiviteti dhe inspirimi i brendshëm shpirtëror vendosa të shkruaj për ketë fshat të bukur dhe piktoresk.
Fshati Dabishevc shtrihet në rrugën magjistrale Prishtine Keqekollë dhe shpie drejt Gallapit.Pozita e tij gjeografike është shumë e mirë ne një  rrafshnaltë.Fshati gjatë historisë ishte nën organizimin administrativ  sipas apetiteve të sunduesve të huaj,  një kohë ishte  nën administratën e Orllanit ,pastaj nën administrimin  e Strexofcit ,një periudhë edhe sot e kësaj dite disa dokumente të moshuarit shkojnë i marrin në Dardanë në ish(Kamenicë) ndërkohë ishte po ashtu nën administrimin e sajë,tani që një kohë është  nën administrimin e Komunës së Prishtinës .Fshati Dabishevc  përkufizohet me Prapashticën ,Gllogovicën ,Hajkobillën  dhe në veriperëndim me Serbinë. Mund ta theksojmë se është një pikë strategjike për Kosovën .Ky fshat është po thuajse një vend malor i  cili ka një klime relativisht  të ftohtë në kohën dimërore .
Fshati Dabishevc në periudhën e luftës së dytë botërore
Ky fshat la gjurmë dhe njolla gjatë historisë , po në Dabishevc në luftën e dytë botërore për herë të parë  njësitet gjermane hasën në rezistencë,në një organizim frontal luftarak, ku  forcat gjermane lanë në këtë betejë 21 ushtarë dhe shumë mercenarë serb që e nxiten konfliktin në mes forcave gjermane dhe të asaj  shqiptare. Pushka e parë e hapur kundër forcave gjermane konsiderohet kjo  e Dabishevcit nga  Asllan Ajeti një luftëtar  i denje i fshatit Dabishevc, Në shenjë kushtrimi krisi pushkën e parë kundër nazistëve dhe në formë të rrufeshme u bashkëngjitën  luftëtarë tjerë nga fshati. Kësaj beteje ju  erdhën në ndihmë edhe forca nga fshatrat Prapashticë , Keqekollë,Marevc ,Gllogovicë ,Hajkobillë  dhe fshatrat tjera,që ishin në gjendje gatishmërie gjithnjë,  Këtu pati te vrarë vetëm një  dhe dy te plagosur, meqë kishte luftëra të përhershme  kundër  pushtuesve të Serbisë,okupatorëve serbo-slloveno-kroate, një kohë bullgarëve italiane etj. Kjo datë e 24 prillit të vitit 1941 në luftën e dytë botërore, fshatin Dabishevc e gjeti përballë një sfide jo të zakontë ku alarmi u përhap në qendrën ushtarake të Berlinit për pasojat qe pësuan dhe pas një përgatitje një javore  filloj një ofensive e pa parë ,me gjithë arsenalin luftarak ,me mjete te rënda  u dogj i tërë  fshati  pos tri shtëpive. Me datën 03. maj 1941 një njësi  e kombinuar e korpusit XI  ushtarak gjerman ne përbërje të  së cilës ishin edhe Divizioni  i 294 i këmbësorisë  në aksionin hakmarrës vranë  mbi  50 veta  dhe zunë rob  mbi 250 veta   ku një numër  i madh sot e asaj dite nuk janë gjetur kurrë.
 

 Ushtarët e kësaj zone qe vepruan në kuadrin e shtabit të Zllashit si pikë strategjike për tu strehuar zgjodhën shtëpinë e Feti Ssahit Dibranit, e cila ju shërbeu për ta mbrojtur fshatin. e pikërisht këtu ndahet edhe fshati Dabishevc ,Gllogovicë dhe Prapashticë. 
Dabishevci në periudhën  nga lufta e dytë botërore  deri në  luftën e fundit  në vitin 1999
Në periudhën  e pas luftës së dyte botërore  ky fshat  ishte  një gjendje të mjerë  dhe lakuriq pa pasur kurrfarë mbështetje ekomomike ,kulturore as financiare nga qe u dogj i tëri! Fshatarët  në format ma primitive filluan të gjallëronin fshatin duke u marruar me  blegtori ,dhe bujqësi,  ku si mjet pune kishin përmenden  e drurit që i përdornin për lëvrimin e tokës ,leshin  e deleve për veshmbathje , bukën  duke e përfituar nga  toka  e kështu me radhe.  Këtë fshat   edhe pas luftës së dytë botërore, forcat çetnike  të Serbisë nuk e lanë të qetë   duke   bërë preson  gjithnjë ,por ma i veçanet ishte edhe  aksioni i armëve  që pati  burgosje ,maltretime  çnjerëzore!Ky fshat fillimisht ndërtuan një shkollë katër klasëshe deri  ne vitet e vona  ku u hapë edhe  tetëvjeçarja . Pas tetëvjeçares nxënësit për shkollim të mëtutjeshëm u detyronin ti mësyheshin Prishtinës 
Dabishevci  i boshatisur nga banorët në mungesën e kushteve për jetesë!
 

 Ujup Hyseni përfaqësues i tri fshatrave dhe ish luftëtar ne luftë e fundit 
Dabishevci pas luftës së fundit ne 1989 po thuajse  u detyrua të shpërngulet i tëri,  ku mundën e ma së tepërmi në  komunën e Prishtinës,po edhe në kurbet një numër i tyre iku. Nga formacionet  e organizuara  të UCK-së fshati  e filloj luftën me 07. prill vitit 1989  në shenjë rezistence  nga arsenali  ushtarako-çetnik-serbe qe sulmuan fshatin me mjetet ma te renda  të luftës . Fshati i dha dy heronj   nga gjiri i vet në luftë duke e mbrojtur fshatin nga hardhitë çetnike që gjithnjë  ky fshat ishte halë ne sy për ta.
Ushtarët e kësaj zone qe vepruan në kuadrin e shtabit të Zllashit si pikë strategjike për tu strehuar zgjodhën shtëpinë e Feti Ssahit Dibranit, e cila ju shërbeu për ta mbrojtur fshatin.  e pikërisht këtu ndahet edhe fshati Dabishevc ,Gllogovicë dhe Prapashticë.
Komandant Azem Azemi dhe ndihmës komandanti Sali Matoshi ranë heroikisht që  ishin në organizim ushtarak të fshatit Dabishevc , nën direktivën e Shtabit Ushtarak të U.C.K-së  në fshatin Zllash . Fshati kishte 56 familje para lufte  kështu thekson edhe Ujup Hyseni që e takuam në këtë fshat
Me ndihmën e organizatave humanitare  edhe të kuvendit komunal të Prishtinës u ndërtuan disa shtëpi dhe shkolla e  re e fshatit ,
 
Shkruan Asllan Dibrani foto- reportazh 2010 Prishtinë
|  | 
| Pamje e shkollës së re,shkollës se vjetër ,ambulantes dhe zyrës se vendit | 
|  | 
| Fillimi i fshatit Dabishevc qe përkufizohet me Prapashticën dhe degëzohet në drejtim të Hajkobillës dhe tjetra ne drejtim te Gllogovices qe e lidh Kamenicën nga Prapashtica ,ndahet rruga dhe kalon për mes te fshatit ,vazhdon për në fshatin Hajkobillë Zajqevc Tugjevc Gimicë etj që i lidhet edhe me pjeset shqiptare të Kosovës lindore që janë akoma nën okupimin serb. | 

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










