Kulturë
Gani Qarri: Bija shqiptare, nënë unikate e gjithë njerëzisë!
E shtune, 04.09.2010, 06:58 PM
 Gani Qarri
Gani Qarri
BIJA SHQIPTARE, NËNË UNIKATE E GJITHË NJERËZISË!
 
Në një Botë plot 
Në vendin tonë një Dritë e sapolindur po ndriste
Kishte lindur një Fenomen që i mungonte njerzimit
Vepra e së cilës mbar Botën do ta mahniste
 
Kishte lindur në Shkup në Kryeqytetin e Dardanisë
E njohur me Emrin Gonxhe bijë e Familjes Bojaxhiu
E cila anë e mbanë botës do rritej si Nën e gjithë njerzis
Që nga lindja e perëndimi, Jugu dhe Veriu
 
Vuajtjet e shumta të njerzve  nëpër Botë
Nga luftrat,shkatrrimet,sëmundjet dhe Varfëria
E kishinë bër dhe Nën Terezen që të pyeste me lot
Se si mund ti lejonte të gjitha këto Perëndia
 
Por Perëndia i ishte përgjigjur me hirësin e tij
Se shpëtim për ta, Ty  Engjull të kam krijuar
Dhe ti do jesh e dërguara ime për nevojtarët
Tu ofrosh ndihmën ,që atyre u ka munguar
 
Ndaj Nën Tereza do bëhej Nën për secilin nevojtar
Nën e jetimit,të varfërit, të sëmurit,plakut dhe fëmisë
Një Nën Fenomen e lindur nga gjiri i Kombit Shqiptar
E cila do ti arrinte të gjitha me ndihmë të Perëndisë
 
Gonxhen tonë as vdekja, nga jeta se largon
Ngase,Vepra e saj vijon për hallexhinjë  edhe sot
Emri i Nën Terezes,bashk me nevojtarët e shumtë Jeton
Duke iu ofruar ndihma kudo nëpër Botë
 
Nëse Skënderbeu me luftërat kundër otomanve
Ishte mbrojtës i Europës nga zgjedha e pushtimit
Edhe Nën Tereza mbetet në gjithë Botën
Shpëtimtare e të varfërve të të gjith Njerzimit
 
Vepra e  Nën Terezes në gjithë hapsirën Botrore
Ishte shpëtimtare e pranuar dhe mirëpritur
Ndaj Papa Gjon Pali me të drejt e shpalli Shenjëtore
Se ishte një FENOMEN e vetme dhe e papërsëritur!
 
Dhe ne si Shqiptar kudo në  Botë, ndjehemi të privilegjuar
për veprën tuaj të madhe,të cilën me krenari e kujtojmë
ndaj falënderojm dhe Zotin për kët përvjetor të bekuar
i cili ditëlindjen tuaj të shenjët na ofroi neve ta festojmë
 
Cyrih 05.09.2010

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










