E diele, 28.04.2024, 11:38 PM (GMT+1)

Faleminderit

Arben Llalla: Figura e Skënderbeut nëpër librat grek (II)

E diele, 01.08.2010, 09:58 PM

FIGURA E SKËNDERBEUT NËPËR LIBRAT GREK

(Pjesa II)

Nga Arben LLALLA

Siç kemi shkruar më parë arkivat greke fshehin shumë dokumenta historike që lidhen me shqiptarët. Nëpër arkivat shtetërore, kishat, manastiret, bibliotekat private mund të gjenden gjëra me vlera të larta për shqiptarët si në fushën e gjuhësisë ashtu edhe atë historike. Deri më sot asnjë studiues shqiptar zyrtarisht nuk ka mundur të futet nëpër arkivat e shtetit grek sepse Greqia është kujdesur që konservimi i tyre ti mbulojë pluhuri i harresës. Ka ndonjë studiues që ka siguruar leje nga autoritetet greke që të studiojë vetëm disa ngjarje historike që i përkasin fillimeve të shek. XX, por revolucioni kulturor i rilindjes së vetëdijes shqiptare ka nisur në fillimet e shek. XIX. Me plot gojë mund të thuhet lirisht se ka shumë dokumenta historike, gjuhësore e kulturore që janë botuar në gjuhën shqipe dhe greke në fillimet dhe nga mesi i viteve 1800 në Greqi. Por siç dhamë më lart Greqia është kujdesur që këto gjëra me vlera të larta për kombin shqiptar të mos dalin në dritë.

Rreth një viti më parë në rubrikën MILOSAO sollën faksimilet e disa librave grek që shkruajnë për Skënderbeun, por këtë herë do të sjellim për herë të parë një faksimil ku pasqyrohet Gjergj Kastrioti si dhe libra të autorëve të ndryshëm të shek. 19 që kanë shkruar për Heroin tonë.

Figura e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve Gjergj Kastrioti duke qenë një figurë madhështore e kanë ende zili fqinjët tanë të afërt dhe të largët dhe janë munduar duke paguar studiues të huaj për të krijuar turbullira rreth legjendës së Heroit tonë kombëtar. Por qëllimet dashakeqësi nuk kanë mundur të ngrenë pikëpyetje për Skënderbeun dhe bëmat e tij madhështore. Shumë popujt tek figura e Skënderbeut shikonin udhëheqësin që mund tu printe atyre për tu çliruar nga pushtuesit e ndryshëm. Një ndër popujt që u frymëzuan nga betejat e udhëhequr nga Skënderbeut ishin grekët e shek.XIX. Grekët e shekullit XIX duke mësuar për trimëritë Skënderbeut frymëzoheshin dhe luftonin kundër Osmanëve për të fituar pavarësisë. Ka shumë shembuj për heronjtë e Kryengritjes grek të 1821 që ishin shqiptar ose siç i thërrasin grekët arvanitas mbanin me krenari shenjën e Bricjapit që dikur e ka mbajtur Leka i Madh, Pirrua i Epirit dhe Skënderbeu.

Gjatë kërkimeve të mia nëpër disa biblioteka private dhe shtetërore gjeta shumë libra në gjuhën greke që flasin për historinë e kombin tonë të botuara në shek.XIX. Disa prej këtyre librave përmenden tek-tek si bibliografi e shfrytëzuar, por që nuk na janë sjellë të plota në botime. Midis shumë librave dhe broshurave gjeta disa libra origjinalë në gjuhën greke që flisnin për trimëritë e Gjergj Kastriotit- Skënderbe.

Në çdo libër që flet për Historinë e Bizantit, për Historinë e Perandorisë Osmane dhe për Historinë e Kryengritjes greke të 1821, ka një kapitull të veçantë për Skënderbeun të shoqëruar me pamjen e tij.

Shpresojmë që biografët që merren me figurën e Skënderbeut do ti shfrytëzojnë këto libra që hedhin dritë mbi këtë mbret të shqiptarëve që i rezistojë pushtimit të Osmanëve.

Libra të autorëve grek të shek. XIX për Skënderbeut dhe të autorëve të huaj

Libri “Ngjitja i SKËNDERIT ose Gjergj Kastritoti”, ka për autor Beniamin Izraeli dhe është përkthyer në gjuhën greke nga P. Laqotu. Ky Libër ka gjithsej 100 faqe dhe u botua më 1880.
Libri “Ngjitja i SKËNDERIT ose Gjergj Kastritoti”, ka për autor Beniamin Izraeli dhe është përkthyer në gjuhën greke nga P. Laqotu. Ky Libër ka gjithsej 100 faqe dhe u botua më 1880.

Libri Historia e Greqisë nga Kostandini i Madhe deri te Mbreti Othon, Athinë, 1886. Në këtë libër shkruhet për Shqiptarët dhe Skënderbeun të shoqëruar me një portret të tij.
Libri Historia e Greqisë nga Kostandini i Madhe deri te Mbreti Othon, Athinë, 1886. Në këtë libër shkruhet për Shqiptarët dhe Skënderbeun të shoqëruar me një portret të tij.

Libri Historia e Kryengritjes greke të 1821. Në këtë libër shkruhet për Shqiptarët si trashëgimtar të Pellazgëve, Skënderbeun, Ali Pashën etj.
Libri Historia e Kryengritjes greke të 1821. Në këtë libër shkruhet për Shqiptarët si trashëgimtar të Pellazgëve, Skënderbeun, Ali Pashën etj.

Libri “Studim i Historisë së Bizantit nga dita e themelimit deri në fund të saj”, Athinë, 1894.
Libri “Studim i Historisë së Bizantit nga dita e themelimit deri në fund të saj”, Athinë, 1894.

Kapaku i librit “Historia e Perandorisë Otomane (1281-1894)”, i cili është botuar në Athinë më 1894 nga grup autorësh grek. Në këtë libër shkruhet për betejat e Skënderbeu dhe e veçanta e është se në të gjendet një portret e tij hipur mbi kalë që deri më sot nuk është i njohur. Portreti i Skënderbeut gjendet në faqen 137.

Në këtë libër gjendet edhe Shenja e Perandorisë Bizantine ku qartë dallohet shqiponja që sot është simboli kombëtar i shqiptarëve. (Nga 92 Perandorë të Bizantit 9 prej tyre ishin shqiptar, asnjë Perandor nuk ka qenë grek, por sllavë, armenë, barbarë etj). Libri ka 672 faqe.

Pamja e Skënderbeut në librit e Historisë së Perandorisë Otomane. Botohet për herë të parë për lexuesin shqiptar.
Pamja e Skënderbeut në librit e Historisë së Perandorisë Otomane. Botohet për herë të parë për lexuesin shqiptar.

Shenja e Perandorisë së Bizantit që gjendet në librin në fjalë.
Shenja e Perandorisë së Bizantit që gjendet në librin në fjalë.

(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora