E diele, 28.04.2024, 11:28 PM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Vaclav Havel në një televizion shqiptar

E marte, 27.07.2010, 09:58 PM


VACLAV HAVEL NË NJË TELEVIZION SHQIPTAR

 

Nga Halit Bogaj

 

Këto ditë në një Televizion shqiptar patëm rastin ta shikonim një intervistë me ish presidentin çekosllovak/ gjatë një mandati/dhe pas ndarjes së vendit në mënyrë paqësore, edhe si president i Çekisë për dy mandate, me emrin e të cilit është e lidhur Pranvera e Pragës/1968/dhe Revolucioni i kadiftë, në të cilin morën pjesë qindra mijra çekosllovakë për ta mposhtur sistemin totalitar dhe okupimin sovjetik  nën të cilin jetuan gjysmë shekulli.Vaclav Havel ishte edhe njëra ndër figurat qendrore evropiane si desident i vendit të tij dhe luftëtar i pamposhtur për lirinë dhe Pavarësinë e Çekosllovakisë nga okupimi i egër rus, i cili ndodhi menjëherë pas kapitulimit gjerman .Emri i tij me vite të tëra ishte bërë sinonim çlirimtar, duke rënë në sy të autoriteve vendore/të cilat ishin në shërbim të armikut të jashtëm./.Duke qenë rrezik për pushtetarët e kohës, Havel ishte arrestuar disa herë dhe i kishte mbajtur 4 vjet burg, por pa u mposhtur kurrë nga qëllimet e tij fundamentale për çlirimin definitiv të vendit nga ardhacakët e stepave ruse të cilët,menjëherë pas kapitulimit gjerman, e kishin pushtuar një pjesë të madhe të Evropës. Vaclav Havel nuk kishte pushuar asnjëherë së vepruari , ndaj edhe përcillej vazhdimisht nga dora e zgjatur e shërbimeve sekrete sovjetike dhe çekosllovake.

 

Po shkruajmë për këtë humanist të madh ngase emri i tij është i lidhur edhe me popullin tonë ngase ai , duke e parë se çka ndodhte me shqiptarët e Kosovës/gjatë ekzodit tonë biblik/kishte shkruar në një revistë’’Se edhe ai në atë rast ishte shqiptar’’, thënie të cilën nuk mund ta harrojmë asnjëherë ngase ai e përjetonte fatin tonë sikur të ishte i tij. Ashtu kishte vepruar edhe gjatë luftës në Bosnjë dhe kishte ngritur zërin kundër makinerisë vrastare serbe për ta ftuar botën që sa më parë t’i bonbardontre caqet policore dhe ushtarake serbe.Se kush ishte Vaclav Havel dhe çfarë reputacioni kishte ai në botën demokratike , e kishte parë edhe Ismail  Kadare, i cili/ përveç Bushit të vjetër dhe Miteranit, i kishte shkruar edhe atij që ta përdorte autoritetin e vetë për t’u ndalur represaljet , vrasjet dhe gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës/.Dhe duke e ndjerë dhe përjetuar shumë rëndë fatin tonë në atë kohë, ai kishte shkuar në vitin 1999 në Shqipëri për t’i vizituar refugjatët kosovarë në tendat e tyre , me ç’rast kishte mbetur i mahnitur me simpatinë e shprehur ndaj tij ku shumë refugjatë e kishin përqafuar, ia kishin shtërnguar duart ngrohtësisht dhe e kishin brohoritur emrin e tij..Edhe sot i kujtohet ajo ngjarje e dhembshme të cilën nuk do ta harrojë deri në vdekje..

 

Për arsye se nuk i durova të gjitha ato që i bëri Millosheviqi në Bosnjë dhe Kosovë, ai më urrente sëtepërmi- shprehej gjatë intervistës Vaclav Havel.

 

Vaclav Havel e luftonte totalitarizmin si të keqen më të madhe të njerëzimit, ndaj ishte i lidhur me të gjitha ngjarjet pozitive dhe çlirimtare botërore. Ai e kishte të lindur edhe një veti të rrallë, aftësinë për ta falur edhe armikun  e tij ideologjik në atdhe.Të gjithë ishin habitur kur gjatë Revolucionit të kadiftë ishte përqafuar me Dubçekun , komunistin e përbetuar prosovjetik, duke i treguar popullit të tij se as ai nuk e kishte pasur lehtë ta’’përqafonte okupimin sovjetik’’ngase përndryshe /me rastin e rezistencës/do të vritej një pjesë e madhe e popullit të tij, ashtu siç kishte ndodhur edhe në Hungari në vitin 1956 dhe në Çekosllovaki në vitin 1968, kur në shenjë proteste ndaj okupimit rus, ishte djegur me benzinë Jan Pallahu legjendar, e ku kishte qenë pjesmarrës edhe vetë Vaclav Havel për të cilin e kemi fjalën në këtë shkrim të rastit.

 

Është e vërtetë se heroi dhe desidenti çek Havel ishte gjetur atdheut  në kohë të duhur, për ta përparuar vendin e tij në një drejtim tjetër në të cilin gjendej mbarë bota e lirë dhe demokratike.Me shpirtin e tij  të fuqishëm popullor ishte bërë udhëheqësi kryesor i masave të frustruara për liri dhe demokraci , ndaj edhe bota i kishte të drejtuar sytë kah ai.Në një rast edhe’’ Zonja e hekurtë’’Margaret Theçer kishte thënë’’Se nuk guxonte të derdhej asnjë pikë gjaku në rrugët e Pragës së atyre ditëve’’, gjë që vërtet u realizuan parashikimet e saj, duke mos rënë asnjë viktimë njerëzore.Ato ishin ditë të lumtura dhe shpresëdhënëse edhe për ne shqiptarët që mezi prisnim ndryshime radikale në vendet ish komuniste që vuanin nën zgjedhën sovjetike dhe serbosllave e cila ishte themeluar në saje të sistemit totalitar vëllazëror sovjetik, ku për fat të keq bënte pjesë edhe Shqipëria jonë e adhuruar, kah e cila i kishim të drejtuar sytë dhe vëmendjen.

 

Vaclav Havel ishte desident, dramaturg, rrënues i sistemit të egër totalitar, president dhe në fund prapë qytetar i thjeshtë i cili frymonte në çdo kohë bashkë me popullin e tij të dashur të cilit ia kushtoi jetën e tij .Ai ishte tepër i mençur dhe vizionar, por as komunistët e vendit të tij nuk dhanë urdhëra për t’i vrarë njerëzit e tyre duarthatë.



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora