E marte, 30.04.2024, 02:53 AM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Dvajt Ajzenhauer

E hene, 26.07.2010, 09:45 PM


DVAJT AJZENHAUER

 

/Gjenerali legjendar dhe president amerikan në dy mandate/

 

Nga Halit Bogaj

 

Duke e shikuar një film , kushtuar zbarkimit të njohur në Normandi/ në qershor të vitit 1944/ në të cilin rolin  e gjeneralit  Dvajt Ajzenhauer e luante aktori i madh  Tom Sellek, e pamë të arsyeshme të shkruajmë diçka  për këtë figurë legjendare të historisë amerikane , i  cili, duke i udhëhequr forcat aleate/SHBA-të, Anglia dhe Franca /arriti ta mundte Hitlerin dhe ta detyronte në kapitulim të plotë dhe pa kushte.Pra duke qenë një personalitet me autoritet shumë të lartë, aleatët, në krye me premierin Vinston Çerçil dhe presidentin amerikan Franklin Ruzvelt , e vunë Ajzenhauerin në krye të komandës, duke e vendosur shtabin e tij në Londër. Por gjatë përgatitjeve të mëtejme për atë ditën e njohur ‘’D’’, Ajzenhauer dhe Çerçil kishin problem me gjeneralin francez De Golin i cili në fillim nuk pajtohej fare që luftën çlirimtare të Francës ta bënin aleatët, ngase atij i vinte inat që të ndodhte diçka e tillë.Duke përdorur aftësinë e vetë diplomatike dhe atë të Çerçilit legjendar, Ajzenhauer e bind më në fund edhe De Gollin, i cili fundja nuk kishte as kah t’ia mbante ngase siç na tregonin etërit tanë, Hitleri vetëm për 4 ditë e kishte pushtuar Francën ,kurse në atë çaste Amerika hynte për ta çliruar atë/bashkë me Anglinë si dy motra të pandashme deri në ditët e sotme/.

 

Mund të thuhet se edhe versioni i dytë i filmit kushtuar zbarkimit në Normandi ishte realizuar me sukses të madh , me ç’rast duhet falenderuar pikërisht aktorin veteran Tom Sellek, i njohur edhe nga shumë filma të tjerë të dëshmuar si të arritura të fuqishme kinematografike.Mund të thuhet se Tom Sellek na dukej se ishte vetë  Ajzenhaueri, duke na mbetur në kujtesë të përhershme si një aktor që vërtet ishte shumë i qëlluar për atë rol të paharruar.

 

Kariera e tij ushtarake ishte :Komandant i trupave amerikane në Evropë deri në vitin 1942, kurse më vonë , komandant i trupave aleate në Normandi, duke e mbajtur atë post deri në kapitulimin e plotë të Gjermanisë..

 

Ajzenhauer ishte i njohur edhe me themelimin e Paktit NATO, me të cilin, me rastin e çlirimit të Kosovës dhe tani në Avganistan i tregoi botës mbarë se kishte  pasur të drejtë kur e kishte formuar atë formacion ushtarak, pa të cilin diktatorët e ndryshëm nëpër botë do t’i vazhdonin luftat e tyre të çmendura pushtuese.

 

Tri vjet më herët, se të bënte plane për Normandi, Dvajt Ajzenhauer ishte ftuar në Uashington për t’u përgatitur dhe për të bërë plane për sulmet ndaj Japonisë /e cila brenda ditës/ në befasi /ia kishte shkatërruar SHBA-së mbi qindra anije në bazën ushtarake në Perl Harbur, duke ia shkaktuar asaj mbi 3000 viktima njerëzore.Këtë sulm qyqar e pagoi shumë shtrenjtë Japonia, së cilës , nga bombarderët amerikanë, brenda një nate iu rrafshuan me tokë të gjitha fabrikat e armatimit të rëndë dhe më vonë, në shenjë hakmarrjeje, pasoi edhe bomba atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki dhe formimi i bazës ushtarake amerikane në Okinava, e cila, për hir të sigurisë amerikane dhe mosbesimit ndaj japonezëve, ekziston  atje deri në ditët e sotme.

 

Mbi të gjitha, Ajzenhauer njihet për planifikimin preciz të Desantit në Normandi/njëri ndër operacionet më të ndërlikuara luftarake në histori/, permes të cilit u arrit fitorja madhështore e forcave aleate të cilat , siç u tha edhe më parë, e detyruan Hitlerin të dorëzohej.Dhe pikërisht ai e kishte marrë vendimin/që pa  i marrë parasysh kushtet klimatike/ sulmin ta bënte më 6 qershor 1944, përndryshe do të dështonte gjithëçka që ishte planifikuar.Ishte me rëndësi të madhe që Ajzenhauer gjeti përkrahje edhe nga gjenerali i famshëm anglez Montgomeri me të cilin/dhe me gjeneralin tjetër amerikan Ptaon/ i udhëhoqën operacionet ushtarake deri në fitoren përfundimtare të forcave aleate në të cilat bënin pjesë edhe rusët nën udhëheqjen e diktarorit Stalin, i cili pastaj/në emrin absurd të ‘’çlirimit’’/ e mori ‘’gjahun e vetë’’ duke i okupuar disa vende evropiane dhe duke i futur në tutelën e ashtuquajtur’’komuniste’’, nën të cilën, për fatin e saj tragjik, gjendej edhe Shqipëria e lodhur dhe e rraskapitur nga lufta e saj çlirimtare/për të rënë në një robëri tjetër edhe më të zezë/.

 

Pas hyrjes sç Ajzenhauerit në Francë, përgatitet terreni për largimin dhe dëbimin e të gjitha forcave gjermane nga Evropa perëndimore dhe kapitulimi  të tyre, i ndodhur më 8 maj 1945.Duke arritur sukses të madh në disa drejtime, ai ishte bërë shumë i popullarizuar tek të gjithë popujt e çliruar/sikur tek ne  gjenerali Klark/, e sidomos në atdheun e tij, nga i cili, në shenjë falenderimi për fitoret e arritura dhe mundjen e gjermanëve, populli kishte kërkuar që të kandidohej për kryetar të shtetit, gjë që e kishte pranuar dhe i kishte shërbyer vendit në dy mandate, duke e mbajtur edhe balancin paqësor midis botës së polarizuar nga dy superfuqitë më të mëdha/SHBA-të dhe Rusia/.

 

Folëm për të ngase ai ishte edhe shpëtimtari ynë që nga dita kur e kishte bërë paktin NATO/1948/dhe ishte caktuar Komandanti i tij i parë. Dhe derisa për ne /me makinerinë e tij të krujuar luftarake/ishte çlirimtar i vërtetë, me rastin e bombardimeve të Aleancës veriatlantike serbët  shkonin edhe në një çmendi të tillë sa t’ia shanin nënën edhe Kristofor Kolombos që e kishte zbuluar Amerikën.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora