Faleminderit
Ramiz Dërmaku: Punë e madhe i pretë institucionet e republikës së Kosovës
E diele, 11.07.2010, 09:59 PM
Azem Veliu gjat moderimit
PUNË E MADHE I PRETË INSTITUCIONET E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Kështu tha, zëvendës konzuli i Republikës së Kosovës në Shtuttgart, z. IMER LLADROVCI, në tubimin përkujtimor „Ditët e Agimit“ në Singen të Gjermanisë.
Nga: Ramiz DËRMAKU
Ishte vap e madhe atë ditë të qershorit të vitit 2010, e lashë qytetin e Weingartenit, hypa në tren dhe mora rrugën kah Singeni. Atje në Singen mbahej një tubim për nderë të Ditës Përkujtimore : DITA E AGIMIT. Tubimi përkujtimor ishte caktuar të fillojë në orën 19°° të datës 27 qershor, mirpo filloi me vonesë… Gjatë tubimit përkujtimor Ditët e Agimit, përpiqesha të mos më shpëtonte asgjë pa e parë, pa e dëgjuar e pa shënuar, pasi çdo gjë më dukej e mrekullueshme.
Për ta nderuar dhe përkujtuar, atdhetarin, gjeniun, dëshmorin,strategun, gjeneral-major Agim Qelën, ne këtë mbrëmje dhe për t‘ia shtuar madhështin këtij përkujtimi, kishin ardhë:
IMER LLADROVCI – zëvendës konzulli i Republikës së Kosovës në Shtuttgart.
Destan Kiçina, vëlla i dëshmorit Rasim Kiçina.
Ramiz Dërmaku–gazetar e kolegë i dëshmorit Agim Qelaj.
Murat Avdiu, përfaqsues i Shoqatës Humanitare LUGINA E PRESHEVES, etj.
Mal Myrtaj - Skulptor
Intonimin e Hymnit kombëtar e bëri Yllka Zuzaku aktore e grupin teatror “Aktrimi“ nga Cyrihu. Hapjen e tubimit përkujtimor, Ditët e Agimit, e bëri moderatori dhe sekretari i klubit shqipëtar “KOSOVA“ në Singen, z. Azem Veliu. U bë intonimi i Hymnit të Kosovës. z. Azem Veliu, në fillim tha:Bashkëatdhetar të nderuar, Motëra e vllezër; E nderuara familja Qelaj, e nderuara familja Kiqina, i nderuari Zëvendës konzulli i Republikës së Kosovës në Shtuttgart, z. Imer LLadrovci, i nderuari z. Ramiz Dërmaku - gazetar , të nderuarë bashkëatdhetarë, zonja e zotërinjë, në emër të Klubit Shqipëtar Kosova në Singen ju dëshiroj mirëseardhje. Dëshiroj që të kaloni qaste të mira ne këtë tubim përkujtimor kushtuar dëshmorit, luftëtarit, gjeneralit, majorit dhe komandantit të Brigadës 121 z. AGIM QELAJ. (Po shkëpusim disa citate nga shkrimi kushtuar dëshmorit Agim Qelaj, shkruar nga Ramiz Dërmaku).Unë kam patur fatin ta njoh intelektualin, atdhetarin, strategun e artit luftarakë, komandantin e brigadës 121, gjeneralin, gjeniun dhe dëshmorin e kombit Agim Qelaj. Çdo gjë që e thoshte ai, ishte origjinale, sepse e thoshte nga çiltërsia e shpirtit dhe nga qëndresa e tij prej burri. Për familjen, popullin shqiptar është fat që pati një djalë – gjeni të tillë, për babën, nënën, bashkëshorten, fëmijët e tij kënaqësi e krenari e madhe. Gjeniu i kombit e strategu i artit luftarak z. Agim QELAJ, çdo herë orvatej që përmes komunikimit t’ua dërgonte mesazhin të tjerëve. Gjeneral Agim Qelaj, ishte një intelektual i përsosur, pedagog produktiv, organizator i shkëlqyeshëm, njeri i thjeshtë i cili e donte familjen, punën, mirëqenien, popullin por mbi të gjitha e donte atdheun. Shokëve, bashkëpunëtorëve, ushtarëve, dhe të tjerëve ai gjithmonë u imponohej në autoritetin dhe aftësit e tij profesionale, shkencore, strategjike, ushtarake, organizative, artistike, kulturore, sportive, etj. Agim Qelaj posedonte aftësi të mëdha organizative si në paqë ponjashtu edhe në luftë. Si njeri Agimi ishte i çiltër, i drejtë i vendosur, trim, humanist, zemërgjërë, demokrat dhe atdhetar. Agimi ishte intelektual, pedagog, gjeneral, strateg i luftës por mbi të gjitha ishte penë e mbrehtë e kauzës kombëtare. Ai deri sa e kreu Akademin Ushtarake në çëndresë më i fortë se shkëmbi që i ka të mbjella rrënjët: në tokë e gur. Agim Qelaj ishte shumë i madh dhe qiellin se pranonte kulm. Ai tërë jetën kërkoi dhe punoi për drejtësin, edhe pse jetoi e punoi në kohë të keqe. Që nga fëmijëria e deri në ramje jetoi në robëri por qëndroi i pa përkulur. Eci nëpër rrugë të vështira por kurrë su ndal dhe kurrë se ndërpreu aktivitetin kombëtar. Agimi shumë herët i thurri eshtrat e tij me brinca: dhe qëndroi kokëlartë. Pa asnjë shenjë mendjemadhësie. Shumë i ri filloi ta kërkoj rrugën drejtë lirisë dhe eci burrërisht, por çdo herë në krah te popullit (ai që mendon se është i pastër, si ne ditët, i lidhur për kërthize të nënës, është shumë i rrezikshëm !) thonte duke qeshur gjeneral Agimi:
Gjenerali e gjeniu i kombit shumë herët u“kacafyt“ me regjimin serbo çetnik dhe shërbëtorët e tij. Gjatë kohës kur gjindej në Akademin Ushtarake-Beograd “Gjeneralët, profesorët, intelektualët e politikanët serb“ranë në gjunjë para Agimit, i shtriu për toke si bishat e zgjebosura intelektualët e oficerët sllavë, e në mes tyre kishte të tillë që mbronin memorandumin e Vaso Çubrilloviçit. Të gjitha këto ide Çubrilloviqiane, Agimi ua demantonte me dëshmi e fakte të gjalla, ata prapë nuk dorëzoheshin.., ata kërkonin ndihmë nga politikanët dhe luftonin (siq po luftojnë edhe sot) me të gjitha forcat e tyre; fizike, materiale dhe politike për zhdukjen e kombit shqiptar. Gjeneralët e oficerët e armatës serbe u orvatën t’ia marrin penën e t‘ia verbërojnë sytë, por gjenerali ynë punonte dhe korrte rezultate në lëmin ushtarake. Në vitin 1995 ai arriti në Gjermani. Akoma pa u stabilizuar mirë Agim Qelaj, filloi aktivitetin e tij për riorganizimin e diasporës sonë në baza kombëtare. U inkuadrua në Bashkimin e Intelektualëve Shqipëtarë në Mërgim –BISHM-im. Ishte pjesëmarrës ne të gjitha protestat, demostratatë që mbaheshin në Gjermani e më gjërë. Falë aftësive që posedonte arriti ta unifikoj mërgatën e Singenit me rrethinë. Në Singen të Gjermanisë organizoi tryezën e Rrumbullakët, ku muarën pjesë të gjitha subjektet shqipëtare që vepëronin në Europë. Mërgimtarët e Singenit duke e parë përkushtimin e tij ndaj çështjes kombëtare, e zgjedhin kryetarë të klubit „KOSOVA“ në Singen. Emrimi i Agimit si kryetarë klubi , e ofroi mërgatën tonë shtoi anëtarësin e klubit dhe punohej me përkushtim. Klubi tani u shëndërrua në një çerdhe të ngrohtë ku takoheshin, organizoheshin dhe tuboheshin mërgimtarët tanë. Edhe kombi shqiptar ka gjeneralë të denjë të cilët me suksesë po hynë në elitën e gjeneralëve të aftë në luftë të drejtëpërdrejtë me armikun. Njerëzit vijnë e shkojnë, por mbetën GJENITË, që shëndrrisin dhe i bëjnë dritë popullit dhe botës. Gjeneral Agimi, thonte: „ Të shikojmë në shpirtin tonë dhe ti shohim kokat e afta ushtarake në qiellin tonë që nuk bërtasin nuk ngulin këmbë që me dhunë e forcë t’ua imponojmë të tjerëve mendimin e tyre, por vetëm me buzëqeshje, tolerancë, pa xhelozi dhe vendosmëri shprehen: Kjo është rruga jonë. Nëse ne sot pyesim? Kush i dha gjak gjuhës sonë, kush ia ngriti dinjitetin, kush ia shtoi krenarin kombit tonë, kush është që ringjalli e lartësoi shqiptarin, kush erdhi viteve të fundit e ngriti krenarinë e fjetur të gjakut tonë të shprishur, kush i dha zë emrit të arbërit, kush i formoi dhe i aftësoi gjeneratat e reja, për ta mbrojtur me dinjitet atdheun, kush i formoi, aftësoi e motivoi brigadat ushtarake të UÇK-es, kush u shqua për vendosmëri, trimëri, korektësi, tolerancë, demokraci, dhe për pavarësin e Atdheut , kush hyri në historinë tonë kombëtare-luftarake europiane e botërore, dhe sa të duash pyete vehtën prapë të del emri i gjeneral Agim Qelaj .
Gjenerali, Agim Qelaj ishte një gur në grykë të hasmit. Ai njeri, ai, burrë, ai intelektualë, ai gjeneral, ai strateg i luftës, ai Atdhetar, ai dëshmorë nuk do të harrohet kurrë dhe në asnjë kohë. Njerëzit, shokët, miqët, familjarët, dhe historia jonë do ta përmendin emrin e Tij , të ngritur në këmbë. Kudo që të jenë, dhe kushdo që të jetë. Armiku të vrau duke menduar se do të zhdukin nga faqja e dheut, por u mashtruan, sepse pasë vete Gjenerali Agim Qelaj, la ushtrinë, la veprat, libërat, kontributin dhe nga populli morri ,( sepse e meritoi ) emrin PATRIOT. Gjeneral Agim Qelaj, nuk ishte vetëm epror e strateg ushtarak, gjeneral por mbi të gjitha ishte BURRË i fjalës dhe BESËS. Ai ishte një kokë e aftë ushtarake, një GJINI për çështjen kombëtare shqipëtare. Në PAQË por edhe në luftë ishte më i fortë se shkëmbi e graniti. Ishte shumë i matur ne bisedat e tij, por kur flitej ne dëm të çështjes kombëtare i qetë dhe me fjalë të buta orvatej ta bindëte bashkëbiseduesin. Në kokë mbajti kapelën ushtarake e në te ishte vendosur shqiponja dykrenare. Shqiponja si duket…,u bënte roje ushtarëve të UÇK-ës, dhe me kthetërrat e saj ia shtinte armikut frikën në palcë të kurrizit. Gjeneral Agim QELAJ, ishte një njeri me mendje të mbrehtë, me një diapazant të gjërë të njohurive, shoqërore, politike ushtarake dhe strategjike. Ai gjatë stërvitjeve ushtarake në Shqipëri, me të gjitha forcat e tij; mendore, intelektuale, ushtarake e strategjike përgatiti një armatë të fortë, një armatë e cila do t’i rezistonte çdo ushtrije. Vitet kur lindi dhe u rritë Atdhetari – Gjenerali Agim QELAJ, ishte kohë e keqe. Ai lindi, u rritë u shkollua dhe punoi ca vite nën thundrrën e shkaut, por kurrën e kurrës nuk ju nënshtrua atij-armikut. Gjatë tërë jetës kaloi nepër sfida te shumëta por i pa trembur i kaloi ato. Shumë herët Gjeneral Agim QELAJ, e kupëtoi qëllimin dhe strategjinë sekrete ushtarake të Çubrilloviçit. Ai ecte kokëlartë dhe krenar sepse e dinte tërë veprimtarinë e tijë ia kishte kushtuar çështjes kombëtare shqiptare. Ai shumë i ri e gjeti rrugën drejtë Lirisë dhe me një vendosmëri e përkushtim të madhë e vazhdoi deri në vdekje. Çdo herë ishte në krahë të popullit, dhe me popullin. Kur e pyesnin njerëzit se çka u keni mësuar sot ushtarëve.., unë asgjë su kamë mësuar.., të gjitha ato ushtrime ua mësoi koha dhe ua imponoi lufta. Ai ne takimet tona çdo herë na thoshte:“Vëllezër historinë e shkruan populli . Me vepra. Unë dhe të gjithë të tjerët, duhet ta shkruajmë mendjen me penat tona e dorën e popullit shqiptar!“. Qysh nga ditët e rinisë, Gjenerali Agim QELAJ, filloi ta urrente armikun dhe me seriozitet t’i përkushtohet çështjes kombëtare. Çdo herë gjurmët i gjeti tek hapat e popullit. Mirpo, kur armiku shkeli mbi popullin shqipëtarë, ky vigan u vërsulë për ta sulmuar armikun dhe mbrojtë Atdheun.
Kur u vërsul Gjeneral Agim QELAJ, me ushtrin e tij, i shtriu për toke sikur bishat e zgjebosura ushtarët dhe gjeneralët serbë në luftë. Shumë shpeshë Gjenerali QELAJ, u thoshte gjeneralëve të ushtrisë serbe: “Mos mbillni farën e huaj në tokën shqipëtare, sepse ajo nuk mund të rritet.., por edhe nëse rritet…, ajo s mund të piqet“. Gjatë përshëndetjeve të Tij, me shokë, e mërgimtarë, Gjenerali Agim QELAJ, ta shtrëngonte dorën si burrat të shikonte drejtë në sy dhe me një buzëqeshje melankolike i përshëndete bashkëbiseduesit. Para, dhe gjatë luftës kurrë nuk e pranoi gënjeshtrën, intrigën, kriminalitetin, dhunën, familjarizmin, bajraktarizmin, e shumë dukuri tjera negative të cilat e dëmtonin çështjen kombëtare shqiptare. Gjenerali Agim QELAJ, nuk i takonte asnjë partije.., por më tepër e simpatizonte partinë e luftës për çlirimin e Kosovës, e ajo ishte UÇK.ës. Ç‘do herë dhe me të gjitha forcat e tij mendore, intelektuale, e ushtarake u angazhua maksimalishtë për internacionalizimin dhe zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare me mjete demokratike, por krahas tyre (ai e dinte se shkau nuk do të heqë dorë nga Kosova ) përgatiste një ushtri të fortë, e cila do t‘i rezistonte çdo armiku. Gjenerali , nuk dorëzohej.., ai kërkonte ndihmë nga politikanët, ushtarët, mërgimtarët dhe populli sepse e dinte se vetëm të bashkuar mund të korrim fitore. Gjenerali Agim QELAJ armikut ju përgjegjë me armë e zjarrë. Dhëmbë për dhëmbë. Dhe pasë çdo beteje dilte fitues. Doli sepse në anën e tij ishte populli, zoti dhe drejtësia. Kur armata serbo sllave u ndeshë me UÇK-ës, në Rahovecë, pra me ushtrinë e kalitur mirë të Gjeneralit Agim QELAJ, me ushtarë , iku e morri arratinë., pasë vete la armatim, la kamion, por la edhe shumë ushtarë të vrarë. Ata, i thonin njëri tjetërit: Këtu nuk mund të flitet për grupe të armatosura…, por për një ushtri të fortë, të organizuar dhe të përgatitura mirë. Të gjithë ushtarët e eprorët ushtarakë që ishin dalë nga shkolla dhe komanda e Agim QELËS, nuk i frikësoheshin armikut dhe vdekjes. Gjenerali ynë, patrioti, strategu i artit luftarakë dhe atdhetari Agim QELAJ çdo herë ishte ne luftë me armikun, edhe kur flente, edhe kur shkruante, edhe kur ligjeronte, edhe kur udhëtonte, edhe kur bënte stërvitje ushtarake.., pra ai gjatë tërë jetës ishte ne luftë dhe kurrë s’ju frikësua armikut. Ai filloi ta kundërshtoj politikën ushtarake barbare sllave edhe në kohën kur koka të fluturonte prej qafe, më lehtë se sa kur këputej një qershi prej dege. AI me plotë dëshirë e vullnetë vendosi të bëhet kurban i çështjes shqiptare. Kur tanket serbe shkelnin mish e eshtra shqiptari, Gjenerali me të gjitha forcat e tij, ishte nisur drejtë mbrojtjes së Kosovës- e Rahovecit. Pasë çdo beteje AI e zgjëronte frontin e luftës . Pasë një lufte të përgjakshme që u zhvillua në Rahovec armiku serb pësoi humbje të mëdha dhe morri hovin drejtë Serbisë, sepse tani ai e kuptoi se me kend po luftonë. U largua nga pozicioni ushtria serbe e në vend të saj hynte e sigurtë UÇK-ës. Gjenerali i sigurtë marshonte përpara, me 19-korrik të vitit 1998 në ballë të frontit në mbrojtje të Rahovecit dhe Kosovës mbylli sytë. Gjenerali Agim QELAJ, Betejen e Rahovecit e shëndrroi në EPOPE, kurse Beteja e Rahovecit atë e ngriti ne piedestalin më të lartë të heronjëve. Emëri dhe vepëra e gjeneral Agim QELAJ, do të shënohet me shkronja të arta në historinë tonë kombëtare. Ai do të jetojë sa do të jetojë Kombi shqiptarë. Ai gjeneratave të reja do tu sherbej si mësim se si duhet sakrifikuar dhe luftuar për Atdheun. Ne gjeneratat e reja, duhet jo vetëm të mësojmë për te, por duhet të përkulemi e të betohemi se deri në vdekje do ta mbrojmë e realizojmë amanetin e Tij. Duhet cekur se gjatë evokimit të kujtimeve ( të shkruara nga autori i këtij shkrimi ) kushtuar gjeneral major Agim Qelës, në fytyrat e mërgimtarëve vërehej një dhembje e nga sytë u pikonin lotët).
Zëvendës ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtuttgart z. IMER LLADROVCI, në mes tjerash tha:E respektuara familja Qelaj, e respektuara familja TICINA, të respektuar ish. ushtarë të UCK-së, të dashurë fëmijë, ju që jeni ardhmëria jonë, të nderuar pjesëmarrës , kamë nderin, kënaqësin dhe privilegjin që sot gjindem në mesin tuaj, sepse më ipet rasti të përkulem me piitet për të nderu veprën e dëshmorit të kombit gjeneral-major Agim Qelës. Kamë kënaqësinë, privilegjin që sot jamë këtu, sepse ua sjell përshëndetjet më të ngrohëta më të sinqerta dhe më të përzemërta në emër të Konsulatës së Republikës së Kosovës në Shtuttgart. Të nderuar zonja dhe zotëri, shumë ka çka të thuhet për punën vetëmohuese të gjeneral major Agim Qelajt. Armiku ynë u vërsulë me një makineri më moderne në Europë, por kjo nuk ndikoi që UCK-ja, të smbrapset , por ajo u forcua edhe më tepër. UCK-së u vërsulë me një vetëflijim të pa parë e të pa dëgjuar deri më tani, ndaj një makinerie më moderne në Europë e Botë, me një ushtri e polici më të fëlliqur në lëmshin e dheut. Por gjeneral-major Agim Qelaj, ai burrë me trimërin e Tij, me burrërin e Tij, me heroizmin e Tij, dëshmoi botërishtë para miqëve e armiqëve, para trimave e servilëve, para atdhetarëve, trathëtarëve e qyqarëve, se si duhet punuar, se si duhet vepruarë, se si duhët luftuar dhe se si duhet flijuar edhe jetën për çlirimin e Atdheut, njiherë e përgjithmon nga një pushtues barbarë, i cili terrorizonte, masakronte, torturonte popullin tonë liridashës dhe autokton. Dhe nuk është e rastësishme rradhitja e këtij burri në radhët e UCK-së, sepse ndjenjat dhe atdhedashuria e këtij burri kishin lindur shumë herët, me tërë qenjën e urrente sistemin titistë, dhe hyzmetqarët shqiptarë të asaj kohe.Ne ditët më të vështira të kombit tonë, kur çështja kombëtare arriti edhe në pikën e vlimit, ku faktori politikë injoroi politikën tonë,kur çështja kombëtare arriti në pikën më të lartë të vlimit, kur erdhi ne pytje
Egzistimi apo mos egzistimi i kombit , dolën në ballë djemtë dhe vajzat më të mira të kombit tonë dhe ju bashkangjitën radhëve të UCK-së, në krye me trimin e Komandantin Legjendar ADEM JASHARIN. Punë e madhe i pret Institucionet e Republikës së Kosovës, punë e madhe e pret shkrimtarin, piktorin, skulptorin, rapsodin për ti këtij brezi të lavdishëm …
Në fund dëshiroj që të jeni të bashkuar dhe unikë sepse të bashkuar më mirë do ta realizojmë amanetin e dëshmorëve të rënë.Gentian Qelaj, djali i dëshmorit AGIM QELAJ, tha citoj: Të nderuara zonja dhe zotërinjëi nderuari zëvendës konzul i Republikës së Kosovës në Shtuttgart, e nderuara familja Kiçina, kur ju shohë të bashkuaar zemra më bëhët malë. E dij se të të gjithëve na mungon, të gjithë jemi tubuar për ta përkujtuar këtë njeri, babë, shokë, ish kryetar i klubit Shqiptarë Kosova në Singen. Në emër të familjes Qelaj, ju falenderohem për pjesëmarrjen tuaj ne këtë përkujtim“Ditët e Agimit“.
Pastaj, zonja Hyrije Veliu ( lexoi një poezi kushtuar gjeneral majorit e dëshmorit të kombit Agim Qelaj, (shkruar nga Ramiz Dërmaku).
Fadil Lahu evokoi kujtime për dëshmorin Agim Qelaj.
Yllka Zuzaku artiste e grupit teatror „Aktrimi“ nga Cyrihu – Zvicer këndoi këngën e Nizamit, dhe u duartrokitë gjatë nga të pranishmit në sallë. Madhështin këtij tubimi përkujtimor ia shtoi grupi i fëmijëve që punojnë në kuadër të klubit shqiptarë KOSOVA në Singen. Ata kënduan këngen kushtuar dëshmorit Agim Qelaj, Unë jamë shqipe nga Kosova, e cila u përcollë me duartrokitje frenetike nga pjesëmarrësit dhe theu për pak qaste dhembjen për dëshmorin Agim Qelaj.
Nga Zvicëra kishte ardhur përfaqësuesi i Shoqatës Humanitare LUGINA E PRESHEVES, z. Murat Avdiu.
Pjesëmarrëse ishte edhe shkolla e muzikës“JEHONA“. Me këngën Jam shqiptarë bia e shqiptarit, nxënësja Albulena LEKA , me zërin dhe lëvizjet e saj para publikut dëshmoi se një ditë do të bëhet një këngëre e mirë. Manifestimi përkujtimor vazhdoi deri në orët e vona të mesnatës. Dalëngadalë ashtu siq hynte nga dritaret e hapura flladi i mbrëmjes dhe aroma e luleve, poashtu u ndez një muhabet spontan dhe i qiltër, në mes të zëvendës konsulit të Republikës së Kosovës në Shtuttgart z. Imer Lladrvci, dhe mërgimtarëve tanë.Mirpo unë nuk munda ta përcjell atë bisedë të ngrohtë në mes tyre.
![]() |
Emer i panjohur, RD dhe Mal Myrtaj |
![]() |
Mentor Sylaj, RD, Gentian Qelaj |
![]() |
Momente kur RD pranoj falenderimin – Mirenjohje |
|