Faleminderit
Ksenofon M. Dilo: ''Kur të bashkohet Kosova me Shqipërinë...''
E premte, 02.07.2010, 09:57 PM
Një nacionalist shqiptar
“KUR TE BASHKOHET KOSOVA ME SHQIPERINE…”
Nga Ksenofon M. Dilo
Edhe sot e kësaj dite , në vesh e kam atë zërin e qetë të Jovan Trebickës .Gjithnjë i ëmbël, i butë në komunikim . I matur në këshilla Të kristalta mendimet:
” Të mirin ,të drejtin ,duaje! Tek ai buron mirësia nga shpirti. Rastis që dhe i ligu edhe gënjeshtari bën mirë , por …ligesi i del nga shpirti .Mirësia(!) e tij ”patericë”që të bëjë një të ligë tjetër më të madhe Asgjë nuk e bën më të bukur një njeri se sa një zëmër e ndriçuar si e Xha Jovanit që dinte të përcillte të vërtetën e pëlqyeshme tek të tjerët.. “Pa Kosovë e Camëri ,nuk ka Shqipëri”
… Librin nuk e ndante kurrë nga dora.
Ç’farë mëndje e pangopur!
Ç’sy të gjallë !
Shihte dhe atje kur në atë kohë mëndja nuk do guxonte. Vetë qëndrimi i tij,me atë ballë të pastër nga qetësia e brëndëshme, shtatin të drejtë nga dinjiteti, pasqyronte atë që poeti Agim Mehqemea ka shprehur në vargje,që më flasin edhe për xh. Jovanin :
..”Më mirë i vetëm se sa i vetmuar,
Se shpirti brengën e ka pastaj dhuratë
I vetmi s’është i vetëm,i pafat…” I vetëm nga lufta klasore.Jo i vetmuar,se brengën e
Shumë mirënjohës i jam jetës që më dha rastin ta takoja Jovan Trebickën..E njoha në Gjerbës të Tomorricës në vitin 1970-të.birin e familjes së dëgjuar Trebicka,vëllanë e oficerit trim Loni Trebicka vrarë në pabesi nga forcat e terrorit të kuq…
Vrarë si babai i tij,Argjiri, dhe si xhaxhai Vasili,nga shovenistët grekë:Njerin e dogjën të gjallë,tjetrin ja nxorrën sytë pastaj e vranë.
- Nga jeni? - më pyeti në shumës,me gjithë ndryshimin e moshës që kishim.
-Nga Sheperi i Zagorisë- iu përgjigja. Ç’ti thoshje tjetër ? Një fshat me afro 70 shtëpi,me 16-të burgosur politikë-shtova, dhe mëndja më shkoi tek i dehuri nga mrekullitë satanike që
-Të jesh krenar,shtoi xh. Jovani,që “je nga vëndi i Jani Dilo-s.Burrë i rrallë. Burrë i pushkës dhe i penës si vetë Ai.Gazeta “Ora” që dilte në atë kohe në Korçë drejtohej prej Tij. Atje ku i shkelte këmba ato vënde ishin ishuj lirie .., një shëmbull ku mund të çojë trimëria,burrëria,ideali i pashuar shqiptar ! (Fliste kështu Ai dhe mua shikimi më drejtohej andej ..nga Dobrenji ku i zoti i shtëpise plot bujari i kish hapë portën Janit me shoket e tij edhe pse kish partizane brënda..Skraparlliu e do trimërinë,trimin që lufton për Liri e Atdhe) Robërit –vazhdoi xh. Jovani-i kthente mbrapa Jani,të plagosurit urdhëronte të mjekoheshin.. Plot besim futeshin në beteja kur udhëhiqte Jani Dilo. Betejat si, Strugë-Qafë Thanë, Barmash etj. janë udhëhequr prej tij . .Bile të mos kishin mbritur dy fshatarë me kuaj shpejt te Jani ,gjermanët desh i rrethuan në kthesat e Barmashit se , forcat e P.Dumes ishin larguar qysh mbrëmane nga ura,vëndi që u qe caktuar. Po, Jani gjeti forca e i zmbrapsi gjermanët .Në atë betejë forcat e Maliq Dusharit qenë më të shumtat(1350 vetë) dhe më të armatosurat...Komunistët këto beteja u nderrojnë vëndin e datat e i bejnë të tyret. Koha tani nuk e do Janin .Luftës së ndershme i lehin gjithmonë shumë të pandershmit . E nesërmja do të flasë shumë për Të. .Në Leskovik donin t’i ngrinin bust për së gjalli,në rrezik vuri jetën e Tij dhe shpëtoi rreth100 vetë nga vrasja e sigurtë e dorës së huaj!
Mor bir,-foli i menduar - një vepër që mburret sot nga frika,nesër do të qëllohet me fjalët më të liga.Po, edhe e kundërta...”
Kam në bibliotekën e shtëpisë sime “Gramatiken dhe Sintaksa e Gjuhës Shqipe” të Ilia Dilo Sheperit“ botuar në Vlorë,1927-Sot,ky libër aq i vlefshëm , dhe për shkollat,ndaluar nga kriminelët e librit!
Ç’të thuash..!?..
Po, çka mbetur nga biblioteka e Babait të Janit?
-Diçka ,i thashë shkurt .Si në kohen e inkuzicionit…
-Koha..
Me “kohë” kuptonte materjalizimin e strategjiasë komuniste për të persekutuarin, në tre fjalë:
P e r s e k u t i m - T j e -t ë r s i m - P ë r ç m i m . .
Nuk kish psikollogjinë e skllavit.Kështu e deshi jetën dhe jeta e deshi si shqiptar të vërtetë,karakter të lartë.. Bile një ditë i nervozuar shtoi: “ Kuqalashet , janë si ai shkopi i rënë në hale.Nga do që ta kapësh të ndyn . “ I kishin dënuar të birin,Nardin,për agjitacion e propagandë.
Në natyrën e tij ishte ajo veti që quhet t a k t ,që është dhe lulja më delikate e fisnikërisë.
Merrej me të bijën,Vjollcën,nxënëse gjimnazi,që,nuk ulej të bënte detyrat.
-Pa ,eja bija ime! Më trego mua si i zgjidhni ju këto problema në shkollën tuaj? Mbase dini ndonjë mënyrë më të mirë?
Nisën e zgjidhën tërë problemat e kapitullit…
… Arriti të 80-tat,kujtonte e shoqja ,Marika .Forcat po e linin dal nga dalë. Mëndja i mbeti gjithmonë gjallë. Ngrihej e shkonte te biblioteka…Tanimë një bibliotekë me libra të rralluara.. E kishin spiunuar ,mbante libra të ndaluara. Duhej të zhdukeshin që të mos përfundonte dhe Ai në Spaç.
Ditën qe kontrolluesit shikonin librat e gazetat në bibliotekë .,ato që kish hequr në një dhomë tjetër-digjeshin për të mos ngelur asnjë shënjë e tyre! Tymi nga saçi në magjirjo ngjitej lart, lotët xha Jovani i gëlltiste poshtë.. .S’kish ç’bënte ndryshe përfundonte dhe Ai në ato… ingranazhe të asaj makinerie që, bluante kocka e kullonte gjak..
…- Do shkojmë të votojmë për demokracinë- i thanë,atë mëngjez marsi 1992-shit xha Jovanit që kishte ditë që nuk dilte dot as në oborr..
Pritni fëmijt e mi ! Me një hop e me pak ndihmë,u ngrit nga krevati. Veshi kostumin. ..Pa dale të vë dhe këtë limodhetën! Me kujdes e rregulloi me ata gishtrinj që i kishin mbetur si qirij. E,mori një qëndrim të hijshëm :
Do vij të votoj për D e m o k r a c i n ë . Sa mirë që ia harrita k ë s a j d i t e !
Dhe u nis e vate…
Bota e marrë gjumashe po shihte fundin e saj. Lindi një mëngjes i ri,pas gjysëm shekulli çmëndurie komuniste.
Mëndja e Tij e zgjuar kuptonte ç’momente kalonte vëndi. Politikanët komunistë kishin p r o j e k t u a r vrasjen e demokracisë. Banda që kish bërë të sajën ideollogjinë e kuqe,kërkonte e kërkon gjak dhe… me gjak do ta dorëzonte pushtetin edhe pse veshi mantelin e demokracisë..Ajo është dhe shtet dhe mafi-mafi e kuqe.Ajo të vret e thotë –vrau veten,të shtyp me makinë e thotë”aksident”, të masakron e thotë e vranë për flori,të shan e thotë më shave, i bën gjithë ndyrësitë dhe avuketrit “brillandë” mbushin xhepat.
Padrejtësia lulezon, drejtësia hesht !
Asgjë nuk duket më larg Demokracisë se Drejtësia!
.Arkitekti i shkatërrimit të Shqipërisë Ramizi i partisë, e kish menduar :” Të drejtat e njeriut janë diçka brënda nesh dhe mund të abuzohet…kurrë nuk do ti lëmë të marrin pushtetin…në forma të ndryshme do t’i ngatërrojmë me njeri-tjetrin…komunistët reformatorë do të zbatojnë strategjinë tonë…Me këtë strategji do të kemi..ish klasën komuniste në klasë kapitaliste”(vendimi i byrosë politike ,tetor 1988-të)- Elbete,shqiptarët janë pak të ashpër .Nuk e kuptojnë demokracinë pa një “çikë” didakturë. ,pa i përçarë me njeri-tjetrin . Ndryshe do ta kishin vendosur me kohe se,nuk paska më demokrate se ata!!!
Para xh. Jovanit dilnin pyetjet:a do ta mundojë shumë kolera komuniste këtë vënd ? Ata që,kishin tradhëtuar luftën e nacionalistëve, Kosovën ,Camërinë, e kishin ndërtuar njeriun e ri,do të ndryshonin një ditë?
I shërbeu jetës dhe në kohën që vdiq.
Mendonte “Të kuqtë janë si stapi që ka rënë në hale…”. U nda nga kjo botë duke lënë pas të 86-tat. Pati një fund aq të natyrshëm dhe të qetë si rënia e një frute të pjekur.
Thirri fëmijët t’i afroheshin i shikoi të gjithë drejt e në sy,me radhë ….
Po iki nga kjo botë. E mora dhe gëzimin:Nardi m’u bë me djalë Kjo derë s’do mbyllet.
….Kalonte nga brezi në brez jeta por, dhe vetedija :
Një amanet kini nga unë :“KUR TE BASHKOHET KOSOVA ME SHQIPERINE, TE VINI NE VARR E TE ME THONI.”
U besonte të bijve trashgimninë shpirtërore që ai vetë dikur e kish marrë në dorëzim.
Trashëgonte atë pasuri që përbën ndryshimin që ndan patriotin nga tradhëtari.