E enjte, 01.05.2025, 09:05 PM (GMT+1)

Faleminderit

Kalosh Çeliku: Shkrimtari e fitoi lirinë - Iku nga ferri dhe u arratis në parajsë

E hene, 12.07.2010, 10:00 PM


Në fotografi nga ana e majtë: Kalosh Çeliku, Dhimitër Pojanaku, Ramadan Sinani dhe Zyhdi Morava, në Manifestimin e parë Kulturor Mbarëkombëtar: TAKIME NËN RRAP (1998), në Shkup.
Në fotografi nga ana e majtë: Kalosh Çeliku, Dhimitër Pojanaku, Ramadan Sinani dhe Zyhdi Morava, në Manifestimin e parë Kulturor Mbarëkombëtar: TAKIME NËN RRAP (1998), në Shkup.

 

KALOSH ÇELIKU

 

SHKRIMTARI E FITOI LIRINË: IKU NGA FERRI

                DHE U ARRATIS NË PARAJSË

 

      E kam njohur Zyhdi Moravën heret si shkrimtar përmes librave, po më vonë me hapjen e kufijve politik për popullin shqiptar edhe personalisht nëpër takime letrare. E kemi pasur një ndër miqtë e parë poetë nga Shqipëria të Manifestimit Kulturor Mbarëkombëtar: TAKIME NËN RRAP, në Shkup. Pse të mos e them haptas: Edhe në themelimin e Takimeve nën Rrap (1998). Zyhdi Morava ka qenë edhe njëri ndër poetët e parë që ka marrë pjesë në këtë manifestim kulturor, që në ato kohë të vështira ekonomike e politike, përpiqeshte t’i shti rrënjët në Shkup. Manifestim ky kulturor, që i pari e futi vargun shqip gjatë ditëve të verës me  vapë në Bit – Pazar, në Shkup. Edhe atë: lirishtë të marrë frymë dhe jehojë shqip, rrëzë Kalasë. Poeti dashurisë në Manifestimin Kulturor Mbarëkombëtar, që pak më vonë do të bëhet edhe tradicional ndërkombëtar: TAKIME NËN RRAP” do të marrë pjesë gati për çdo vjet. E kisha edhe mik të penës. Ndoshta, edhe na bashkonte poezia e dashurisë. Ose: Miket. Nuk e di pse ma thoshte mendja, ishim tre poetë të veçantë në jetë e letërsi: Zyhdi Morava, në Tiranë, Gani Xhafolli në Pishtinë dhe unë Kalosh Çeliku në Shkup.

         Nuk ka kjo gjithaq rëndësi, në këto momente zie, kur ai më nuk është në mesin tonë si shkrimtar. E humbëm papritmas edhe një penë rebele, një mik që vërtetë ishte origjinal në jetë dhe letërsi. E rëndësishmja është se: gjithë jetën do të na mungojë nëpër manifstimet tona kulturore: Tiranë, Korçë, Elbasan, Poradec , Prishtinë, Shkup e Tetovë.

         Përmëtepër, Zyhdi Morava në manifestimet tona kulturore tradicionale ndërkombëtare: TAKIME NËN RRAP i ka rrëmbyer edhe disa çmime letrare: në themelimin e këtij manifestimi kulturor me një poezi për Dritëro Agollin, Çmimin për vepër erotike, botuar brenda dy takimeve. Dhe, për poezi më të bukur erotike në Dibër.

         Shkrimtari, Zyhdi Morava siç shihet ka dhënë mund, djersë dhe gjak për letërsinë shqipe. Nuk do të hyj këtu për vlerat e arrira artistike, kjo i takon kritikës letrare që patjetër do të merret me këtë shkrimtar në të ardhmen. Mbi të gjitha: ai gjithë jetën është marrë me krijimin e vlerave dhe zhvillimin e letërsisë shqipe, për ta nxjerrë në rrugë drejtë majës malit të Perëndive, në Baba Tomorr.

         Zyhdi Morava e provoi edhe burgun. Edhe “Lirinë” gjatë ndryshimeve “demokratike”. Fatmirsisht,  ka qenë edhe kryetar i LSHASH. Edhe, atë për pak kohë: ngase, unë e kuptoj më së miri çka do të thotë të jesh kryetar i shkrimtarëve shqiptar, kur politika ditore u pri në ballë vlerave letrare e kombëtare. Ose: siç e kam thënë unë shpesh nëpër shkrimet e mia letrare, kur të pri para gomari.

         Fatkeqësisht, siç duket: Shqiptarëve në të shumtën e rasteve u prijnë gomarët edhe në kohën e sotshme “demokratike”. Përndryshe: do t’i këputnin prangat. Kufijt politik, që i kanë ndarë shqiptarët copë – copë dhe shpërndarë nëpër botë si Kashta e Kumbarës.

         Zyhdi Morava i këputi prangat e Robërisë. E fitoi Lirinë: iku nga Ferri. Dhe, u arratis në Parajsë…



(Vota: 27 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx