E enjte, 01.05.2025, 03:53 PM (GMT+1)

Faleminderit

Ramiz Dërmaku: Me rastin e 28 - vjetorit të vrasjes së atdhetarit e patriotit Vehbi Ibrahimi (II)

E shtune, 31.07.2010, 05:58 PM


ME   RASTIN   E  28 – VJETORIT      VRASJES     ATDHETARIT   E  PATRIOTIT    VEHBI  IBRAHIMI

 

BETOHEM  SE  KURRË    JETË , NUK  DO TA  TRATHËTOJ CËSHTJEN KOMBËTARE, PRA  ASË BKDSH-re.

 

Nr.2

 

Nga Ramiz DËRMAKU 

       

Tërë natën Vehbiu nuk vuri gjumë në sy duke menduar se ku do të vendoset ? Të qëndrojë në Bruksel, apo të shkoj në; Gjermani, Zvicër, apo diku tjetër. Pasë takimeve e bisedave të shumta që zhvilloi me shumë mërgimtarë që jetonin e vepronin në Bruksel e rrethinë, Vehbiu vendosi që të qëndroj në Bruksel, sepse gjatë atyre viteve mërgimtarët tanë të prirë nga intelektuali, patrioti dhe atdhetari i denjë i çështjes sonë kombëtare z. Enver HADRI, kishin arritur që çështjen e Kosovës dhe gjendjen e vështirë ne të cilën jetonte populli shqipëtarë ta ngrisin në piedestalin më të lartë. Menjiherë pasë strehimit Vehbiu, filloi të takohet dhe të shkëmbej mendime dhe ide për riorganizimin e mërgatës sonë në baza kombëtare. Tërë kohën Vehbiu e kalonte në biseda, me shokë, akcione, dhe punë intensive për unitetin e mërgatës.  Netë të tëra nuk kishte vënë gjumë në sy derisa u vuri kontakte dhe bisedoi përmes telefonit me atdhetarë, aktivistë dhe organizatorë të protestave dhe demostratave në sheshet e Europës. Dëshira dhe vullneti për ti ndihmuar çështjes kombëtare ishte gjëja më e fuqishme që rridhte që nga fëmijëria e tij, ishte kur babai i tij Rexhepi, i spjegonte atij për sakrificat që kishte përjetuar populli shqipëtarë gjatë historiesë duke kërkuar zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare, për trimërin, guximin dhe heroizmin e popullit shqipëtarë. Dëshira ndaj atdheut dhe Lirisë kishte hyrë në kokën dhe shpirtin e Vehbiut, siq kishte hyrë vetë jeta e tij. Motivi që më së tepërmi e preokuponte dhe nuk e linte të qetë Vehbiun, ishte;

                                     “Të vdesim për Liri”

Pasë orvatjeve të shumëta për të vënë kontakte me aktivistë dhe atdhetarë të denjë të cilët punonin e vepronin në diaspor për informimit dhe internacionalizimit të çështjes kombëtare  shqipëtare, Vehbiu, arriti të vë kontakte të rregullta përmes telefonit me kryetarin e Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare-BKDSH-re z. Emil KASTRIOTI (Emin FAZLIA). Dëshira e Vehbiut ishte që sa më parë të takohet me kryetarin e BKDSH-re, z. Emil Kastriti. Kërkesën e Vehbiut, për tu takur me  z. Emil Kastrioti  e pranoi me gjithë dëshirë. Emil Kastrioti , gjatë atyre viteve jetonte e vepronte në Gjermani. Gjatë asaj bisede të zjarrtë, kryetari i BKDSH-re, e njohtoi me aktivitetet që kishte zhvilluar BKDSH-re, programin e partis, statusin. Menjëherë gjatë asaj bisede atdhetaari Vehbi Ibrahimi, kërkoi nga z. Emil Kastrioti, që sa më parë të antarësohet në BKDSH-re. Mirpo, atdhetari Emil Kastrioti, i tha Vehbiut, ja ku është programi e statuti i BKDSH-re, merreni lexojeni dhe më vonë më informoni se a ju pëlqen ky program, a keni vërejtje apo sygjerime. Vehbiu u skuq në fytyrë dhe shtoi: I nderuaari dhe I respektuari z. Emil Kastrioti, unë dua që nga sot të bëhem antarë I BKDSH-re dhe deri në vdekje do ti qëndroj besnikë partisë suaj. U ngrit në këmbë Vehbiu, u kthy  me fytyrë drejtë Flamurit Kombëtarë që ndodhej i varur në dhomën ku bisedoni ata, dhe tha:

“Betohem se kurrë për jetë nuk do ta trathtoj çështjen kombëtare e asë BKDSH-re, e cila si qëllim kryesor paska bashkimin e trojeve shqipëtare me Nënën Shqipëri”. Ky takim i mbajtur me 18 qershor të vitit 1977 në Belgjikë, në banesën e Vehbiut. Po atë ditë mbahej kuvendi i bashkimit të 4- organizatave kosovare

të cilat shkriheshin në  BKDSH-re. Derisa ne bisedonim me aktivistin, atdhetarin e kryetarin e BKDSH-re ,z. Emil Kastrioti në bisedë inkuadrohet aktivisti, atdhetari e shoku më i ngushtë i Vehbiut Shaban Shkupi, I cili gjatë atyre viteve ishte kryetar i BKDSH-re për Belgjikë, cili në mes tjerash tha: “Vehbiu ishte trimë, atdhetarë e patriotë, ai asgjë nuk punoi posë internacionalizimit të çështjes kombëtare. Ai ishte bërë një hale në sy për armikun .., I cili bënte përpjekje të vazhdueshme për ta likuiduar Vehbiun. E thërrisnin në telefon edhe në orët e pasë mesnatës e shanin, e akuzonin, I thonin se për ty nesër është dita e fundit e jetës, etj, por të gjitha ato kishin një qëllim, që Vehbiu ta ndërprej aktivitetin e tij patriotikë. Të gjitha ato akuza, thirrje telefonike, ofendime, kërcnime që I bëheshin ai edhe më tepër i përkushtohej çështjes kombëtare. Kur shqetësimi i tij bëhej i madhë, ai ne ato momente çdo here na I recitonte vargjet e poetit Anton Zako Cajupit

 “I dashuri mëmëdhe

   Të dua edhe kështu si je,

   Por kur do t’ju shoh të lirë

    do t’ju dua më mirë.

           Ky motiv tek ne dhe Vehbiu tingëllonte fuqishëm dhe tërheqës,sepse ne aato momente ai mendonte se në ç’farë gjendje ndodhej populli  shqipëtarë jashtë Shqipërisë ( në trojet e veta etnike)kur shpirtërishtë e përjetonte robërin e popullit tone na thonte:

“Pa Liri s’mund të rrojmë”

Vehbiu ishte një kokë e pjekur ideopolitikishtë dhe asgjë nuk punonte pa u konsultuar me shokë njerëz të menqur e intelektualë. Pasë orvatjeve e mundimeve të shumëta që kishte bërë për tu takuar me Jusuf e Bardhosh Gërvallen si dhe Kadri Zekën, ia arriti qëllimit. Ky takim u realizua me 18 shtator të vitit 1981, në banesën e vllëzërve Gërvalla, në Untergrupenbach të Gjermanisë. Nga ai takim Vehbiu nda i kënaqur, sepse mësoi se si të organizohet më mirë diaspora jonë, se si të organizoheshin protestat, demostratatë, si të shkruhen peticione organizatave të ndryshme, të cilat merren me shkeljen e të drejtave dhe Lirive të njeriut. z.Emil Kastrioti,ofshan mere frymë thellë e thotë:Fjalët e tij të fundit që mi tha me 17 shtator të vitit 1981, ishin:”Edhe nëse unë vdesë.., ose më vranë UDB-a jugosllave, nuk më dhimbset jeta, sepse pasë meje po mbesin edhe 3-milion shqipëtarë jashtë Shqipërisë-pra në trojet e tyre etnike; Kosovë, Kosovën Jugore, Kosovën lindore, Camëri, Mala të Zi, etj” Shoku tjetër i Vehbiut, Ramiz Zekolli, thoshte; “Vehbiu ishte shumë i dashurë, i urtë, i sinqertë, besnikë por mbi të gjitha ai ishte atdhetarë, ai kishte forcë e aftësi për t’i bashkuar mërgimtarët tanë pa marrë parasysh bindjet e tyre partiake.S’bashku me intelektualin z. Enver Hadri, i cili në ato vite kresonte “Organizatën e Rrezistencës Kombëtare”, ne i kremtonim festat tona kombëtare, organizonim protesta e demostrata në Belgjikë, Gjermani, Austri, etj. Vehbiu,s’bashku me atdhetarin Enver Hadri, mbanin kontakte të rregullta me udhëheqës belg,duke filluar nga niveli komunalë deri tek deputetët e Parrlamentit belgë. Këta i informonin ata me gjendjen e rëndë ne të cilën kalonte populli shqipëtarë në Kosovë dhe jashtë saj.Falë punës intensive që zhvilluan mërgimtarët tanë në Belgjikë, ata arritën ta bindin popullin belgë për padrejtësit që I bëheshin popullit shqipëtarë nga regjimi kriminel serbo-sllavë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx