E hene, 29.04.2024, 05:33 AM (GMT+1)

Faleminderit

Ramiz Dërmaku: Me rastin e 28 - vjetorit të vrasjes së atdhetarit e patriotit Vehbi Ibrahimi

E enjte, 29.07.2010, 09:59 PM


ME   RASTIN   E  28 – VJETORIT      VRASJES     ATDHETARIT   E  PATRIOTIT    VEHBI  IBRAHIMI

 

EDHE  NËSE  UNË  VDES .., APO    VRANË  UDB-ja  JUGOSLLAVE , NUK    DHIMBËSET  JETA, SEPSEPASË  MEJE PO MBESIN  3 - MILION   SHQIPËTARË, JASHTË  TROJEVE  ETNIKE. Nr.1

 

Nga Ramiz DËRMAKU 

       

Historia e çdo populli ka data që i obligojnë gjeneratat e reja të ndalen dhe ti hedhin një sy të kaluarës , për të parë se nga erdhën , ku janë ? e ku  po shkojmë  ne ?  Ç’rrugë  kanë  bërë ata, dhe ç’farë rruge duhet të bëjmë ne sot ? Populli ynë edhepse ishte i ndarë (pa dëshirën e tij), i maltretuar, i rrahur, i shtypur, i burgosur dhe I vrarë .., ai nga gjiu i tij nxorri koka të  afta, intelektualë të denjë, atdhetar e patriotë të cilët I dualën – e po i dalin edhe sot  zotë Atdheut, Ata për ta kryer detyrën që kërkonte atdheu i përballuan sfidave të shumëta , e shumë prej tyre e paguan edhe me jetë, për arritjen e gjësë më të shtrenjët LIRISË. Në mesin e shumë martirëve që ranë për çlirimin e atdheut, bënë pjesë edhe atdhetari e patrioti Vehbi IBRAHIMI. Vehbi Ibrahimi lindi në 24 - 04 -1938 në fshatin kodrinoro – malor UGLAR, komuna e Gjilanit. Rrjedhë prej një familje te mesme fshatare por e djegur për Lirinë dhe çështjen kombëtare shqiptare. Shkollën fillore ( 4 - klasë) I kreu në vendlindje, ndersa 4 - të tjerat në fshatin Pogragjë. Shkollën e mesme e kreu në Gjilan. Që nga mosha e fëmijërisë ai  e urrente regjimin serbosllavë, shumë I ri e kuptoi gjendjen e vështirë të cilën jetonte populli shqiptarë, e kuptoi se gjendja politike dhe ekonomike keqësohej për çdo ditë. Sa ma tepër që rritej edhe më   tepër I shtohej urrejtja ndaj armikut. Që nga mosha rinore tek atdhetari Vehbi Ibrahimi, vërehej një karakter i fortë shpirtërorë kryengritës dhe kurrë nuk u gjunjëzua para regjimit serbo-çetnikë. Në shkollë Vehbiu ngjalli admirimin e arsimtarëve patriot e sfidoi ata ata që i shërbenin regjimit serbo slave, të cilët në vend se ti vlerësonin  aftësit e nxënësve, ata vlerësonin lojalitetin e nxënë sve ndaj regjimit. Atdhetari Vehbi Ibrahimi, aktivitetin e tij patriotik e filloi që nga bankat e shkollës së mesme (kl. 2-të). Ai tani e kishte kupëtuar mirë gjendjen e mjeruar ne të cilën jetonte populli shqiptarë në Kosovë dhe trojet tjera etnike.Ai së bashku me disa shokë filluan të shkruanin parolla kundër regjimit, mbanin  mbledhje në shtëpin e tij, bisedonin për shkeljen e lirisë dhe të drejtave të njeriut, për planprogramet shkollore te mbushra me sllavizëm, për padrejtësit në punësim që u bëheshin  shqiptarëve, për dhënjen e bursave dhe kredive nacionaliteteve tjera e jo shqiptarëve. Tani shtëpia e tij në Uglar dhe banesa në Gjilan, ishin bërë shtëpi informative, ku shtypeshin parollat, shumëzoheshin dhe më vonë shpërndaheshin. Vehbiu me shokë rregullishtë dëgjonin Radio Tiranën, kremtonin festat kombëtare, ditën e pavarësisë, ditën e Flamurit, etj. Mirpo, nuk shkoi shumë kohë dhe UDB-ja ,serbo - slave i kishte ra ne gjurmë edhe Vehbiut, dhe e përcillte çdo lëvizje të tij. E ftonin në biseda të shpeshta informative, e pyesnin e provokonin e dikur edhe ushtronin dhunë ndaj tij. Mirpo ,sa më tepër që shtohej dhuna e presioni ndaj Vehbiut, tak ai edhe më tepër shtohej urrejtja ndaj regjimit. Sulmet dhe përdorimii i forcës ndaj Vehbiut ndikuan që ky edhe më tepër ti përkushtohet çështjes sonë kombëtare, dhe çlirimin e saj nga regjimi fashistë. Gjatë takimeve të mbajtura në banesë dhe në shtëpin e tij në Uglar, Vehbiu me shokë bisedonin për  çështjen e punësimit të shqiptarëve  ku shkilej ne mënyrë drastike Konventa Ndërkombëtare e Punës. Organet e sigurimit  duke e parë vendosmërin dhe kokëfortësin e tij ,i shpeshtuan “bisedat informative” dhe përdornin forcën. Është interesantë se Vehbiu, gjatë marrjes në pyetje nga organet e sigurimit serb, jo që nuk frikësohej por ua thonte hapur të gjitha padrejtësit që I bëheshin popullit shqipëtarë. Ne ditët më të vështira kur shqipëtari për një fjalë goje rrahej burgosej e dënohej me vite, Vehbiu , bartëte të veshur, xhemperin kuq e zi dhe në gjoksë të qendisur Shqiponjen dy krenare. Disa intelektual të cilët punonin në Fabrikën e Tekstilit në Gjilan , duke e parë veprimtarinë, vendosmërinë, guximin dhe përkushtimin e Vehbiut , për tu marrë me zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare ( në anën tjetër  duke ia njohur familjes së tij gjendjen e vështirë materiale), e ftuan të punoj në Organizatën e Tekstilit në Gjilan. Pasi Vehbiu filloi punën, në vend që të qetësohet dhe të rehabilitohet, ai tani revoltohet edhe më tepër kur sheh para syve të tij, s si bëheshin padrejtësi ndaj shokëve të punës, sidomos ndaj shqiptarëve, Ai kur pau se ne të gjitha vendet udhëheqëse ishin zgjedhur punëtorët e nacionalitetit serb, u revoltua tej mase.  Vehbiu kur pa se si nënçmoheshin e maltretoheshin punëtorët shqiptarë në organizatën e tij nga personeli serb, se si bëhej ndarja e banesave, se ç’farë ndryshimi ka tek pagat, se si ndaheshin bursat dhe kredit, etj , ai I revoltuar tej mase, në mbledhjen e parë ua tha të gjitha këto padrejtësi që u bëheshin shqiptarëve.  . Kur organet e sigurimit serb, dëgjuan për këtë..,u vërsulen si bisha për ta arrestuar Vehbiun. Pasi e arrestuan Vehbiun, organet e sigurimit serbo fashist, ushtruan dhunë të shfrenuar ndaj tij, disa herë ishte në gjendje koma. Pasë disa orëve Vehbiu , lirohet nga organet e sigurimit ne një gjendje të vështirë shëndetsore. Pasë shërimit ai zhvilloi biseda të gjata me shokë të idealit dhe me familjen e tij. Tani ,Vehbiu ishte në përgjim të organeve të sigurimit dhe shërbëtorëve shqipëtarë. Bëri përpjekje maksimale që të filloj veprimtarinë patriotike, mirpo nuk arrinte dot. Të ndërpresë aktivitetin patriotik nuk pranonte kursesi .., por edhe të vepronte ishte shumë vështirë. Dhe pasë konsultimeve me familje, shokë  të idealit , vendosi që të largohet nga Kosova, me një qëllim se më mire do ta ndihmojë dhe internacionalizoj çështjen kombëtare në arenën ndërkombëtare. Si të largohej nga Kosova, kur nuk posedonte asnjë document zyrtar. Kaloi javë të tëra pa i mbyllur syt, dhe duke e parë se nuk ka kurfarë mundësie për të zhvilluar aktivitetin e tij, vendosi që të largohet nga Kosova. Ditë pasëdite shqetësimi i  atdhetarit Vehbi Ibrahimi, u bë I mbrehtë , dhembja për mungesën e Lirisë mori përmasa mbinjerëzore u revoltua dhe vendosi të merrë rrugën e mërgimit, për ti kontribuar  më mire zgjidhjes së çështjes kombëtare. Pasë një udhëtimi të gjatë e sakrificave te shumëta arriti në Austri.

 Atdhetarit Vehbi Ibrahimi , fare nuk I interesonte çështja e rregullimit të dokumentacionit. Që nga ditët e para, bënte përpjekje që sa më pare të vë kontakte me shqipëtarë të cilët jetonin e vepronin në  Austri. Ata pak mërgimtarë që takoi e bisedoi Vehbiu, kur e dëgjonin se çka u thoshte Vehbiu, disa aq tepër friksoheshin .., shikonin.., para dhe pasë dhe largoheshin nga Vehbiu. Qëndroi 3 vite në Austri, dhe ishte aq shumë i demoralizuar dhe i zhgënjyer me mërimtarët tanë që jetonin në Austri (çdo here thotë Emil Kastrioti, kur më rrëfente se çka kishte pare, dëgjuar e përjetuar gjatë 3 – viteve në Austri, I mbusheshin syt me lotë dhe qante). Duke qenë I zhgënjyer  me sjelljet e mërgimtarëve shqipëtarë në Austri, Vehbiu pas tri viteve largohet nga Austria, dhe vendoset në Belgjikë. Pasi arriti në Bruksel,, kontaktoi me disa mërgimtarë shqiptarë të cilët e pritën mire



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora