E hene, 29.04.2024, 12:56 AM (GMT+1)

Faleminderit

Ibrahim Egriu: 31 vjetori i vdekjes së atdhetarit Jonuz Majtara

E diele, 01.08.2010, 09:57 PM


 Jonuz Majtara
Jonuz Majtara
ÄMNE:-Pershendetje nga Australia

I nderuari Zoteri Ibrahim,

Fillimisht ju pershendesim dhe ju urojme shendet dhe gjithe te mirat ne jete.

Ne faqet e internetit, gjegjesisht, me 6 janar hasem ne nje shkrimin  tuaj me

titull:”Udhetim i tmerrshem”, i cili na preku shume edhe neve ketu ne kete

kontinent te larget, por mbetet te themi, qofshin te kaluara!

Ju njofoj se emrin e kam Rexhep dhe ketu ne Australi jetoj 27 vjet. Jam nga

Fshati Gllogje, komuna e Tetoves, ne drejtim te rruges Tetove-Ferizaj, ne rrenze

te malit Sharr. Prej Tetove 12 km.

Ketu si kam ardhur e kam njoftuar dhe z. Qerim Majtara, djalin e Jonuz Majtarës

dhe kur e lexova kete artikull e njoftova Qerimin per kete dhe po e pergatis

nje kopje per te.

Sipas mundesise, poqe se mund te me shkruani me teper se cka dini per Jonuz

Majtaren, megjithe se Qerimi na ka treguar shume pak.

Me respekt, Rexhep Abazi.

PERGJIGJE:

I nderuari z. Rexhep,

U gëzova sinqerisht për Mesazhin, që më derguat për dy arsye:

1.Per herë te parë ne jetë mora një përshëndetje nga Australia e largët dhe e  dyta, më mundësuat që të kontaktoj me birin e NUNIT tim, të atdhetarit të ndjerë, Jonuz Majtara, z.Qerim.Pra,faleminderime nga zemra!

Poashtu, meqë kesaj vere eshte dhe Pervjetori i vdekjes se Xha Nuzit dhe, duke qenë se keni shfaqur interesim të mësoni diç më tepër për veprimtarinë e tij, unë i kam përgatitur të dhënat që vijojnë:

 

NE 31 VJETORIN E VDEKJES SE ATDHETARIT-JONUZ MAJTARA

 

Elegji-Xha Nuzit

   Ijeshi e shend konakut i ke dhënë,

   të burgosën sorrat,që deshën

                            me t’ngrënë,

   vujate dënimin larg në Goli Otok,

   për të mos dorëzuar as miq’

                  as shok’!

                              I. Egriu

    

 Ne verë  te vitit 1979,  pushoi së  rrahuri  zemra e patriotit te shquar dibran e luftëtarit të paepur për liri,  zemra  e    burgosurit shumëvjeçar politik, zemra e mentarit dhe e filozofit popullor në Trevën e Dibrës-Jonuz Majtara, të cilit me nderime të mëdha iu bënë omazhet nga  mijëra  dibranë, që u  ndanë përgjithmonë prej tij, me kujtimet dhe mbresat më të mira. Fjala e Tij e mprehtë dhe e matur, besnikëria,  bujaria dhe trimëria ishin tiparet  e  Xha Jonuzit,  të cilat në tërësi përbënin një mozaik të etikës e    karakterit    tij    lartë  e njerëzor.

Luftëtar i paepur për liri:-Duke filluar nga  viti  1941  e  deri  në mbarim të luftës së Dytë Botërore ka qenë pjesëmarrës aktiv    luftën  kundër  pushtuesve  për  çlirimin  e Shqipërisë dhe të  trojeve të okupuara shqiptare.  Ai,  kishte dëshirë të zhurritur    pas mbarimit të  luftës, t’i plotësohet ëndra e  tij  e  kahmotshme  e  t’i  sheh  njëhehrë  e  përgjithmonë, të gjitha trojet shqiptare të shkëputura padrejtsisht nga trungu  amë,  i  bashkangjiten Shqipërisë etnike, por dhe ai, si shumë luftëtarë të tjerë të lirisë qe i  zhgënjyer

dhe, s’i shijoi çastet e vërteta të lirisë së plotë e të bashkimit etnik të shqiptarëve.

 

       Pas mbarimit të luftës,  pushtatarët maqedonas  filluan  ndjekjet,  burgosjet,  torturimet dhe shfarosjet e luftëtarëve e të  atyre  pak  intelektualëve,    gjindeshin  në atë kohë, e përse?-Vetëm se i kanë pasë takuar Partisë  Nacional-Demokrate  apo  ishin  bashkëluftë tarë të trimit të Madh,-Xhemë Gostivari,  i cili  ishte tmerr ndaj armiqëve  dhe  patriot  i përbetuar i popullit tonë.  Ai  ishte 2 m.  e 20  cm i lartë dhe  kurrë  s’e  qëllonte  plumbi.

 Xhema ish nga natyra tepër i drejtë dhe asnjëherë s’bënte krime. Ishte luftëtar i pa

epur për liri dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare.Këtë e dëshmojnë qindra e mijëra  shqiptarë, të cilët, përshkak të tij i patën patën  futur nga  30 - 40 vetë nëpër dhomat e ngushta te  barakat  për  rreth  lumit  Vardar,    ishin hermetikisht të mbyllura,duke i  torturuar e asgjësuar shqiptarët, pa gjykim, pa vendim e pa dëshmi.

Sipas të dhënave të dëshmitarëve të zënur peng e që i shpëtuan më së keqes, pra vdekjes, deklaronin:-Po të mos kish ardhur që të  ndërhyjë  tek  pushtetarët  maqedon  vëllezërit:

vëllezërit:Qemal e Nexhat Agolli, Haqif Lleshi e Sali Lisi, të gjithëve do na shfarosnin.

 Më 1962 isha mësues në  fshatin  Tërnovë.  Rreth  atyre  masakrave,  ja  se  ç’më  rrëfeu atëherë në besim, plaku 75 vjeçar-Kamber Tahiri:

Nëpër baraka, të rrethuara në të gjitha anët me ushtri e polici, ishim të  zënë robër rreth 3000 shqiptarë. Ishte tmerr e lemeri. S’dinim se ç’ndodh me ne! Prisnim vetëm se kur të na  vjenë  radha  e    na  asgjësojnë.  Bashkëluftëtarët  e  mij,  nxirreshin  një  nga   një,  torturoheshin   pa   masë   dhe   nuk   kthenin   më.   Disa   pushkatoheshin,   kurse   disa therreshin me anxhar. Me këtë detyrë, xhandarët,  i kishin ngarkuar disa  jevgji  (romë).

Mirë po ç’ndodhi?!-Një rom, të cilin poashtu e kishin urdhëruar që    bëjë  masakrime ndaj shqiptarëve, ai me këmbngulësi, u kap me të dy duart  për  një  shtyllë    barakës dhe nuk deshte të zbatojë urdhërin që t’i therrë shqiptarët.    ato  çaste  iu  ofruan  dy xhandarë dhe me anxharët (thikat) e pushkëve ia pren të dyja  duart  romit,  duke  qenë se s’deshte të kryejë kasapanë ndaj shqiptarëve. Ai,  nga dhëmbja bërtiste me të madhe:

-Më vranë!-Na vraaanë!

Në ato çaste, britmës dhe ulurimës së tij iu bashkangjitën dhe qindra e mijë ra britma të tjera, me thënien:-Pse na vrisni?! –Kështu që,  sipas  dëshmitarëve  okularë,  ato britma janë dëgjuar rreth 25 km. larg ,përtej Mavrovës, për rreth fshatrave:Vrutok, Zhirovjan, Simnicë  e  gjetkë,    njohtoi  plaku  75  vjeç  -  Xha  Kamberi.  Mandej  vazhdoi:  - Të nesërmen, kishin ardhur Nexhat e Qemal Agolli,  të cilët kishin  reaguar  ashpër  kundër pushtetarëve shovinist se çfarë masakrime kryen  ndaj  shqiptarëve  dhe, prej  asaj  dite, një numër të madh të brugosurish na liruan. Në mesin e tyre isha dhe unë, tha ai.

Edhepse,  Xha Nuzi ishte pjesëmarrës aktiv    luftën  për  liri,  çlirim  dhe  bashkim  të trojeve etnike ai, pas lufte,  përsëri ishte  i  ndjekur  këmba – doras  nga  pushteti  i  sapo formuar monist-maqedon. Përveç tij, në shënjestër ishin të dy vëllezërit dibranë: -Qemal e Nexhat Agolli, të cilët, siç përmenda më lart, për shkak të ndërhyrjes së tyre tek pushte tarët maqedonas që të mos e masakrojnë popullatën shqiptare të  Pollogut,  u  asgjasuan  pa nam e pa nishan. Për Nexhatin thuhet se, udbashët e Beogradit, pasi e mbysin me  tor

tura në qelit e burgut të Shkupit, trupin e tij të pajetë e bartën  nga  qelia  e  njomur  me

gjakun e tij, e vendosin pas mesnatës në Sheshin e Shkupit, ku u qëllua me  një  breshëri

automatike për të krijuar përshtypjen në popull se u vra në tentativë arratisjeje nga bur

gu, ku dhe qe mbajtur proçesverbal fiktiv. Po të njëjtin  fat  e  përjetoi  dhe  vëllau  i  tij.

Mandej, vijon burgosja dhe torturimi çnjerzor i intelektualit dibran,  i Ministrit të  Parë shqiptar, më 1946-Xhafer Kodra, vëllau i historianit të shquar, prof.dr. Masar Kodra,  i ndjarë, i cili nga torturat e marra u dërgua në Spitalin Psikiatrik të Shkupit dhe vdiq  në moshën më të mirë,  atëherë kur i  nevoitej    tepër  Atdheut.  Menjëherë,  pas  tij,  më 1949, u dënua 9 vjet e gjysëm burgim,  Mësuesi i popullit – Esat Menzelxhiu,  i   cili,   më 1992  mori Dekoratën Naim Frashëri. Si sot më kujtohet, isha nxënës i klasës së tretë. Ai, në oborrin e Shkollës ”Hoxhë Vokrri”, vetëm pse deklaroi para nxënësve se, Dibra është pjesë e Shqipërisë, atëherë xhandarët e rrëmbyen me dhunë dhe s’u kthye në shkollë më. Pas vuajtjes së dënimit, ai rreth një dekadë punoi si mësues në Kastriot    Kosovës  dhe gëzonte autoritet të madh në popull. Vdiq më 1969,  ku,  dhjetramijëra  qytetarë  nga  të gjitha viset, i bën omazhe këtij Mësuesi të popullit dhe  u ndanë  për    fundit  herë  me nderime të mëdha prej tij.

Pati  shumë  e  shumë  burgosje  dhe  u  ndërmorën  masa    ndryshme  represive   ndaj shqiptarëve,  jo vetëm në Dibër, Gostivar e Tetovë, por edhe nëpër viset tjera të banuara

kryesisht me shqiptarë.

Pas asgjësimit të vëllezërve Agolli, burgosjes së Mësuesit të  popullit  - Esat  Menzelxhiut dhe tronditjen psiqike, që ia shkaktuan intelektualit, juristit dhe Ministrit    drejtësisë,

Xhafer Kodra, më 1952,  pushtetarët  shovinist,  pa asnjë  preteks  e  vënë    shënjestër atdhetarin  - Jonuz  Majtara,  vetëm  se  deshte     shqiptarët   bashkohen   shpirtrisht,

fizikisht  dhe  etnikisht.   Ai,  energjikisht  kundërshtoi    bëhet  vegël  qorre  e  OZNES   (e shërbimit sekret ishjugosllav), andaj ndaj tij u ngrit aktpadijë me motivacion: ”Agjitacion  për bashkim me shtetin amë, pra, me Shqipërinë”.

Pushtetarët e shfrenuar sllavomaqedonas kishin drojë nga autoriteti i  tij që  gëzonte  në masë, nga mençuria e tij dhe  nga  oratoria  e  tij,  tipare,    i  kish  dhunti  nga  natyra.

Për një fjalë goje nëpër ndeje apo oda burrash, ate e ftonin në polici, duke e  malltretuar

se çka dashtë të thotë me sintagmën:”Populli i din të gjitha dhe populli do  t’i  rregullojë punët, dhe:-Të mëdhenjtë na kanë dëmtuar!-Duke aluduar në Konferencën famëkeqe të

Londrës, pra për coptimin e trojeve shqiptare, shkëputjen nga trungu amë.

Nëntëmuaj ditë rrjesht vijuan hetimet ndër më të tmerrshmet,  duke  ia  lë lëshuar pikat e ujit, nga maja  e kokës deri tek thembrat e këmbëve, më rrëfente ai me gojë të vetë.Pas

hetimeve nga më shtazaraket,  ate e dënuan  me  13  vjet  burgim  drakonian    ishullin famkeq-Goli Otok.

Më kujtohet një rast kur ishte në ndeje tek ne, iu drejtua babit  tim  e  i   tha:  Arif,  mua për një  fjalë  goje    e  thoja,    thërrisnin    polici  pa  fijen  e  fajit,  ndërsa,   jemi

dëshmitarë, e kemi dëgjuar të  gjithë  se  ç’thotë  Ejup  Grazhdani,  në mes    tregut,  ai

brohorit:-Dita e beterit! Ka ardhur dita e myflizit! Që në kuptimin  figurativ  simbolizon

ardhjen e një Sistemi diktatorial e të korruptuar.-Mandej reciton vargjet e Naimit:

-Krujë o qytet  i  bekuar,  prite – prite Skënderbenë, ka ardhur si pëllumb  i  shtruar,  të shpëtojë Mëmëdhenë!-Të gjithë dibranët kënaqen kur e dëgjojnë. Për  çudi,  thonte  Xha Nuzi, atij s’ia marrin për    madhe,  sepse  shtihet  se është sharllatan,  por  jo  ai  është tepër i zgjuar dhe din se ç’vepron…I lumtë!          

Filxhani prej fajance i Mixhës Nuz:-Pas vuajtjes së dënimit në burgun famëkeq  të Goli Otokut, ai doli i sëmurë nga tuberkullozi. Sa herë që vinte tek  ne  për  vizitë,  nënës sime të ndjerë ia kërkonte filxhanin e veçantë e të vetin të kafes,   jo vetëm  kur  vinte  në shtëpinë tonë,  por kudo që shkonte,  ai  ishte  i  vemendshëm  dhe  s’deshte      tjerët infektohen nga ajo sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme gjatë atyre viteve. Në çdo  odë ndeje e konaqe,  jo vetëm të moshuarit,  por edhe të rinjtë  edhe fëmijët,  me vemendje të posaçme i dëgjonin fjalët e tij,  mendimet e tij  dhe  këshillat e  tij,    cilat  simbolizonin filozofinë dhe tërë mendjemprehtësinë popullore të Trevës historike të qytetit    Dibrës së Madhe me rrethinë.Ai i jepte rëndësi punës kolektive e jo asaj individuale dhe thonte: -Një mende, asnjë mende, dy mende përbëjnë një gjysëm mende, ndërsa tre e më shumë mende përbëjnë një  mende”.  Që do të thotë  se  shqiptarët  lypset  të punojnë bashkarisht si kolektivitet e jo individualisht.  Nga Mixha  Jonuz  dhe  nga  disa pleqë, poashtu    mençur  dibran,  të ndjerët:-Ramiz Begu e Eqrem Begu-ishministër i Finansave në kohën e A. Zogut, i grumbullova të dhënat rreth temës: ”Legjenda e Urës    Spiles”, e cila në formën e gjysëmharkut ish ndërtuar para dy mijë vjetëve, duke  i  lidhur dy brigjet e lumit- Drin i Zi,    hyrje    Dibrës  së Madhe.Atë temë, në v.1965, Dr.Petro Jan ura më ngarkoi ta përgatis si punim seminarik andaj,që të trive ua dij për nder rreth të dhënave të sakta që m’i ofruan,

Sa herë që ktheja nga Kaçaniku në  Dibër,  Xha  Nuzi  dhe  atdhetari  Eqrem  Begu,  më dilnin përpara e më pyesnin për Kryetarin e Kaçanikut - Sali Bajra: -Si  e  kemi  atë  Pejga mberin (Engjëllin) tonë?! - Mirë është dhe,  jua përcjellë    falat    të përzemërta prej tij dhe nga mbarë kaçanikasit.

Ai gjithmonë vinte nga fshati Spas (Shpëtim) në  Dibër,  e  blente  gazetën  e  përditshme

ditshme”Rilindja”në gjuhën shqipe, ofrohej pranë ne të rinjve e  na këshillonte  haptazi: ”Mësoni, mësoni dhe vetëm mësoni !-Duajeni  Atdhenë dhe Kosovën, flijoni diç për to”!

 Një ditë, duke kthyer nga komuna, ne, një grup të rinj, i dolëm përpara dhe e pyetëm:

-Ku ishe Mixha Nuz?Ai me buzëqeshje na u përgjegj:

-Në komunë. Mandej, na parshtroi pyetjen :-Më thoni pse i thonë komunë?

-Asnjëri prej nesh s’dinim si t’i përgjigjemi.  Atëherë, ai vazhdoi: - Domethënia  e  fjalës

komunë ka këtë kuptim:”Ku mundet, ku s’mundet, ku të sosin punë,  ku  s’të  mbarojnë  punë”!  - Pra,  kështu është puna me nëpunësit nëpër të gjitha komunat e  këtij  pushteti. Ryshfeti bën punë-ryshfeti ! Pa ryshfet nuk të kryejnë punë!-Tha ai.

Shpesh herë vinte tek ne, në familjen time në ndeje, sepse ate  e  kisha  Nunin tim.  Gjatë bisedës me babain tim,   poashtu    ndjerë,  i  thonte: -”Arif,  ne  pleqët  s’dijmë  gjë,  të rinjtë dijnë më tepër”. Atëherë, unë ndërhyrja dhe i përgjigjesha:-Jo, Mixha Nuz,s’është e vërtetë, ju pleqët keni grisur më shumë këmisha (keni    tepër  përvojë) dhe, dini më shumë se ne. Mirë po, ai qëndronte i palëkundur në mendimin e tij dhe thonte:

”Nëqoftë se ne pleqtë mendojmë se mund të  bëjmë  diç  pa  Rininë,  gabojmë,  por  edhe nëse mendojmë se të rinjtë s’mund të bëjnë pa ne,  gabojmë dhe më rëndë,  sepse Rinia e

din rrugën e vet”. Më vonë, thëniet e tij u bënë realitet. Më 26 prill  ’81, Rinia qe ajo,    i  nisi  demonstratat dhe kryengritjen gjithpopullore në Kosovë. Rinia qe ajo, që u flijua, u  bur gos dhe masakrua vetëm se kërkoi liri dhe barazi në IRJM e në Kosovën Lindore, kurse Pavarësi për popullin e Kosovës.

Mendjemprehtë, vigjilent, gjakftohtë dhe i qetë.

Me rastin e vdekjes së një fshatari në fshatin Bomovë,  shkuam së bashku  me  mësuesin,

Kadri Dema, për ngushullime. Si zakonisht  nëpër  odat  e  fshatrave  dibrane  filitet  me temsil  (frazologjizma)  dhe,  poqe se ndodhën  ndonjë i  huaj  apo  i  jashtëm,  vështirë  e kanë të kuptojnë domethënien e bisedës.  Njëri nga fshatrët filloi  ta  thumbojë  me  fjalë Mixhën Nuz, i cili  kishte përvojë të madhe dhe e jepte përgjigjen shpejt e me me logjikë, iu drejtua A. M. me këto fjalë:

Unë Adem, nuk zemrohem për ate që thua.E kam bërë shprehi që, sa herë që shkoj diku në ndeje apo në mixhlis, marrë me veti një torbë dhe, fjalët që m’i thua Ty,i hudhi prapa shpine  në torbë, ndërsa, fjalët e mira dhe me përmbajtje, siç folën: Ismet  Marku, Kadri Dema dhe I.Egriu i fus në xhep, sepse:”Kur kuvendon me njerëz-miq të mirë e të matur,

të duket vetja dy herë më i zgjuar”. Mandej, thuhet:”Zemrimi  e      provë    urtin,

lufta e njeh trimin, ndërsa nevoja mikun”.Ai që më lajkaton është armiku im, ai që    tre gon drejt gabimet e mia është mësuesi im,  ndërsa ai që më  vë në  dukje  veprimet  e mia të drejta është miku  im.  Nuk i adhuroj  lajkat,  u  përgjegj  ai,  me  buzëqeshje  dhe gjkaftohtësi.

Përfundim:-Kohën e  fundit,  pak  para  vdekjes,  Mixha  Nuz  lëngoi  nga  sëmundja  e sklerozës dhe humbi intuitën. Sa herë që shkonim në vizitë,    bashku me babain  tim,  ai nuk na njihte më.  Nuk  zgjati  shumë  kohë  dhe,  më 1979,  u nda nga      afërmit

dhe nga populli i tij i dashur, i okupuar e i coptuar në pesë shtete,  që e deshte me  shpirt  dhe që sakrifikoi aq shumë.

Me pietet e krenari, këtë patriot e  luftëtar për liri , të burgosur politik  dhe filozof  popullor i Trevës së Dibrës me rrethinë, e përkujtojnë më të afërmit miqët  dhe gjithë shqiptarët, sepse ai i takonte tërë Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve të tjera  iliriane.

           Shumë këshilla e shumë ide i thitha prej tij.

            -Dheu i Dibrës së Madhe të qoftë i lehtë !

            -Dritë i bëftë shpirti dhe lavdi veprës së tij !

            -Me nderime e respekt të përjetshëm:

             I. Egriu

            -Diber e Madhe e Shqiperise natyrale, gusht '10

              ibrahim@home.se                      Tel & Fax  0046-40602408



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora