Kulturë
Poezi nga Stavri Risto
E hene, 14.06.2010, 05:37 PM
Dy poezi nga libri i fundit i autorit që u promovua me 14.05.2010 , titulluar "Ëndrra e Lypësit të Vogël"
Stavri Risto
Shqiptarë që prej djepit ... !
          
Ne kemi meloditë tona
Vallet kërcyem ndër to siç na i mësuan paraardhësit
Dhe kurrë nuk i hodhëm këmbët pas daulles së pushtuesit
As u vërtitëm nga frynë erërat
                                                që rrëxonin të së  ardhmes
                                                                      lule të njoma
Vjeshtën duke lënë jetime
Ne duke na lënë shqiptarë që prej djepit ... !
 
 
Si u kandise kështu ? !
 
Përse ti u rrëxove
Ndër këmbët e Oborrit
Langua mjaullitës – ti !
Me sy që rrjedhin  vdekjen e shpirtiit kryengritës
Kështu - si u kandise ?!
 
A s’ish misioni yt
T’i jepje drit lëndinës
Dhe malit
          flak’n e begatisë
E Nënës çdo mëngjes ti nga një lot t’i fshije
E gjoksin ti t’ja ngrohje me Këngën e Lirisë ... ?!
 
Oh !  - Sa shum që bërtet dhimbja
Ti a s’e dëgjon vallë
Ndër syt e vogëlushit që bredh nëpër vitrina
Në duart e plakut të urtë të shtrira mes qytetit
Dhe ke kuraj ende
Që  vargut lajkatar të bredhësh ndër gostira ... ?!
 
Përse ti u rrëxove
Ndër këmbët e Oborrit
Langua mjaullitës – ti !!
Me sy që rrjedhin  vdekjen e shpirtiit kryengritës
Shiko ! - si u kandise ... ?!

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










