| E hene, 14.06.2010, 06:37 PM |
Dy poezi nga libri i fundit i autorit që u promovua me 14.05.2010 , titulluar "Ëndrra e Lypësit të Vogël"
Stavri Risto
Shqiptarë që prej djepit ... !
Ne kemi meloditë tona
Vallet kërcyem ndër to siç na i mësuan paraardhësit
Dhe kurrë nuk i hodhëm këmbët pas daulles së pushtuesit
As u vërtitëm nga frynë erërat
që rrëxonin të së ardhmes
lule të njoma
Vjeshtën duke lënë jetime
Ne duke na lënë shqiptarë që prej djepit ... !
Si u kandise kështu ? !
Përse ti u rrëxove
Ndër këmbët e Oborrit
Langua mjaullitës – ti !
Me sy që rrjedhin vdekjen e shpirtiit kryengritës
Kështu - si u kandise ?!
A s’ish misioni yt
T’i jepje drit lëndinës
Dhe malit
flak’n e begatisë
E Nënës çdo mëngjes ti nga një lot t’i fshije
E gjoksin ti t’ja ngrohje me Këngën e Lirisë ... ?!
Oh ! - Sa shum që bërtet dhimbja
Ti a s’e dëgjon vallë
Ndër syt e vogëlushit që bredh nëpër vitrina
Në duart e plakut të urtë të shtrira mes qytetit
Dhe ke kuraj ende
Që vargut lajkatar të bredhësh ndër gostira ... ?!
Përse ti u rrëxove
Ndër këmbët e Oborrit
Langua mjaullitës – ti !!
Me sy që rrjedhin vdekjen e shpirtiit kryengritës
Shiko ! - si u kandise ... ?!