E diele, 28.04.2024, 02:30 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Kastriot Myftaraj: Kallëzimi penal, akti i pastër i Xhihadit global

E marte, 01.06.2010, 09:59 PM


Komuniteti Mysliman padit gazetarin Kastriot Myftaraj në Prokurori për thirrje për urrejtje

 

Kastriot Myftaraj: Kallëzimi penal, akti i pastër i Xhihadit global

 

 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ka bërë një kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndaj gazetarit Kastriot Myftaraj. Në ngarkim të gazetarit nga ana e KMSH janë ngritur akuzat e nxitjes së urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve neni 265, thirrje për urrejtje nacionale neni 266, si dhe përhapje e informatave të rreme që ngjallin panik neni 267 i Kodit Procedurës Penale si dhe ne nenin 1/b të Kodit Penal. KMSH i është drejtuar Prokurorisë së Rrethit Tiranë me cilësinë e institucionit më të lartë të përfaqësimit të myslimanëve në Shqipëri, i cili ka qellim fetar e bamirës dhe nëpërmjet besimit islam, të mbrojë dinjitetin, të drejtat dhe interesat e myslimaneve, të rrisë e zhvillojë ndjenjën e dashurisë e të besnikërisë ndaj fesë dhe atdheut, si dhe të ruajë e forcojë dialogun mes Komuniteteve Fetare Tradicionale në vendin tonë.“Z. Kastriot Myftaraj ka konsumuar veprat penale të mësipërme të parashikuar nga Kodi Penal, nëpërmjet shkrimeve te tij të botuara në Gazetën e përditshme “SOT” të datave 27 maj 2010 dhe 28 maj 2010 me titujt: “Ylli i kuq i Moskës dhe Guri i zi i Mekës” dhe “Një formulë për matjen e shkallës së rrezikut të terrorizmit islamik në Shqipëri dhe Kosovë”. Me anë të këtyre dy artikujve, z. Kastriot Myftaraj ka nxitur urrejtjen dhe grindjen fetare ndërmjet popullsisë shqiptare duke përhapur dhe botuar shkrimet e tij, gjë e cila vërtetohet në shkrimin e tij”, thuhet në njoftimin për shtyp të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. KMSH e argumenton këtë padinë duke cituar pjesë nga shkrimet e gazetarit Kastriot Myftaraj, ku sipas këtij komuniteti ato ngjallin panik dhe pasiguri. Gjithashtu sipas KMSH gazetari në shkrimet e tij bënë thirrje për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë që besojnë në fenë myslimane, duke i fyer ata. Kjo padi penale është firmosur nga vetë kryetari i KMSH, Haxhi Muça.

 

Kallëzimi penal

 

Në përputhje me Statutin, Aktin e Themelimit dhe Rregulloren e Brendshme të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, si dhe pas miratimit të Kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, paraqesim sot pranë Institucionit Tuaj, Kallëzimin Penal ndaj gazetarit të Gazetës se përditshme “SOT”, z. Kastriot Myftaraj, për veprat penale të Parashikuar nga neni 265 “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”, neni 266 “Thirrja për urrejtje nacionale”, neni 267 “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, te Kodit Penal te Republikës së Shqipërisë”. Me anë të shkrimeve te tij, z. Kastriot Myftaraj përhap informata të rreme, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit, gjë e cila vërtetohet në shkrimin e tij. Z. Kastriot Myftaraj ne shkrimet e tij shkon më tej, duke pasur si qëllim vënien në rrezik të paqes publike, si dhe duke bërë thirrje për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë që besojnë në fenë myslimane, duke i fyer ose shpifur për to dhe përfaqësuesit e tyre, duke kërkuar përdorimin e dhunës ose të veprimeve arbitrare kundër tyre. Fakti që brenda ditëve të njëpasnjëshme, autori z. Kastriot Myftaraj ka shkruar artikuj që sulmojnë besimtarët myslimanë, përfaqësuesit e Komunitetit të tyre dhe simbolet e fesë islame, tregon për një fushatë shpifëse-denigruese-kriminale-urrejtjenxitëse, e cila bie ndesh me legjislacionin penal në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

 

Kastriot Myftaraj: Kallëzimi penal, akti i pastër i Xhihadit global

 

Kallëzimi penal i të ashtuquajturit Komunitet Mysliman Shqiptar në adresën time është një akt i pastër i Xhihadit global, në sintoni kurioze me platformën e Al-Kaedas. Derisa i ashtuquajturi Komunitet Mysliman Shqiptar ekziston dhe vepron në një vend evropian dhe jo në një vend ku është në fuqi Sheriati, ai ka detyrimin që të veprojë sipas konceptit evropian të lirisë së shprehjes. Ky koncept është sanksionuar me çështjen e karikaturave të bëra ndaj të ashtuquajturit profet, ish-tregtarit arab Muhamet, të cilat u publikuan edhe në vende të tjera evropiane. Me këtë rast u sanksionua se shprehja e opinioneve nuk përbën bazë për penalizim juridik. Nëse i ashtuquajturi Komunitet Mysliman Shqiptar, mendon ndryshe, Prokuroria nuk mund të mendojë dhe veprojë ndryshe, përveçse në rastin kur dikush atje ka marrë para me burim nga Al-Kaeda. Çdo tentativë për të vënë në lëvizje këtë çështje nga Prokuroria do të konsiderohet akt i pastër terrorist dhe çdo individ që do të firmosë qoftë edhe një akt të vetëm për penalizmin e personit tim, ose çdo akt nga i cili vuan pasoja familje ime, do të konsiderohet jo sikur ka vepruar në zbatim të detyrës shtetërore, por si bandit, i cili duhet të marrë parasysh pasoja adekuate. Unë shumë shpejt do të ndërmarr dy lëvizje juridike në adresë të Komunitetit Mysliman Shqiptar, në Gjykatën Kushtetuese, dhe në Prokurori, të bazuara në dokumente, duke kërkuar nxjerrjen jashtë ligjit të tij në Shqipëri.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora